top of page

Reagani globalist. Putini "gjeni". Trumpi putinist. Menyra ime liberale e trajtimit te fese

Updated: Mar 1, 2022

Nga Parid Turdiu


Putini sigurims ne Gjermanine Lindore


Muri i Berlinit ishte simboli i gardhit te hekurt qe ndante Europen.


Reagan tha: "Mr. Gorbachov, tear down this wall!" Zoti Gorbacov, rrezoje kete mur!


Trump tha:


I went in yesterday and there was a television screen, and I said, "This is genius. Putin declares a big portion of Ukraine, - Putin declares it as independent. Oh, that’s wonderful,”

I said, "How smart is that?" And he’s gonna go in and be a peacekeeper ... We could use that on our southern border."


Shqip: Hyra brenda dje dhe ishte ndezur televizori, dhe thashe, "Kjo eshte prej gjeniu. Putini deklaron nje cope te madhe te Ukraines, - Putini e deklaron si te pavarur. Oh, kjo eshte e mrekullueshme."

Thashe, "Ka zgjuarsi me te madhe?" Dhe ai do futet si ruajtes paqeje ... Mund ta bejme edhe ne kete ne kufirin tone te jugut."


Putini kontrollonte nje pjese te oblastit (provinces) se Donjetskut dhe nje pjese te oblastit te Luganskut. Njohu si republika te pavarura kret Donjetskun e Luganskun dhe pastaj u fut gjoja per te cliruar tokat e pushtuara nga Ukraina. Kete justifikim ua thote rusev, ne mediat monopoliste te regjimit te tij, se ne Perendim tingellon si budallik i trashe, pervec Trumpit te cilit i duket gjeniale, aq sa propozon te perdoret nga USA kunder Meksikes (!)


Nuk dihet si do shkoje Ukraina, se forca brutale mund te jete efektive, ne afat te shkurter, por ne afat me te gjate Putini ka humbur. E ka kthyer te gjithe boten kunder tij. Vete ruset po dalin ne demostrata kunder kesaj lufte te kote, kunder vrasjes se njerezve ukrainas qe nuk perbenin rrezik per askend.


Me duket se kjo eshte lufta e pare e eres se informacionit, e armeve (te Putinit) kunder fjaleve, jo te partive e qeverive, por te njerezve te gjithe botes qe flasin direkt. Kjo lufte, me duket mua, hap nje periudhe te re ne historine e njerzimit: celulari kunder grykes se zjarrit.


Ukrainasit na e provuan qe nuk jane ruse, por nje nga popujt e Europes, si ruset. Europianet duan te jene te lire, pa gardhe te hekurta; duan qe ruset te futen ne Europe si njerez te lire, jo qe Rusia te behet burg popujsh, i rrethuar me gardh.


Ate qe kerkon te beje Putini e nxorri Medvedev, ish partner i ngushte i Putinit - ish km dhe ish president i Rusise - tani ne nje rol te reduktuar si zvkr i keshilit te mbrojtjes nacionale. Tha dicka te tille, "me mire t'i mbyllim te gjitha ambasadat e Perendimit, as mos t'u flasim fare, t'i shohim vetem nepermjet shenjestres se armes". Dmth kerkojne te rindertojne perandorine ruse dhe ta izolojne ne nje autarki armiqsore ndaj pjeses tjeter te botes.


Nacionalizem apo globalizem? Te dyja, "gjella me kripe, kripa me karar". Bota eshte e organizuar ne shtetkombe. Nacionalizmi duhet te marre formen e patriotizmit, qe ti mbrohesh kur te sulmojne, si ukrainasit. Ti mos sulmo popuj te tjere dhe bashkejeto me ta ne paqe e harmoni.


Partite politike, brenda shtetkombit, duhet te bashketojne ne paqe e harmoni; te bejne gare, si ekipe sportive, jo lufte si Putini.


Teza jone, e rrjetit te organizatave "Qendra" eshte qe kombi shqiptar nuk eshte me territorial, por global, se ka emigruar ne te gjithe globin.


Organizatat "Qendra" mbrojne te drejtat e kombit global shqiptar dhe, ne menyre konkrete e imediate, te drejten e diaspores per te votuar. E drejta duhet te jete REALE, duke e bere PRAKTIKE. Diaspora duhet te votoje ONLINE, nga celulari.


Dje, nje person nga New Yorku fitoi per here te dyte 10 milion dollare ne llotari. E kishte fituar te njeten llotari dhe te njejten shume para 3 vjetesh.


Koincidence eshte kjo? Nuk ka mundesi. Eshte nje dore e padukshme qe e drejtoi kete. Pse? Nuk mund te dihet. Kot per gallate?


Une besoj ne zot dhe besoj qe zoti nuk mund te njihet. Kam trashiguar nga familja fene myslimane dhe aty po rrij, ne nje menyre liberale. Une fene e kam "pick and choose", marr vetem cfare rezonon me mua, se bir i zotit jam edhe une, jo vetem Krishti e Muhameti.

Papa tha, "kush jam une te gjykoj!" Po ju kush jeni? (retorike)


Pashe qe sot dikush kishte shkruar nje kundershtim per nje shkrim timin te para dy vjeteve.


Po e rikujtoj ketu shkrimin ne fjale, te tetorit 2020. Eshte krejt orgjinial; kete interpretim te Islamit nuk e kam lexuar kerkund, eshte krejt nga koka ime.


Thelbi i Islamit: Globalizmi


Vrisja mendjen cili eshte thelbi i Islamit. Nuk ma shpjegonte dot kush, se ata qe lexojne fe kane mendje mistike, jo analitike dhe nuk e gjejne dot thelbin. Ata qe kane mendje analitike nuk lexojne fe, por shkence.


“Nqs do qe nje pune te kryhet, beje vete.”


Judaizmi solli Ligjin, qe zbriti nga Zoti ne formen e 10 Komandave dhe eshte i detyrueshem per te gjithe, pavaresisht se kush mund te jesh.


Pas 3 mije vjet drejtesie judaike “sy per sy, dhemb per dhemb” Krishti e gjeti boten te palumtur, pa sy dhe pa dhembe. Ai predikoi se drejtesia perfekte eshte mizore; botes i duhet Dashuria. Dashuria pjell Meshiren. Meshira, tha Krishti, vjen para Drejtesise. Lindi Krishterimi si ideologjia e Dashurise (pa harruar Ligjin; Dhjates se Vjeter judaike iu shtua Ungjilli kristian).


Cfare solli te re Muhameti?


Dy aktet e tij me te rendesishme ishin globaliste.


“Isra” eshte quajtur udhetimi i tij ideal brenda nates, nga Meka, ne Jeruzalem, ne Qiell. Shpendi hyjnor Barak e merr ne krah dhe e con te Jeruzalem, te Shkembi (Al Aksa). Prej aty katapultohet ne qiell. Ne Qiellin e Pare takon te gjithe profetet, Nga Adami, te Abrahami, te Moisiu, te Jezui, pa dallim rrace e feje dhe i udheheq ne lutje. Pra feja, sipas tij, eshte globale.

Akti i dyte ishte “Hixhra”, ikja nga Meka ne Medine. Kishte 20 vjet qe predikonte ne Meken e mbyllur, konservatore dhe kishte mbledhur vetem 150 pasues. (Ishin nje kombinim bijsh te palumtur familjesh te pasura me disa te varfer, njesoj si Antifa tani.)


U rrezikohej jeta nga pushteti dhe emigruan ne nje vend te ri, te panjohur, Medine. Ay Islami gjeti liri dhe mori flake. Hixhra (shkeputja, thyerja me te vjetren) eshte aq e rendesishme ne Islam sa kalendari islamik fillon me Hixhren.


Per te kuptuar Islamin duhet lexuar Sermoni i tij i Fundit.


Muhameti ishte 60 vjec, jo mire me shendet. Kishte shkuar ne haxh dhe me 6 mars 632 ndalon ne malin Arafat prane Mekes dhe u flet besimtareve:


Njerëz, dëgjoni mirë fjalët e mia, se nuk e dij a do shihemi perseri. Prandaj dëgjoni me kujdes dhe tregojani atyre qe nuk jane ketu.

Njerez, ashtu si ky muaj, kjo dite dhe ky vend jane te shenjta, ashtu eshte e shenjte jeta dhe pasuria e cdo myslimani.

Kthejani mallin pronarit te ligjshem.

Silluni me me drejtesi. Mos harroni qe nje dite do shkoni te Zoti dhe do ju gjykoje.

Zoti ka ndaluar fajden, prandaj qe sot e tutje kancelohen detyrimet e fajdeve. Parate tuaja jane tuajat per t’i mbajtur. Ju as do shkaktoni, as do vuani pabarazine.

E drejta e gjakmarrjes, qe rrjedh nga “koha e erresires”, gjithashtu kancelohet.

Njerez, infidelet manipulojne kalendarin, per për të bërë të lejueshme atë që Zoti e ndaloi dhe për të ndaluar atë që Zoti e ka bërë të lejueshme. Me Zotin muajt janë 12. katër prej te cileve janë të shenjtë, tre jane njëpasnjëshem dhe një ndodh veçmas midis muajve Jumada dhe Shaban.

Kujdes nga djalli, për mbrojtjen e fesë tuaj. Ai i ka humbur shpresat per te prishur pune te mëdha, prandaj kini kujdes në gjërat e vogla.

Njerëz, ashtu si keni ju te drejta mbi grate tuaja, ashtu kane ato mbi ju. Ju i keni marre grate nen besimin dhe me lejen e Zotit. Nqs ato respektojne te drejten tuaj mbi to, atyre u takon e drejta te ushqehen dhe vishen mire. Silluni mire me grate, se ato jane ndihmeset tuaja te perkushtuara...

Njerëz, më dëgjoni me vemendje, adhuroni Zotin, krijuesi i ketëm i universit, kryeni pesë lutjet tuaja ditore (Salah), agjëroni gjatë muajit të Ramazanit dhe jepni detyrimin tuaj financiar (Zekat) ne perpjesetim me pasurinë suaj. Bëni Haxh nëse keni mundësi.

I gjithë njerëzimi filloi nga Adami dhe Eva. Një arab nuk ka epërsi ndaj një jo-arabi dhe as një jo-arab nuk ka epërsi mbi një arab. Gjithashtu një i bardhë nuk ka epërsi ndaj nje te ziu dhe as një i zi nuk ka epërsi ndaj nje te bardhi, përveçse per nga devotshmëria dhe veprimi i mirë.

Zoti e krijoi njeriun nga pluhuri. Beri burrin dhe gruan, familjet, fiset dhe kombet, qe njerezit te takohen dhe njohin njeri tjetrin.

Mësoni që çdo mysliman është vëlla për çdo mysliman dhe se myslimanët përbëjnë një Vëllazëri (Umma).

Asgjë, që i përket një myslimani tjetër, nuk eshte e ligjshme për një mysliman te mbaje, përveç nëse i është dhënë lirshëm dhe me dëshirë.

Mos bëni padrejtësi ndaj njeri tjetrit.

Mos harroni, një ditë do të paraqiteni para Zotit dhe do të përgjigjeni për veprat tuaja. Prandaj, keni kujdes, mos u largoni nga shtegu i drejtë, pasi une te mos jem më.

O njerëz, asnjë profet tjeter, ose i dërguar, nuk do vijë pas meje dhe asnjë besim i ri nuk do të lindë.

Reflektoni, o njerëz, dhe kuptoni fjalët qe po ju them. Unë po ju lë dy gjera: librin me fjalen e Zotit, Kuranin dhe Sunën, shembullin e jetes sime. Nëse i ndiqni keto te dyja nuk do të gaboni kurrë.

Të gjithë ata që më po dëgjojnë ketu duhet t'ua transmetojnë fjalët e mia njerezve të tjerëve dhe ata njerezve te tjere, e keshtu me rradhe. Te fundit do i kuptojnë fjalët e mia më mirë se ata që po më dëgjojnë direkt.

Bëhu dëshmitari im, o Zot, që unë ia kam përcjellë mesazhin tënd popullit tim.

Njerez, me thoni, a e kam kryer une deyren time?

Njerez, a e kam kryer detyren time?

Njerez, a e kam kryer detyren time?

Njerezit: Poooooooooo !!!

Comentarios


bottom of page