Rrotacioni, qarkullimi i duarve në pushtet, është motori i demokracise. Sistemet iliberale kanë trajtën e piramidës. Rëndësi ka të qarkullojë maja, se ajo i merr të gjitha vendimet; masa e piramidës vetëm ngre kartonin. Qarkullime bënte edhe Enveri, po ai vetë nuk qarkullonte. Koha e gjatë ne pushtet të shkëput nga realiteti: izolohesh, e rrethon vehten me një numër gjithmonë e më të kufizuar sikofantësh, te duket vetja i pagabueshëm. Atëhere ndodhin gabimet më të rënda. Putini ka 22 vjet në pushtet dhe filloi këtë luftë të paprovokuar ne Ukrainë. Rama ka po aq vjet në një nga dy postet më të fuqishme të shtetit dhe rrëshqiti me inceneratorët.
Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë dhe një hero i populistëve në Evropë dhe Amerikë, përballet me zgjedhjet e përgjithshme më 3 prill. Sistemi zgjedhor i Hungarisë është ndërlikuar vazhdimisht gjatë mandatit 12-vjeçar të Orbanit. Kjo nuk është rastësi: ndryshimet janë krijuar për të mbajtur partinë e tij Fidesz në pushtet.
Në vitin 2014, pjesa e deputetëve të zgjedhur në mënyrë mazhoritare u rrit në 106 nga 199 vende në parlament. (Pjesa tjetër zgjidhet me përfaqësim proporcional.) Distriktet zgjedhore mazhoritare priren të favorizojnë Fidesz-in, partinë më të madhe – aq më tepër që ato shpesh herë janë krijuar me gerrymander. Në vitin 2018 Fidesz fitoi 91 prej tyre. Në këtë mënyrë, ai përktheu, pak më pak se gjysmën e votave popullore, në një shumicë prej dy të tretash në parlament, - një supershumicë që i ka lejuar Viktor Orbanit me shokë të ndryshojnë kushtetutën, të paketojnë gjykatat dhe të kanalizojnë miliarda euro ndihmë të BE për miqtë e tyre.
(Eshte ndryshuar kushtetuta në Shqiperi? Janë paketuar gjykatat?)
Këtë vit e gjithë opozita, nga të majtët tek e djathta ekstreme, ka krijuar një listë të vetme për të kundërshtuar Fidesz. Sondazhet tregojnë se të dyja palët janë afërsisht të barabarta. Me garën e ngushtë, opozita tashmë është më e shqetësuar se kurrë për transparencën zgjedhore. Në nëntor qeveria ndryshoi ligjin për t'i lejuar votuesit të regjistrohen në çdo adresë ku marrin korrespondencën zyrtare. Kjo mund t'i mundësojë ata të zhvendosin regjistrimin e tyre në zona ku palët janë afër, apo edhe të votojnë dy herë.
Megjithatë, edhe nëse frika e mashtrimit del e tepëruar, Fidesz do të ketë ende një avantazh të padrejtë. Ajo u ka dhënë të drejtën e votës pakicave etnike hungareze në vendet fqinje. Ata lejohen të votojnë me postë dhe kryesisht mbështesin Fidesz. Nga ana tjeter, hungarezët e diasporës, që kanë emigruar nëPerendim - të cilët priren të jenë me arsim të lartë dhe të votojnë kundër Fidesz - duhet të votojnë personalisht në konsullatat jashtë vendit.
(Orbani ia ka frikën diasporës qe jeton ne Perëndim. Në Shqiperi, pse nuk e lejojnë votimin e diaspores?)
Media luan lojën e regjimit. Kanalet shtetërore bëjnë propagandë për Fidesz; mediat private janë pothuajse tërësisht në duart e aleatëve të Orbanit. Në ditën e zgjedhjeve, qeveria do të organizojë një referendum duke u bërë votuesve pyetje të tilla si "A e mbështesni ekspozimin e pakufizuar të fëmijëve të mitur ndaj përmbajtjeve të medias seksualisht eksplicite që mund të ndikojnë në zhvillimin e tyre?" (duke nënkuptuar qe opozitën është për degjenerimin e fëmijëve).
(Në Shqipëri, në kuadrin e bashkëqeverisjes, kush i bën mbarë popullit pyetje të kota?)
Për fushatën elektorale, opozita hungareze thotë se mbështetet në rrjetet sociale dhe fushatat në rrugë.
(Në Shqipëri, po na e mbyllin edhe mundësinë e rrjeteve sociale, se kanë futur patronazhistë ne seksionin e shqipes të Fejsbukut, të cilët na sabotojnë duke na bllokuar.)
The Economist dhe Parid Turdiu
コメント