top of page

Si u humb pavaresia per here te pare. Lufterat ilirike. Lufta e trete maqedonase


Parada e triumfit te Emilius Paulus Macedonius ne Rome me 168 p.e.s.


Tre shtetet e lashta ne trojet tona


Trojet e sotme shqiptare jane “Trekufiri”, zona ku bashkoheshin Iliria, Maqedonia dhe Epiri i lashte.


Ne fillim, ne rajonin tone ishin ata qe Herodoti i ka quajtur “njerezit e vjeter”, - pellazget. Ne fund te periudhes se bronxit, rreth 1500 vjet p.e.s. erdhen iliret, nga Ukraina e sotme. Nje pjese e pellazgeve migruan ne jug, ne Greqine e sotme, ku u perzjene me fenikasit nga Azia e vogel dhe krijuan qytetrimin e lashte grek. Ne trojet tona, per 1 mije vjet, pellazget u perzjene me iliret duke perfunduar, pjesa veriore - Gegnia e sotme - ne me shume ilire se pellazge dhe pjesa jugore - Toskeria e sotme - me shume pellazge se ilire.


Keto kombinime kane lene gjurme antropologjike deri te ditet tona.


3-4 shekuj para eres sone, ndeshemi me keto formacione politike: ne veri protoshteti ilir i dinastise Ardiane me kryeqytetin Shkodra, ne jug shteti i zhvilluar epirot nen dinastine Molosiane me kryeqytetin Arta dhe ne juglindje shteti shume i zhvilluar maqedonas me kryeqytetin Pella, i cili me Filipin II u kthye ne fuqi rajonale dhe me te birin, Aleksandrin II, ne perandori boterore. Pas Aleksandrit, perandoria e tij u nda ne nje numer mbreterishe, njera prej te cilave ishte Maqedonia, nen dinastine Antigonide.


Trojet tona sot perbehen nga Iliria jugore, Maqedonia perendimore dhe Epiri verior.


Ilirishtja e pellazgishtja nuk shkruheshin. Greket e moren shkrimin dhe lundrimin nga fenikasit dhe zhvilluan nje kulture te sofistikuar. Elitat epirote dhe maqedonase rane nen ndikimin e kultures antike greke dhe si gjuhe te oborrit perdornin greqishten (njesoj si sot perdoret gjeresisht anglishtja). Fuqia me e madhe ne rajon mbetej Maqedonia post aleksandriane, qe kontrollonte edhe Greqine e sotme. Keto tre shtete kishin “farefisni”, nje aleance te bute nen udheheqjen maqedonase, ku Iliria ishte me e larguar, kurse Maqedonia e Epiri me prane njera tjetres, aq sa familjet mbreterore ndermartoheshin.


Lufterat ilirike


Republika e Romes, pasi nenshtroi gadishullin italik, i ktheu syte drejt gadishullit ilirik.


Roma beri tre luftera kunder shtetit ilir, i cili ne kulmin e vet, nen Agronin dhe Teuten, kontrollonte trojet tribale ilire ne brendesi dhe kolonite greke te bregdetit te Adriatikut.


Lufta e pare ilirike, 229 - 228 p.e.s. u zhvillua per rruget detare detare ne Adriatik. Per shkak te “lufterave punike” ndermjet Romes e Kartagjenes ne Mesdheun perendimor, deti Adriatik fitoi rendesi te madhe per Romen, por hyrja ne te kontrollohej nga forcat detare te Teutes. Vrasja e te derguarit te Romes prane Teutes, Coruncanius, sherbeu si pretekst per te invaduar. Senati romak dergoi kunder ilireve nje ushtri nen konsujt Albinus dhe Centumalus, e cila ndoqi garnizonet e Teutes nga qytetet bregdetare greko-ilire: Durresi, Apollonia, Korfuzi dhe Faros (ishulli Hvar i Kroacise), ke krye te te cilave vendosi grekun Dhimiter Faros si pushtet kuisling per te kunderbalancuar Teuten. Dinasta Ardiane u terhoq ne male, kurse bregdeti i ngeli Dhimitrit.


Lufta e dyte ilirike ndodhi 10 vjet pas te pares dhe zgjati po ashtu 2 vjet, 220 - 219 p.e.s. Roma gjendej ne lufte me keltet dhe me Kartagjenen. Dhimiter Faros perfitoi per t’u shkeputur nga Roma: mblodhi nje fllote me 90 anije, - nje force detare e madhe per kohen -dhe lundroi ne jug te Lezhes (Lissus), duke shkelur traktatin qe kishte me Romen. Dhimitri kishte ambicjen te krijonte nje perandori detare. Fillimisht sulmoi qytetin Pilos ne Peloponez ku kapi 50 anije; me pas lundroi per te zaptuar ishujt Ciklade, duke i shperndare keshtu forcat ilire.


Senati dergoi pertej Adriatikut nje ushtri nen konsullin Lucius Aemilius Paulus, i cili hyri ne Apolloni dhe i theu perfundimisht iliret ne qytetin e fortifikuar Dimal (prane Beratit), te cilin iliret e konsideronin te papushtueshem. Pas kesaj fitorje, fllota romake lundroi drejt veriut dhe zuri ishullin Faros. Dhimiter Faros u arratis e u strehua prane mbretit Filip V i Maqedonise, ku vdiq pas 5 vjetesh.


Lufta e trete ilirike


Me 181 p.e.s. mbret i ilireve ne Shkoder u be Genti i dinastise Labeate. Trashegonte nga i ati, Pleurati, marredhenie te mira me Romen, por ne vitin 171 ndryshoi krah dhe u lidh me Perseun e Maqedonise, i cili kishte dy vjet qe luftonte me sukses kunder romakeve. Me 169 Genti pushtoi Durresin dhe Apollonine, qe ishin te varura nga Roma dhe arrestoi dy legatet romake.


Me 168 p.e.s., ne nje fushate qe zgjati 30 dit, ushtria romake, nen komanden e Lucius Anicius Gallus, theu Gentin ne Shkoder. Me 167 Genti dhe femijet e tij u sollen te burgosur ne Rome per te marre pjese ne triumfin e Gallus. Gentin me pas e internuan dhe e vrane, duke i dhene fund keshtu monarkise ilire. Iliria u kthye perfundimisht ne nje province romake, provinca e dyte e Romes pas Italise.


Lufta e trete maqedonase


Ne vitin 171 p.e.s kishte shperthyer lufta e trete ndermjet Romes dhe Maqedonise. Mbreti maqedonas Perseu e mundi konsullin romak Licinius Crassus, ne betejen e Calinius afer Larises ne Thesali. Pastaj lufta vazhdoi per 2 vjet pa fitimtar te qarte ne te dy krahet,


Me 168 senati ngarkoi konsullin Lucius Aemilius Paulus Macedonicus (229 – 160 p.e.s), te birin e konsullit Paulus qe kishte mundur Dhimiter Farin 50 vjet me heret, te drejtonte luften kunder Perseut. Me 22 qershor 168 romaket fituan betejen vendimtare ne Pidna, ne gjirin e Selanikut, ku Perseu u kap rob dhe Maqedonia humbi perfundimisht pavaresine, duke u kthyer ne province romake.


Rrenimi i Epirit


Me 167 konsulli Paulus u urdherua nga senati te invadonte dhe plackiste Epirin, nje shtet aleat i Maqedonise. Epiri i ishte percare; dinastia Molose kishte mbajtur anen maqedonase, kurse kaonet dhe thesprotet ishin me romaket. (Akoma i percare eshte Epiri.) Paulus ngarkoi thesaret e Maqedonise ne anije per ne Rome dhe ai vete me ushtrine iu versul Epirit te lulezuar, ku shkaterroi 70 qytete dhe roberoi 150 mije njerez, te cilet i dergoi si skllever ne tregjet e Romes. Epiri u shkretua dhe dhe nuk e mori me vehten.

Paulus u prit ne Rome me nderime te medha. Kishte sjelle nga Epiri dhe Maqedonia thesare e skllever te panumurt. Procesioni i tij i triumfit te tij qe madheshtor, i stolisur me vete mbretin e Maqedonise dhe bijte e tij te lidhur me zinxhire, duke i dhene fund keshtu dinastise Antigonide. Senati i akordoi Paulusit nderin e rralle qe te quhej me emrin e vendit te pushtuar, ne kete rast Macedonius, njesoj si Skipion Afrikani qe nenshtroi Kartagjenen.

Ne kete menyre, ne vitin 168 p.e.s. perfundoi sovraniteti i trojeve tona, per t’u rifituar shkurtimisht pas 16 shekujsh ne epoken e Skenderbeut dhe pastaj pas 5 shekujsh te tjere me pavaresine e Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise.


36 views0 comments

Comments


bottom of page