top of page

Survejim total elektronik i te gjithe vendit, plus paaftesi. Te decentralizohet informacioni!


Eshte 6 mengjesit ne USA. Me foli nje shok i organizates nga Tirana: Nuk do e besosh dot kete.


Une: Cfare?


Ai: Drejtoresha e AKSHI-it ka nxjerre nje urdher qe pezullon nga puna "te gjithe punonjesit" e 7 sektoreve te Drejtorise TIK te Tatimeve. Dmth drejtoresha e nje agjensie te shtetit, kontrollon punonjesit e nje agjensie tjeter. Dmth cdo gje varet nga AKSHI.


(TIK = Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit)

(AKSHI = Agjensia e Informacionit)


Une: This is wrong!

Ai: AKSHI ka marre kontrollin ICT (Information and Communication Technology) te te gjithe shtetit.


Une: Regjimi kerkon te realizoje idene brilante te survejimit total elektronik te te gjithe vendit. Eshte kushtetuese kjo?! Nuk mund te jete.


Por as nuk dijne ta bejne; kane rrjedhje te tabelave Excel, me nga qindra mije entries, te paenkriptuara, te depozituara ne deskope zyrash ku theket buka rreth furnelles.


Ai: Nga AKSHI u varkan te gjithe punonjesit ICT/IT. I gjithe informacioni qenka i perqendruar ne nje dore.


Por drejtoresha e AKSHI-t pa pike turpi tha ne interviste te Fevziu, "nuk kemi ne pergjegjesi".


Une: Class-action law suit! Dy avokate paskan hapur gjygj per nga 10 mije euro. 600 mije njerez duhet te kerkojne nga 10 mije euro. Ta falimentojne kete agjensi, e para, qe ben spiunazh ilegal dhe e dyta, qe eshte e paafte.


Parid Turdiu




90 views0 comments

Comments


bottom of page