
Me shkruan nje grua ne Inbox:
Në burgun e sigurise se larte në Peqin fusin fshehurazi nje pistoletë me te cilen krimineli qe vrau në Dukagjin turistet çekë para ca kohesh, vret nje te burgosur tjeter.
Policia punon me bandat. Ai vend ka ikur per l...
Kam nje grua polake ne pallat. E pyeta nese e ndjek situaten politike ne Poloni. Me tha, "përditë" - njesoj si diaspora shqiptare me Shqiperine.
Me tha, " kopjojne Ameriken. Eshte acaruar polarizimi. Kane filluar te sillen ne menyre te shemtuar; shahen ne parlament me fjalet me te renda. Nderhyrja ruse nxit përçarjen. Publiku shijon gallatën."
Lufta 1
Para disa ditesh Zelensky ishte ne USA per te kerkuar vazhdimin e ndihmes. U takua me Biden dhe krerë te kongresit. Kjo pritje ishte shume me ndryshe se ne vitin e kaluar. Disa republikane dolen nga salla.
Biden i ka kerkuar kongresit 65 miliard per Ukrainen. Republikanet, te cilet kontrollojne Dhomun e Perfaqesueve, nuk duan t'ia japin.
Ukraina ndodhet ne gjendje te veshtire. Ofensiva e saj e veres dhe vjeshtes se kaluar nuk pati sukses. Tani forcat ukrainase jane vendosur ne pozicione mbrojtese.
Zelenski fillimisht kishte aprovim te ulet. Kur Rusia invadoi para dy vjetesh, Ukraina u bashkua rreth tij. Tani kane filluar grindjet politike, ndonese nuk do te kete zgjedhje presidenciale me 2024, ne mes te luftes. Grindjet kane lidhje me disfaten e ofensives; ukrainasit po tregojne me gisht njeri tjetrin.
Zbulimi amerikan thote se 315 mije trupa ruse jane vrare ose plagosur - 87% e trupave qe kishte Rusia kur filloi lufta. Gjendja e Rusise eshte e keqe.
Putini, nje nje interviste 4 oreshe, tha se Rusia ka 600 mije trupa ne Ukraine, numri i te cilave do te rritet dhe se do e vazhdoje luften deri ne fitore, kurse ndihma e Perendimit per Ukrainen do te nderpritet.
Hungaria i vuri veton ndihmes 50 miliard te BE per Ukrainen. Te gjitha vendet e tjera e aprovuan. Kjo nuk duhet te jete pengese e madhe, se vendet e tjera mund ta ndihmojne individualisht - Gjermania i akordoi 8 miliard.
Hungaria i vuri veton hapjes se negociarave per pranimin e Ukraines ne BE.
Lufta 2
Mosaprovimi i te majtes amerikane per viktimat civile ne Gaza rrezikon rizgjedhjen e Biden, prandaj po e sjell administraten Biden ne perplasje te hapur me qeverine Netan'jahu.
TV liberale amerikane kane filluar ta kritikojne haptas Netan'jahun me akuza te renda:
Kishte 1 vit qe e dinte planin ekzakt te Hamasit.
Ky plan i ishte konfirmuar nga inteligjenca izraelite disa here gjate ketij viti. I gjithe aparati izraelit e dinte.
Katari e pyeti Netan'jahun, nese mund ta financonte Hamasin me miliarda dollare. Ai i tha po.
Largoi trupat nga kufiri i Gazës para sulmit te Hamasit.
Nuk nderhyri per 10 oret e para te sulmit, duke e mundesuar Hamasin te kryente aktin barbar te 7 tetorit.
Biden çoi Blinkenin ne Izrael disa here pir Netan'jahu pyeti per Blinken.
Dje Biden i çoi Jake Sullivan, qe e ka irlandezin e vet. Mesazhi i pres. Biden per Netan'jahun ishte qe Izraeli duhet te ndaloje bombardimet dhe te kaloje ne luften me komando, per te kursyer civilët. Kete Biden e tha edhe vete ne TV dje.
Netan'jahu nuk po degjon nga ai vesh dhe i vazhdon bombardimet.
Kokat folese liberale amerikane po thone ne TV se pritet nje ultimatum i qeverise amerikane per qeverine Netan'jahu, per krijimin e nje shteti sovran palestinez ne West Bank dhe Gaza, te cilin Netan'jahu e ka penguar me te gjitha menyrat ne keto 20 vj.
Pritet qe qeveria izraelite ta refuzoje dhe te dorehiqet. Izraerli do te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme.
Shqiperia
Kjo kenge nga Ardian Dhimitri doli para disa ditesh dhe po ben buje se eshte e vertete. Teksti eshte serioz, realist, i angazhuar, i ndjere. Ai e kendon bukur, ngjan me Adrianon. Kjo kenge duhet te fitoje Festivalin dhe te shkoje ne Eurovizion, jo limonatat idiote, "me do, s'me do, a ma kap cicën".
Dua te saktesoj permbajtjen socialpolitike:
Erdha në këtë botë
në vitet shtatëdhjetë
kur për ca flokë të gjatë
dhe këngë me kitarë
haje burg vërtetë
megjithatë guximin patëm
për një jetë ëndërruam
gjallë mbajtëm shpresën
gjallë mbajtëm shpresën
Nuk patem guxim si brez. Nuk quhet guxim. Regjimi i toleronte kenget me kitare, kanalet e huaja, antenat dhe kanocet, sidomos nga bijte e komunisteve, me kusht qe te ishin diskrete dhe te mos shahej Partia. Enderrat ishin te cekta, ne lidhje me te mirat materiale te Perendimit.
U rritëm me shoqëri
gjithë ditën me kitarë
kënduam dhe për autostrada
që me sy nuk i kishim parë
krijuam botën tonë virtuale
ku atje e ndjenim veten të lirë
gjallë mbajtëm shpresën
gjallë mbajtëm shpresën
Shumica e populli kishte problem buken e gojes. Shpresat dhe endrrat ishin vetem ne rinine e qyteteve kryesore, 10% e popullsise dhe lidheshin me realitet-iluzionin se parajsa fillonte 40 km larg, pertej detit apo kufirit, grimca te se ciles shihnim ne TV. Besohej se Amerika ishte seriali Dinasty, kurse Italia ishte Rafaela Carra. (Shume familjare te mij kishin studjuar/jetuar jashte dhe me thonin qe nuk eshte fushe me lule, por nuk me mbushej mendja, se produktet e pakta qe vinin nga jashte, materiale dhe kulturore, ishin aq shume me te mira se te vendit. T'u besoja syve apo vesheve?!)
Dhe ja nëntëdhjeta erdhi
gjithçka e kthyem përmbys
erdhi dite e re menduam
por kjo ditë e re shpejt u ngrys
luftuam për një botë të lirë
por sollëm kohën
e zhvat sa mund të zhvatësh
kohën vari k...kap çfarë të kapësh
Nuk duhet bere bloze. 1990 ishte nje fitore kolosale. U arrit liria personale, e fjales, e udhetimit, e migrimit, e seksit, permiresimi i jashtezakonshem i kushteve te jeteses, emancipimi politik i te persekutuarve, clirimi i fshatareve nga bujkroberia, etj.
Njerëz nga malet zbritur
u bënë politikanë trutharë
vodhën plaçkitën grabitën
shkaterruan si kurrë më parë
rrënuan kulturën traditën
futën frymën të rrëmbesh e të zhvatësh
frymën vari k..kap çfarë të kapësh
Korrupsioni ekzistonte ne enverizem dhe para tij. Ne enverizem asgje e mire nuk behej pa biografi dhe mik. Uria, brutaliteti dhe injoranca e migranteve katundare pas 1990 dhe e "specialisteve" e ngriti korrupsionin ne nivele te reja.
Eshte e vertete qe erdhen shume trutharë. Shembull: Blloku ne vitet 30 ishte fushe bosh. Qeveria zogiste vijezoi rruget dhe ngastrat e ndertimit. Ajo planimetri urbane u ruajt deri ne fund dhe sherbeu si baze per zonen me te bukur te TR. Shihni çfare bene pas vitit 1990, te ardhurit, psh ne ... Paskuqan.
Rrënuan uzinat fabrikat
i shitën të gjitha për skrap
zhdukën nga faqja e dheut
ç'ka ish ndërtuar 50 vite me radhë
njerëzve që prisnin pronat e tyre
që komunizmi ju a kishte marrë
ja u futën sa krahu i bënë ish - pronarë
Uzinat nuk mund te mbaheshin. Une punoja ne Uzinen Traktori. Gjysma e repartit tim ishin te persekutuar (Adhurim Jegeni, Maksut Parllaku... ) Sa u hap pak rruga, me 1990, une ika; njesoj edhe tjeret. Si mbahet industria pa punetore?! Nuk kishte stimul qe mund te me mbante mua aty brenda, vetem prangat. Per pronat e ka thene fiks.
Shtetin shkaterruan nga rrënjët
shkaktuan 97-të e Gërdec
njerëz rrugëve vranë
shumë të tjerë i mbytën në det
i bënë të marrin rrugët e botës
kokën pas të mos e kthejnë
i bënë të ndërrojnë identitet
E shkaterruan, kush? Shteti u shkaterrua objektivisht. Nuk kishte rruge tjeter. Ai eshte fundi i diktaturave te gjata dhe te thella ne boten e trete.
Zhdukën shtresën aristokrate
një dhuratë që nga të moçmit e patëm
pabuksin injorant e bënë milioner
aristokratit i treguan shatën
por pabuksi se kupton dot konceptin e fjalës
që të marrësh më parë duhet të japësh
është vari k...kap çfarë të kapësh
Ne fakt nuk kishte shtrese aristokrate me 1990. Me 1944 Shqiperia kishte vetem 300 njerez me arsim te larte; trecereku i tyre u asgjesuan nga komunistet. Kishte nje shtrese te familjeve me te pasura dhe ish nepunesve shqiptaro-osmane, e cila u asgjesua me terror ne periudhen 1944-1956. Me 1990 bijte e tyre kishin 4 dekada ne pune krahu, te izoluar, pa shkolle, pa libra, pa pervoje politike e manaxheriale. Tashme ishin deklasuar ne punetore e bujq. (Disave u pelqen te thone se jane aristokrate, por jo, aristokracia, njesoj si del nga vulgu nepermjet pasurise e privilegjit, po ashtu kthehet ne vulg nepermjet varferimit e shtypjes - si shtrese.)
Nqs eshte fjala per ish kuadrot komuniste, ata u kthyen plotsisht ne fuqi me 1997, por nuk ishin elite; ishin fshatare qe i kishte ngritur Partia. Ata njihnin (keq) vetem "veprat e sh. Enver". Me te miret prej tyre vete Partia i kishte eliminuar. (Bijte e te eliminuarve pergjithesisht nuk i afruan, as pas 1990, se nuk do Partia / Sigurimi njerez me mllefe.)
Dhe kështu vazhdoi historia e këtij kombi
gjithë këtë tridhjetë vjeçar
llumi u ngrit kapi majat e shtetit
dhe druvari u bë shkencëtar
kanalet mbushur opinionista
pesë mijë lekshin presin që të ju japësh
të gjithë vari k..kap çfarë të kapësh
të gjithë vari k..kap çfarë të kapësh
Jo tridhjetevjecar por tetedhjetevjecar. Ky eshte revolucioni - permbysja e cila zgjat mesatarisht 100 vjet. Kembet i zejne vendin kokes. Llumi ngrihet nga fundi i gjolit. E mira e kesaj eshte se llumi fillon te emancipohet, katundari te qytetrohet, qje qe krijon nje baze per zhvillimin e neserm.
Shqipëria ime e dashur
s'di në do të bëhesh ti ndonjëherë
je përkulur shumë e shtrenjta ime
sharlatanë tërë jetën ke nxjerrë
nuk flitet më për njerëz dhe komb
por veç për të shkurtë dhe të gjatë
të gjithë vari k..të kap çfarë të kap
Ne e kemi ne dore, shqiptaret, ta permiresojme Shqiperine. Ne jemi ndryshimi qe ne kerkojme. Me optimizem! Mos harroni te numroni bekimet, jo vetem mallkimet.
Motra ime dilte jashte me sportin, vitet 78-81. Tregonte mes te tjerash per lengun e portokallit, jashte, pa limit. Na dukej nje mrekulli, atehere. Portokalle kishim ne treg vetem per vit te ri. Sot lengun e portokallit e kemi realizuar. Mos harroni se nga vijme.
Parid Turdiu
Comments