Boring is good.
Mendoj se ky shkrim i shkurter permban disa ide te rendesishme dhe ndoshta origjinale (kush ka kohe te beje verifikime; une i nxorra nga koka ime):
Pse monarkia qendron si opsion interesant edhe sot, ne shekullin 21?
Mbeshtes princ Leken per president dhe eventualisht monark, nqs e shkarkon ne rregull detyren e kreut te shtetit.
Nuk e njoh, por me duket se e ka temperamentin e duhur, - nuk eshte i rrembyer, nuk ben gabime - dhe e kupton rrolin e monarkut kushtetues.
Ka shkollim dhe pervoje profesionale te pershatshme.
E shoqja u ngaterrua pak me ceshtjen e Teatrit (hej, ndaj mendjen, je aktore apo princeshe?) por e shleu gabimin duke lindur trashigimtaren.
Princi eshte apolitik; rrjedh nga nje familje shume shqiptare, por me gra te huaja, per nje doze te nevojeshme globalizmi dhe perzjerje feshe.
Monarkia do ishte nje faktor stabilizues per Shqiperine dhe do e vishte me nje patine serioziteti, dinjiteti dhe, pse jo, turizmo-interesantizmi.
Fqinjet ballkanike do zverdheshin nga zilia.
Pse ngelet interesante monarkia, ne shek 21, ndonese eshte jo-demokratike? Se eshte familjare, i ngjan familjes se secilit, ku prona dhe autoriteti trashgigohen nga prindet te femija.
Themeluesit e dinastive ishin individe te afte. Familjet mbreterore nuk jane detyrimisht te afta, jane mesatare - "medioker" i kam quajtur ne titull, - por te veshura e ngjeshura si per dasem. Por hej, bota eshte krijuar per mesatarët, te cilet per bejne 95% te njerezve!
Bota reale nuk eshte krejt demokratike; nje pjese e privilegjit trashigohet nga familja, nuk fitohet me merite. Familja mbreterore perfaqeson kete aspekt.
Aspektin e merites duhet ta perfaqesojne parlamenti dhe qeveria.
Shkurt, monarkia misheron institucionin e familjes, parimin e trashigimit te prones dhe intelektin mesatar, perfshire veset e virtytet, te shumicës se njerezve.
Comentários