top of page

Vazhdon stabiliteti emocional ne Kancelerine Federale, por ministrja jashme eshte e apasionuar


Kancelari Scholz eshte 63 vj. dhe 170 cm (sa Putini). Nuk ka hobby; jeta e tij eshte politika dhe familja. Ambasadori amerikan e ka pershkruar si njeriun me te merzitshem ne bote. Gjermanet nuk i pelqejne politikanet gallataxhinj (si psh Boris Johnson); duan qe politikani te beje punen dhe aq.


Merkel, edhe ajo e merzitshme, e mbeshteti per kancelar, bile kunder partise se saj. Ndonesie te partive te ndryshme, Merkel e qendres se djathte dhe Scholzi qendres se majte, jane te dy centrise. Ne Gjermani funksionojne koalicionet dhe qendra mbahet e forte.


Ministre e re e jashtme eshte Annalena Baerbock, e te gjelberve.

(Partia e gjelber ne Shqiperi eshte PQ.)


Ajo eshte shume e apasionuar pas te drejtave te njeriut, ne kontrast me politiken pragmatiste, pro biznes, te Scholz (dhe Merkel) ndaj Rusise e Kines. Sidoqofte, politika e jashtme e Gjermanise eshte e fokusuar ne Europe.


Opinione nga Diaspora


Artan Qineti: Edhe Angelen e quanin te merzitshme dhe qe mundohej te gjente gjithmone zgjidhje te mesme, pa i dale perpara problemeve ose per t’u gjetur zgjidhje afatgjate atyre. Ashtu si hyri, doli pa asnje skandal, vetem Donaldi nuk e honepste dot sa qe s’i jepte as doren kurse Vladimiri i nxirrte qenin.

Arben Karapici: Me shume se kurre eshte e fokusuar ne Evrope.

Afrim Latifi: Politikanet gjermane ne pergjithesi jane serioze dhe te ndershem, me distance nga politikane te tjere. Ka te beje me kulturen e tyre si popull. Nuk ja lejojne vehtes sjellje te padenja e ordinere si p.sh Putin apo Trump. Els HJ: Qe problemet te zgjidhen duhet gjendur e verteta, e cila ndryshe nga rrenat ne te shumten e rasteve eshte e merzitshme, por kryn pune. Leon Balaj: Ky h... ka qene kryebashkiak i Hamburgut ne kohen qe po rindertohej Opera shteterore e Hamburgut (kompani gjysem shteterore), nuk pranoi te financonte asnje cent nga parate e bashkise, nderkohe qe hidhte para pa kursim per organizatat liberale LGBTG...


Afrim Latifi: Po pse e zgjodhi dy here kryetar te pare te bashkise mileti i Hamburgut kete Scholz-in, deri sa ne 2018 iku vete per tu bere minister financash, apo shumica e hamburgasve jane LGBT ? Lulzim Jonuzaj: (Ke harruar gallataxhiun Rama.) Ketu ka nje shprehje: Wenn ein Problem gibt, muß man reden=Ne se ka nje problem duhet te flasim/bisedojme. Edhe ne Bundestag ka debate shume te ashpra, por ne komisione bisedohet dhe bihet ne kompromise. Pra, nuk zihen... Ylli Xhafa: Eshte nje gjerman tipik dmthene. Kam afer kater vite qe jetoj ne Gjermani, rralle, shumë ralle, kam ndeshur ndonje gjerman interesant.


Afrim Latifi: Ndoshta, kjo qe duken jo interesante, shume ndryshe nga temperamenti yne si mesdhetare, bën qe te kerkosh ti njohesh me nga afer per te zbuluar interesanten qe e fshehin brenda vetpermbajtjes. Por une mendoj se edhe thjeshte te qenit kaq te permbajtur i bën ata interesante per ne qe jemi ndryshe.

bottom of page