top of page

Pse ndodhi renia e fundit e kriptovalutave tani ne dhjetor dhe kur do stabilizohen?


Kriptomonedhat dhe teknologjia mbi te cilat jane krijuar tashme bejne pjese ne financen e perditeshme. Gjate ketij viti, 2021, “non fungilble tokens” NFT (qe ne shqip mund te perkthehen si “gogla jo te kembyeshme”), jane shitur per shuma te habiteshme. Bankat qendrore po flirtojne me idene e emetimit te kriptomonedhave te veta.

Pse ra perseri cmimi i kriptomonedhave, si psh bitcoin?

Cmimi i kriptomonedhave bie kur ka nervozitet ne treg. Cmimi i bitcoinit ra, nga $ 57 mije ne $45 mije, ne fillim te dhjetorit dhe eshte stabilizuar ne rreth $50 mije. Ethereum ka rene nga $4700, ne $4000.

Në të shkuarën, gremisjet e kriptove kanë ndodhur kryesisht në mënyrë të pavarur nga levizjet e pergjitheshme te tregjeve financiare. Rënia e mprehtë në maj 2021, kur kriptovalutat humbën 47% të vlerës së tyre brenda një jave, u shkrep nga një shtrëngim i tregtisë së kriptove në Kinë, kombinuar me një postim në Twitter te Elon Musk, i cili tha se Tesla nuk do pranonte me pagesa ne bitcoin.

Në ndryshim nga me pare, rënia e fundit e çmimeve të kriptove tani ne dhjetor, ka pasqyruar renien e tregjeve amerikane, per shkak te Omicronit, inflacionit te rritur dhe planit te Rezerves Federale per te ngritur normat e interesit. (Kur rriten normat e interesit, preket me shume cmimi i aseteve me rrisk me te larte.)

Ndikimi i ketyre faktoreve, mbi kriptovalutat, ka qene vecanerisht i theksuar. Megjithese jane quajtur monedha digitale, mbajtesit e tyre i trajtojne si asete investimi; tregtohen me pak se aksionet e burses (dmth kane likuiditet me te ulet), me nje nr. te kufizuar investoresh te medhenj qe kane nje ndikim te disproporcionuar mbi tregun (dmth e levizin sipas qejfit). 2% e llogarive te bitcoin mbajne 95% te monedhave te disponueshme. Vitin e kaluar, më pak se 20% e sasise se bitcoin u tregtua në mënyrë aktive - shumica mbahen në llogari afatgjata. Kjo do të thotë që tregtimet nuk duhet të jenë shumë të mëdha ne vlere për të zhvendosur çmimet në mënyrë dramatike. Platformat e exchange te kriptove janë të shumta: fragmentimi i tregtimit rrit paqëndrueshmërinë, pasi pak tregtime në një exchange të caktuar mund të kenë një efekt të rëndësishëm. Çmimet ndikohen gjithashtu nga tregu masiv i derivateve (kontrata te bazuara mbi parashikime per çmimin e një aseti-themel, në këtë rast kriptomonedhë): ka mesatarisht pesë herë më shumë tregtime të derivateve të bitcoin-it se sa tregtime spot të vetë bitcoinit. Këto baste, të cilat zakonisht bëhen në exchanges të parregulluara, neper bote, mund të zhvendosin çmimin e kriptomonedhave duke shtuar paqëndrueshmërinë.

Ndërkohe qe investimi në kripto fiton popullaritet, investitorët më stabël kane filluar të marrin pjese ne tregtimin e tyre. Kjo mund të injektojë më shumë profesionalizëm dhe t'i bëjë çmimet më pak të paqëndrueshme në horizont afatgjatë. Por stabiliteti është ende shumë larg.

Priten nderhyrje te qeverive ne kriptomonedhat duke shtrenguar e forcuar rregulloret. Vende te ndryshme po konsiderojne masa te ndryshme. USA po perpunon menyra per te rregulluar stablecoins, një lloj kripto e lidhur me nje monedhë të emetuar nga nje shtet.

Banka Qendrore Evropiane ka miratuar një kornizë për mbikëqyrjen e pagesave dixhitale, duke përfshirë disa kriptovaluta.


Nderkohe instabiliti për normat e interesit mund të vazhdojë të ndryshojë çmimet.

Investimi në kripto duket se do të mbetet një rruge me gropa e gunga.


111 views0 comments
bottom of page