Po qarkullon lista e rrogave te 550 mije shqiptareve, te punesuar ne shtet dhe ne kompani private. Nuk dihet nese eshte informacion i hackeruar nga nje aktor i jashtem, apo i vjedhur dhe dekonspiruar nga ndonje element i brendshem.
Kane akses ne nje baze te dhenash te tille Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve dhe instituti i statistikave INSTAT.
Njesoj si te lista e patronazhisteve edhe ne kete rast informacioni qarkullon ne formen e nje skede Excel, ku perfshihen numrat e kartave të identitetit, emrat e personave, numri personal, qendra e punës, funksioni që kryejnë dhe rroga qe marrin, me renditje nga rrogat me te larta te me te ultat, duke filluar nga presidenca e republikes, te ministrite, te ambasadat, te kuadrot e kompanive te medha dhe bankave.
Informacion i rrogave konsiderohet personal dhe sekret ne gjithe boten, si nga pikepamja e punedhenesit, edhe nga pikepamja e te punesuarit.
Shqiperia po perpiqet te fuse elektronizimin e te dhenave dhe operacioneve, por siguria elektronike mbetet e ulet. Ne rastin e listes se patronazhiseve kishim te benim me nje deshtim te dyfishte te sigurise: 1) partia-shtet perdori te dhenat e gjendjes civile te shtetit nga eAlbania, 2) vete lista e patronazhisteve u dekonspirua.
Shenim: Ne lidhje me ceshtjen e votimit online, mund te realizohet teknikisht qe te mos kete nje liste emerore te votuesve. Asgje qe kryhet me leter, nuk mund te mos realizohet ne menyre elektronike.
PT
Comments