Trump ndodhet ne proces ne 4 gjykata te ndryshme, me 91 pika-akuzash ne total, megjithate, jo vetem qe po e siguron riemerimin si kandidati per president i partise republikane, po e ka kaluar Bidenin ne sondazhe 49 : 44%.
Trump ka momente seliniteti. Vjet, i treguan ne gjyq nje foto me E. Jean Carroll dhe e pyeten kush ishte. Tha, "ish-gruaja ime Marla Maples". Nuk njohu gruan e vet. Para dy javesh ngaterroi ne nje fjalim kandidaten Nikki Haley me ish spikeren e Dhomes Nancy Pelosi. Tha, "i ofruam Nikkit 10 mije trupa te mbronte Kapitolin me 6 janar, por ajo nuk pranoi". Disa jave me pare harroi qe me 2016 kishte garuar kunder Hillary-se dhe tha se kishte garuar kunder Obames.
Trump ka difekte te renda, megjithate, me forcen e vullnetit dhe nuhatjen per te kuptuar sentimentin popullor, nje njeri i vetem ndryshoi Ameriken dhe boten.
Athina e lashte, Republika Romake, Firencja e Rilindjes Europiane dhe modeli amerikan i qeverisjes jane demokraci liberale. Eshte rendi me i mire - ne librin tim - qe ka njohur bota, kur begatia dhe kultura kane arritur maja te papara, por qe dikur jane rrezuar nen peshen e korrupsionit dhe rehatise dekadente per r'ia leshuar vendin despotizmit.
Montesquieu ka shpjeguar se ka 3 forma te pastra regjimesh: Republika demokratike e mbeshtetur te ideali dhe virtyti; Monarkia, e mbeshtetur te hierarkia dhe privilegji; Despotizmi i mbeshtetur te shtypja dhe frika.
USA eshte nje republike imperiale, i ngjan Republikes Romake. Edward Gibbon (1737 -1794), ne vepren e tij madhore "Renia dhe dhe Fundi i Perandorise Romake" zbulon shkaqet e renies se Romes - kufinjte shume te shtrire, militarizmi dhe korrupsioni. Dekadenca solli zevendesimin e Republikes me Perandorine ne Romedhe eventualisht fundin e Perendorise per shkak te barbareve (lufterat e jashtme) dhe fese se re, Krishterimit (kriza ideologjike nga brenda).
Trump propozon te zevendesoje republiken me perandorine ne USA, per te penguar tatepjeten e vendit, sepse sipas tij, vetem ai, ne krye te nje regjimi iliberal, mund te mbroje vendin nga imigrantet dhe te "thaje keneten" e korrupsionit. Ka bindur shume njerez.
Periudha, qe nga renia e BS dhe mbyllja e Luftes se Ftohte me 1990, deri tani, ka qene epoka e globalizmit dhe e te drejtave te njeriut.
Si cdo levizje e re, globalizmi filloi me idealizem dhe beri gjera shume te mira per njerezimin. Shqiptaret munden te emigronin ne saje te globalizmit. Si do e kishin ushqyer veten dhe mbajtur familjet, pa emigruar?! Pastaj globamizmi u korruptua. U krijua nje "elote" globaliste nderkombetare, qe te drejtat e njeriut i ktheu ne biznes per te qendruar ne pushtet dhe per pasurim vetiak.
Penduli i globalizmit shkoi teper larg, drejt shuarjes se kombit, races, gjinise, perkatesise dhe identitetit - themele kulturore dhe ekonomike mbi te cilat eshte mbeshtetur shoqeria njerezore ne shekuj. Kjo ka bere qe nje numer i madh njerezish te ndjehen keq, te corientuar, te pasigurte dhe te reagojne.
Fillimisht e majta globaliste (Hillary) u perpoq t'i anashkalonte duke i quajtur "njerez te liq, te prapambetur, injorante", duke mosperfillur thenien romake "vox populi, vox dei".
Nuk duhen injoruar kerkesat e gjysmes se popullit, duhen takuar ne mes te rruges. Demokracia eshte kompromis, duhet te ofroje dicka per te gjithe
Por jo Macron. Para dy javesh, ne nje fjalim programatik ne TV, Macron beri nje kthese te forte drejt "trumpizmit".
Kopjoi Ramen dhe e riemërtoi partine e vet Rilindja. (Tingellon si Make America Great Again).
Shpalosi nisma identitare:
Tha, "Franca të mbetet Francë".
Kerkon rithemelim te vendit, armatim qytetar, rend, respekt.
Himni kombetar "Marsejeza" te mësohet në shkolle.
Te rifuten uniformat në shkolle.
Lënda e edukatës qytetare.
Shërbimi i detyrueshem nacional per rininë.
Rritje e prezencës së policisë në rrugë per të kontrolluar trafikantet dhe dhunuesit.
(Me lejoni t'ju kujtoj se masa te ngjashme kemi propozuar ne kuadrin e Partise se Qendres.)
Shkruan New York Times:
“Makronizmi” ka qenë gjithmonë për aksion, madje edhe rebelim, të paktën në formë verbale. Emmanuel Macron, 46 vjeç, doli në skenë në 2017 duke premtuar një "revolucion". Tani, pas më shumë se gjashtë vjet si president i Francës, ai ka përqafuar temen e "rithemelimit" dhe e ka riemërtuar partinë e tij politike "Rilindja". Po bën thirrje për "riarmatim qytetar."
Ate e ngriti Patia Socialiste, por tani ka bere kthese djathtas.
Konferenca e shtypit e z. Macron ne televizion u shoqërua me fjalët "rend" dhe "respekt", ndërsa bëri thirrje që "La Marseillaise", himni kombëtar i Francës, të mësohet në shkollën fillore, si dhe për rifutjen eksperimentale të uniformave në shkollë.
Tha se do t'i përkushtohet qëllimit që "Franca të mbetet Francë", duke rifutur lëndën e edukatës qytetarise, duke krijuar një formë shërbimi të detyrueshëm komunitar për adoleshentët, duke luftuar imigracionin e paligjshëm dhe duke dyfishuar praninë e policisë në rrugë për të kontrolluaruar drogën dhe sjelljet e pahijëshme.
Macron po kanalizon DëGolin.
“Makronizmi ka vdekur, rroftë SarkoMakronizmi!” - shkroi në revistën e përjavshme të lajmeve Le Point, opinionisti Giesbert, duke aluduar për ish-presidentin Nicolas Sarkozy, një politikan i krahut të djathtë me stilin e "energizer bunny".
Per te mos i ngrene hakun, Macron mbajti një fjalim impresionant 150-minutësh, ku trajtoi çdo dosje, nga lufta në Ukrainë deri te përhapja e infertilitetit në shoqërinë franceze. Performanca e tij e forte ishte gjithashtu një kujtesë për amerikanët se çfarë mund të japë mosha e re në politikë.
Attal dhe Macron
Synimi i Makronit ishte të percaktonte një kurs për qeverinë e tij të re, të kryesuar nga Gabriel Attal, i cili, në moshën 34-vjeçare, është kryeministri më i ri në historinë moderne te Frances.
Përbërja e qeverisë Attal, me tetë nga 15 ministritë të me krere qe vijnë nga partia e qendrës së djathtë Les Républicains, ështe tashmë një tregues i qartë se Emmanuel Macron e ka mbyllur lekundshmerine që i dha atij nofkën e presidentit "nga njera ane, por nga ana tjeter”.
Kjo "lekundshmeri" eshte cmimi qe paguajne centristet.
Kthesa e qarte drejt moshes se re dhe djathtas synon te korigjoje situaten politike ku ndodhet presidenca Macron. Morali në Pallatin Elizé ka qenë i ulët, me pëshpëritjet per "pule e lagur" që po shumoheshin pasi presidenti, i cili duhet të largohet nga detyra në vitin 2027, po përballet me rritjen e mospopullaritetit. Rreth dy të tretat e vendit nuk e mbeshtesin, sipas sondazheve.
Për shkak se sfida kryesore për të vjen nga e djathta ekstreme, në formën e kandidates presidenciale të përjetshme Marine Le Pen dhe për shkak se ai ka nevoje per mbështetjen në Asamblenë Kombëtare, te partise republikane te qendrës së djathtë, për të miratuar ligjet, Macron kishte një nxitje e fortë për të vepruar. Por sidoqofte, nuk ka nshumicë absolute në parlament, një problem që asnjë akrobaci verbale nuk mund ta zgjidhe.
Në konferencën për shtyp, Macron e quajti "Tubimin Kombëtar" (Rassemblement National) të zonjës Le Pen "partia e varfërimit kolektiv" dhe u zotua të korrigjojë "ndjenjën e shpronësimit" të ndjerë nga disa francezë - një referencë e dukshme për pasojat e imigracionit, veçanërisht nga Afrika e Veriut, që zonja Le Pen e ka shfrytëzuar me thirrjet e saj ksenofobike.
Sprova politike më imediate e ktheses se re së zotit Macron do të vijë në zgjedhjet e Parlamentit Europian në qershor.
Macron i trembet terheqjes populiste ndaj figures se Jordan Bardella, kryetarit 28-vjeçar të Rassemblement National. Prandaj oerballe Bardellës Macron tvendosi Gabriel Attal, siguria telegjenike dhe përshtatshmëria e të cilit e bëjnë atë një ballancues efektiv te karizmes se liderit rinor të djathtë
Fytyra rinore per te terhequr vota eshte nje taktike e vjeter: e provoi Berisha me baby-face Lulzim Basha dhe po e provon per vete baby-face Adriatik Lapaj. Kurse Rama mendon se eshte akoma vete mjaft baby-face mes burrash dhe plotsimin e imazhit e kerkon me gra te reja.
Jordan Bardella and Marine Le Pen
Macron dhe Attal po perpiqen te ulin popullaritetin e zonjës Le Pen edhe përmes gjuhes se ashper për imigracionin dhe sigurinë. "Franca nuk do të rimojë kurrë me rënien," tha z. Attal në fjalimin e tij të pranimit në fillim të këtij muaji. Ai përdori gjashtë herë fjalët "i fortë" dhe "forcë".
Lojërat Olimpike të Parisit po vijnë këtë verë dhe Presidenti po llogarit te perfitoje nga momenti triumfues i bukurise dhe spektaklit, për t'i dhënë një shtysë presidencës së tij. Ai njoftoi se aksesi në shfaqjet kulturore të të gjitha llojeve do të jetë falas për dy muaj gjatë verës, për të celebruar Olimpiadën.
Cudia e mospopullaritetit të zotit Macron është se, në shumë nivele, ai ka qenë një president i suksesshëm: duke kapërcyer valën e protestave të jelekëve të verdhë, duke perballuar më të keqen e pandemisë Covid-19, duke ulur ndjeshëm papunësinë në 7 përqind, duke ruajtur rritjen (modeste) ekonomike pavarësisht nga efektet e luftës në Ukrainë dhe duke terhequr nivele të larta të investimeve të huaja, aq sa gjermanet nuk e quajne me Francen "Krankrrajh", shteti i semure, nje loje me fjalen gjermane per Francen "Frankrrajh".
Macron e sheh se po i ndodh i njejti fenomen me Biden, i cili ka nje ekonomi shume te mire por popullaritet shume te ulet, prandaj vendosi te huazoje nga retorika nacionaliste e Trump. Do e ndjeke Rama?
Σχόλια