top of page

Viktor Orban, lider boteror i te Djathtes se Re

Updated: Aug 22, 2022


Kam shkruar me pare per shqiptarizimin e Amerikes. Ketu do shkruaj per hungarizimin e te Djathtes amerikane.


Km i Hungarise Viktor Orban ishte i ftuar te fliste ne diten e hapjes se Conservative Political Action Conference (CPAC) me 4 gusht, ne Dallas, Texas. Ne maj te ketij viti konferenca e CPAC ishte ne Budapest.


U thote konservatoreve amerikane:


⦁ Ju duhet ta dini qe une jam nje luftetar i vjeter per liri.

⦁ Globalistet te shkojne ne djall!

⦁ Nje shtet pa kufinj nuk eshte shtet.

⦁ Nuk duam te behemi race e perzjere.

⦁ Vetem liderat e forte jane te afte te bejne paqe.

⦁ Nga njera ane invazioni rus ne Ukraine ishte i pajustifikuar, nga ana tjeter kreret globaliste te Perendimit po e shkallezojne dhe zgjasin luften.

⦁ Washingtoni duhet te kaperceje Kievin dhe te negocioje direkt me Mosken.

⦁ Nena eshte grua, babai eshte burre. Larg duart (e homoseksualeve) nga femijet tane!

⦁ Do i mesoj une konservatoret amerikane si ta thyejne hegjemonine e liberaleve.


Viktor Orban lindi me 31 maj 1963 (59 vjec) ne fshat, si i biri i nje agronomi dhe nje edukatoreje. Pasi beri 2 vjet ushtri studjoi per juridik ne Budapest. Teza e tij e masterit, me 1987, ishte per levizjen polake te Solidaritetit. Bashkethemeloi dhe udhehoqi organizaten studentore Aleanca e Demokrateve te Rinj, FIDEZC. Me 1989 shkoi per nje kohe te shkurter ne Oxford me nje burse te Soros. U be i njohur ne mbare Hungarine me 1989, kur mbajti nje fjalim ku kerkoi haptas qe trupat sovjetike te largoheshin nga vendi. Me 1990 u zgjodh deputet ne parlament dhe qe atehere ka vazhduar te jete deputet.

Une: Pra i ngjan aktivisteve te levizjes studentore te Dhjetorit ne Shqiperi, jo vetem atehere, por edhe si e ka bere pushteti tani.


FIDEZC fitoi zgjedhjet me 1998 dhe Orban u be kryeminister nen petkun e nje liberali klasik te qendres se djathte. Heronjte e tij ishin Reagan, Thatcher, Gjon Pali II, Lech Walesa, Havel, dmth aktoret e "revolucionit te 1989" qe rrezoi regjimet komuniste te Europes Lindore, pas renies se murit te Berlinit. Gjate ketij termi ai futi Hungarine ne NATO.


Pas 4 vjetesh, me 2002, ish komunistet tashme te quajtur socialiste, u rikthyen ne pushtet dhe qendruan 8 vjet. Me 2010, ne valen e pakenaqesise te shkaktuar nga kriza financiare e 2008-2009, zgjedhjet i fshiu FIDEZC dhe Orban u be kryeminister per te dyten here. (Qe atehere Orban nuk ka rene nga fuqia, duke qene sot kryeministri me jetegjate ne Europe.) Uli taksat per te stimuluar ekonomine dhe subvencionoi martesen e lindjen e femijeve, se popullsia e Hungarise po tkurrej.


Une: Organizata e Qendres (OQ) ka ne programin e saj kerkesen per ushqimin falas te te gjithe femijeve ne shkollat e Shqiperise.


Politika e tij u prit mire dhe ne zgjedhjet e 2012 FIDEZC fitoi shumicen 3/4 ne parlament, qe i dha mundesine te ndryshonte kushtetuten. Kushtetuta e re kufizonte pavaresine e pushtetit gjyqsor dhe ndalonte martesen e adoptimin gay (nje nje kohe qe konsensusi ne Perendim ishte drejt zgjerimit te te drejtave te LBGT).


Une: Jam kunder diskriminimit te LBGT. Ata duhet te gezojne te drejta 100% te plota, perfshire martesen dhe adoptimin e femijeve.


E Djathta fetare ne USA filloi ta regjistronte me simpati qendrimin "pro familje" te Orbanit, nderkohe qe administrata liberale Obama dhe media liberale ne USA filloi mos ta pelqente, per te njejten aresye.


Une: Qendrimi "pro familje" duhet te inkludoje familjen homoseksuale, e cila ka zgjedhur te jete familje. Shoqerise nuk i intereson qe homoseksualet te jene te vetmuar.


Me 2014 Orban mbajti nje fjalim para studenteve ku ngriti tezen e "demokracise iliberale". Tha se kerkon te ndertoje nje shtet te ri, gjithemone demokratik, porse iliberal, ku solli si shembull Rusine, Turqine, Kinen, Indine dhe Singaporin.


Une: Shprehja "demokraci iliberale" i ngjan demokracise popullore/populiste te fashokomunizmit. Shumica e ketyre shembujve, qe dha Orbani me 2014, qe atehere e kane intensifikuar shtypjen kunder disidences ne vendin e vet.


Duke shpjeguar "demokracine iliberale" Orban tha se nuk duhet hequr dore nga vlerat themelore te liberalizmit, si liria, por duke permbysur qendrimet e liberaleve te sotem ndaj globalizmit, multikulturalizmit, migracionit dhe familjes.


Une: Eshte e vertete qe globalizmi, multikulturalizmi, migracioni dhe shperberja e familjes shkuan teper larg. Penduli levizi me shume se c'duhej dhe tani duhet sjellur ne qender.



Me 2015 ndodhi kriza e dyndjes se migranteve siriane ne Europe dhe Hungaria e Orbanit beri lajm duke mbyllur kufinjte. Kjo rezononte me tezen kryesore te fushates se Trump: mbylljen e kufirit me Meksiken dhe deportimin e imigranteve ilegale. Menjehere pasi erdhi ne pushtet Trump ndaloi hyrjen legale ne USA te myslimaneve nga Lindja e Mesme, duke iniciuar nje diskriminim fetar ne politiken e qeverise nacionale te USA (e cila u gjet antikushtetuese nga drejtesia amerikane). E Djathta nativiste amerikane filloi ta pelqente Orbanin akoma me shume. Opinioniste, si Steve Bannon dhe Carson Tucker, filluan ta quanin "nje lider moral i shquar i kohes sone". Nderkohe Orban theksonte se feja e Hungarise eshte Katolicizmi dhe ndiqte nje politike te privilegjeve per fene. Ideologet e krishtere ne USA filluan ta permendnin.


Orban eshte inteligjent, nje ideolog i sofistikuar dhe politikan i mprehte. Per populist-nacionalistet amerikane ai sillte koherencen ideologjike dhe politiken e strukturuar qe Trump nuk donte apo nuk mundete te kompozonte. (Trump preferon te veproje me instinkt e pasion, ne menyre erratike dhe tranzaksionale, pa artikulim teorik.) Nacional-konservatoret pelqenin kufinjte e forte dhe sovranizmin e Orbanit. Postliberalet katolike lavderonin mbeshtetjen per Krishterimin dhe subvencionimin e familjes.


Une: Fetarizmi e racizmi i Orbanit mund te jene te zbatueshem ne Hungarine e vogel (10 milion) dhe homogjene, por jo ne Shqiperine e vogel por heterogjene (3 fe) apo ne shtetin-kontinent amerikan, me te gjitha fete e racat e botes. Si per Shqiperine edhe per Ameriken duhet shtet laik dhe inkluzion.



Keto qe thote Orbani ne Hungari dhe trumpistet ne USA i kane bere me pare Putini ne Rusi dhe Erdogani ne Turqi. Por keta te fundit nuk merren parasysh se nuk jane europiane dhe vendet e tyre kurre nuk kane qene "krejt demokratike". As Hungaria nuk ka qene qene demokratike: pjese e perandorise autokratike austrohungareze, pastaj fashiste, pastaj komuniste dhe tani iliberale. Por Hungaria kalon per Europe, prandaj Orbani i impresionon perendimoret me shume se Putini dhe Erdogani.


Njesoj si Trump, Orbani frymezohet nga autoritarizmi i Putinit dhe eshte mik i tij. Kur filloi invazioni i Ukraines, Trump dhe trumpistet paten disa fjale te para, admiruese, per Putinin, pastaj u terhoqen shpejt nen presionin e opinionit publik amerikan.


Ne CPAC Orban foli gjate per luften e Ukraines duke u perpjekur te "pinte nga dy nena": Nga njera ane invazioni rus ne Ukraine eshte i pa justifikuar dhe Hungaria qendron plotsisht me Ukrainen, nga ana tjeter liderat globaliste te Perendimit po e shkallezojne dhe zgjasin luften. Pra as Perendimi nuk qenka pa faj. Hungaria ka rezistuar masa per izolimin e Rusise dhe armatosjen e Ukraines.


Ne vitin 2018 u duk se "demokracia iliberale" po marshonte me hapa te sigurta. Trump ishte president. Brexit kishte ndodhur; km i Anglise ishte Trumpi britanik, Johnson. Ne Poloni dhe Hungari qeverisnin iliberalet. Ne Itali komandonte anti imigranti i zjarrte, Salvini. LePen ne France ishte ne ngjitje.


(Me 2019 erdhi Covid; pergjigja e Trump dhe Johnson qe shume e dobet. U be e qarte se Perendimi eshte me i forte kur qendron i bashkuar. Pastaj ne USA u zgjodh Biden, i cili riqepi solidaritetin atlantik kunder invazionit rus ne Ukraine. Ne France, Gjermani dhe Itali fituan europianistet. Johnson u rrezua. Rendi liberal perendimor arriti te mbahej me kembe.)


Pse po terhiqeshin demokracite liberale perendimore perballe autokrateve?


Orban ishte i pari qe artikuloi rendesine e krizes se 2008-2009 si nje kthese nga globalizmi, njesoj si ishte viti 1989 kthesa nga komunizmi. Kriza financiare filloi ne USA dhe u perhap ne te gjithe boten (natyrisht, me me pak dhimbje ne USA se ne Europe). Lufterat ne Irak e Afganistan, Isis, Siria dhe dyndja e refugjateve ne Europe, diskredituan rendin liberal nderkombetar te udhehequr nga bankieret e USA. Rreziku tani po vinte nga jashte, ne formen e krizes dhe refugjateve, jo me nga brenda.


Kam thene se e Djathta eshte individualiste dhe e Majta kolektiviste. E Djathta e Vjeter ishte individualiste brenda vendit te vet (dhe internacionaliste jashte tij). Ishte per nje shtet te vogel, kunder taksave, kunder ndihmes sociale per te varferit. E Djathta e Re pranoi kolektivizmin brenda vendit, duke subvencionuar familjet apo korporatat qe po falimentonin nga kriza. Individualizmin e transferoi ne fushen ndermjet shteteve, duke mbyllur kufinjte dhe theksuar sovranizmin. Pra, kolektivizem nga brenda, nacional-proteksionizem nga jashte. A nuk tingellon si nje forme e fashizmit?!


Masa te gjera njerezish, ne Europe dhe USA, e perqafuan kete drejtim te ri nacional-populist per arsye te frikes identitare. Tribute e vecanta, te lashta, te Perendimit, - etnike / fetare / kulturore / gjinore, - me te cilat njerezit jane mesuar te identifikohen, ku njerezit gjejne mirekuptim e mbrojtje, filluan te shkaterroheshn nen presionin e multikulturalizmit dhe dyndjes ne veri te Jugut te botes.


Une: Shqetsimi identitar eshte i fuqishem. Eshte normale qe njeriu te kerkoje te ruaje kombin, tribune dhe kulturen e vet. Une dua qe te ruhet Shqiperia, te mos permbytet nga imigrante te huaj. Po ashtu edhe USA. Brenda vendit dua qe te ruhen subkulturat, por me harmonizim, pa urrejtje. Ne fillim humanizmi, pastaj ruajtja.

Frika identitare eshte vetem gjysma e ceshtjes. Nje arsye tjeter qe e Djathta kaloi nga e Vjeter ne te Re, nga liberale/neocon ne fashistoide, eshte se nuk po fitonte zgjedhjet me menyra e vjetra. Por i duhet te fitoje, se politika eshte interes. Po nuk fitove, perfitimet e sundimit te vendit i merr ai tjetri.


Komunistet e vjeter te Europes Lindore, duke perfshire Shqiperine, ishin konservatore: te plakur, te mbyllur, shtypes. (Bile homoseksualet i fusnin ne burg.) Bijte e komunisteve - "komsat" - u hodhen krejt ne krahun tjeter, me zellin e konvertit te ri. Fillimisht liberale ishte borgjezia. Komsat ndryshuan emrin, nga komunist ne socialist, dhe vendosen te beheshin me liberale se liberalet. ia moren borgjezeve kafshaten nga goja. Tani kampionet e te drejtave te njeriut u bene komsat. Dhe e perdoren kete per te qendruar ne pushtet me ndihmen e liberaleve te huaj, per te mbushur xhepat.


Une: Liberale dhe europiane ishte borgjezia, qytetaret. Une nuk dua t'ia leshoj liberalizmin bijve te partise fshatare, qe ndiqte qytetaret ishin liberale dhe te oksidentalizuar.


Kete Orban e kupton dhe e artikulon qarte.


Nje fjale qe ndeshet shpesh ne fjalorin e Orban eshte "hegjemonia", qe dmth botekuptimi dominant ne nje shoqeri te caktuar. Kete koncept e ka zhvilluar marksisti italian Antonio Gramsci, te cilin Orban e permend shpesh ne tezen e vet te masterit. Sipas Orban, hegjemonine kulturore ne kohen tone dhe institucionet e saj - media, universitetet, arti, Fondacioni Soros - e ka monopolizuar e Majta liberale, e cila percakton cfare eshte mire dhe cfare eshte keq, cilat jane te drejtat e njeriut dhe cilat nuk jane. Prandaj e Djathta, ne kete sistem hegjemonik aktual, e ka te humbur cdo beteje.


Orban thote se "duhet te thyejme hegjemonine e tyre dhe te luajme me rregullat tona". Ka zgjedhur t'i godase ne temen sensitive, emocionale, te edukimit seksual dhe gjinor: "LGBT larg duart nga femijet tane!"


Ngaqe bijte e komunisteve te Europes Lindore - socialistet - u hodhen me koke e kembe ne liberalizem, qene magnet per homoseksualet, te cilet nuk kishin nje parti te veten, nuk i qaste kush tjeter. HS u politizuan, vecanerisht ne Europen Lindore ku HS ishte nje fenomen i ri. Berthama e kuadrove te pushtetit te majte sot eshte detashmenti LBGT. Kete, e Djathta e Re e identifikon si si thembren e tyre e Akilit dhe kerkon ta perdore per ta armiqsuar te Majten me popullin: "Duan te rekrutojne femijet tane." (Kush eshte ai prind te ka deshire qe femija t'i behet LBGT, nje pakice shume e vogel me nje jete te veshtire?!)


Kjo nuk eshte dhe aq nje ceshtje morale per orbanistet, sa eshte politike fuqie. Orban ka mesuar nga komunistet se nuk ka rendesi te besh ate qe eshte e drejte apo humane, por te fitosh e mbash pushtetin. Per kete duhet goditur kundershari, pa meshire, ne piken e vete me te dobet.


Ne USA, HS jane me te organizuar dhe me te pranuar nga shoqeria, prandaj ne betejat kulturore te se Djthtes, "gay" eshte zevendesuar me eufemizmin "pedofil". Temen e preferuar te mbrojtjes se femijeve QAnon e shtjelloi si rrezikun nga nje "rrjet pedofilesh qe kontrollon boten" (bile me qendren nje nje piceri prane Washington DC ku Hillary shkonte per te ngrene pica). Me seriozisht: ngaqe HS jane te pranishem edhe ne rradhet e trumpisteve (psh Grenell), e Djathta e Re perpiqet qe luften seksuale te drejtoje kunder transgjinoreve, per ceshtjen e banjove, apo te pjesemarrjes ne garat sportive te femrave, - tema te vogla por qe fryhen per t'u dhene rendesi propagandistike nacionale. Nje sukses i te Djathtes fetare ishte sivjet vendimi i Gjykates Supreme kunder abortit, por mund t'i dale fitore e Pirros, se 58 % e amerikaneve jane te pakenaqur me kete vendim.


Shtylla tjeter, bile me e fuqishme, e te Majtes liberale jane hebrenjte e posteve te larta, per shkak te tradites se tyre intelektuale, socialiste, ateiste, internacionaliste dhe globaliste. Jo vetem ne globalizmin e majte, por edhe ne ate te djathte ka shume hebrenj te rendesishem (psh the neocons: Wolfowitz, Richard Perle). Segmente te se Djathtes se Re, krahas HS, kane filluar te atakojne hebrenjte. Organizata Jewish Anti-Defamation League ka theksuar me force se anti-soroizmi i Orbanit inkurajon antisemitizmin. Ne USA eshte rritur ne menyre eksponenciale numri i akteve te urrejtjes ndaj objekteve e simboleve judaike, prej elementesh te djathte. Qenka krijuar nje organizate me orientim antisemit, Goyim Anti-Defamation League, qe hedh fletushka nga aeroplani me permbajtje kritike ndaj hebrenjve. Goyim (shqiptohet gojem) = hebraisht per jo hebrenjte.


E Djathta e Vjeter perendimore frymezimin e kerkonte ne Anglosfere, ku politikanet ishin xhentellmene, qe qeverisnin me aresye, kerkonin respektin e kundershtarit, benin kompromis dhe ndanin pushtetin. E Djatha e Re, e egersuar nga mosuksesi elektoral, frymezimin e kerkon ne Europen Lindore dhe ne Rusi, ku kreret jane bandite, se ai eshte niveli i zhvillimit atje. Kreret e te Djathes se Re nuk ndalen para asgjeje: shajne, urrejne, genjejne, shkelin ligjin, pergatisin kryengritje. Vetem duan te fitojne. Kane mesuar nga krahu tjeter.



Orban eshte me origjine fshatare: praktik, pa skrupuj. Ka guxim, nuk tutet nga kritikat: as nga Brukseli, as nga Soros, as nga media liberale nderkombetare. Njesoj si komunistet, qe e perdornin shtetin per te perjetesuar sundimin e tyre, Orban ka gjetur menyren per ta perdorur shtetin per te thyer hegjemonine e te Majtes dhe per te konsoliduar hegjemonine e vet. Indentifikoi Fondacionin Soros si mbeshtetjen e huaj te se Majtes dhe e goditi. Pastaj filloi te marre 20% nga kontratat e shtetit, te krijoje kompani dhe institucione ku vendos te afermit e vet, te paketoje gjykatat dhe median me patronazhistet e vet. Zevendesoi "the deep state" majtist, te trashiguar nga komunizmi, me shtetin e thelle dhe te gjere orbanist e nuk e leviz dot me kush nga pushteti. Ky eshte mandati i tij i katert si kryeminister.


Te mesoj une si ta thyesh hegjemonine e se Majtes, - i tha Trumpit. - Kur te vish ne pushtet hiqi nga puna.


Po u rizgjodha do pushoj 50 mije liberale nga departamentet e Drejtesise, Mbrojtjes dhe agjensite e sigurise, - deklaroi Trump.


Nje profesor shqiptar qe jeton ne Sllovaki e percaktoi Orbanin si nje "Edi Rama por anti gay".


Viktor Orban, luftetar i lirise, 1989


E Djathta e Re (fashistoide) mendon se e Djathta e Vjeter, liberale klasike, eshte teper e majmur, e rehatuar, e plogesht, e bute, dembele, tolerante, komplacente, frikacake dhe ka lejuar qe e Majta liberale te vendose hegjemonine ne shtet e kulture. Prandaj hegjemonia e te Majtes duhet permbysur me menyra te forta.


Orban, ne termin e pare si km me 1998, ishte liberal klasik. E rrezuan ish-komunistet me 2002 dhe ra ne opozite per 8 vjet. U kthye me 2010 me mend te tjera dhe u beri komsave pak fashizem. Nuk e kane rrezuar dot qe atehere.


Parid Turdiu






398 views0 comments

Comments


bottom of page