top of page

OQ arrin te fuse votimin e Diaspores ne vemendjen e pushteteve te trembura te Tiranes


E filloi Rama: Nje muaj pasi publikuam programin e OQ per te kerkuar te drejten e Diaspores per te votuar (online), Rama shpalli konsultimin online te Diaspores per ceshtje te rendesishme te vendit.


Organizata e Qendres arriti nje sukses tjeter: Po vihet ne axhende votimi i Diaspores, ne pushtetet e Tiranes.


Ilirjan Celibashi shpjegoi ne Top Channel variantin qe sipas tij mund të përmbushë kërkesat e palëve në procesin e votimit.


“Duket që një pjesë e partive politike nuk e pëlqejnë votimin në ambasada, nuk e parapëlqejnë votimin nëpërmjet postes. Unë mendoj që një mënyrë hibride e votimit, duke kombinuar fletën e votimit me sistemin elektronik të dërgimit dhe marrjes së fletës së votimit do ishte mënyra më e përshtatshme“.


Une:


1. Votimi ne ambasada as duhet permendur; nuk ka kuptim, eshte nje menyre e vjeteruar qe i takon gjysmes se pare te shek 20. Do udhetojne njerezit nga Florida ne Washington, apo nga Bolzano ne Rome per te votuar?!


2. Kombinimi i dergimit te fletes se votimit ne menyre elektronike dhe i marrjes se fletes me poste eshte eshte i kollajshem, i sigurte dhe perdoret nga nje numer shtetesh te botes, duke perfshire USA. Kjo nuk ka asnje aresye qe te mos realizohet, por edhe kjo eshte e vjeteruar. I takon gjysmes se dyte te shek. 20.


3. Sistemi bashkekohor, modern, duhet te jete krejt elektronik, bazuar ne teknologjine blockchain: Eshte i shpejte, i sigurte, me kosto te ulet dhe mund te perdoret edhe brenda territorit te republikes, duke e zevendesuar letren plotsisht. (Ata qe nuk kane elektronike mund te shkojne dhe te perdorin terminalin elektronik te qendres se votimit.)


Elektronika eshte e sigurte. Njerezit ia besojne elektronikes parate e veta, qe per ta jane shume me te rendesishme se vota. (Shqiptareve, t'u vjedhesh voten, eshte ok. T'u vjedhesh parate bejne kryengritjen e vitit 1997.)

Menyrat e votimit hibrid dhe krejtesisht elektronik ekzistojne.


Nje padi ne Gjykaten Kushtetuese, ose edhe vetem kercenimi i padise, do e detyronte shtetin shqiptar t'i jape Diaspores te drejten e votes, te sanksionuar nga Kushtetura dhe 3 ligje te tjera.


Parid Turdiu

143 views0 comments

Comentários


bottom of page