
About Us
Portali Qendra eshte botim i Organizates se Qendres (OQ)
Jemi te sinqerte dhe te balancuar
Jemi vullnetare te pavarur
Nuk kemi padron

Parid Turdiu
West Palm Beach, Florida USA
FB: Parid Turdiu
Webmaster
Redaktor i Finances, Teknologjise
Vlerat e portalit Qendra​
​
Besojmë se të gjithë njerëzit lindin me të drejta të barabarta, ndërmjet të cilave liria, drejtësia, oportuniteti dhe solidariteti.​
Besojmë se demokracia ështe rendi që, më mirë se cilido rend tjetër, siguron mbrojtjen dhe zgjerimin e këtyre të drejtave.
​
Besojme se demokracia forcohet kur rritet pjesëmarrja parimore, e kulturuar, e informuar, jo tribale, jopartiake, e njerëzve në jetën sociale e politike të shoqërise.
​
Bota eshtë e organizuar në kombe. Besojmë se, detyra e shqiptarëve ndaj vehtes dhe njerëzimit, ështe që, në rradhë të parë, te rregullojnë vendin e vet.
​​
Misioni i portalit Qendra
​
​Misioni ynë është i thjeshtë: Kërkojmë të vërtetën dhe i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë botën. Ky mision i ka rrënjët në besimin tonë se leximi, studimi, njohja, informimi dhe shkëmbimi i opinioneve kanë fuqinë për ta bërë jetën e çdo individi më të pasur e më të plotë dhe të gjithë shoqërinë më të begatshme dhe më të drejtë.
​​
Vizioni i portalit Qendra
​
Një diasporë e bashkuar që të sherbeje si urë ndërmjet Shqiperisë dhe botës; një Shqipëri e përmirësuar, ku cdo shqiptar të gëzoje të drejtën reale dhe mundësinë praktike të pjesëmarrjes së lirë në të gjitha fushat e zhvillimit të vendit, pa u penguar nga tribalizmi e korrupsioni, për të arritur potencialin e plotë të fatit, vullnetit e talentit të vet.
​​
Per te botuar shkrimet tuaja u shkruani redaktoreve ne FB Inbox

Kim Kurti
Toronto, Canada
FB: Kim Kurti
Redaktor i Politikes, Amerikes

Keti Dibra
Tirane
FB: Keti Dibra
Redaktore e Poezise, Prozes

Artan Qineti
Bratislava, Slovakia
FB: Artan Qineti
Redaktor i Europes, Ekonomise

Altin Ahmeti
Prishtine
FB: Altin Ahmeti
Redaktor i Kosoves, Maqedonise

Elsi Hametaj
Tampa, Florida USA
FB: Els HJ
Redaktor i Lajmeve, Sportit, Artit

Blerta Brati
Tirane
FB: Blerta Brati
Redaktore e Shendetit