Nje veteran 74 vjecar i luftes ne Vietnam thote se miliona kryengrites potenciale jane nje bombe me sahat per Kapitolin. “Eshte nje nr. i madh njerezish te armatosur qe pyesin cfare po ndodh me kete vend,” thote ai. “Do e lejojme Biden te shkaterroje vendin tone, apo do e heqim? Zgjedhjet e vitit 2024 do jene momenti i shkrepjes.”
Ky plak nuk eshte vetem. Komentet e tij politike ne Quora u ndoqen nga 44 mije njerez ne 2 jave dhe 4 milion gjithesej. Ai eshte nje nga shume republikane te thjeshte qe po flasin haptas per nevojen per ta permbysur me force qeverine federale, qe ata e shohin si te paligjshme dhe shtypese per lirite amerikane.
Ky fenomen eshte zgjeruar pertej milicive paraushtarake, qe kane qene nje tipar i Amerikes qysh prej fillimeve te saj, si psh Ku Klux Klani pas Luftes Civile. Grupe si Proud Boys dhe Oath Keepers, qe moren pjese ne sulmin e 6 janarit mbi Kapitol, po rriten ne numer, ndonese te survejuar dhe infiltruar nga organet e rendit. Po ajo qe perfaqeson ky plak eshte dicka tjeter: nje levizje shume me e gjere dhe e shperndare njerezish te zakonshem, te eksituar nga propaganda, te lidhur nepermjet rrjeteve sociale dhe te mire armatosur.
Me 2020, 17 milion amerikane blene 40 milion arme dhe me 2021 kane shtuar edhe 20 milion arme te tjera. Shumica derrmuese e bleresve jane te bardhe, republikane dhe te jugut te USA, ose fshatare.
Levizja masive e te drejtes se armeve ne USA shkon bashke me bindjen mes shume republikaneve qe qeveria federale eshte nje tirani e paligjshme e cila duhet rrezuar me cfaredo menyre te mundshme.
Kjo situate krijon kercenimin e kryengritjes se armatosur rreth zgjedhjeve presidenciale te 2024, para se ciles sulmi i 6 janarit do dukej shume i vogel. Ideja, qe shume njerez ne USA mund te marrin armet kunder rezultatit te zgjedhjeve, ka kaluar nga fantastike ne realiste, per te cilen duhet te pregatitemi, - mendojne specialistet e sigurise.
Si demokratet edhe republikanet po e humbin besimin ne integritetin e zgjedhjeve. Demokratet thone se supressioni i votuesit dhe nderhyrja ne zgjedhjet e zyrtareve te shteteve republikane do u mohoje miliona amerikaneve te drejten e votes. 55% e demokrateve mendojne se supresioni i votuesit eshte kercenimi me i madh per procesin e zgjedhjeve. Republikanet, ndonese pa ndonje prove, besojne se demokratet i vodhen votimet e fundit presidenciale. Nje sondazh i CNN ne tetor gjeti se me me shume se 3/4 e republikaneve besojne qe zgjedhja e presidentit Biden ishte me hile.
Amerika ndodhet ne situaten e rrezikshme qe gjysma e vendit nuk e pranon gjysmen tjeter dhe te dyja gjysmat nuk besojne ne zgjedhjet.
Ne baze te Kushtetutes nje ceshtje e tille duhet te zgjidhet nga Kongresi dhe Gjykata Supreme, por ne situaten aktuale te polarizuar keto institucione e kane humbur prestigjin e dikureshem.
Dyshohet se, ne nje zgjedhje presidenciale te kontestuar, vendimi i Gjykates Supreme, apo i Kongresit - sipas rastit konkret te parashikuar nga Koshtetuta - ne favor te njeres pale, do sillte mospranim nga pala tjeter, me protesta dhe kunder protesta te fuqishme, qe do e fusnin vendin ne kaos.
Ndonese miliona demokrate do dilnin ne proteste, konsiderohet e sigurte se shume republikane do dilnin te armatosur.
Ne mesin e vitit 2022 pritet nje vendim i Gjykates Supreme ne lidhje me te drejten per te mbajtur arme. Gjykata eshte konservatore dhe ky vendim mund te shkoje djathtas, duke sanksionuar te drejten e pakufizuar per te mbajtur arme kudo ne USA (sot kufizohet nga ligjet e disa shteteve). Ne ate rast, te sjellesh arme ne Kapitolin e Washingtonit dhe ne kryeqytetet e shteteve do ishte krejt legale, duke lehtesuar rrezimin me kryengritje te armatosur te qeverise se USA.
Nqs shperthen dhuna e armatosur, detyra per te vendosur rendin do binte mbi shpatullat e ushtrise, qe mund te hezitoje te ngreje armet kunder popullsise amerikane. Ne ate rast fati i demokracise amerrikane do vendosej nga perleshja ndermjet militanteve te dy partive, njera prej te cilave ka shume vjet qe armatoset, tamam per kete aresye.
Une si amerikan besoj dhe shpresoj qe nje situate e tille te jete teper e cmendur per te ndodhur ne USA, por ka ndodhur ne te shkuaren - lufta civile - dhe aktualisht eshte futur ne zonen e gjerave te mundshme.
Komediani i njohur me ngjyre, Trevor Noah, i cili eshte rritur ne aparteid ne Afriken e Jugut, po tregonte dje ne TV per aparteidin, pastaj shoi: “por urrejtjen e vertete e kam njohur ne USA”. Intervistuesja amerikane ngriti vetullat me mos aprovim. “Po, tha Trevor, ka shume zemerim e urrejtje ne USA”.
Mendova, “USA eshte bere si Shqiperia: polarizim, urrejtje, mosbesim ne zgjedhjet, mospranim i krahur tjeter.”
Mendova: Duhet 1) Partia e Qendres, per te zbutur ekstremet, 2) votimi online me blockchain, qe askush te mos vjedhe zgjedhjet.
PT
Comentarios