big brother watching
"Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar”
Ky projektligj eshte shtruar per konsultim publik ne faqen https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/678
Konsultimi publik do të zgjasë 1 muaj, nga data 14 nëntor 2023 deri më 14 dhjetor 2023.
Ne parathenien e prezantimit te ketij projektligji Qeveria thote se po na ofron online nje sherbim pa kosto te gjendjes civile dhe se ky sherbim ka ndeshur ne veshtiresi, ne lidhje emigrimin e nje pjese te konsiderueshme te shtetasve (1.7 milion sipas INSTAT), te cilat duhen adresuar me kete projektligj.
Projektligji
Neni 14
Deklarimi i vendbanimit
1. Shtetasit kanë detyrimin që të deklarojnë adresën e çdo banese që kanë në pronësi brenda
ose jashtë vendit brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji duke zgjedhur ndër to vendbanimin e tij.
2. Shërbimi i gjendjes civile ofrohet për shtetasit pasi të respektojnë detyrimin e mësipërm.
Komenti im:
E rendesishme: Shërbimi i gjendjes civile, i cili eshte esencial, duhet te vazhdoje te ofrohet pa nderprerje, pa u kushtezuar nga detyrimi i deklarimit te adreses.
"Ose" nuk dmth "Edhe". Sipas leximit te ketij teksti, nje shtetas qe ka nje apo disa banesa brenda vendit dhe nje apo disa banesa jashte vendit, duhet te deklaroje çdo banese brenda vendit OSE çdo banese jashte vendit. (Vini re, nuk thote "prona" por "banesa".)
Fjala perjashtimore "ose" bie ne kundershti llogjike me fjalen gjitheperfshirese "çdo". Ky tekst eshte i paqarte.
Nqs teksti eshte shkruar gabim dhe fjala OSE duhet zevendesuar me fjalen EDHE, jemi kunder regjistrimit ne Shqiperi te banesave qe nje shtetas shqiptar mund te kete jashte territorit te shtetit shqiptar.
Nuk ka kuptim deklarimi "çdo banese" ne gjendjen civile. Pronat jane te regjistruara ne kadaster. Gjendjes civile i duhet vetem nje adrese, bile ne kohen e sotme adresa fizike e ka humbur rendesine dhe eshte zevendesuar nga adresa elektronike.
Kjo eshte ceshtje kushtetuese lirie dhe privatesie. Shteti shqiptar ka detyre dhe te drejte te kontrolloje territorin e Republikes se Shqiperise. Banesat e shtetasit bie fjala ne Amerike, i di dhe i kontrollon Amerika.
Informacioni eshte kontroll dhe pushtet. Kontrolli dhe liria jane ne kontradikte. Populli i jep shtetit demokratik aq kontroll sa i duhet per te funksionuar, por jo me shume.
Aq me teper qe te dhenat e gjendjes civile te Shqiperise jane perdorur ilegalisht nga makineria e patronazhisteve. Kreu i regjimit ka shpallur, mburrur dhe ka kercenuar haptas me makinerine e patronazhisteve.
Per me teper, te dhenat elektronike te shtetit shqiptar, perfshire e-Albania, jane provuar te pasigurta, se jane hakeruar nga aktore te panjohur (Irani thone, po ku merret vesh).
Shteti shqiptar nuk eshte demokraci liberale por dicka hibride e paqarte, nje autokraci de facto.
Opozita merret neper kembe dhe nuk eshte ne gjendje te mbroje garancite kushtetuese e demokratike.
Gjyqsori, pas 5 vjet mos-ekzistence, ka filluar tani te ushtroje nje fare balancimi, i mbeshtetur nga amerikanet, por demokracia nuk mund te lihet krejt ne duart e pak prokuroreve e gjykatesve, te pazgjedhur, por te emeruar ne fund te fundit nga politika.
Nuk besoj se Diaspora do te vrapoje ta vendose privatesine e jetes se saj ne Perendim, ne duart e qeverise se Tiranes, edhe sikur demokracia shqiptare te ishte e kulluar, aq me pak ne kete gjendje autarkie hibride.
Besojme qe cdo shtetas duhet te deklaroje:
a) Ose nje adrese ne Shqiperi. Nuk ka rendesi nese vendbanimin e ka prone apo te marre me qira. Nuk ka rendesi nese jeton me shume brenda apo jashte.
b) Ose te deklaroje mungese vendbanimi ne Shqiperi, por zonen e origjines ku duhet te kete regjistrimin e gjendjes civile.
Per mendimin tim formati i regjistrimit duhet te jete ky:
Emri i plote
Keni adrese ne Shqiperi? Po / Jo
Ne rast se Po, Adresa ne Shqiperi: Rruga, Pallati, Numri, Qyteti, Qarku
Ne rast se Jo, Qyteti dhe Qarku i origjines
Adresa elektronike (email)
Diaspora shqiptare e sotme eshte dinamike, del jashte / hyn brenda. Kur eshte jashte, mund te levize ne shtete te ndryshme, me letra ose pa letra. Jemi ne kohen e mobilitetit. Nuk ka nevoje te ndahet Diaspora nga ndenjesit, duke deklaruar nje vendbanim te perhereshem ku shtetasi banon per nje kohe me te gjate se diku tjeter.
Diaspora dhe ndenjesit duhen mbajtur bashke, trajtuar njesoj.
Vende te tjera e kerkojne percaktimin e rezidences primare sepse rezidenti dhe jo-rezidenti kane diference ne taksat: rezidenti paguan me shume se perdor me shume sherbime. Shqiperia i takson njesoj dhe taksen e merr ne burim, aty ku gjenerohet e ardhura bruto. Nuk ka rendesi per sistemin tatimor shqiptar se ku banon, por ku e fiton.
Neni 15
3. Një ose më shumë familje kanë të drejtë të banojnë në vendbanimin e një familjeje tjetër,
vetëm kur plotësohen standardet e sipërfaqes së banimit për frymë.
4. Zyra e gjendjes civile regjistron deklarimin e vendbanimit ose ndryshimin e tij kur ai paraqet
dokumentacionin që vërteton pronësinë, ose një kontratë apo çdo dokument tjetër të ligjshëm
të parashikuar nga legjislacioni në fuqi që i jep atij të drejtën e përdorimit të banesës.
5. Strukturat komunitare të njësisë administrative, në juridiksionin territorial të së cilës ndodhet
vendbanimi i ri, kryejnë verifikimet përkatëse, në lidhje me plotësimin e standardeve të
sipërfaqes së banimit për frymë dhe vërtetësinë e deklarimeve. Në rast mosplotësimi të
standardeve të lartpërmendura ose deklarimi të rremë, strukturat njoftojnë zyrën e gjendjes
civile e cila refuzon kërkesën me arsyetimin përkatës.
Komenti im:
Nuk jam dakort me kufizimin "vetëm kur plotësohen standardet e sipërfaqes së banimit për frymë" sepse bie era enverizem / "big brother watching". E dijne vete njerezit sa ngushte apo gjere duan jetojne. I do shteti njerezit me shume se sa duan veten, apo Qeveria kerkon t'i detyroje te blejne apartamentet?
Nuk jeton sot njeri me ngushte se sa jemi rritur e kemi jetuar, dhe nuk na gjeti gje.
Liria e zgjedhjes vjen e para!
Neni 35
Regjistrimi në Regjistrin Kombëtar
Përbërësit e gjendjes civile pasqyrohen në faqen individuale të Regjistrit Kombëtar për shtetasit shqiptarë, shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë.
Komenti im:
Ketu duhet shtuar qe informacioni i pasqyruar ne faqen indiviuale te cdo shtetasi eshte strikt privat e personal dhe mbrohet me ligj. Eshte prone e shtetasit individual. Mund te perdoret nga shteti vetem per aresye te percaktuara me ligj. Nuk mund te perdoret per te favorizuar interesa te caktuara politike apo ekonomike.
Shkelja e privatesise se gjendjes civile duhet te jete akt penal, i ndeshkueshem rrepte me gjobe e burg.
Perfundim:
Kuptohet qe aresyeja qe jep Qeveria ne parathenie (sfond), se sherbimi "pa kosto" (vini re cilesimin "pa kosto") i gjendjes civile ka ndeshur ne veshtiresi per shkak te emigracionit, prandaj emigrantet duhet te deklarojne çdo banesa brenda ose jashte vendit, eshte bogus.
Kjo ka lidhje me Votimin e Diaspores qe po gatuhet.
Votimi i Vertete i Diaspores nuk ka nevoje per adresen e emigranteve jashte vendit. Duhet bere me app nga celulari, bazuar ne foton dhe shenjat e gishtave qe shtetasi ka depozituar ne procesin e marrjes se Leternjoftimit.
Applikacioni elektronik i votimit duhet te jete i ngjashem me appin e bankes, i cili nuk ka nevoje per adresen e klientit jashte shtetit.
Detyrimi i Diaspores per te regjistruar "çdo banese që kanë në pronësi brenda ose jashtë vendit " do te kishte efektin e distancimit te Diaspores nga shteti shqiptar, nderkohe qe duam te realizojme te kunderten.
Shkurtimimisht, nuk jemi dakord me kete projektigj sepse:
Kercenon nderprerjen e sherbimit esencial te gjendjes civile.
Cenon privatesine e baneses se emigranteve jashte shtetit.
Ndan Diasporen nga ndenjesit.
Cenon zgjedhjen e lire te shtetasve ne lidhje me dendesine e baneses se vet.
Neni 14.1 eshte shkruar keq, i paqarte: le hapsire per nje numer interpretimesh. (Lind pyetja, nga padija apo djallezia?)
Ne kohen e sotme adresa fizike e ka humbur rendesine dhe eshte zevendesuar nga adresa elektronike.
Parid Turdiu ne emer te OQ, AAOQ
Comments