top of page

Leter e Hapur - Votimi i Diaspores



West Palm Beach Florida, 18 qershor 2022


Leter e hapur e

Bordit te Organizates se Qendres (OQ), Shqiperi

dhe e

Bordit te Albanian American Organization “Qendra” (AAOQ), SHBA



Deputeteve te Kuvendit te Shqiperise

Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane

Shoqatave te Diaspores shqiptare dhe shoqatave te shoqerise civile per te Drejtat e Njeriut, ne Shqiperi



Te nderuar:


Kushtetuta e Shqiperise i jep te drejten e votes cdo shqiptari mbi 18 vjec, pavaresisht se ku banon (me perjashtim te atyre qe gjykata i ka shpallur si menderisht te pamundur).


Marreveshja Europiane mbi te Drejtat e Njeriut, qe Shqiperia e ka nenshkruar dhe ratifikuar - dmth se ne Shqiperi ka forcen e ligjit - sanksionon te drejten e emigranteve per te votuar ne shtetin e origjines.


Marreveshja Nderkombetare per te Drejtat e Migranteve, qe Shqiperia e ka nenshkruar dhe ratifikuar - pra ne Shqiperi ka forcen e ligjit - sanksionon te drejten e migranteve per te votuar ne shtetin e origjines.


Ligji i Shqiperise Mbi Emigracionin sanksionon te drejten e emigranteve shqiptare per te votuar ne zgjedhjet e Shqiperise.


Pra, kushtetuta dhe tre ligje te Shqiperise e autorizojne votimin e shtetasve shqiptare me banim jashte atdheut - shkurt, Diaspores.


Ligji specifik qe rregullon zgjedhjet, Kodi Zgjedhor, thote se zgjedhjet duhet te kryhen ne territorin e Republikes se Shqiperise, njekohesisht.


Kjo eshte interpretuar gabim, qe emigrantet shqiptare nuk mund ta iniciojne voten prej vendeve te huaja ku jetojne e punojne. Ne cdo rast, Kodi Zgjedhor, duhet te jete ne sherbim te kushtetutes dhe marreveshjeve nderkombetare, pra duhet te mundesoje votimin e Diaspores. Nese jo, eshte ne kundershtim me kushtetuten dhe duhet korigjuar.


Kete KQZ e kupton, dhe nen presionin e Diaspores po flet ne menyre sporadike per votimin e Diaspores ne te ardhmen, qe ndoshta do ndodhe me 2024 .


Nuk mund te kete ndoshta. Votimi i Dipasores duhet realizuar, jo me 2024, por tani, se per ndryshe zgjedhjet do te jene jo kushtetuese, ilegale. Rishtas ambasadorja amerikane e njohu kete fakt dhe u shpreh publikisht.


Votimi i Diaspores do ishte zgjerimi me i madh qe mund t’i behet demokracise shqiptare. Do ishte nje kolpo per kete establishment te kalcifikuar, qe ka 30 vjet aty dhe nuk po renovohet dot.


Sipas Kombeve të Bashkuara, në fund te vitit 2015 ishin 1.2 milion shqiptarë qe jetonin jashtë territorit te Shqipërise, që ishin sa gjysma e popullsisë ndenjëse në Shqiperi. Sot, pas 6 vjetësh, vlerësohet që kjo shifër të ketë arritur ne 1.4 -1.5 milion.


Një popullatë e zakonshme ka 74% te saj mbi 18 vjec, pra me të drejtën e votës, që në rastin e diasporës shqiptare i bie të jenë mbi 1 milion njerëz.


Popullsia e Shqipërisë realizon pjesëmarrje te lartë në zgjedhje, një zakon që ndoshta ka ngjitur nga enverizmi. Pjesëmarrja në zgjedhjet e Shqiperisë del 47%. Pse? Se 47 përqindshi tjetër, ndonëse te regjistruar në listat e gjëndjes civile të shtetit shqiptar, jetojnë jashtë vendit.


Po te donte ky establishment do e kishte realizuar votimin e Diaspores, por nuk do, se Diasporen nuk e kontrollon dot, kurse popullin ndenjes e ka kapur.


Si provohet kjo? Se bie termeti, pandemia, inflacioni, rritet varferia, femijet shqiptare dalin me te pa ushqyerit ne kontinent, zbrazet vendi, plaket vendi… dhe rezultati i zgjedhjeve ne Shqiperi nuk ndryshon.


Votimi i Diaspores nuk mund te pengohet, por mund te vonohet dhe mund te kapet. Nga nje votim real mund te kthehet ne nje votim fasade. I tille do ishte propozimi qe po qarkullon, qe Diaspora te kete nje zone elektorale me vehte, te trembedhjete (se Shqiperia ka 12 qarqe), me nje numer fiks deputetesh, psh 5, ose 10.


Dmth Diaspora me 1.4 milion veta, nga e gjithe Shqiperia, te barazohet me nje qark te Shqiperise, psh Lezhen?!


Kushtetuta kerkon qe votat e shtetasve te kene peshte te barabarte. Ne kete rast Diaspores do i takonte me shume se ⅓ e kuvendit.


Por nuk duam te votojme vec. Emigrantet nuk duhet te ndahen nga popullsia ndenjese. Ata duhet te votojne aty ku e kane gjendjen civile, ne krahinen e vet, bashke me popullin ndenjes, per te njejtat lista.


Si mund te realizohet kjo? Me votimin elektronik online. Teknologjia e sotme e ka bere kete krejt te mundur.


Kjo qeveri po realizon Reformen Elektronike - kalimin e sherbimeve te shtetit, online, sepse ulet korrupsioni i sportelit, kursehen para dhe kohe. Votimi online duhet pare si komponenti me i rendesishem i Reformes Elektronike.


Si realizohet teknikisht: Me nje app ne celular ose kompiuter. App-i lexon fytyren edhe/ose shenjat e gishtit te votuesit dhe i ballafaqon me te dhenat ne database te kartave te identitetit. Pasi e verifikon shtetasin, i jep skeden e votimi. Votuesi shenon ne skede, ne menyre elektronike, preferencat e veta dhe shtyp butonin Finish. Ne ate cast hyn ne loje motori blockchain i app-it. Vota regjistrohet ne menyre te perseritur ne mijera kompiutera, te shperndare ne te gjithe boten, qe askush nuk e se di ku jane. Asnje force nuk mund te kontrolloje apo te manipuloje voten. Rezultatet mund te afishohen ne kohe reale. Per nje ore mbaron i gjithe votimi dhe del rezultati. Nuk ka kohe asnje manipulues te beje asgje.



Te nderuar, ne permbledhje te sa u tha mesiper, ju kerkojme qe te punojme bashke qe:


Te vendoset ne Kodin Zgjedhor, ne menyre eksplicite, sa me shpejt, kerkesa per te mundesuar votimin e shtetasve shqiptare me banim jashte atdheut.


Ky votim duhet te jete bashke me popullin ndenjes, per te njejtat lista, ne krahinat e veta aty ku emigrantet kane gjendjen civile


Ky votim duhet te jete elektronik online.



Sinqerisht,


Ne emer te:

Bordit te Organizates se Qendres (OQ), Shqiperi. NIPT M21410454K

Bordit te Albanian American Organization “Qendra” (AAOQ), SHBA. EIN 88-0598990


Parid Turdiu, kryetar


19 views0 comments

Recent Posts

See All

Ducja

Situata politike ne Itali para Luftes se Pare Boterore (L1B) Me 29 korrik 1900, nje anarkist i quajtur Gaetano Bresci vrau me arme zjarri ne Monza te Italise gjate nje aktiviteti sportiv, mbretin Umbe

bottom of page