top of page

Leter nga Diaspora. Mos u merr me kreret e vjeter. Jane miliardera. Kane interesa personale



Pershendetje,

E jetova ndryshimin politik dhe besova shume ne Eren e Ndryshimit. Ishte dhe eshte nje enverizem i dyte. Isha antare e PD. Kulti i Individid! GORBACOVI ktheu faqen e historise dhe HIKU nga politika. Keta kane zene rrenje.


Mos u bej si Sabri Godo ne 90-91. Ishte kryetar i Partise Republikane. Thoshte: te kemi pluralizem, por te kemi President Ramiz Aline. Mos u merr me Saliun ne rast se do te krijosh Parti te Re.

Greqia ka shume greke qe jetojne jashte Greqise: ne Amerike, Angli, Gjermani, Suedi, Zvicer, etj. Nuk perdorin fjalen EMIGRANT. Thone eshte patrioti yne, eshte bashkeatdhetar. Bejne shume per njeri tjetrin. Nje miku jone vajti per ca kohe ne Gjermani; i kerkova dicka per makinen qepese. Ma gjeti dhe ma solli.

Diasporen greke e mban te bashkuar kisha. Shqiparet nuk kane kishe kombetare, prandaj u duhen organizata. Kisha ose kleri ketu ne Greqi eshte shume e forte. Eshte ne qeveri. Nuk eshte e shkeputur nga shteti. Prifterinjte ketu i paguan shteti, nuk i paguan Kisha. Kisha Orthodhokse Greke ka pasuri te madhe te patundur qe nuk taksohet. Eshte shtet brenda shtetit. Shume besimtare, kur vdesin, pasurite qe kane ia lene kishave ose manastireve. Nuk taksohen as parate qe lene besimtaret ne kishe.


Kisha Greke, qe mos ti hiknin besimtaret gjate pushtimit turk, per Pashke dhe Krishtlindje, u bente dhurata FAMILJEVE ORTHODHOKSE. Ndaj ngeli ne Greqi dhurata per Pashke dhe Krishtlindje te gjithe nenpunesve te shtetit, qe eshte nje rroge e plote.


Greqia u be shtet me moton “Nje Fe, nje Gjuhe, nje Komb”. Ne vitin 1922 u be kembim popullsish ndermjet Greqise dhe Turqise. Rreth 2 milion Greke orthodokse erdhen nga Asia e Vogel.

Ne Shqiperi nuk ka ligj per administraten e shtetit. Kush parti fiton, punen e pare qe ben, heq te gjithe nga puna.


Takova nje miken time sivjet kur vajta ne Tirane, me shkolle te larte, punon ne administrate. Me 90 ajo ishte e cmendur me PD. Mori edhe teser partie. Jo vetem simpatizante, por aktiviste. Nuk mungonte ne asnje proteste dhe miting. E para qe votoi. Nuk donte te hikte jashte. E motra ka hikur. Ajo ngeli me prinderit.

Partia qe besoi, vetem se beri kritike per Saliun ne rreth te mbyllur, e hoqen nga puna. Ngeli e vetme ne Tirane me dy prinder pleq, pa pune. Me tha “Nuk mbahet shtepia me miell te huaj. Motra dergon, po ka edhe ajo familjen e saj.”

Gjeti nje pune ne shtet. Me tha “Kam frike te votoj per te tjere se te heqin buken e gojes.” Pret te dali ne pension. Tha: “Nuk dua ta dij per asnje.”

Kishte frike te fliste. PARID nuk te genjej.

Shkoj per vit ne Tirane takohem me miq qe punojne ne administrate. Nuk flasin.

“Eshte bere per te hikur naten”, me tha nje mike tjeter e cila punon ne nje universitet te shtetit si sekretare.

Jane qytetare. Jane te lindura ne Tirane. Me thote “Kane ardhur nga malet PA SHKOLLE. Me pyesin si ta shkruaj me q e qenin apo q e celesit?”


O ZOT cfare degjova kur vajta. Te lumte per iniciativen qe ke marre.

Je shume i mire ne kuptimin me te gjere te fjales. Mos u merr me kreret e atyshem. Jane bere MILIARDIER. Kane interesa personale.

U rregjistrova ne OQ. Po kuoten ku e paguajme?

Ta befte Zoti Diell.

Pikturat jane te Vermeer


325 views0 comments

Comments


bottom of page