top of page

Modernizmi meksikan. Ekspozita e Diego Rivera dhe Frida Kahlo ne muzeun e qytetit tim

Updated: Jan 28, 2022


Diego dhe Frida, ne nje fragment te nje afresku te tij


Jane nder themeluesit e kultures bashkekohore meksikane. Ne Meksiko muralet e tij jane gjithandej, kurse ajo eshte bere pjese e pop-culture. Shkova para disa ditesh te shihja ekspoziten e tyre, me foto e piktura, ne muzeun e qytetit tim floridian; kam qene ne Meksiko, i kam pare vendet ku kane jetuar dhe desha nje udhetim tjeter aty, kete rradhe virtual, ne kohe te kovidit qe nuk levizim dot.

Diego Rivera 1886 - 1957


Ai ishte nje piktor i celebruar, qe artin e vet ia kushtoi Meksikes: natyres, njerezve, kultures autoktone, historise koloniale e revolucionare. Ishte hebre; me 1935 ka shruar: "Judaizmi eshte elementi dominues i jetes sime." Ishte ateist, pra judaik kultutor, jo fetar; besonte se judaizmi frymezonte artin e tij dhe vecamerisht "simpatine per masat e shtypura".


Frida Kalho 1907 - 1954, autoportreti i saj me i fameshem


Ajo isha bija e nje hebreu gjerman te emigruar ne Meksike. Revolucioni meksikan (1910 - 1920) solli kushtetuten majtiste te vitit 1917, e cila ndau kishen nga shteti, shtetezoi pasurite e nentokes, realizoi reformen agrare dhe vendosi te drejten e punetoreve per te bere greve. Nje numer intelektualesh te majte, kryesisht hebrenj, u zhvendosen ne Meksike pas revolucionit, ku krijuan qarqe intelektuale e artistike te cilat mbeshteten "modernizmin meksikan" ne artet figurative.

Casa Azul


Babai i saj ishte fotograf dhe piktor. Familja e saj ishte ne qender te salloneve artistike te kohes. Ajo e njohu Diegon ne shkollen e arteve, ku ai ishte profesor dhe u martuan kur ajo ishte 22, ai 43.


Frida Kahlo, foto


Ajo vazhdoi te jetonte ne shtepine e prinderve "Caza Azul" qe sot eshte muze. Kam qene aty: nje shtepi koloniale me oborr te madh, e mbushur me meksikanizma. Ndodhet ne lagjen e vjeter, dikur te zgjedhur, Coyoacan: rruge me kalldrem, peme te lashta, shtepi te medha te vjetra me oborre e mure te larta. Ne Meksiko, e sidomos Coyoacan, te bejne pershtypje pemet: jane te harlisura, se poshte tokes ka uje dhe rriten jashtezakonisht. (Aty afer ishte edhe nje merkato tradicionale meksikane, si neper filma: te gjitha ushqimet e botes dhe kioska ku gatuanin nje numer marramendes gjellesh meksikane, yum!)

Coyoacan


Ai punonte ne te gjithe boten, me porosi dhe fitonte lek: Meksiko, Paris, New York, San Francisco. Ajo rrinte ne shpi dhe pikturonte per qejf; ishte e njohur ne qarqet artistike si autoportretiste dhe per jetestilin jo konvencional: feministe, biseksuale, meksikaniste - vishej me rroba e etnike meksikane, koleksiononte art meksikan paracolombian.

Rrobat e Frides


Ajo ishte nje nga 4 grate me te cilat ai beri martese. Diego dhe Frida u martuan me 1929, u divorcuan me 1940, u rimartuan me 1941 dhe pas vdekjes se saj me 1954, ai u martua me agjenten e vet, deri sa vdiq vete nga zemra 3 vjet me vone. Ai ishte 150 kg dhe i njohur per aferet e tij jashtemartesore. Ajo pati marredhenie jashtemartesore me meshkuj dhe femra, nje prej te cileve Leon Trocky, i cili u strehua ne shtepine e tyre kur iku nga Bashkimi Sovjetik dhe u vendos ne Meksiko.

Diego Rivera, shembull i "Mexicanidad"


Ai konsiderohet si themeluesi i "Meksikanizmit" (Mexicanidad), - piktura e angazhuar realizmit modernist qe fokusohej ne kulturen meksikane. Nje nga tiparet e kesaj shkolle ishte rrafshimi i objekteve 3 dimensionale ne dy dimensione. Nje tjeter tipar ishte afresku. Te tjere piktore meksikane iu bashkuan kesaj levizje, si Frida Kahlo, Orozco dhe Siqueiros. Afresket e "meksikanisteve" jane impresionante, ne permasa dhe kualitet e mund te shijohen te perqendruara ne Pallatin e Arteve te Bukura (Bellas Artes).


Palacio de las Bellas Artes


Ai ishte komunist dhe shume popullor ne Meksike, ne gjallni te vet, per shkak te pikepamjeve politike, te cilat i shprehte haptas, nepermjet te folurit dhe artit.


Afresk i Diegos ne Palacio Nacional, me permbajtje komuniste e revolucionare


Frida u be e fameshme vetem pas vdekjes. Muzeu i Luvrit bleu nje autoportret te saj me 1939, qe ishte vepra e pare nga nje artist meksikan i shekullit 20 ne nje muze boteror. Megjithate ate sukses ajo vazhdonte te njihej si gruaja e Diego Riveres. Me pas komunizmi e arti militant dolen jashte mode. Erdhen ne teme te dites revolucioni seksual, liria individuale, feminizmi, parrulla hipi "mos lufto por dashuro". Ajo u kthye ne nje ikone kulturore, meksikane e nderkombetare, duke filluar nga vitet 70, per jetestilin si feministe, moskonformizmin, meksikanizmin folk dhe arritjet artistike si autoportretiste. Nje numer biografish e filmash jane bere per te. Shtepia e saj, Casa Azul, u kthye ne muze. Ekspozita me e madhe e veprave te saj, e mbajtur ne Bellas Artes, Meksiko, me rastin e 100 vjetorit te lindjes, i theu te gjitha rekordet e ndjekjes. Tani i njihet si burri i saj.


Dhoma e saj e gjumit ne Casa Azul


Ne vitet 70, levizja artistike Neomexicanismo e konsideronte Friden nje figure qendrore. Arti i saj eshte quajtur syrrealizem folk. Ajo vete ka thene, "me kane konsideruar syrrealiste, por une nuk kam pikturuar endrra, kam pikturuar realitetin tim". Me 1990 nje kuader i saj u shit ne ankand nga Sotheby, mbi 1 milion dollare, duke e bere vepren e pare latinoamerikane te kalonte milionin. Ne maj 2006, autoportreti i saj "Rrenjet" u shit ne ankand per $5.6 milion, duke shenuar rekord per nje veper latinoamerikane. Ne maj te viti te kaluar Christie shiti nje veper te saj per 8 milion. Flitet se ne shitje private punet e saj kane arritur 15 milionshin.

Rrenjet, nga Frida Kahlo, 1943


Me 1925 autobuzi urban ku ndodhej Frida u perplas me nje tramvaj. Ajo u lendua rende dhe iu desh 1 vit te rikuperohej. La studimet e mjeksise dhe filloi te pikturonte nga krevati i spitalit, me nje kavalet special te pajisur me nje pasqyre per autoportrete.


Realizoi gjithesej 143 piktura, ndermjet te cilave 55 autoportrete. Ka thene, "bej autoportrete se jam shpesh vetem dhe se eshte subjekti qe e njoh me mire". Autoportretet e saj, konsiderohen nder me te mirat te krijuara dhe permbajne interpretime objektesh fizike dhe gjendjesh psikologjike.


Pak para vdekjes


Frida Kahlo vdiq pak dit pas ditelindjes se saj te 47 nga embolizmi pulmonar. Pak para se te vdiste, shkruante ne ditarin e saj, "shpresoj qe eksiti te jete i kendshem dhe shpresoj te mos kthehem kurre me - Frida."


Per keto dhe te tjera Meksiko (Mexico City) eshte ndoshta qyteti artistik nr. 1 ne "boten e re", qe nuk duhet lene pa pare, per natyren, arkitekturen, historine dhe artin e disa kulturave te mbivendosura.

Vizatim i Tenochtitlan, qe eshte sot qendra e Meksikos. Ishte i ndertuar si Venecja, mbi nje lagune te ceket. Nuk kishte rruge, por kanale. Spanjollet e thane lagunen dhe kanalet e dikureshme u kthyen ne rruget e qendres historike. Sheshi i madh katror ne mes, eshte ruajtur dhe quhet Zocalo (Bazamenti). Pallati mbreteror i aztekeve sot eshte Palacio Nacional, selia zyrtare e presidences dhe qeverise federale. Katedralja eshte ndertuar mbi themelet e tempullit te madh te aztekeve, me guret e tempullit. Perreth shtrihen ndertesat qeveritare.

Zocalo: lart Pallati Nacional, majtas Katedralja


Katedralja Metropolitane eshte 500 vjecare, e stermadhe, me nje interior impresiv ne stilet renaissance dhe baroque vendas


Hoteli im ishte ne nje rruge ne qendren historike




Xochimilco, nje zone me ishuj artificiale e kanale, qe eshte ruajtur njesoj qe ne kohen e aztekeve, si ka qene dikur i gjithe Meksiko paraspanjoll.


Musantro, muzeu antropologjik i kultures prekolombiane, nje nga muzeumet me te pasur e mirekrijuar qe kam pare, ne te gjithe boten


Keshtjella Chapultepec, ish pallati veror i aztekeve, ish selia e kreut te shtetit meksikan, sot muzeu historik kombetar i periudhes pas pushtimit spanjoll. Ndertesa eshte elegante, muzeu shume i pasur; parku eshte 686 hektare, nje nder me te medhenje ne bote, nje rezerve ekologjike ne mes te metropolit.


Cineteca Nacional, muzeu i kinematografise


Polanco, zona e pasur komerciale e residenciale e metropolit


Figurat e Frida Kahlo dhe Diego Rivera jane mbi kartmonedhen meksikane 500 pesos


Parid Turdiu


bottom of page