top of page

Pema dhe Gjeli

Updated: Nov 23, 2023


Gjeli im sot


Pema


Për të dekoruar një pemë të përsosur të Krishtlindjeve, ndiqni këto hapa:


Përshtatje dhe Rregullime: Ne rastin e një peme natyrale, merrni kohë për të shtuar e hequr degë, për të krijuar një pemë me siluetë simetrike.


Zgjidhni një temë: Vendosni per një shkallë ngjyrash ose një temë për zbukurimin e pemës. Kjo do t'i japë pemës suaj një pamje prej dizaini të menduar, jo veshja kot. Tema ime sivjet ishin ngjyrat e artë dhe e kuqe.


Fundi i pemës: Mështillni fundin e pemës dhe stendën me një letër a cohë që i përshtatet temës se zgjedhur. Disa preferojnë ta bëjnë këtë hap në fund. Une e kam gjetur më kollaj ta bëj ne fillim, për te mos rrezikuar dëmtimin e pemës se zbukuruar.


Së pari dritat: Zbukurimi i pemës duhet të fillojë me vendosjen e dritave, nqs keni planifikuar te keni drita. Testoni dritat para se t'i vendosni për t'u siguruar që funksionojne. Vendosjen fillojeni nga lart dhe ecni poshtë në menyrë spirale. Sigurohuni për një shpërndarje uniforme dhe që kordoni të mos jetë tepër i dukshëm.


Vargjet: Si hap të dytë shtoni vargjet (nqs keni) duke i varur njëtrajtesisht përreth pemes. Ato krijojne një sfond të këndshëm për lodrat.


Lodrat: Ideja eshtë që të kesh dy lloj lodrash: të perseritura dhe të ndryshme. Të parat i japin koherence dizainit të pemës, te dytat i japin variacion. Lodrat duhen ndarë paraprakisht në grupe, sipas ngjyrave. Une kam blerë, ne vitet e shkuara, pas Krishtlindjes kur shiten me zbritje, dy lloj poçash me shumicë; rreth 20 poça ngjyrë ari dhe po aq ne ngjyrë blu, secila ngjyrë me dy përmasa: më të mëdhenj dhe më të vegjël. Këto unë i përdor si ngjyrat bazë për pemën. Sivjet zgjodha që ngjyra bazë te jete ari dhe poçat blu nuk i përdora. Ngjyra bazë të përshtatshme mund te jenë gjithashtu argjend, e kuqe, e bardhë, etj.


Gjithashtu preferoj të kem 1-2 grupe lodrash identike, diskrete, që nuk bien shumë në sy: konkretisht kam nje grup arishj të vegjël me push, rreth një dyzinë dhe një grup "plak i vitit të ri" gjithashtu me permasa të vogla. Grupet identike, së bashku me ngjyrën bazë, e mbajnë pemën vizualisht te bashkuar, jo të hallakatur.


Krijova disa grupe të tjera lodrash. 1) Grupi më i madh ishin lodrat ku dominonte e kuqja. 2) Grupi tjeter ishin lodra të ndryshme, me kuptim senti,ental për mua, që m'i kanë dhuruar ose i kam blerë ne udhëtime dhe 3) grupi me lodra antike, të vecanta, qe i kam blerë vetë në dyqane antikuari.


Disa lodra antike ne pemën time


Vendosja e lodrave: Lodrat më te vogla vihen lart, ku pema është e hollë, kurse lodrat më të mëdha, poshtë, ku pema është e trashë. Lodrat e rënda vihen në degë të trasha, kurse të lehtat rezervohen për majat e degëve, për të mos deformuar pemën. 1) Ne fillim vendoset ngjyra bazë, në mënyrë të njëtrajtëshme, thellë në pemë, duke ruajtur majat e degëve për lodra e tjera më të sofistikuara. Në këtë mënyrë ngjyra bazë krijon nje sfond monokromatik që perbën temën e pemës. 2) Pastaj vendosen lodrat identike, gjithashtu thellë ne pemë, për të plotsuar koherencën e dekorit. 2) Si hap i tretë vendosen lodrat e kuqe, me shpërndarje të balancuar, se bien shume në sy. 3) Pastaj vendosen lodrat sentimentale dhe lodrat antike, në majat e degëve me dukshmëri më të lartë. Duhet pasur kujdes një farë balancimi i ngjyrave, si dhe kompozimi i formave. iI ngjan procesit te pikturimit.


Maja e pemës: Vendosni ne majën e pemës zakonisht një yll, një engjëll, ose çdo element dekorativ që përshtatet me temën tuaj.


Shirit: Nëse përdorni një shirit, përshkojeni nëpër degë në një model diagonal ose spirale. Kjo shton një shtresë tjetër teksture dhe ngjyre.


Mbushni hapësirat bosh: Bëni nje hap mbrapa dhe vlerësoni pemën. Mbushni çdo hapësirë bosh, me dekorime shtesë, ose duke korigjuar shperndarjen e zbukurimeve ekzistuese.


Si perfundim: Ka pemë te gatëshme te fabrikës me pamje të përsosur, por një pemë vertetë e bukur është ajo që ju sjell kënaqësi juve dhe të dashurve tuaj, kështu që ndjehuni të lirë ta krijoni dhe ta bëni atë unikisht tuajën.


Gjeli


Isha në Perry Hotel në Petoskey Michigan. Eshtë një hotel antik ku ushqimi ështe super, old style. Hëngra gjoks gjeldeti, më të mirin në botë. Kaloi kuzhinjeri. "Si e bën kaq të mirë?" - e pyeta. "Sekreti i gjelit është pjekja e ngadalëshme" - me tha.


Për ta pjekur ngadalë gjelin e detit paraprakisht ngrohni furrën ne rreth 325°F (163°C). Vendoseni gjelin në nje tavë pjekjeje, mbi nje sgarë, me gjoksin lart. Ferkojani lëkurën me vaj ulliri ose gjalpë të shkrirë dhe sperkateni me kripë, piper dhe zgjedhjen tuaj të erzave.


Unë preferoj rozmarinë te freskët, nja dy degë të së cilës i fus në kavitetin abdominal të gjelit.


Lereni në furrë 23 minuta kohë gatimi për pound (ose 46 min për kg). Lageni me lëngun e vet çdo 30 minuta për të ruajtur njomësine, - keshtu thote libri - por une bera dicka tjetër për kollajllëk: ne fund të furrës vendosa një tavë me ujë duhe krijuar kështu një "furre hollandeze" (dutch oven). Uji avullon dhe avulli saturon ajrin e furres, duke penguar avullimin e lagështires së mishit.


Përdorni një termometër mishi për t'u siguruar që temperatura e brendshme arrin 165°F (74°C) në pjesën më të trashë ku kofsha bashkohet me trupin.


Nëse lëkura skuqet shpejt (pas 2.5 orësh) mbulojeni me leter alumini. Pas pjekjes lereni të pushojë për rreth 20-30 minuta para se ta prisni, për të lejuar që lengjet të shpërndahen.


Gjeli im ishtë 6 kg. M'u deshën 4 ore e gjysëm pjekje.


Kur e nxora nga furra e fërkova lehtë me shufren e gjalpit te freskët nga frigoriferi; i dha shkelqim dhe nje gjurmë arome gjalpi.


Shënim: Nqs keni blerë nje gjel te ngrirë, nxirreni nga akulli në frigoriferin e zakonshem 4 dit përpara, që të shkrijë plotsisht, se përndryshe pjekja dështon me turp.



Parid Turdiu


133 views0 comments

Comments


bottom of page