top of page

Rrjeti pedofil që sundon boten dhe teoria kritike e racës në dëgjimet për Gjykaten Supreme




Gjyqtarja federale e apelit per distriktin e Washingtonit, Ketanji Brown Jackson, 51 vj, e cila më parë është konfirmuar nga Senati në tre poste federale, u emërua nga Presidenti Biden muajin e kaluar për të mbushur vendin e gjyqtarit suprem në pension Stephan Breyer. Demokratët po kërkojnë ta përfundojnë procesin e konfirmimit të saj përpara se Senati të pushojë në mes të prillit. Nëse konfirmohet, Jackson do t'i bashkohet gjykatës për mandatin e ardhshëm në tetor.


"Teoria kritike e racës" mund të shpjegohet si teoria e luftës se klasave e marksizmit e përshtatur per stuaten raciale. Sipas saj, gjendja e individit në shoqerine e sotme amerikane, apo kundrejt institucioneve të USA, qoftë si viktimë apo si i privilegjuar, varet kryesisht nga përkatesia raciale apo gjinore. Këtë teori e djathta amerikane e quan të rrezikshme dhe e lufton me forcë, duke thënë se gjendja e individit në USA varet nga merita e tij individuale, aq sa legjislatura e Floridës, e kontrolluar nga republikanët, sapo miratoi një ligj që e ndalon trajnimin e punonjësve me teorinë kritike të racës, në korporatat e Floridës. (Mendohet se ky ndalim do dalë antikushtetues, si një kufizim nga shteti i lirisë së fjalës.)


"Projekti 1619" është një nismë e Nikole Hannah-Jones dhe disa opinionistëve nga New York Times dhe NYT Magazine, të cilët synojnë të riformulojnë historinë e USA duke vendosur pasojat e skllavërise dhe kontributin e afroamerikanëve në qendër të "narracionit nacional" amerikan.


Një fushë tjetër beteje ndërmjet të djathtës dhe të majtës në USA është seksi. E djathta ekstreme - QAnon - beson se botën e kontrollon një rrjet pedofilësh. Shteti i Floridës sapo nxori nje ligj që në shkollat fillore nuk mund të përmendet fjala "gay". E djathta nuk pranon t'u njohë individëve trans gjininë që ata zgjedhin, kundrejt gjinisë së përcaktuar në lindje në menyrë anatomike. Para Gjykates Supreme me shumicë konservatore ndodhet për gjykim një cështje që mund të rrëzoje precedentin juridik te "Roe vs. Wade, që legalizoi abortin në USA para 50 vjetesh.


Të enjten e shkuar femra trans Lia Thomas mundi notaren nga Sarasota Florida, Emma Weyant, me 1.75 sekonda, në garën 500 yard të stilit ne lire, në Lojërat Kombetare Universitare. Dje guvernatori i Floridës DeSantis (R) firmosi nje proklamatë se Emma Wyant është fituesja e vërtete dhe se pranimi që atletët trans te garojne në gjininë e zgjedhur po e shkatërron sportin e femrave.


Emma Weyant dhe Lia Thomas


Dita e parë e dëgjimeve te gjyqtares Ketanji Jackson


UASHINGTON - Seancat e konfirmimit të anëtaresise ne Gjykatën Supreme për gjyqtaren federale Ketanji Brown Jackson filluan të hënën me buzëqeshje, lavdërime, urime dhe një akuzë të helmuar se ajo është treguar shumë e butë me pedofilët.


Dita e hapjes kryesisht miqësore i dha mundësine gjygjtares Jackson t'i drejtohej Senatit për herë të parë dhe senatorëve republikanë e demokratë të provonin linjat e tyre të sulmit apo mbrojtjes, që do të dominojnë pjesën tjetër të javës.


Dick Durbin (D), kryetar i Komitetit Gjyqësor të Senatit, e prezantoi Jackson si një kampione të shtetit ligjor me një histori të gjatë përsosmërie dhe integriteti. Shumë demokratë theksuan rëndësinë historike që Jackson ështe gruaja e parë afroamerikane e emëruar për Gjykatën Supreme. (Gruaja e parë latine, Sonya Sotomayor ështe anetare e Gjykatës Supreme, e emeruar nga Obama.)


"Fakti është se anëtarët e Gjykatës Supreme, në një aspekt, kurrë nuk e kanë pasqyruar vërtetë kombin të cilit i kanë shërbyer", tha Durbin. “Në më shumë se 230 vitet e saj, Gjykata Sipreme ka pasur 115 gjyqtarë – 108 kanë qenë burra të bardhë, vetëm dy gjyqtarë kanë qenë burra me ngjyrë, vetëm pesë gra kanë shërbyer në gjykatë dhe vetëm një grua me ngjyrë”.


Jackson u tha senatorëve se, nëse konfirmohet, ajo do të mbrojë Kushtetutën dhe do të ketë një qasje të paanëshme, apolitike ndaj punës.


“Unë i vendos çështjet e nisur nga një qëndrim neutral. Unë vlerësoj faktet dhe interpretoj e zbatoj ligjin për faktet e çështjes para meje pa frikë dhe favorizim dhe në përputhje me betimin tim gjyqësor”, tha ajo.


Senatori Graham (R) e pyeti Ketanji-n sa fetare eshte ne nje shkalle 1-10


Mbi seancat dëgjimore të Ketanji Jackson lëshojnë hije betejat e hidhura të konfirmimit të tre kandidatëve të Gjykatës Supreme të emëruar nga Donald Trump, në veçanti akuzat e demokratëve për sulm seksual, kundër Brett Kavanaugh. Disa senatorë republikanë përmendën seancat dëgjimore të Kavanaugh për të argumentuar se demokratët i kishin trajtuar në mënyrë të padrejtë kandidatët e partisë së tyre.


Sidoqoftë konfirmimi i Jackson filloi me një atmosferë më miqësore. Një numër republikanësh e komplimentuan Jackson për zotësinë e saj dhe historinë frymëzuese të rritjes së saj në gradat gjyqësore nga avokate mbrojtëse publike në gjykatëse federale. Ata gjithashtu ngritën një sërë shqetësimesh të mundshme, nga komentet e kaluara të Jackson deri te grupet progresiste që e mbështesin emërimin e saj.


Senatori republikan Josh Hawley kishte bërë bujë të dielën me një postim në Twitter, ku akuzonte Jackson se ishte tepër e butë në dënimin e njerëzve të akuzuar për pornografi fëminore. Hawley e përsëriti argumentin e tij gjatë fjalimit të hapjes, të hënën, ndërsa dukej gjithashtu i vetëdijshëm për reagimin. Ai tha se i bëri komentet e tij paraprake në Twitter për të mos e kapur Jackson të papregatitur, e cila mbante shënime ndërsa Hawley lexonte një listë të rasteve. Senatori e quajti të emëruarën "jashtëzakonisht të menduar" dhe tha se ai priste që ajo të shpjegonte filozofinë e saj gjyqësore.


Marsha Blackburn (R)


Fjalimi më agresiv deri tani erdhi nga senatorja republikane Marsha Blackburn, e cila iu referua fëmijëve trans që konkurrojne në sporte, teorisë kritike të racës dhe Projektit 1619, duke akuzuar Jackson si një aktiviste me një axhendë sekrete për të indoktrinuar fëmijët dhe për të liruar kriminelët e dhunshëm.


"You once wrote that every judge has 'personal, hidden agendas' that influence how they decide cases," she said. "I can only wonder what your hidden agenda is. Is it to let child predators back to the streets? Is it to restrict parental rights and expand government into our schools and private family decisions? Is it to support the radical left's attempt to pack the Supreme Court?" - i tha senatorja Bkackburn.


Blackburn më pas e përfundoi fjalimin e saj duke uruar Jackson për historinë e saj frymëzuese. "Ju dhe familja juaj duhet të jeni jashtëzakonisht krenarë," tha Blackburn.


Demokratët u hodhën për të argumentuar kundër sulmeve se Jackson është e butë ndaj krimit. Të dyja palët u shprehën gjithashtu se shpresonin që ky proces konfirmimi të ishte më pak i disputueshëm se tre të mëparshmet. Senatori demokrat Patrick Leahy e quajti gjygjtaren Jackson një "nje kandidate të paarritshëme" e cila "mund të na bashkojë përsëri".


Dita e dytë e dëgjimeve


Gjyqtarja e emëruar për Gjykatën e Supreme, Ketanji Brown Jackson, u muarr në pyetje të martën në lidhje me filozofinë e saj të gjykimit për dënimet e saj për pornografinë fëminore , pas kritikave të republikanëve për kohëzgjatjen e dënimeve me burg që ajo ka dhënë.


Kryetari i Komitetit Gjyqësor të Senatit, Dick Durbin (D) u përpoq t'i bënte parapritje thellimit në këtë temë, pasi senatori Josh Hawley (R) kishte ngritur një ditë me parë shtatë raste pornografie me fëmijë, në të cilat Jackson kishte vendosur ​​dënime që Hawley i konsideronte shumë të buta.


“Mendova për akuzat e tij ndërsa të pashë ty dhe familjen tënde duke dëgjuar me kujdes dje, dhe çfarë ndikimi mund të kishte kjo te ti personalisht… A mund të na tregosh se çfarë po kalonte në mendjen tënde në atë moment?” pyeti Durbin.


"Si një nënë dhe një gjykatëse që i është dashur të merret me këto çështje, mendova se asgjë nuk mund të ishte më larg nga e vërteta," u përgjigj Jackson.


“Këto janë disa nga rastet më të vështira me të cilat duhet të përballet një gjykatës, sepse ne po flasim për foto të abuzimit seksual të fëmijëve”, tha ajo. "Ne po flasim për përshkrime grafike që gjyqtarët duhet të lexojnë dhe të marrin parasysh kur vendosin se si të dënojnë në këto raste."


Gjykatësja u qëndroi dënimeve të saj, duke vënë në dukje se, sipas ligjeve të miratuara nga Kongresi për të udhëhequr ato vendime, dënimet duhet të jenë "të mjaftueshme, por jo më të mëdha se sa është e nevojshme".


"Kongresi duhet të përcaktojë se si dëshiron që gjyqtarët t'i trajtojnë këto raste," shtoi ajo më vonë. “Por siç është aktualisht, mënyra se si është shkruar ligji, mënyra se si Kongresi ka drejtuar Komisionin e Dënimeve, duket se nuk është në përputhje me mënyrën se si kryhen këto krime dhe për këtë arsye ka pabarazi ekstreme.”


Ted Cruz (R)


Sen. Ted Cruz (R) prarqqiti një tabelë që vinte në dukje se në disa raste Jackson kishte zbatuar dënime që ishin 14 për qind deri në 64 për qind reduktim nga ajo që kishte kërkuar prokurori.


“Në 'Shtetet e Bashkuara vs. Chazin', prokurori kërkoi nga 78 deri në 97 muaj. Ti vendose 28 muaj. Njëzet e tetë muaj është një ulje prej 64 për qind. Në 'Shtetet e Bashkuara vs. Cooper', prokurori kërkoi 72 muaj, ti caktove 60 muaj”, listoi Cruz . “Kjo ishte një ulje prej 17 për qind. Në 'Shtetet e Bashkuara vs. Downs', prokurori kërkoi 70 muaj, ti dhe 60 – kjo ishte një ulje prej 14 për qind. Në 'Shtetet e Bashkuara vs. Hawkins', prokurori kërkoi 24 muaj, ti vendosët 3 muaj - kjo ishte një ulje prej 80 për qind. Në "Shtetet e Bashkuara vs. Savage", prokurori kërkoi 49 muaj, ti dhe 37 - kjo ishte një ulje prej 24 për qind. Në "Shtetet e Bashkuara vs. Stewart", prokurori kërkoi 97 muaj, ti vendose 57 – kjo ishte një ulje prej 40 për qind.”


“A besoni se zëri i fëmijëve dëgjohet kur 100 për qind të rasteve ju dënoni ata që posedojnë pornografi me fëmijë shumë më poshtë se sa kërkojnë prokurorët?” - pyeti Cruz.


"Po Senator, po," tha Jackson, duke shpjeguar se grafiku nuk përfshinte të gjithë faktorët që gjyqtarët ishin ngarkuar nga Kongresi të merrnin në konsideratë, duke përfshirë rekomandimin e oficerëve të provës.


"Ne nuk i kemi ato të dhëna", tha Cruz. “Këtij komiteti nuk i janë dhënë rekomandimet e oficerëve të provës. Ne do t'i mirëpresim ato.”


“Gjëja e dytë që do të thoja është se unë i marr këto çështje shumë seriozisht si nënë, si dikush që si gjyqtare duhet të shqyrtojë provat aktuale në këto raste, bazuar në kërkesat e Kongresit për të marrë parasysh jo vetëm udhëzimet e dënimit, jo vetëm rekomandimet e palëve, por edhe gjëra si historitë e viktimave”, vazhdoi Jackson, “gjithashtu edhe gjëra të tilla si natyra dhe rrethanat e veprës penale, historia dhe karakteristikat e të pandehurit.”


“Kongresi është organi që u tregon gjyqtarëve të dënimit se çfarë duhet të shikojnë. Dhe Kongresi ka thënë se një gjyqtar nuk po luan një lojë me numra", vazhdoi Jackson. “Gjyqtari shqyrton të gjithë këta faktorë të ndryshëm dhe merr një vendimnë çdo rast, bazuar në një sërë konsideratash të ndryshme. Dhe në çdo rast, më pëlqen t'i bëj përgjegjës të pandehurit në dritën e provave dhe informacionit që më është paraqitur.”


“Në 100 për qind të rasteve provat ishin më pak se sa kërkonin prokurorët?" - Cruz insistoi përsëri.


“Senator, provat në këto raste janë skandaloze. Dëshmitë në këto raste janë ndër më të këqijat që kam parë dhe megjithatë, siç drejton Kongresi, duhet të marrin parasysh rrethanat personale të të pandehurit sepse kjo është një kërkesë e Kongresit, "u përgjigj Jackson.


Josh Hawley (R)


Kur erdhi radha e senatorit Hawley, nëntë orë pas fillimit të seancës, ai e sfidoi kandidaten Jackson-in për çështjen Hawkins, duke i kërkuar asaj të shpjegonte pse ajo "i kërkoi falje" të pandehurit gjatë dënimit.


"Ka një studim që tregon se parandalimi është diçka që mund të ndodhë", tha ajo. “A ndodh në çdo rast? Unë nuk e them këtë.”


Hawley vazhdoi me linjën e marrjes në pyetje ne lidhje me krimet e ndryshme, duke iu rikthyer çështjes së dënimeve të Jackson në rastet e pornografisë së fëmijëve. Jackson përsëri pohoi rolin e Kongresit në udhëzimet e dënimit.


Në pika të tjera gjatë seancës dëgjimore, Jackson iu nënshtrua presionit mbi opinionin e saj për demokratët ose republikanët që mund te rrisin numrin e anëtarëvet e Gjykatës Supreme - një praktikë e njohur si paketim i gjykatës.


Çdo herë, gjyqtarja e shmangu dhënien e mendimit të saj specifik, sipas shembullit të Amy Coney Barrett, gjatë seancave të saj të konfirmimit për Gjykatën Supreme.


"Unë jam dakord me gjygjtaren Barrett në përgjigjen e saj ndaj kësaj pyetjeje, kur ajo u pyet para këtij komiteti", tha Jackson, duke theksuar më vonë angazhimin e saj për të "qëndruar në korsinë time".


Para Gjykatës Supreme qendron mundësia të përmbysë çështjen e diskutueshme "Roe v. Wade", për abortin, më vonë këtë vit. Senatorja Dianne Feinstein (D-Kalifornia) e pyeti Jackson për këtë çështje.


"Unë pajtohem me Justice Kavanaugh dhe Justice Barrett për këtë çështje," i tha Jackson senatores përpara se t'i referohej një rasti të dytë historik të abortit, "Planned Parenthood vs. Casey".


“Roe dhe Casey janë ligji i vendosur i Gjykatës Supreme në lidhje me të drejtën për të ndërprerë shtatzaninë e një gruaje. Këto çështje kanë krijuar një kornizë legale që gjykata e ka riafirmuar”, tha ajo.


Sen. John Kennedy (R) e pyeti Jackson-in se kur ajo besonte se filloi jeta.


"Nuk e di," u përgjigj Jackson.


"A ke besim fetar?" - pyeti senatori Kennedy.


"Unë kam besime personale fetare dhe besime të tjera që nuk kanë të bëjnë fare me ligjin për sa i përket kohës kur fillon jeta", tha Jackson.


Ketanji Brown Jackson u vu gjithashtu nën presion në lidhje me Amendamentin e Dytë, nga kreu i krahut republikan të komitetit Chuck Grassley (R-Iowa) duke e pyetur: "A besoni se e drejta individuale për të mbajtur armë është një e drejtë themelore?"


“Senator, Gjykata Supreme ka vendosur se e drejta individuale për të mbajtur armë është një e drejtë themelore”, tha Jackson.


Gjatë periudhës së pyetjeve të tij, senatori Ted Cruz tërhoqi vëmendjen ndaj Projektit 1619 të New York Times dhe teorisë kritike të racës.


"Në kuptimin tuaj, çfarë do të thotë teoria kritike e racës?" Cruz pyeti gjyqtarin.


"Senator, kuptimi im është se teoria kritike e racës është, është një teori akademike, që ka të bëjë me mënyrat në të cilat raca ndërvepron me institucione të ndryshme", u përgjigj Jackson. “Kjo nuk del në punën time si gjyqtare. Nuk ka qenë kurrë diçka të cilën e kam studiuar apo mbështetur dhe nuk do të ishte diçka në të cilën do të mbështetesha nëse do të isha në Gjykatën Supreme”.


Cruz më pas vuri në dukje një fjalim të Jackson të vitit 2015 në të cilin ajo thonte se dënimi "bashkon lloje të ndryshme të ligjit, ligjit penal dhe natyrisht ligjit kushtetues, teorisë kritike të racës".


“Kështu që ti, në një fjalim në një shkollë juridike, the se merret në konsideratë teoria kritike e racës. Prandaj të pyes çfarë deshe të thoje me këtë? - e pyeti Cruz.


"Senator, citati që po përmendni atje kishte të bënte me politikën e dënimit, nuk kishte të bënte me dënimin", u përgjigj Jackson.


Cruz gjithashtu e pyeti nëse ajo besonte se teoria kritike e racës duhet të mësohet në shkollat ​​e nivelit K-12.

“Nuk e di, nuk mendoj kështu”, tha ajo. "Unë besoj se është një teori akademike që është në nivelin e shkollës juridike."


Senatori i Teksasit më pas vazhdoi të tregonte fragmente nga një libër që supozohet se mësohet në një kopësht fëmijesh në Georgetown - ku Jackson shërben në bordin e të besuarve - që ai pretendoi se i akuzonte foshnjat si "raciste".


"A jeni dakord me këtë libër, që u mësohet fëmijëve, se foshnjat janë raciste?" - pyeti Cruz.


"Unë nuk besoj se ndonjë fëmijë duhet bërë të ndihet sikur është racist ose sikur nuk vlerësohet ose se është se më pak se viktimat e tij ose se është shtypës," tha Jackson, duke vënë në dukje se përgjigja e saj e mëparshme, nëse teoria kritike e racës duhej të mësohej në shkolla, ishte specifike për shkollat ​​publike.


"Unë nuk kam shqyrtuar asnjë nga këto libra, asnjë nga këto ide, ato nuk dalin në punën time si gjyqtare", i tha Jackson senatorit Cruz. "Me gjithë respektin e duhur, jam këtu për t'u pëgjigjur për punën time si gjyqtare”.


Dëgjimet vazhduan të merkurën.



67 views0 comments

Comments


bottom of page