Nga Parid Turdiu
Shqipëria ka qënë gjithmonë një vend i varfër, me kufinj porozë, me emigracion te lartë, (përvec periudhës enveriste, kur regjimi i mbante kufinjtë të vulosur.
Periudha e izolimit enverist ishte një anomali, singularitet. E gjithë koha tjetër 2 mijë vjecare ka qenë e ngjashme: Shqiptarët kanë emigruar për arësye ekonomike dhe politike. Toka ishte e varfër, jashtë rrugëve tregtare rajonale. Vendi ishte i vogel, me diversitet të larte tribal, i paaftë per t’u mbrojtur ndaj të huajve, te cilët e kanë pushtuar, plackitur, copëtuar; e kanë perdorur si fushë lufte, monedhë tregu, laborator eksperimentesh.
Përzjerja e varfërise strukturale, me tribalizmin e diversitetin e ekzagjeruar - "jane 1 mije Shqipëri", ka shkruar Montanelli, - me sundimin e klientëve të të huajve sipas relacionit "unë të shërbej, ti më mbaj në pushtet", krijojnë një mungesë oportuniteti e mobiliteti social, pra një mungesë shprese, që e ka bëre shqiptarin te marrë rrugët e emigracionit në kërkim të shpresës, në të shkuarën dhe tani. Nuk shtyhet jeta pa shpresë!
Cfarë bën shqiptari ne emigracion? Punon për të huajt, dikur si ushtar apo nëpunes i perandorive ku bënin pjese trojet tona, më pas si punëtor emigrant. Me kalimin e brezave, në mungesë te nje kishe kombëtare, është asimiluar, eshte bërë deng pa markë, ka humbur për vendin e vet.
Çajupi, edhe ai vetë emigrant, u drejtohej shqiptarëve: “Mjaft punove për të tjerë o fatkeq, kujto vendin tek ke lerë dhe tek heq.”
Emigracioni është i veshtire, do braktisësh të gjitha lidhjet njerëzore, cdo gjë që ke njohur dhe do fillosh nga zero. E provojnë vetem ata që kanë moshën, shëndetin, guximin dhe ambicjen e duhur, - njerëzit me dinamike. Në një vend si, bie fjala, Meksika, ku shtresa e lartë dhe e mesme janë mirë, emigrojne njerëzit më dinamikë te klasës më të varfër. Në Shqipëri, pothuajse të gjithë janë keq. Vazhdon të ikë, pa u ndalur, pjesa më dinamike e krejt popullit. Krijohet një “brain drain” dhe një “muscle drain”, duke e varfëruar vendin nga burimet njerëzore. Prandaj dëgjohet shpesh ne popull thënia, “këtu do ngelen vetëm pensionistët”.
Diasporë quhet një popullsi e hallakatur, origjina ë së cilës ndodhet në një vendondodhje gjeografike tjetër. Historikisht kjo fjalë është përdorur në lidhje me shpërndarjen e një populli jashtë territorit te tij autokton, vecanërisht atë te judenjve. Sot fjala diasporë përdoret për të përshkruar komunitete njerëzish që identifikohen me një atdhe, por jetojnë jashtë tij.
Dmth, që të jesh diasporë duhet të plotsosh dy kushte: a) të jetosh jashtë atdheut dhe b) të vazhdosh të identifikohesh me atdheun (në një farë niveli, se jemi në epokën e identiteteve multiple).
Një ilustrim grafik i gjendjes së diaporës mund te jepetme diagramën e Venn-it. Në figurë është paraqitur rasti më i thjeshtë: atdheu (blu) dhe vendi prites (okër). Diaspora është zona gri e mbivendosjes, e cila ka kulturë të dyfishtë blu + okër. I intereson blu-së të humbë zonen gri dhe te ngelet sakat?
Sipas Kombeve të Bashkuara, në fund te vitit 2015 ishin 1.2 milion shqiptarë qe jetonin jashtë territorit te Shqipërise, që ishin sa gjysma e popullsisë ndenjëse në Shqiperi. Sot, pas 6 vjetësh, vlerësohet që kjo shifër të ketë arritur ne 1.4 -1.5 milion.
Një popullatë e zakonshme ka 74% te saj mbi 18 vjec, pra me të drejtën e votës, që në rastin e diasporës shqiptare i bie të jenë mbi 1 milion njerëz.
Popullsia e Shqipërisë realizon pjesëmarrje te lartë në zgjedhje, një zakon që ndoshta ka ngjitur nga enverizmi, ose edhe nga natyra kombative e shqiptarit. Pjesëmarrja në zgjedhjet e Shqiperisë del 47%. Pse? Se 47 përqindshi tjetër, ndonëse te regjistruar në listat e gjëndjes civile të shtetit shqiptar, jetojnë jashtë shtetit.
Vendi me diasporën më të madhe në botë është India, 18 milion. Por India ka 1.4 miliard njerëz. Diaspora e Shqipërise është më shumë se ⅓ e popullsisë totale te Shqipërisë. Besohet se Shqipëria mund të ketë njerën nga diasporat më të mëdha në botë, ne vlerë relative, aq më tepër qe pjesa dërrmuese e diasporës shqiptare është e re, duke filluar nga viti 1990 dhe lidhjen me atdheun e ka akoma të fortë.
Studjuesit ndërkombëtarë thonë se diaspora shqiptare është e mirë arsimuar dhe e mbikualifikuar, në krahasim me diasporat e tjera. Jemi në situatën e pazakontë që, një popull përgjithësisht i keq arsimuar dhe nënkualifikuar, te këtë nxjerrë një diasporë të mbiarsimuar. Kjo dmth se ka ikur pjesa më ë zhvilluar e atij populli.
Në fakt, dihet nga të gjithë në menyrë empirike që kane ikur më së shumti qytetarët. Fluksi i migracionit te postkomunizmit ka qenë, qytetaret jashtë vendit, fshatarët në qytet, aq sa shpesh neper qytete dëgjohet thënia, "nuk njeh më njeri në rruge".
Për nga numri dhe niveli kulturor, social, ekonomik, i shqiptarëvë të ikur rezulton se qendra e gravitacionit zhvillimor të popullit shqiptar është zhvendosur jashtë vëndit. Nuk mund të flitet më për një komb territorial shqiptar, por për një komb global, të ngjashëm me kombin judaik.
Nuk është hera e parë ne histori, që qendra e shqiptarizmit të jetë jashtë vendit. Diaspora e vjetër shqiptare, e parakomunizmit, luajti një rol të rëndësishëm në kombformim, ruajtjen dhe lëvrimin e gjuhës, sigurimin dhe mbrojtjën e pavarësisë, mbrojtjen e të drejtavë të njëriut, dhe njohjen ndërkombëtarë të Shqipërisë.
Këto detyra, për Shqipërinë, u zgjidhën në pjesën e parë të shekullit XX (por jo për Kosovën).
Diaspora e re, e postkomunizmit, ka karaktëristika të tjera. Cështjet e gjuhës, identitetit kombëtar dhe kufinjvë, tashmë konsideroheshin të stabilizuara. Problemi i ditës ishin dhe janë varfëria, zhvillimi ekonomik, mungesa e oportunitetit, vonesa në ndërtimin e shtetit demokratik ligjor. Këtë të fundit diaspora e sotme e ka neglizhuar; ashtu e zënë si ishte për të shijuar ca grimca materiale dhe për të mësuar demokracinë e vendeve pritëse.
Diaspora e vjetër merrej me politikë. Diaspora e re, jo. Kjo është një mungesë që duhët mbushur.
Diaspora e sotme kontribuon ne financat e Shqipërisë me remitanca, duke frekuentuar turizmin e mirefillte dhe mjeksor, duke blere prona te patundeshme, duke paguar taksa pa perdorur sherbime dhe është e prirur të eksplorojë mundësi investimi (ndonesë klima e biznesit është tepër penguese).
Diaspora po e mban Shqipërinë më kulturë: Sportistët, artistët, dhe në një shkallë në rritje, shkencëtarët e mendimtarët shqiptarë te shquar, po vijnë nga diaspora. Teknologjia bashkëkohore bën të mundur një konektivitet të lartë dhe diaspora e sotmë është e lidhur elektronikisht në mënyrë të përditëshmë me lajmet e rrjetët sociale të Shqipërisë. Diaspora udhëton në Shqipëri për pushime, dasmat e festat i bën atje, blen shtëpi në Shqipëri. Ka prindët atje, farefis, varret e familjes; ka cështje pronash dhe cështje gjyqsore të pazgjidhura. Faktikisht është shumë e angazhuar në një numër drejtimësh.
Por kjo lidhje emocionale, kulturore, legale dhe financiare ka munguar të transmetohët në angazhim politik. Ndërkohë që diaspora ka atje interesa të mëdha, politikën ë Shqipërisë, dmth tryezën ku merren vendimët, ua ka lënë krejt ndënjësvë.
Kjo situatë është e pakëmbë, jo normale. Amerikanët e quajnë “taxation without representation”.
Ndenjësit kanë dështuar të bëjnë shtet: se kaq dijnë, kanë marrë zakone të këqia, janë të lodhur e të mplakur, të ngatërruar më një mijë fijë korrupsioni incestual, ndërkohë që rinia e tyre vazhdon të ikë. (Rinia e diaspores po shkeputet nga memedheu. Kjo nuk duhet lejuar.)
Shqipëria ka ngecur e nuk po ndryshon dot, aq sa forca me revolucionarë sot në Shqipëri është bërë ambasada amerikane, në vend që të jetë rinia e Shqipërisë.
Se nuk ka rini!
Ishte Ambasada ajo që imponoi reformën në drejtësi. Ishte Ambasada ajo që i dha një shkundje të fortë Partisë Dëmokratikë. Eshtë Ambasada ajo që po kërkon fundin ë pandëshkueshmërisë.
Kryeministri tha dicka më vënd para pak kohe: U bëri thirrje të rinjve të merrën më politikë, se politika është arena ku ndodhin gjërat. Por cilët të rinj, bijtë e politikanëvë dhe oligarkëve, që kanë ndenjur aty se e kanë rrugën të shtruar? Ai e ka fjalën për 1 mijë të rinjtë e establishmentit, që të përjetësohet ky establishmënt, se rinia e popullit ka ikur.
Forca lëvizësë duhet të jenë të rinjtë punonjës (dhe të rriturit me shpirt të ri), klasa e mesme. Ku janë punonjësit dhe rinia? Në diasporë. Prandaj diaspora duhet të marrë pjesë në trupin politik të Shqipërisë. Si bëhët kjo? Me votën! Diaspora duhet të votojë; është ë drejta e saj, civile dhë njerëzorë, që ia japin 4 ligje të Shqipërisë, dukë përfshirë ligjin themelor, kushtetutën.
Libri e ka ligjin, por zbatohet qejfi i Maliqit. Ka ardhur koha e luftës per zbatimin e ligjit.
Analiza qendron ne pjesen me te madhe te saj. Konkluzioni mbi te drejten e votimit te diaspores, jo vetem de jure por edhe de facto, absolutisht i drejte.
i vetmi paragraf i diskutueshem:
”Per nga numri dhe niveli kulturor, social, ekonomik, i shqiptareve te ikur del se qendra e gravitacionit, nqs mund ta quajme keshtu, e popullit shqiptar eshte zhvendosur jashte vendit. Nuk mund te flitet me per nje komb territorial shqiptar, por per nje komb global, te ngjashem me kombin judaik”(P.T)
Gjykoj se per te konkluduar kete, a ndonje perfundim tjeter, nevojitet nje studim mirefilli statistikor e analitik, jo vetem ne shifra por edhe ne percaktimin e sakte te kualiteteteve intelektuale shqiptare, ketu e atje, ne baze te shkollimeve…
analize e sakte!