top of page

Gjenetika e Ballkanit para sllavëve

Kostandini lindi ne Nish me 27 shkurt 272


Arkeogjenetika e Ballkanit


Një ekip nderkombëtar ka rikuperuar dhe analizuar të dhënat e gjenomës të plotë nga 146 njerëz të lashtë të gërmuar kryesisht në Serbi dhe Kroaci, më shumë se një e treta e të cilëve erdhën nga kufiri ushtarak romak në vendin masiv arkeologjik të Viminacium ntë Serbise.


Këto të dhëna u bashkëanalizuan me të dhëna nga pjesa tjetër e Ballkanit.


Pasi Roma pushtoi Ballkanin, ajo e ktheu këtë rajon kufitar në një udhëkryq, i cili përfundimisht do të nxirrte 26 perandorë romakë, duke përfshirë Kostandinin e Madh, i cili e zhvendosi kryeqytetin e perandorisë në Ballkanin lindor kur themeloi qytetin e Kostandinopojës.


Analiza ADN-së antike tregon se gjatë periudhës së sundimit romak, kishte një kontribut të madh demografik të njerëzve me prejardhje anatoliane që la një gjurmë gjenetike afatgjatë në Ballkan. Ky ndryshim i prejardhjes është shumë i ngjashëm me atë që një studim i mëparshëm tregoi se ndodhi në megaqytetin e vetë Romës - bërthama origjinale e perandorisë - por është e jashtëzakonshme që kjo ndodhi edhe në periferi të Perandorisë Romake.


(Dmth anatolianët nuk i sollën turqit, sic është besimi foklorik në Shqipëri. Kam përshtypjen se gjenetika e përafërt me atë anatoliane mund të ketë qenë autoktone para-romake. Eshtë e arsyeshme të besohet se njerëzit e pare erdhën ne Ballkan nga Anadolli, kur Europa ishte akoma e mbuluar nga akujt. PT)


Një surprizë e veçantë është se nuk ka ndonje provë të një ndikimi gjenetik në Ballkan të emigrantëve me prejardhje italike: “Gjatë periudhës perandorake, ne zbulojmë një fluks të prejardhjes anatoliane në Ballkan dhe jo atë të popullsive që vijnë nga njerëzit e Italisë, ”, tha Íñigo Olalde, i Universitetit te Vendeve Baske dhe bashkëautor i studimit. “Këta anatoliane u integruan intensivisht në shoqërinë lokale. Në Viminacium, për shembull, ekziston një sarkofag jashtëzakonisht i pasur në të cilin gjejmë një burrë me origjinë vendase dhe një grua me origjinë anatoliane të varrosur së bashku.»


(Po "vendasit" cfarë gjenetike kanë? Mua më duket se ata që autorët quajne vendas janë ilirë kurse ata qe konsiderojnë anatolianë janë pellazgë me prejardhje nga Ballkani i jugut. Martoheshin me gra nga jugu, psh nëna e Kostandinit, Elena, ishte "greke". Bile disa mendojnë që fjala romake Grecia vjen ngase ilirët atje merrnin gratë. PT)



Ekipi zbuloi gjithashtu raste të lëvizjes sporadike në distanca të gjata nga rajone të largëta, si për shembull një djalë adoleshent, nënshkrimi gjenetik stërgjyshor i të cilit përputhet më së shumti me rajonin e Sudanit në Afrikën Sub-Sahariane dhe dieta e fëmijërisë së të cilit ishte shumë e ndryshme nga pjesa tjetër e individëve të analizuar. Ai vdiq në shekullin II të erës sonë dhe u varros me një llambë vaji që përfaqësonte një ikonografi të shqiponjës që lidhej me Jupiterin, një nga perënditë më të rëndësishme për romakët.


Studimi identifikoi një numër individësh me prejardhje nga Evropa Veriore dhe stepat, të cilët banuan në Gadishullin Ballkanik gjatë shekullit të 3-të në kulmin e pushtimit romak. Analiza antropologjike e kafkave të tyre zbulon se disa prej tyre ishin të deformuara artificialisht, një zakon i veçantë për disa popullata të stepave dhe hunëve, shpesh të referuar si "barbarë".

 Këto gjetje mbështesin kërkimet historike dhe arkeologjike dhe tregojnë për praninë e individëve nga jashtë kufijve të Perandorisë, përtej Danubit, shumë kohë përpara rënies së Perandorisë Perëndimore.


“Kufijtë e Perandorisë ishin shumë më porozë se kufijtë e shtetkombe të sotme. Danubi shërbeu si një kufi gjeografik i Perandorisë, por vepronte si një rrugë komunikimi dhe ishte shumë i depërtueshëm për lëvizjen e njerëzve," thotë Pablo Carrión, studiues i Institutit të Biologjisë Evolucionare (IBE) dhe bashkëautori i studimit.


Sllavët


Justiniani lindi ne Tauresiun afer Shkupit ne vitin 482


Perandoria Romake humbi përgjithmonë kontrollin e Ballkanit në shekullin e gjashtë dhe studimi zbulon ardhjen e mëvonshme në shkallë të gjerë në Ballkan të individëve gjenetikisht të ngjashëm me popullatat moderne sllavofolëse të Evropës Lindore. Gjurmët e tyre gjenetike përbëjnë 30-60% të prejardhjes së popujve të sotëm ballkanikë, duke përfaqësuar një nga ndryshimet më të mëdha demografike permanente kudo në Evropë në periudhën e hershme mesjetare.


Ky studimi është i pari që zbulon ardhjen sporadike të migrantëve individualë, të cilët i paraprinë prej kohësh lëvizjeve të mëvonshme të popullsisë, si për shembull një grua me origjinë nga Evropa Lindore e varrosur në një varrezë të lartë perandorake. Më pas, që nga shekulli i 6-të, vërehen në numër më të madh emigrantësh nga Evropa Lindore. Ashtu si në Britaninë anglosaksone, ndryshimet e popullsisë në këtë rajon ishin në masën më të lartë të asaj që ndodhi në Evropë dhe u shoqëruan me ndërrime gjuhësore.


(Dihet nga burime historike se anglosaksonet ne Britanine e Madhe kane asimiluar vendasit keltë, me zjarr e hekur, duke vrare burrat e mbarsur grate dhe duke ndryshuar toponimet. PT)


"Sipas analizës sonë të ADN-së, kjo ardhje e popullatave sllavotfolëse në Ballkan ndodhi gjatë disa brezave dhe përfshiu grupe të tëra familjare, burra dhe gra,” shpjegon Pablo Carrión.


Krijimi i popullsive sllave në Ballkan ishte më i madh në veri, me një kontribut gjenetik prej 50-60% në Serbinë e sotme, dhe gradualisht më pak drejt jugut, me 30-40% në Greqinë kontinentale dhe deri në 20% në ishujt e Egjeut. “Ndikimi i madh gjenetik i migrimeve sllave është i dukshëm jo vetëm në popullatat aktuale sllavofolëse të Ballkanit, por edhe në vende që sot nuk flasin gjuhë sllave si Rumania dhe Greqia,” tha bashkëautori David Reich, profesor i gjenetikës në Instituti Blavatnik në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe profesor i biologjisë evolucionare njerëzore në Fakultetin e Arteve dhe Shkencave të Harvardit.


Ne gjetëm se nuk kishte bazë të dhënash gjenomike të serbëve modernë. Prandaj ne morëm kampionin e njerëzve që u vetëidentifikuan si serbë në bazë të tipareve të përbashkëta kulturore, edhe nëse ata jetonin në vende të ndryshme si Serbia, Kroacia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut”, tha bashkëautori Miodrag Grbic, një profesor në Universitetin e Ontario perëndimore, Kanada.


 Bashkë-analizimi i të dhënave me ato të banorëve të tjerë modernë në rajon, si dhe individëve të lashtë, tregon se gjenomet e kroatëve dhe serbëve janë shumë të ngjashëm, duke pasqyruar përmasa të ngjashme të prejardhjes sllave dhe lokale ballkanike.


 “Analiza e ADN-së së lashtë mund të kontribuojë, kur analizohet së bashku me të dhënat arkeologjike dhe të dhënat historike, në një kuptim më të pasur të historisë së historisë së Ballkanit”, tha Grbic. “Pamja që shfaqet nuk është e ndarjes, por e historisë së përbashkët.


Njerëzit e epokës së hekurit në të gjithë Ballkanin u ndikuan në mënyrë të ngjashme nga migrimi gjatë kohës së Perandorisë Romake dhe nga migrimi sllav më vonë. Së bashku, këto ndikime rezultuan në profilin gjenetik të Ballkanit modern – pavarësisht nga kufijtë kombëtarë.”


(Shihet me sy që shqiptaret janë fizikisht, temperamentalisht dhe dialektalisht të ndryshëm, brunë dhe biondë, mesdhetarë dhe kontinentalë, ne funksion te krahinës. Do ishte interesante për historine e migrimeve të hershme ne Ballkan te nxirreshin genomat krahinore të shqiptarëve. PT)



145 views0 comments
bottom of page