Dyqan buke ne enverizem
Disa shqiptare dhe europiane te mjeruar jane hedhur menderisht ne anen e Putinit.
Nuk jam cinik ngaqe jetoj ne USA; e dij qe Amerika eshte pak me e mbrojtur se Europa, por vetem pak, se bota sot eshte globale. Jetoj edhe ne Shqiperi, ku kam njerez dhe interesa ekonomike.
I ka shqetsuar shume disa njerez ngritja e cmimit te naftes per disa muaj (!) Kane harruar se pa boten e lire te udhehequr nga Amerika nuk do kishin fare makina per t'u shqetsuar per cmimin e naftes.
Isha ne Europe ne maj/qershor: Spanje, France, Itali, Kroaci, Slloveni, si dhe ne Shqiperi; ne rregull dukeshin. Ne Tirane, po me thone, nuk ka rene trafiku se eshte rritur nafta.
Te rrijne disa disa muaj pa ngare makinen. Pune e madhe, me gomar kane qene!
Thone se ky dimer te jete "i tmerrshem" se nuk do kete mjaft ngrohje. Kane harruar 50 dimrat pa ngrohje qe na solli Rusia me komunizmin e saj. Kane harruar dimrin 100-vjecar ne Kosoven e pushtuar.
Amerikes nuk i pelqen kjo lufte. Amerikanet po paguajne nje cmim te shtrenjte ne te gjitha nivelet e shoqerise. Ka inflacion te larte. Bursa ka rene 40%, dmth investimet personale si dhe investimet kolektive te fondeve te pensioneve dhe asikuracioneve.
Ekonomia dhe inflacioni jane preokupimi me i madh i 40% te amerikaneve ne lidhje me zgjedhjet e ketij nentori.
Rusia kujtoi se e gjeti Perendimin te dobesuar e percare nga pandemia dhe trumpizmi dhe filloi luften. Per kete lufte e ka fajin Rusia. Nqs Rusia pushon luften, lufta mbaron. Nqs Ukraina pushon luften, Ukraina mbaron.
Populli i Ukraines po e tregon duke derdhur gjak se kerkon te jete shtetkomb me vete, sovran, i pavarur, i lire te beje zgjedhjet e veta.
Disa fakte per ju:
1, Gorbacovi ishte president i Bashkimit Sovjetik. Presidentet e Rusise (Jeltsin), Ukraines dhe Bjellorusise, u mblodhen ne Bjellorusi dhe vendosen ta prishnin Bashkimin Sovjetik dhe te dilnin si shtete te pavarura. Gorbacovi dha doreheqjen. Bashkimi Sovjetik u deklarua i perfunduar. Flamuri i kuq me draper e cekan u ul nga Kremlini zyrtarisht, me bande muzikore, ne menyre protokollare te rregull.
2. Ukraines se pavarur i ngeli nje numer i konsiderueshem bombash atomike, aq sa e bente Ukrainen fuqine e trete nukleare te botes. Ne krizen e kaosin qe kishte perfshire ish Bashkimin Sovjetik, nuk ishte e mundur te garantohej siguria e bombave atomike. Fuqite e medha e rregulluan qe te gjitha bombat t'i kalonin Rusise, e cila do financohej nga fuqite e medha per t'i ruajtur bombat. Kjo u be per Njerezimin, qe bombat te mos binin ne duart e terroristeve. Kjo i kushtoi Amerikes shume para.
Ukraina ia dorezoi bombat e veta Rusise, me kusht qe te garantohej pavaresia dhe integriteti i saj. Rusia, Amerika dhe Anglia firmosen "Memorandumin e Budapestit" ku e garantonin Ukrainen plotsisht. Franca dhe Gjermania nenshkruan nje garanci me te dobet.
3. Dmth Amerika e ka garantuar Ukrainen. Nqs nuk e ndihmon tani, cfare vlere do kene garancite amerikane ne te ardhmen?!
4. Asnje ushtar amerikan apo i Natos nuk ka shkelur ne token e Ukraines. Populli i Ukraines beri dy revolta/revolucione per te rrezuar nga pushteti ish-komunistet sovjetike dhe per te sjelle ne fuqi nje klase te re politike pro-perendimore. Populli i Ukraines do qe te jete ne Europe, jo ne Rusi. Pse? Se ne Rusi e pret varferia. Duan te behen europiane, njesoj si shqiptaret.
Kete Rusia nuk mund ta pranonte. Pushtoi Krimene para 8 vjetesh, pastaj Donbasin, pastaj sivjet invadoi krejt Ukrainen.
5. Besonim se Ukraina do dorezohej si Cekosllovakia (Franca, Belgjika, Danimarka, etj.) gjate L2B. Por Ukraina po lufton si Anglia. Zelenski doli nje Churchill. Me ndihmen e Perendimit (dhe ne rradhe te pare te USA e Anglise qe e kane obligim me shkrim ta ndihmojne) Ukraina po fiton ne fushen e betejes.
6. Putinit nuk i ka ngelur gje tjeter vecse kercenimi nuklear, per te trembur lepujt e Europes. Armet e Putinit po i shohim; jam i sigurte se bombat e tij jane primitive dhe pa filluar mire Putini t'i perdore, krejt Rusia do shuhet nga armet amerikane. Por qeveria amerikane eshte demokratike dhe e pergjegjeshme para popullit amerikan; mendon per Njerezimin; kerkon ta evitoje me cdo kusht Armageddonin e Luftes se Trete Boterore. Ne Rusi vendos vetem koka e cmendur e nje njeriu.
7. Cfare ndodh nqs Perendimi trembet dhe dorezohet para kercenimit berthamor te nje njeriu? Atehere cdokush qe ka nje bombe mund te provoje nje shantazh, "me jepni kete apo hodha bomben". Kimi i Korese se Veriut ka filluar.
Njerezit e mjeruar, qe e kane mendjen vetem te cmimi i perkoheshem i naftes, si pranuan komunizmin e nazizmin, do pranojne edhe putinizmin, per 5 lek me shume sot. Por po u prishen bota e lire, demokracia, solidariteti i Perendimit, kufinjte e hapur, qarkullimi i ideve, kapitalit dhe produkteve, do ngordhin per buke neser, si kane ngordhur dje.
Pastaj do behen si te terbuar e do kerkojne perseri liri, - dmth rroba te jashtme, ndihma te huaja dhe udhetime ne Perendim, - ate liri qe vete e hodhen ne kosh pak kohe me pare.
Commentaires