top of page

A duhet legalizuar marijuana? Argumentat ne favor te legalizimit.


Portali Qendra ju sugjeron te mos e tymosni marijuanen (MJ, cannabis, pot, bar), pavaresisht nese eshte legale apo ilegale.


Por qeveria e Shqiperise po matet te legalizoje, bile Kryeministri e ka shtruar si pyetje per popullin ne kuadrin e” bashkeqeverisjes”. Konsultimi eshte online dhe mund te pergjigjet edhe Diaspora ne kete rast, megjithese ajo nuk lejohet te votoje ne zgjedhjet politike te vendit. Kryeministri mund thote, “c’e do Diaspora te votoje, ja, une po e pyes, njesoj eshte”. Haha, e para, kush i numron pergjigjet dhe e dyta, ne duam te pyetemi, jo per ceshtje margjinale si MJ, por se kush duhet te jete kryeminister.


Me poshte do shtrojme argumentat e proponenteve te legalizimit. Nje here tjeter do bejme te njejten gje me argumentat e kundershtareve.


Proponentet e legalizimit thone se i shtohen ekonomise dhjetra miliarda dollare ne USA (ndoshta dhjetra milione ne Shqiperi), krijohen punesime, ulet numri i te burgosurve, clirohet policia nga barra e ndjekjes se marijuanes dhe hiqet nje biznes fitimprures nga duart e bandave. Produkti behet me i sigurte per shendetin nepermjet testimit, etiketimit dhe paketimit te kontrolluar. Proponentet thone se MJ eshte me pak e demshme se alkoli dhe se eshte nje ceshtje lirie: te rriturit duhet te kene te drejten e zgjedhjes personale nese duan ta konsumojne ose jo.


Kundershtaret thone se do rritet perdorimi nga adoleshentet ne moshe te mitur. Perdoruesit do ngasin makinat ne gjendje te intoksikuar dhe do pesojne aksidente. Do shkojne ne pune e shkolle te intoksikuar dhe do ulet produktiviteti i punjonjesve e studentave. Te ardhurat shtese te shtetit nga legalizimi nuk do jene te mjaftueshme per te mbuluar koston e aksidenteve, renies se produktivitetit dhe reabilitimit te adikteve. Dhe, ajo qe eshte me e rendesishme, marijuana demton shendetin mendor dhe fizik te perdoruesve.

Duhet diskutuar me shifra e fakte. Dyshojme qe Shqiperia t'i kete te sakta. Cannabis eshte biznes i madh ne Shqiperi, ndoshta me i madhi, ku kane ngjyer duart pusheti dhe forcat e rendit ne nivelet me larta, prandaj kjo teme eshte e mbuluar me erresire. Te perpiqemi te mesojme nga USA.

Situata e marijuanes ne USA

Kuadri ligjor i USA, ne lidhje me marijuanen, eshte rremuje. Perdorimi, shitja dhe posesioni i cannabis mbi 0.3% THC eshte ilegal nen ligjin federal, ndonese nje numer i madh shtetesh e kane lejuar, me menyra te ndryshme. 18 shtete, dy territore te USA dhe Distrikti Kolumbia e kane legalizuar perdorimin e cannabis per argetim. 18 shtete kane legalizuar vetem perdorimin mjeksor. Perpjekje te shumta per ta legalizuar ne kuadrin federal kane deshtuar dhe Gjykata Supreme ka gjykuar, me 2001 dhe 2005, qe qeveria federale ka te drejte ta rregulloje dhe kriminalizoje kanabisin, qofte per perdorim mjeksor apo argetim. Pra shtetet e lejojne dhe e rregullojne, qeveria federale nuk e lejon. Qeveria federale nuk e ka enforcuar ndalimin federal te MJ, ndonese teorikisht mund te coje forca te armatosura dhe t'i detyroje shtetet t'i binden ndalimit. FDA nuk e ka miratuar perdorimin mjeksor te MJ, ndonese e njeh potencialin e saj mjeksor dhe ka aprovuar dy ilace qe permbajne komponente te MJ. Kjo ka bere qe rrjetet e prodhimit dhe shperngarjes te kufizohen brenda shteteve te USA, pa kaluar kufinjte ndershtetrore dhe sistemi bankar, qe eshte nacional, te mos i sherbeje industrise se marijuanes.

Shtetet me blu e lejojnene per argetim. Shtete me jeshile vetem perperdorim mjeksor


Perfitimi ekonomik

Industria e marijuanes legale (per argetim dhe medikale) ne USA mund te tejkaloje $25 miliard me 2025. Per cdo $1 te investuar ne kete industri, gjenerohet nje aktivitet ekonomik $2.13 - $2.40, ku perfitojne turizmi, bankat, restorantet, sektori inmobiliar, ndertimi, transporti, etj. (Ne Shqiperi mund te perfitoje vecanerisht turizmi.)

Nje studim i MJ per argetim ne Nevada llogarit nje aktivitet ekonomik prej $7.5 miliard ne 7 vitet e para, duke perfshire rroga punonjesish ne shumen 1.7 miliard. Nje studim per Kalifornine vlereson se tregu i MJ ne kete shtet eshte rreth $5 miliard ne vit. Qe nga viti 2018, e ardhura totale e shtetit te Kalifornise nga marijuana eshte $2,8 miliard, qe perfshin 1.4 miliard eksize, 347 milion takse kultivimi dhe 1 miliard TVSH.

Ne Kolorado, MJ gjeneron nje takse 3 here me te larte se alkoli. Shteti i Kolorados perfitoi $78 milion takse ne vitin e pare dhe dhe 128 milion ne vitin e dyte te legalizimit. Shteti i Washingtonit perfitoi $222 milion takse ne vitin e dyte te legalizimit.


Legalizmi mund te ule konsumin e MJ nga adoleshentet

Nje studim i universitetit te Washingtonit gjeti se ne USA norma e perdorimit te MJ nga te miturit po bie, megjithese me shume shtete te USA e kane legalizuar apo dekriminalizuar perdorimin e MJ nga te rriturit. Nuk eshte cudi, disa te mitur terhiqen me shume nga dicka e ndaluar. Per me teper, po e bene te rriturit haptas, adoleshenteve nuk u pelqen ta bejne, se nuk u duket cool.

Perdorimi i MJ nga nxenesit e klases se 8 ne shtetin e Washingtomit ra, nga 9,8% ne 7,3%, pas legalizimit. Nje studim i CDC gjeti se ne USA, ne femijet 12-17 vjec, perdorimi i marijuanes ka rene, nga 15.8% ne 13.1%. Ne Kolorado, perdorimi nga adoleshentet e mitur ra 12%, ne dy vitet pasi perdorimi nga adultet u legalizua.

Vdekjet dhe arrestimet e trafikut nuk rriten, bile mund te ulen

Vdekjet nga trafiku kane rene 11% shtetet ku MJ eshte legalizuar. Arrestimet, per ngarje makine ne gjendje intoksikimi, kane rene ne Washington dhe Kolorado, pas legalizimit. Studimet tregojne se te intoksikuarit me marijuane tregohen me te kujdesshem ne makine se te dehurit me alkol. Alkoli te heq friken; kjo nuk duket se ndodh me marijuanen. Bile Administrata Nacionale e Trafikut ka nje dokument te saj ku thote se disa ngares makine, me paaftesi te caktuara, e permiresojne ngarjen kur jane nen efektin e marijuanes.


Marijuana legale eshte me e sigurte per konsimatorin

Njerezit qe blejne bar ne rruge nuk e dijne se cfare pijne; mund te permbaje myk, fungus, pesitide apo substanca te tjera te demshme. Ne rastin e marijuanes legale, qeveria ka mundesi te imponoje teste labiratorike per te siguruar produkti qe nuk permban helme. Psh ligji i shtetit te Washingtonit kerkon qe paketa te permbaje paralajmerime per shendetin, garanci cilesie, etikete per per perqendrimin e THC dhe rregulla te tjera te rendesishme.

Te gjitha shtetet qe e kane legalizuar kane miratuar rregulla per te penguar ekspozimin e femijeve ndaj marijuanes, duke perfshire ambalazh femije-rezistent. Ligji lejon shtetin te vendose kufinj moshe per bleresit dhe licensim te te gjitha hallkave te zinxhirit te furnizimit, dike perfshire bujqit, grumbulluesit, shitesit dhe laboratoret e testimit.

Legalizimi nxjerr jashte loje tregun e zi

Te dhenat nga Roja e Kufirit e USA tregojne se sasia e marijuanes e kapur ne kufirin meksikan ka rene ne nivelin me te ulet ne nje dekade, duke provuar qe prodhimi legal vendas ka ulur kerkesen per produkt te futur ilegalisht nga Meksika. Fermeret meksikane te cannabis po thone se, nqs USA e legalizon plotsisht, do u duhet te ndryshojne profesion. Sipas ACLU, vetem legalizimi ne Colorado dhe Washington u ka kushtuar karteleve meksikane te droges mbi 2.7 miliard dollare fitime te munguara.

Specialiste te policise jane te mendimit se heqja e ndalimit te te drogave, duke filluar nga marijuana, do i demtonte kartelet narko me shume se cdo gje tjeter qe mund te bejne forcat e rendit. Ne vitin 2020, 90% e marijuanes se konsumuar ne Kolorado vinte nga rrjeti legal i prodhimit dhe shperndarjes, duke provuar qe legalizimi sjell eliminimin e tregut te zi.



28 views0 comments
bottom of page