top of page

Mbërrijne në Ukraine raketat Stinger. Si funksionon "thumbuesi i qiellit"? Sa efektiv është sot?

Updated: Mar 4, 2022


Raportohet se qindra raketa Stinger, te vendeve te Natos, arriten ne Ukraine.

FIM-92 Stinger është një arme portabël e mbrojtjes ajrore, e operueshme nga ushtari individual, e cila funksionon si një raketë tokë-ajër me rreze infra të kuqe.

Mund të përshtatet për të qëlluar nga një shumëllojshmëri e gjerë automjetesh tokësore dhe helikopterësh.

U zhvillua në Shtetet e Bashkuara, dhe hyri në shërbim më 1981. Përdoret nga ushtritë e Shteteve të Bashkuara dhe 29 vendeve të tjera. Fabrikohet kryesisht nga kompania Raytheon e USA dhe gjithashtu me licencë nga Airbus në Gjermani dhe ROKETSAN në Turqi, me 70,000 raketa të prodhuara ne total. Kushton $38 000.

Stinger i eshte relativisht i lehtë për t'u mbartur dhe përdorur.

Stinger është një raketë pasive tokë-ajër që mund të gjuhet nga shpatulla e një operatori te vetëm, ndonese procedura standarde ushtarake kërkon dy operatorë, shefin e ekipit dhe gjuajtësin.

Nje rakete aktive ka radarin e vet, qe leshon sinjal, merr reflektimin e sinjalit dhe lokalizon e ndjek objektivin.

Nje rakete gjysem-aktive nuk ka guidance te veten por drejtohet nga baza e raketes, qe mund te jete ne toke, det apo ajer. Eshte baza, psh avioni leshues, qe e ka radarin dhe guidon raketen te ndjeke e godase objektivin.

Raketat pasive, si Stinger, vetem marrin sinjale, por nuk transmetojne. Raketat pasive mbështeten në rrezatimin që transmetohet nga objektivi, ne kete rast infra-kuq, burimi i te cilit, ne kete rast avioni armik, ndiqet kemba kembes nga gjurmuesi i raketes. Avantazhi i raketave pasive eshte se jane te padetektueshme kur gjurmojne, se nuk leshojne sinjal.

Rrezatimi infra-kuq është nje vale elektromagnetike me frekuence me te ulet se drita e dukshme. Kush emeton infra-kuq? Te gjitha objektet me temperature mbi zeron absolute. Ne njerezit emetojme infra-kuq. Sa me i nxehte te jete obejkti, aq me i fuqishëm është rrezatimi infra-kuq i tij.

Raketa Stinger është 1.52 m e gjatë dhe 7 cm në diametër me fletë 10 cm. Vetë raketa peshon 10.1 kg, ndërsa krejt arma, me tubin e saj të lëshimit, dorezën dhe antenen e detektimit mik/armik , peshon afërsisht 15.2 kg.

Ka një rreze shënjestrimi deri në 4800 m dhe mund të ndeshet me objekte ajrore armike (avionë, helikopterë, dronë, raketa) në lartësi të ulët, deri në 3800 m. Stinger fillimisht lëshohet ne ajer nga një motor i vogël nxjerrjeje që e shtyn atë në një distancë të sigurtë per operatorin, përpara se të angazhohet motori reaktiv i raketes, me dy faza, me karburant të ngurtë, i cili e përshpejton atë në një shpejtësi maksimale prej 750 m/s (2.54 Mach).

Koka e luftës përmban 1,02 kg eksploziv, me një sigurecë me goditje dhe një kohëmatës vetëshkatërrues që funksionon 17 sekonda pas lëshimit.

Dmth Stinger shpërthen kur godet objektivin. Nqs del huq, vetëshkaterrohet pas 17 sekondash.



Fola me një ish-ushtar qe kishte perdorur Stinger. E takova rastesisht në pub. Me tha se duhen mesatarisht 17 orë per ta mesuar. E vendos ne shpatull dhe skanon qiellin. Nuk ke nevojë ta shohesh avionin apo helikopterin armik. Kur gjurmuesi i raketes Stinger zbulon një objekt ajror armik, të jep një vibracion ne faqe. Aty ti shkrep këmbëzen. Niset raketa dhe e gjurmon objektivin. Objektivi mundohet të bëjë dredha, Stinger e ndjek me shpejtësi dhe shkathtësi te madhe, deri sa e godet.

Nqs ti je piloti i avionit të atakuar me Stinger, radari yt të tregon se po të afrohet nje raketë. Manovra që duhet të bësh është të fikësh motorin e avionit, që mos të prodhojë nxehtësi, dhe të perpiqesh të bësh lëvizje erratike me motor të fikur, për të shmangur raketën që vjen kundër teje.

Ish ushtari më tha se po ofrojnë $700 mije për specialiste te Stinger-it, për të shkuar në Ukraine.

Sa efektiv është akoma Stinger-i, duke qenë një armë 30 vjecare?

Raketa me mikroprocesor të riprogramueshëm Stinger, ose RMP, ka një shkallë suksesi më të madhe se 90 për qind në testet e besueshmërisë dhe trajnimit. Shpejtësia e saj supersonike, shkathtësia e levizjes dhe një sistem drejtimi dhe kontrolli shumë i saktë i japin armës një avantazh operacional kundër raketave Cruise dhe të gjitha klasave të avionëve.


Parid Turdiu


bottom of page