top of page

Ducja

Situata politike ne Itali para Luftes se Pare Boterore (L1B)


Me 29 korrik 1900, nje anarkist i quajtur Gaetano Bresci vrau me arme zjarri ne Monza te Italise gjate nje aktiviteti sportiv, mbretin Umberto I. Bresci kishte qene emigrant ne Amerike, ku ishte radikalizuar dhe ishte kthyer ne Itali per te kryer kete vrasje. Umberti u trashigua nga i biri, Viktor Emanueli III


Vrasja e Umbertit shkaktoi shok dhe ndikoi ne rritjen e tensioneve politike e sociale. Politika italiane ishte e fraksionuar ndermjet disa partive, duke perfshire liberalet, socialistet dhe disa parti me majta radikale. Sistemi ishte parlamentar liberal nen kushtetuten e njohur si "Statuti Albertin", te akorduar me 1848 nga mbreti Carlo Alberto i Piemontit.  Sipas kesaj kushtetute, sternipi i Karl Albertit, mbreti Viktor Emanuel III kishte fuqi te konsiderueshme, te cilat zakonisht zgjidhte t'ia delegonte parlamentit.


Partia Socialiste Italiane


Partia Socialiste Italiane ishte një nga partitë e para italiane me shtrirje kombëtare dhe një organizim modern demokratik. Ajo u themelua në 1892 në Genova si Partia e Punëtorëve Italianë (Partito dei Lavoratori Italiani) dhe mori zyrtarisht emrin Partia Socialiste Italiane në 1893.


Baza fillestare e partisë qëndronte midis sindikatave, qarqeve socialiste dhe organizatave kooperativiste dhe përfshinte reformistë konservatorë, revolucionarë dhe sindikalistë. Gjatë dy dekadave të para të shekullit të 20-të, krahu i majtë i partisë (maksimalistët) luftoi për kontrollin e partise kundër reformistëve (të udhëhequr nga Filippo Turati). Maksimalistët mbështetnin levizjet revolucionare dhe përdornin retorikën revolucionare, ndërsa reformistët ndërtuan baza të forta në qytetet veriore dhe midis punëtorëve bujqesore të luginës së lumit Po. Një lider maksimalist ishte Benito Musolini.


Gjatë L1B Partia Socialiste ndermori një pozicion neutral dhe pacifist, por brenda partisë, u ndez lufta intensive midis fraksioneve. Në vitin 1919 në Kongresin e Bolonjës, e majta fitoi udhëheqjen e partisë, u bashkua me Internacionalen Komuniste (Komintern) dhe u përpoq të organizonte trazira revolucionare. Pas një vale të madhe grevash, demonstratash dhe pushtimesh fabrikash në vitet 1919–20, filloi një reaksion i djathte. Partia u shtyp nga skuadrat fashiste dhe nga dështimi i saj për të realizuar një program efektiv reformash ose për të ndesur një revolucion. Me triumfin e fashizmit, ndërsa shumica e partisë u tërhoq nga politika, e majta u shkëput për t'u bashkuar me Partinë Komuniste Italiane.


Kjo e fundit u themelua në Livorno si Partia Komuniste e Italisë (Partito Comunista d'Italia) më 21 janar 1921, kur u nda nga Partia Socialiste Italiane (PSI), nën udhëheqjen e Amadeo Bordiga, Antonio Gramsci dhe Nicola Bombacci. Jashte ligjit gjatë regjimit fashist, partia vazhdoi të funksiononte në ilegalitet dhe luajti një rol të rendesishem në lëvizjen e rezistencës.


Rruga paqësore drejt socializmit, ose “Rruga italiane drejt socializmit”, realizimi i projektit komunist nëpërmjet demokracisë, duke mohuar përdorimin e dhunës dhe duke respektuar Kushtetutën e Italisë në të gjitha pjesët e saj, një strategji e inauguruar nën Palmiro Togliatti-n, por që disa e datojnë që nga Gramsci, do të bëhej boshti ideologjik me te cilin krjo parti u be e fameshme pas L2B.


Benito Mussolini


Benito Mussolini lindi me 1883 ne Dovia di Predappio, nje qyteze ne provincen e Forlì ne Romagna, nje toke me tradita luftarake e revolucionare. Nenen e kishte mesuese, shume katolike, e cila e çonte rregullisht ne kishe dhe ne mesimet e katekizmit.


Babain e kishte kovaç dhe komunist, admirues te Marksit e heronjve revolutionarë te njerezimit.  Shpesh Benito i ri punonte ne farkën e te atit dhe kishin nje nje relacion te afert.


Benito u aktivizua me Partine Socialiste; ishte publicist dhe agitator i talentuar. Arriti ne postin e kryeredaktorit te gazetes se partise, "Avanti". 


Me 1914  plasi L1B.  Italia qendroi neutrale.  Partia Socialiste Italiane u deklarua kunder luftes. 


Mussolini 31 vjeçar mbajti qendrim te kundert; shkruante ne shtyp qe Italia duhej te futej ne lufte perkrah Antantes. 


E perjashtuan nga Partia Socialiste.  Filloi gazeten e vet "Popolo d'Italia".  (Vini re ngjashmerine me "Fratelli d'Italia" te Melonit).


E financonin industrialistet italiane te cileve u interesonin lufta, per te fituar para me kontratat e ushtrise, si dhe Anglia e Franca, qe kerkonin qe Italia te luftonte perkrah tyre.


Italia hyri ne lufte, ku vetë Mossolini sherbeu si ushtar ne llogore per dy vjet ne periudhen 1915 - 1917, pastaj u plagos dhe u lirua. Me vone pjesemarrjen e vet ne lufte e permendëte me krenari, per te vene ne dukje trimerine dhe sakrificen e vet si ushtar i thjeshte, perkrah miliona italianeve te tjere. Besonte se lufta e pastron dhe fisnikeron nje popull, duke ndare shapin nga sheqeri: te fortet nga te dobtet, trimat nga frikacaket.


Partia Fashiste


Pas luftes Italia pati nje periudhe ekonomike shume te veshtire.  Duheshin paguar borxhet e luftes.  Duheshin reinseruar ne jeten civile 2.5 milion ish ushtare. 


Ndonese Italia u rradhit perkrah fituesve, kishte pakenaqesi te thelle ne popull, te ngjashme me situaten me ne Gjermani: 650 mije ushtare te vrare, 1milion te plagosur, 400 mije civile te vrare  - thonte Mussolini.  Historianet bien dakord mbi shifren 650 mije te vrare dhe te plagosur, ushtarake dhe civilë. 


Sidoqofte, ushtria italiane kishte luftuar keq dhe Italia nuk u shperblye aq sa pretendonte nga ndarjet territoriale te pasluftes. Ushtaret u kthyen ne shtepi me pritshmeri jo realiste ne shperblim te sakrificave te tyre.  Shpertheu instabiliteti politik dhe agjitacioni komunist.


Asnje parti italiane (njesoj si sot) nuk arrinte shumice absolute ne parlament.  Koalicionet qeverisese ishin jo stabël.  Ne vitet 1919 - 1922 u nderruan 5 qeveri.


Mussolini propagandonte nje rruge te trete, as liberale dhe as komuniste, e cila propozonte shtet te forte, nacionalizem, krenari kombetare. Kerkonte zevendesimin e sistemit te lodhur, korrupt, liberal, me nje shoqeri te energjizuar, burrerore, qe do te frymezohej nga Roma antike dhe do e ngrinte Italine ne vendin e merituar mes fuqive me te admiruara te botes. Donte bente Italine "great again".


Gjeti nje vesh te interesuar te ish ushtaret.  Me 1914 ai kishte themeluar organizaten "Fasci di Azione Rivoluzionaria".  Me 1919 e ndryshoi emrin ne "Fasci Italiani di Combattimento" (Bandat Italiane te Perleshjes), te cilat me 1921 u reorganizuan ne "Partine Kombetare Fashiste".


Fashiot perbeheshin nga 200-250 militantë, pergjithesisht ish ushtare, te cilët visheshin me kemisha te zeza dhe rrihnin komuniste, sindikalistë e punetore greviste.  Partia Fashiste gjeti mbeshtetjen financiare te bankierëve, fabrikantëve dhe çifligarëve, te trembur prej levizjes punëtore e komuniste, sidomos pas fitires se revolucionit bolshevik ne Rusi.


Ardhja ne fuqi


Me 1922 Mussolini organizoi "marshimin mi Romë".  Fashistet u mblodhen me buje te madhe dhe u nisen per Rome per te rrezuar qeverine - i ngjante 21 Janarit ne Tirane apo 6 Janarit ne USA.


Mussolini thonte se ishin 100 mije - e kishte zakon qe ekzagjeronte, si Trump.  Historianët besojnë se ishin 20 mije, te cilët u ndalen ne periferi te Romes.


Kryeministri liberal Luigi Facta desh te shpallte gjendjen e jashtezakonshme, por Mbreti refuzoi.  Facta dha doreheqjen dhe Mbreti thirri Mussolinin te formonte qeverine e re.


Ne nentor 1923 Mussolini arriti te kalonte ne parlament "ligjin Acerbo" (emri i deputetit qe e pripozoi) sipas te cilit partia qe do te dilte e para ne zgjedhjet, me kushtin qe te kishte më shume se 25% te votave, do te fitonte 2/3 e vendeve ne Dhomen e Deputetëve.


Nje projektligj te ngjashem po propozon tani Giorgia Meloni, "per te sheruar plagen italiane te instabilitetit te qeverive", sipas te cilit partise qe del e para duhet t'i jepen 55% e deputeteve.


Krimi Matteotti dhe Secesioni Aventin


Ne zgjedhjet e 1924 kryesoi Partia Fashiste ne fuqi, me me shume se 25%, ne nje atmosfere intimidimi e korrupsioni.  Deputeti socialist Giacomo Matteotti ishte nder zerat me te larte ne parlament qe denoncuan parregullsite e zgjedhjeve dhe padrejtesine e ligjit Acerbo.


Me 10 qershor 1924 Matteotti u rrembye dhe me pas u vra nga "patronazhiste" fashistë.  Gjurmet çonin ne perfshirjen e qeverise, duke shkaktuar zemërim te madh brenda dhe jashte vendit.


Per te zdavaritur krizen, me 3 janar 1924 Mussolini mbajti fjalimin "Discorso del Bivacco" (Fjalimi i Kampimit), sipas te cilit Partia Fashiste operonte si ne nje kampim ushtrie ku rojet veprojne ne menyre autonome per te mbrojtur kampin. Tha se vrasjen e Matteottit e kishin kryer aktiviste te mbizellshem, pa urdher nga lart, per te mbrojtur shtetin. Udheheqja e partise nuk kishte gisht, ndonese ai vetë, Mussolini, merrte persiper pergjegjesine politike e morale per veprimet e tyre."


(Rama nuk pranon te mbaje asnje pergjegjesi per veprimet e vartesve te tij me te afert.)


Parimi i "bivacco-s" u duk se i jepte dore te lire bandave fashiste te vepronin "per te mbrojtur shtetin".


Deputetet e partive te majta i kerkuan Mbretit te rrezonte Mussolinin.  Ai u pergjigj qe, sipas Statutit Albertin, mund ta rrezoje kryeministrin vetem me kerkese te shumices se Dhomes se Deputeteve.  Shumicen e kishin fashistat.


Me 9 janar 1925 deputetet e partive te majta braktisen parlamentin, nje ngjarje qe ka hyre ne histori si "Secesioni Aventin" - i ngjan "djegjes se mandateve" parlamentare nga PD.  Ndonese ky gjest beri pershtypje te thelle, regjimit nuk i hyri gjemb me kembe vetem u forcua - njesoj ne ne rastin e PD.  Deputetet fashiste monopolizuam parlamentin, duke miratuar vendosjen e plote te diktatures fashiste ne Itali.


Doktrina ekonomike e fashizmit


Ideologjia fashiste lartesonte kontrollin e shtetit ( lo Stato) mbi jeten ekonomike, sociale e kulturore te vendit.


Kishte disa lëvizje fashiste, zakonisht të vogla, qëllimet sociale dhe ekonomike të të cilave ishin të majta ose të qendrës së majtë. Hendrik de Man në Belgjikë dhe Marcel Déat në Francë, të dy ish-socialistë, ishin ndër ata që shpresonin përfundimisht të arrinin një shpërndarje më të drejtë të pasurisë duke i bërë thirrje nacionalizmit fashist dhe pajtimit klasor. Në Poloni, Kampi i Radikalizmit Kombëtar (Oboz Narodowo-Raykalny) mbështeti reformën e tokës dhe nacionalizimin e industrisë, dhe fashistët në Libi dhe Siri mbrojtën socializmin arab. Në Japoni, Kita Ikki, një teoricien i hershëm i fashizmit japonez, bëri thirrje për nacionalizimin e industrive të mëdha, një shkallë të kufizuar të kontrollit të punëtorëve dhe një program modern të ndihmes sociale për të varfërit.


Megjithatë, programet ekonomike të shumicës dërrmuese të lëvizjeve fashiste ishin konservatore, duke favorizuar të pasurit më tepër se klasën e mesme dhe klasën punëtore. Retorika tyre për “ nacional socializmin” ishte mjaft mashtruese në këtë drejtim. Edhe pse disa punëtorë u terhoqen prej saj përpara se fashistët të vinin në pushtet, shumica mbetën besnike ndaj partive tradicionale antifashiste të së majtës. Siç ne në dukje historiani John Weiss: shpërndarja e pronës e të ardhurave dhe struktura tradicionale e klasore mbetën afërsisht të njëjta nën sundimin fashist. Ndryshimet paten te benin vetem me favorizimin e segmenteve te caltuara te partisë, dmth u privilegjuan militantet fashiste mbi popullsine e pergjitheshme, por situata klasore e punonjesve nuk ndryshoi. Historiani Roger Eatwell pajtohet: Nëse një revolucion nënkupton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet klasore, duke përfshirë një rishpërndarje të të ardhurave dhe pasurisë, nuk ka pasur revolucion fashist.


Megjithëse Hitleri pretendonte se Partia Naziste ishte më “socialiste” se partite e vjetra konservatore, ai kundërshtoi çdo nacionalizim të industrive të mëdha të frymëzuara nga marksistët. Më 2 maj 1933, ai shfuqizoi të gjitha sindikatat e lira në Gjermani dhe ministri i tij i punës deklaronte se ishte e nevojshme "t'i rikthehej udhëheqja absolute udhëheqësit natyror të fabrikës, domethënë punëdhënësit". “Antikapitalizmi” nazist synonte te godiste kryesisht kapitalizmin hebre; Kapitalistët jo-hebrenj u lejuan të mbanin kompanitë dhe pasurinë e tyre, një dallim që u sanksionua në programin origjinal të Partisë Naziste dhe nuk ndryshoi kurrë. Megjithëse Hitleri uli papunësinë në Gjermani, shumica e punëtorëve gjermanë u detyruan të punonin për paga më të ulëta, orë më të gjata dhe në kushte më të këqija se sa ishte rasti gjatë Republikës së Vajmarit. Zgjidhja e tij për problemin e papunësisë varej edhe nga rekrutimi i mijëra burrave në ushtri.


Në diskursin politik të së djathtës fashiste, problemet ekonomike të lidhura me pabarazitë e mëdha të pasurisë midis të pasurve dhe të varfërve trajtoheshin si probleme të statusit social dhe paragjykimeve klasore. Në vend që të sulmonin pasurinë e klasës së lartë, fashistët sulmuan snobizmin e klasës së lartë. Në vend që të ngushtonin dallimet klasore, ata predikonin se këto dallime ishin subjektive dhe të parëndësishme. Thuhej se "socializmi nacional" ndodhte kur një i ri hitlerian nga një familje e pasur dhe një i ri hitlerian nga një familje e varfër bëheshin shokë, por asnjë pasuri nuk duhej të shperndahej, secili te mbante te veten. Ky konceptim i ri socializmit ishte pjesërisht rezultat i përpjekjes së nazistëve për të transferuar vlerat ushtarake në jetën civile: në luftë nuk kishte rëndësi nëse ushtari pranë jush vinte nga një prejardhje e varfër apo e pasur për sa kohë që ai luftonte besnikërisht për njësine luftarake.


Korporatizmi mussolinian


Mussolini, një ish drejtues i Partisë Socialiste Italiane përpara Luftës së Parë Botërore, u bë një antisocialist i ashpër pas luftës. Pasi erdhi në pushtet, ai ndaloi të gjitha organizatat marksiste dhe zëvendësoi sindikatat e tyre me "sindikatat korporatiste" të kontrolluara nga qeveria. Derisa krijoi një ekonomi lufte në mesin e viteve 1930, Musolini lejoi industrialistët të drejtonin kompanitë e tyre me një minimum ndërhyrjeje nga shteti. Pavarësisht nga retorika e tij e mëparshme antikapitaliste, ai uli taksat mbi biznesin, lejoi rritjen e karteleve, dekretoi uljen e pagave dhe anuloi ligjin për tetë orë ditë pune. Ndërmjet viteve 1928 dhe 1932, pagat reale në Itali ranë pothuajse përgjysmë. Musolini pranoi se standardi i jetesës kishte rënë, por deklaroi se "për fat të mirë populli italian nuk ishte mësuar të hante shumë dhe për këtë arsye e ndjente mungesën më pak se të tjerët".


Teoria ekonomike fashiste e "Korporatizmit" bënte thirrje për organizimin e secilit prej sektorëve kryesorë të industrisë, bujqësisë, profesioneve dhe arteve në sindikata dhe shoqata punonjesish ose "korporata", të kontrolluara nga shteti ose menaxhmenti, secila prej të cilave do të negocionte kontratat e punës dhe përfaqësonte interesat e përgjithshme të profesioneve të tyre në një asamble më të madhe korporatash, ose "parlament korporatist". Institucionet korporatiste do të zëvendësonin të gjitha organizatat e pavarura të punëtorëve dhe punëdhënësve, dhe parlamenti korporatist do të zëvendësonte, ose të paktën do të ekzistonte përkrah organeve tradicionale përfaqësuese dhe legjislative. Në teori, modeli korporatist përfaqësonte një "rrugë të tretë" midis kapitalizmit dhe komunizmit, duke lejuar bashkëpunimin harmonik të punëtorëve dhe punëdhënësve për të mirën e kombit në tërësi. Në praktikë, korporatizmi fashist u përdor për të shtrire kontrollin e shtetit, asgjesuar lëvizjet punëtore dhe për të shtypur disidencën politike. Korporatizmi fashist i ngjante organizatave te masave (Bashkimet Brofesionale, te Gruas, te Rinise, te Frontit) te perdorura si leva te Partise Komuniste ne vendet e socializmit real.


Ekonomia italiane nen Mussolinin


Qeveria fashiste filloi sundiin e saj në një pozicion të pasigurt. Duke ardhur në pushtet në 1922 pas marshimit në Romë, ajo ishte një qeveri e pakicës deri në zgjedhjet e 1924 dhe u desh deri në vitin 1925, pas vrasjes së Giacomo Matteotti, për të vendosur veten e sigurt si një diktaturë.


Politika ekonomike në vitet e para ishte kryesisht klasike liberale, me ministrinë e financave të kontrolluara nga liberali i vjetër Alberto De Stefani. Qeveria e koalicionit shumëpartiak ndërmori një program të moderuar laissez-faire - sistemi i taksave u ristrukturua (ligji i shkurtit 1925, dekret-ligji i 23 qershorit 1927 e kështu me radhë), pati përpjekje për të tërhequr investime të huaja dhe për të vendosur marrëveshje tregtare dhe u bënë përpjekje. për të balancuar buxhetin dhe për të shkurtuar subvencionet. Taksa 10% për kapitalin e investuar në sektorët bankar dhe industrial u shfuqizua ndërsa taksa për drejtorët dhe administratorët e kompanive anonime (SA) u përgjysmua. I gjithë kapitali i huaj u shlirua nga taksat, ndërsa taksa e luksit u shfuqizua gjithashtu. Musolini gjithashtu kundërshtoi shtetzimin e ndërmarrjeve.


Ligji i 19 prillit 1923 transferoi sigurimin e jetës tek sipërmarrjet private, duke shfuqizuar një ligj të vitit 1912 që krijoi një Instituti Shtetëror për Sigurimet, i cili kishte parashikuar ndërtimin e monopolit shtetëror dhjetë vjet më vonë. Për më tepër, një dekret i 19 nëntorit 1922 shtypi tatimin për fitimet e luftës, ndërsa ligji i 20 gushtit 1923 tatimin mbi trashëgiminë brenda rrethit familjar.


Kishte një theksim të përgjithshëm mbi atë që është quajtur produktivizëm - rritja ekonomike kombëtare si një mjet i rigjenerimit shoqëror dhe pohimit më të gjerë të fuqise kombëtare.


Deri në vitin 1925, vendi gëzonte një rritje modeste, por dobësitë strukturore rritën inflacionin dhe monedha ra (90 lira në 1 sterline në 1922, 135 lira në 1 serline në 1925).


Në vitin 1925, shteti italian hoqi dorë nga monopoli i tij në infrastrukturën telefonike, ndërsa prodhimi shtetëror i shkrepseve iu dorëzua një "Konsorciumi të prodhuesve të shkrepseve" privat. Për më tepër, kompani të ndryshme bankare dhe industriale u mbështetën financiarisht nga shteti. Një nga veprimet e para të Musolinit ishte financimi i trustit metalurgjik Ansaldo në nivelin 400 milionë lira. Pas një krize deflacioni që filloi në vitin 1926, bankat si Banco di Roma, Banco di Napoli dhe Banco di Sicilia u mbeshteten gjithashtu nga shteti. Në vitin 1924, Unione Radiofonica Italiana (URI) u formua nga sipërmarrës privatë dhe pjesë e grupit Marconi dhe iu dha në të njëjtin vit monopoli i transmetimeve radiofonike. URI u bë RAI pas luftës.


Kredia për sektorin privat u rrit me një normë vjetore prej 24%: totali i fitimeve neto të bankave aksionare u dyfishua, duke ofruar “mundësi të shkëlqyera për ndërmjetësit financiarë”. Kur kjo periudhë u ndërpre, barra e politikave deflacioniste ra në mënyrë disproporcionale mbi punëtorët dhe punonjësit.


Lira vazhdoi të bjerë në vitin 1926. Mund të argumentohet se kjo nuk ishte një gjë e keqe për Italinë pasi rezultoi në eksporte më të lira dhe më konkurruese dhe në importe më të shtrenjta. Megjithatë, lira në rënie nuk u pëlqye politikisht. Musolini me sa duket e pa atë si "një çështje burrërie" dhe rënia ishte një sulm ndaj prestigjit të tij. Në fjalimin Pesaro të 18 gushtit 1926, ai filloi "Betejën për Lirën". Musolini bëri një sërë deklaratash të forta dhe vendosi qëndrimin e tij për kthimin e lirës në nivelin e saj të vitit 1922 kundrejt stërlinës, "Kuota 90". Kjo politikë u zbatua nëpërmjet një deflacioni të zgjatur të ekonomisë pasi vendi iu bashkua standardit të arit, oferta monetare u ul dhe u rritën normat e interesit. Ky veprim prodhoi një recesion të mprehtë, të cilin Musolini e interpretoi si një shenjë e triumfit të pushtetit mbi "elementët shqetësues" - një shuplakë si për spekulatorët kapitalistë ashtu edhe për sindikatat.


Në një shkallë më të gjerë, politika ekonomike fashiste e shtyu vendin drejt shtetit korporativ. Ideja ishte krijimi i një komuniteti kombëtar ku interesat e të gjitha pjesëve të ekonomisë të integroheshin në një unitet qe i kapercente klasat. Disa e shohin lëvizjen drejt korporatizmit në dy faza: Së pari, punëtorët u nenshtruan gjatë viteve 1925-1927. Fillimisht, sindikatat jofashiste dhe më vonë sindikatat fashiste u shtetëzuan nga administrata e Mussolinit dhe u vendosën në pronësi të shtetit. Sipas kësaj politike të punës, Italia fashiste nxori ligje për ta bërë anëtarësimin në sindikata të detyrueshem për të gjithë punëtorët. Kjo ishte një fazë e vështirë pasi sindikatat ishin një komponent i rëndësishëm i fashizmit italian nga rrënjët e tij radikale sindikaliste dhe ato ishin gjithashtu një forcë kryesore në industrinë italiane.


Ligjet sindikale të vitit 1926 (ndonjëherë të quajtura ligjet Rocco sipas Alfredo Rocco-s) percaktuan se në çdo sektor industrial mund të kishte vetëm një sindikatë dhe nje organizatë punëdhënësish.


Vetëm këto sindikata te punonjesve dhe organizata te punedhenesve mund te negocionin marrëveshje, me qeverinë që vepronte si një "arbitër". Grevat e punonjesve si dhe mbylljet e fabrikaveu shpallen të paligjshme. Pavarësisht regjimentimit të rreptë, sindikatat e punës kishin fuqinë për të negociuar kontrata kolektive (paga dhe përfitime uniforme për të gjitha firmat brenda një sektori të tërë ekonomik). Firmat qëshkelnin kontratat zakonisht ia dilnin për shkak të burokracisë së madhe dhe vështirësisë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, kryesisht për shkak të ndikimit të rëndësishëm që industrialistët kishin mbi çështjet e punës.


Sindikatat e punëdhënësve kishin gjithashtu një sasi të konsiderueshme pushteti. Anëtarësia në këto shoqata ishte e detyrueshme dhe drejtuesit kishin fuqinë për të kontrolluar dhe rregulluar praktikat e prodhimit, shpërndarjen, zgjerimin dhe faktorë të tjerë me anëtarët e tyre. Kontrollet përgjithësisht favorizuan ndërmarrjet më të mëdha në vend të prodhuesve të vegjël, të cilët ishin të shqetësuar se kishin humbur një sasi të konsiderueshme të autonomisë individuale.[34]

Meqenëse ligjet sindikale e mbanin kapitalin dhe punën të ndara, Musolini dhe anëtarët e tjerë të partisë vazhduan të sigurojnë publikun se kjo ishte thjesht një ndalesë dhe se të gjitha shoqatat do të integroheshin në shtetin e korporatës në një fazë të mëvonshme.






6 views0 comments
bottom of page