top of page

Regjistruan nje kompani, moren nje zyre me qera dhe fituan nje prorosi prej 22 mln euro

  • Parid Turdiu
  • Dec 14, 2021
  • 1 min read

Shkruan gazetari investigativ Artan Rama me 27-09-2017:


Në verën e vitit 2014, themeluesja e Albtek Energy sh.p.k., Stela Gugallja, u ngjit në katin e trembëdhjetë të godinës Sky Tower në Tiranë dhe regjistroi zyrën me numër 13/2 si adresë të kompanisë së sapoformuar. Pastaj u ul e shkruajti një letër në adresë të qeverisë. Ishte kërkesa e parë dhe kërkonte ngritjen e një inceneratori në qytetin më të ndotur të Shqipërisë, në Elbasan.

Pas pak javësh, Albtek Energy u shpall “fituese” e një gare pa konkurentë, me vlerë rreth 22 milionë euro dhe nënshkroi me qeverinë kontratën e bashkëpunimit për ndërtimin e inceneratorit në Elbasan.


Comentarios


bottom of page