Nga: Kim Kurti
0 - Krize botekuptimi
Çmenduria është e rrallë tek individët - por në grupe, parti, kombe dhe epoka është rregulli. - Friedrich Nietzsche
Sipas sondazheve, mbi 50% e amerikaneve mendojne se demokracia amerikane eshte ne rrezik. Nje pjese e madhe e republikaneve i konsiderojne demokratet me te rrezikshem per demokracine amerikane sesa nderhyrjet ruse. Nga ana tjeter, nje pjese e madhe e demokrateve deklarojne se nuk do dilnin kurre ne nje takim romantik me nje republikan/e. Situata ne Amerike eshte nje miniature e situates boterore, kryesisht asaj perendimore.
Vihet re dhe nje ndarje ideologjike, sikur te qenit i majte apo i djathte eshte virtyt ne vetvete, kur ne fakt ideologjia duhet t’i pershtatet gjithmone nevojave te kohes.
Psh, N.N. Taleb thote se njeriu mund te jete njekohesisht shume gjera: Progresiv ne nivel nderkombtar, libertarian ne nivel federal, konservator ne nivel provincial dhe komunist ne punet e qytetit te vet. Kemi te bejme me nje shoqeri te polarizuar dhe si rrjedhoje nje krize botekuptimi.
Manifestimi me i rende i kesaj krize eshte dhuna e 6 janarit 2021. Nderkohe qe protestuesit trumpiste po tentonin nje grusht shteti, ne mendjet e tyre ata po benin te kunderten: protesta e tyre ishte nje reagim ndaj “grushtit te shtetit” nga demokratet te cilet sapo kishin “vjedhur” zgjedhjet. Nderkohe qe gjithe gjeneralet e ushtrise amerikane si asnjehere me pare denonin veprimet e presidentit ne ikje Trump, nje ish ushtare amerikane po sulmonte pikerisht institucionin qe ajo kishte luftuar per te mbrojtur (absurditet!). Ngjarje te tilla deshmojne çrregullimin njerezor per t’i dhene kuptim botes. Ne fakt, bota eshte bere sot me e veshtire se kurre per tu kuptuar.
"Çdo njeri merr kufijtë e vizionit të tij për kufijtë e botës." - Arthur Schopenhauer
Cdokush prej nesh eshte nga natyra i limituar ne kapacitetet per te kuptuar boten qe na rrethon. Te gjithe jemi te varur nga njeri-tjetri, per te krijuar pika reference. Pikat e references krijohen pergjithesisht nga bota akademike e cila e nderton kredibilitetin e vet nepermjet mekanizmave rigoroze “peer review”. Psh, une e marr per te mireqene teorine e relativitetit te Ajnshtajnit pavaresisht se nuk jam i afte per ta verifikuar matematikisht, mbi besimin e logjikshem se ka nje grup te tjere shkencetaresh qe do ta provonin Ajnshtajnin gabim nese teoria e tij nuk i permbahej rregullave te fizikes. (Kujtoni diskutimin mes Charlie Chaplin dhe Einstein.)
Une i besoj medias (deri diku) sepse e dij qe ka gazetare te tjere qe kane incentive per t’i verifikuar apo kontradiktuar pretendimet e kolegeve te tyre. (Degjoj shpesh njerez qe thone se media eshte e njeanshme dhe me deklarata te tilla nenkuptojne kanale mediatike si CNN ose FOX news, por njerezit duhet te kuptojne se media ne vetvete eshte bashkesia qe i permban gjithe format e komunikimit, perfshire dhe rrjetet sociale, dhe se CNN apo FOX jane thjesht dy pika uji ne gjithe oqeanin e madh te quajtur media. Brenda kesaj bashkesie secili entitet mediatik mund te sherbeje si pike reference per te verifikuar pretendimet e pales tjeter.)
Me te njejten logjike, une kam besim tek sistemi i demokracise dhe qeverisja demokratike sepse e di qe ka mjaftueshem liri shprehjeje dhe individe me interesa te ndryshme te cilet do mbanin qendrim kur dikush abuzon me rregullat e demokracise.
Eshte interesante sesi konspiracionistet (psh ata qe besojne tek toka e sheshte ose tek “The Big Lie”) i thone audiencave te veta “mendo me koken tende.” Ketu fshihet klecka. Ne nuk jemi te afte per ta kuptuar boten me mendjen tone, nuk e kemi kapacitetin si njerez: Si do mundej njeriu te mendonte vet per astronomine, biologjine, fiziken, kimine, dhe cdo shkence tjeter ne kete bote, kur ne kemi vetem dy sy dhe dy veshe dhe nje kohe te limituar ne kete jete?! As Leonardo da Vinci-t nuk i mjaftoi koha e nje jete per tu marre me cdo shkence te kesaj bote.
Prandaj Isak Njutoni shprehej se “Nese kam pare me tej se te tjeret, eshte duke qendruar mbi supet e gjiganteve.” Pra, edhe mendjet me inteligjente te njerezimit kane nevoje per pika reference.
Paradoksalisht, ne epoken e internetit, komunikimi mes njerezve eshte bere me i thjeshte, por te kuptuarit te botes eshte bere me i veshtire. Ekspertet e internetit i kane zevendesuar ekspertet akademike, duke nxjerre ne pah, sidomos kohet e fundit, teori nga me te cmendurat. Kur sistemet tona te referencave thyhen, botekuptimi i perbashket merr fund. Gjithmone e me shume njerezit do te izolohen nga njeri tjetri, arsyeja do t’i hape rruge emocioneve dhe lidhjeve tribale. Kete trend mund ta vini re ne postimet e njerezve ne facebook: mbeshtetesit e Berishes i bejne like dhe komente vetem statuseve pro-Berishes, mbeshtetesit e Bashes njeri-tjetrit dhe mbeshtetesit e Rames statuseve pro qeverise. Vetem nje pjese e vogel racionale i lexon statuset e te gjitheve dhe qesh me vete.
Njerezit sot preferojne te jene te kordinuar me tribute e veta, sesa ne kerkim te vertetes gjitheperfshirese nepermjet dialogut te hapur. Njelloj edhe ne Amerike, votuesi i ri trumpist preferon te degjoje mediat trumpiste te cilat perforcojne paragjykimet dhe botekuptimet e tyre te limituara. E njejta gje mund te thuhet edhe per krahun tjeter libtard, por ne nje doze shume here me te vogel. (Drejtori i FBI i emeruar nga Trump deklaroi hapur se kercenimi me i madh i demokracise amerikane vinte nga grupet ekstremiste te djathta).
Ne baze te leximeve te profesoreve te kesaj fushe, po citoj dy faktor kryesore thellesisht te nderlidhur me njeri tjetrin qe kane kontribuar ne kete krize botekuptimi:
Dekompozimi i shoqerise se mbyllur kombetare ne favor te shoqerise se hapur globaliste. Qe kur Amerika mori ne kontroll rendin global, perhapja e kapitalizmit dhe demokracise, rritja e mireqenies globale dhe zhvillimi teknologjik sollen natyrisht globalizmin liberal amerikan. Nen globalizmin amerikan, u krijuan institucione nderkombtare thuajse ne cdo fushe, duke i kaluar kompetencat kombetare nen supervizimin e institucioneve te reja globaliste (ose multikombetare). Ne periudhen para globalizmit, secili shtet e kishte vet ne kontroll edukimin e popullsises se vet, shperndarjen e informacionit dhe si rrjedhoje ishte natyrisht me e thjeshte per t’i vene njerezit ne nje vije. Ne momentin qe keto narrativa kombetare i hapen rruge lirise se individit prej globalizmit demokratik liberal, cdokujt i lindi mundesia per te gjetur ekuilibrin e vet personal.
Arkitektura e internetit dhe e mediave sociale ne vecanti (psh Facebook). Facebook ne rradhe te pare eshte nje kompani ne nje sistem kapitalist e cila eshte ne kerkim te maksimalizimit te fitimit te vet monetar. Per kete arsye, algoritmet e mediave sociale jane te ndertuara ne nje lloj menyre qe te kapin dhe mbajne vemendjen e perdoruesve. (Shikoni “The Social Dilemma” ne netflix.) Psikologet e kane verifikuar se njeriut i rritet dopamina kur dikush te ben pelqime ne facebook dhe e kunderta ndodh kur dikush te kundershton. Prandaj ne algoritmet e mediave sociale, dizinformacioni udheton me shpejt se informacioni, sepse dizinformacioni lind nga genjeshtrat e bukura dhe paragjykimet e ngulitura ne koke, kurse informacioni ne shumicen e kohes ka te beje me te vertetat e hidhura dhe korrektesen politike. (Kujtoni sesa shpejt filluan trumpistet te shperndanin lajme fallco mbi Covid: ne fillim duke thene se nuk ekzistonte, pastaj duke thene se virusi ishte krijuar nga demokratet dhe Sorosi dhe me vone ne lidhje me cipin e vaksinave. Me se fundmi debati ka marre nje qasje me racionale rreth mandatit te vaksinave). Mediat sociale filluan te reagojne per here te pare kunder dizinformacionit pas sulmit qe iu be institucionit te demokracise me 6 janar 2021.
Pavaresisht se globalizmi liberal bazohet ne principe te çmuara ku rendesi paresore merr liria e individit, tani po behet e qarte qe kulmi u arrit dhe ka ardhur koha per nje rregullim. Per te kuptuar degradimin e globalizmit, duhet hyre ne fushen e gjeopolitikes.
1 - Fusha e perhershme e lojes gjeopolitike
Ne fillim, marredhenia mes shteteve karakterizohet nga anarkia. Shtetet jane ne konflikt/kompeticion te vazhdueshem per influence (ekonomi, ushtri, kulture) per te rritur te mirat materiale relative me vendet e tjera. Shtrirja e influences eshte drejtperdrejt e lidhur me aftesine e nje shteti per te vetvendosur (sovranitet)… dhe per te rritur diapazonin e negociatave kundrejt shteteve te tjera.
Ne keto rrethana mund te ngrihen aleanca apo firmosen traktate per qellime te perbashketa, sic mund te jete mbrojtja nga nje force agresive, nga nje virus global apo nje komet nga hapesira. Nje aleance e dobishme mbi nje set interesash te caktuara humbet rendesine (raporti riskut dhe fitimit) ne momentin qe interesat arrihen ose ndryshojne.
Shkurt, ne fjalet e liderit francez, Charles De Gaulle, “Traktatet, jane si vajzat dhe trendafilat: ato zgjasin aq sa zgjasin”.
2 - Sistemet e ndryshme globale … te perkohshme
Pavaresisht gjendjes zero te karakterizuar nga anarkia, dinamikat e ndryshme mes shteteve cojne ne 3 sisteme te mundshme:
sistemi multipolar: Ne kete sistem organizimi global, asnje shtet nuk eshte mjaftueshem i fuqishem per te shtrire influencen e vet ne pjesen tjeter te botes. Ne nje sistem te tille, politikat boterore diktohen nga disa fuqi rajonale, te cilat shtrijne influencen neper rajonet e veta imediate.
sistemi bipolar: Ne kete sistem organizimi global, dy superfuqi boterore jane ne konflikt me njera tjetren, dhe e gjithe pjesa tjeter eshte e ndare mes ketyre dy kampeve.
sistemi unipolar: Ne kete sistem, nje superfuqi boterore shtrin influencen e vet ne pjesen tjeter te globit. Superfuqia gezon avantazh ekonomik e ushtarak mbi vendet e tjera, por ne te njejten kohe detyrohet te kthehet ne nje polic global per te mbrojtur rendin dhe tregjet globale, kosto te cilat bien mbi superfuqine.
3 - Ardhja e unipolaritetit … Globalizmi liberal Amerikan
Periudha e unipolaritetit amerikan fillon me renien e murit te Berlinit dhe disintegrimin e Bashkimit Sovjetik. Ne te vertete, fuqia e Amerikes ishte e dukshme qe ne fillim te shekullit XX e sidomos pas luftes dyte boterore kur filloi te mbillte faren e sistemit global liberal me formimin e OKB dhe FMN por unipolariteti global erdhi me vone.
Kjo ngjarje e rendesishme ndikoi ne rendin global duke sjelle krijimin e institucioneve ekonomike per te arritur konsesusin e Washingtonit, nje set prej 10 principesh reformuese per te implementuar kapitalizmin dhe demokracine neper bote, nder te cilat liberalizimi i tregtise dhe heqja e tarifave ishte ndoshta pika me e rendesishme persa i perket rendit te ri boteror (New World Order), i perdorur per here te pare si term nga presidenti Wilson dhe me vone nga presidentet Roosevelt e Kennedy.
Ishin politikat laissez-faire (liberale) te Thatcherit dhe Reaganit: ulje taksash, privatizim dhe lehtesim rregullor, qe u bene baza e principeve te Washingtonit per perhapjen e kapitalizmit. Globalizmi liberal amerikan mori vrull nen presidencen e Bush Sr, i cili ne fund te administrates se vet ishte aq i shqetesuar per fokusin e brendshem politik te kandidatit per president Bill Clinton, saqe vendosi te nderhynte ushtarakisht ne Somali, per ta detyruar administraten e ardhshme te mendonte me shume “globalisht”.
Presidenti Clinton e kishte kuptuar rolin e ri te Amerikes. Pervec sukseseve te brendshme, duke qene president gjate periudhes me punesimet me te larta ne historine e pasluftes se ftohte, Bill Clinton tregoi se ishte i gatshem te sulmonte lideret autoritare si Milloshevici, njelloj sic Bush Sr. kishte bere me Saddamin, te cilet rrezikonin stabilitetin e sistemit te ri global.
Bush Jr, presidenti me pelqyeshmerine me te larte (90%) dhe me te ulet (25%) ne historine e Amerikes, e perforcoi gatishmerine e Amerikes per te mbrojtur rendin global kunder kercenimeve te terrorizmit nga lindja e mesme. Instalimi i demokracise nepermjet nderhyrjeve ushtarake eshte deri diku artificial dhe i ngjan nje terapie shoku, por kjo eshte teme tjeter.
Globalizmi vazhdoi te perhapet me ritme te shpejta deri me ardhjen e krizes financiare te 2008, kur shenjat e para te dobesimit dolen ne pah: rritja e pabarazise ekonomike mes 1% dhe 99%, dobesimin e klases se mesme ne vendet e zhvilluara kundrejt vendeve ne zhvillim prej zgjerimit te klases punetore globale, ritmi i ngadalte i rritjes se pagave, zevendesimi i kompanive vendase nga ato multinacionale, imigracioni i pakontrolluar, ndotja e ambientit, ndryshimi i klimes, etj.
Administrata e Obames ishte e mbushur me centriste si Hillary Clinton, Joe Biden dhe John Kerry. Ne te dyja garat presidenciale te Obames, rivalet ishin centriste, McCain dhe Romney. Establishmenti politik amerikan vazhdonte te mbetej globalist, megjithese sfidat e jashtme erdhen duke u rritur ne te njejten kohe qe situata e brendshme politike erdhi duke u polarizuar. Republikanet, te cilet e kishin lene administraten e re te perfshire ne dy luftera dhe recesion, filluan te shqetesohen per deficitin. Dyzimi i Obames ne sjelljen me diktatoret aleat, menaxhimi i pranveres arabe, menaxhimi i pushtimit te Krimese, naiviteti ndaj “fuqise rajonale” ruse, hodhen hijet e para te dyshimit mbi vazhdimesine e lidershipit global amerikan. Establishmenti filloi ta ndjeje eren e ndryshimit kur ne televizion u shfaq kandidati i ri populist, Donald Trump.
4 - “Çdo qyteterim mbart faren e shkaterrimit te tij, dhe i njejti cikel shfaqet ne te gjithe.” - Mark Twain
Nje tipar i situates unipolare eshte se superfuqia gezon avantazh ushtarak mbi gjithe vendet e tjera dhe njekohesisht garanton stabilitetin global mes shteteve. Kjo dinamike, i shtyn shtetet me te vogla ta lene pasdore forcimin ushtarak dhe sigurine e vet ne doren e superfuqise (NATO). Lenia pasdore e sigurise kombetare eshte nje mundesi me shume per vendet e vogla per te zhvilluar ekonomite e tyre. Ky proces e ul avantazhin relativ ekonomik te superfuqise mbi vendet e vogla klienteliste dhe rivalet e mundshem rajonale, te cilat eventualisht mund te marrin ne dore sigurine e vet dhe te kercenojne rendin global te superfuqise.
5 - Eksepsionalizmi Amerikan
Eksepsionalizmi amerikan ka te beje me idene se meqe Amerika eshte pishtar i demokracise ne bote dhe lider ne sferen globale, atehere Amerika nuk duhet te trajtohet njelloj si shtetet e tjera ne politiken e jashtme. Sipas ketij koncepti, Amerika ka nje rol te jashtezakonshem, diku prinderor mbi shtetet e tjera, prandaj edhe duhet gjykuar ndryshe. Per kete arsye, kur nje shtet si Rusia apo Iraku nis nje lufte, atehere keto shtete klasifikohen automatikisht agresore, kurse Amerika nuk mund te klasifikohet kurrsesi si agresor ne baze te arsyetimit se Amerika eshte e interesuar ne mbarevajtjen e globalizmit liberal (demokracise dhe kapitalizmit) ne bote. Ana tjeter e medaljes eshte se ky eksepsionalizem mund te konsiderohet si arrogance nga vendet e tjera.
Ne nje fjalim mbi krizen ne Siri me 10 shtator 2013, Obama tha se "megjithatë, kur, me përpjekje dhe rrezik modest, ne mund t'i ndalojmë fëmijët të goditen me gaz deri në vdekje, dhe në këtë mënyrë t'i bëjmë fëmijët tanë më të sigurt për një afat të gjatë, unë besoj se ne duhet të veprojmë... Kjo është ajo që e bën Amerikën të jashtezakonshme. Kjo është ajo që na bën eksepsional.”
Te nesermen, Vladimir Putin e kundershtoi deklaraten e presidentit Obama me nje editorial tek gazeta NY Times, ku shkruante “Është jashtëzakonisht e rrezikshme të inkurajosh njerëzit që ta shohin veten si të jashtëzakonshëm (eksepsional), cilido qoftë motivimi... Të gjithë jemi të ndryshëm, por kur kërkojmë bekimet e Zotit, nuk duhet të harrojmë se Zoti na krijoi të barabartë.”
Kur Putini nxorri opinionin e vet ne NY Times, presidenti i ardhshem Donald Trump, e vleresoi shkrimin si nje kryeveper, “Ju mendoni për termin (eksepsionalizmin amerikan) si të bukur, por krejt papritur ju thoni, po sikur të jeni në Gjermani ose Japoni ose ndonjë nga 100 vende të ndryshme? Nuk do t'ju pëlqejë ai term. Është shumë fyese dhe Putini ia sqaroi atij këtë.”
6 - “America First” dhe transformimi i eksepsionalizmit amerikan
Presidenca e Donald Trump ishte transformuese per Ameriken dhe influencen amerikane ne bote. Disa permbledhje shkurt mbi administraten e re:
Populiste - I adresohej emocioneve dhe paragjyimeve te popullit dhe solli kultin e individit.
Izolacioniste - Amerika nuk do perfshihej ne ceshtje boterore. E terhoqi Ameriken nga samiti i klimes (shqetesimi me i madh per boten sot), dhe nga marreveshja me Iranin e cila ishte ne koordinim me aleatet perendimore. Nuk u kordinua me aleatet perendimore per te parandaluar perhapjen e virusit dhe luftimin e tij. Nuk degjoi aleatet japoneze dhe koreano jugor ne lidhje me kercenimet nga Korea e Veriut si dhe aleatet europiane per kercenimin rus. Kercenoi ekzsitencen e aleances te NATOs.
Merkantiliste proteksioniste - Nuk besonte ne tregtine e lire qe predikonte Amerika qe nga koha e presidentit Reagan por besonte ne tregtine e balancuar. Kjo ndoshta ishte identifikimi me racional i presidences Trump ne lidhje me kercenimin kinez. Rriti tarifat per te ulur deficitin me vendet e tjera, kosto e te ciles bie mbi konsumatorin amerikan dhe te huaj. U distancua me aleatet me te afert si Kanadaja, BE dhe Japonia e Korea e Jugut duke i gjobitur me tarifa nga twitteri.
Tradicional me standard te dyfishte - Ne lidhje me politikat e brendshme ndoqi deri diku vijen tradicionale te republikaneve, ulje taksash dhe lehtesime rregullore pa i balancuar shpenzimet, se republikanet predikojne uljen e deficit te brendshem, nderkohe qe Trump Tax Reform e rriti deficitin ne nivel rekord me ritmin me te shpejte ne histori. Ekonomistet e analizojne ekonomine ne raport me ciklin kohor. Politikat stimuluese te Trump krijuan nje deficit stimulues ne pikun e ekonomise (politikat e tilla jane stimuluese per ekonomine ne afat te shkurter por nxisin inflacionin ne afat te gjate). Populistet gjithmone preferojne benefitet afatshkurtra. U shkeput nga tradita liberale e partise republikane ne favor te politikave nacionaliste proteksioniste.
Te gjitha keto ndryshime transformuese e kane hutuar Ameriken dhe boten. Jemi ne nje pike infleksioni. Eksepsionalizmi i ri amerikan nuk bazohet ne mbrojtjen e tregtise dhe te drejtat e njeriut dhe demokracise, por ne mbrojtjen e interesave te qytetareve dhe bizeneseve amerikane, “America First”.
7 - Rikthimi i multipolaritetit?
Nese globalizmi liberal mbahet ne kembe nga aftesia e Amerikes per te ruajtur rendin demokratik kapitalist ne bote, atehere e verteta eshte se globalizmi e ka nisur degradimin para periudhes se presidentit Trump, aq sa trumpizmi duket te jete nje reaksion i ketij degradimi globalist. Sipas Freedom House Index, demokracia ne bote pati rritje per here te fundit ne nivel global ne vitin 2005. Prej nga viti 2005, cdo vit me shume shtete i kane dobesuar demokracite e veta sesa shtetet qe e kane perforcuar demokracine. Ne vitin 2021 indeksi i demokracise pati renien me te madhe qe nga 2005. Viti 2022 do jete testi me i madh i demokracise deri me tani. Kina po pret me gatishmeri per t’i treguar botes avantazhet e sistemit te mbyllur autoritar, ku vendimet e rendesishme imediate nuk vonohen per shkak te procedurave demokratike. Psh, pas grushtit te shtetit ne Turqi, presidenti Erdogan i kerkoi voten popullit turk per t’i kaluar atij sa me shume pushtet ne menyre qe te beje gjera te mira per Turqine pa patur nevoje te vonohet me procedura demokratike dhe aprovimin e opozites. Njelloj, kryeministri Edi Rama i kerkoi popullit shqiptar timonin dhe tepsine per te qene i lire ne qeverisjen e vendit.
Presidenti i ri Biden premtoi se do rikthente shpresen tek amerikanet dhe aleatet e Amerikes. Ai thote se i ka shpallur lufte korrupsionit ne bote per te mbrojtur demokracine. Por terheqja e turpshme nga Afghanistani ishte nje terheqje e Amerikes nga bota. Kredibiliteti i Amerikes eshte ne piken me te ulet post-presidences Trump.
Vitet e Ardhshme
Nese keto trende vazhdojne, demokracia globale do vazhdoje te dobesohet.
Bashkimi Europian si rregull duhet te forcohet nga nevoja per te mos u varur me nga mbeshtetja amerikane.
Mendoj (dhe shpresoj) se nuk do kete me dalje nga BE per arsye se ne boten e re multipolare mes fuqive si USA, Kina, Rusia, Irani dhe Brazili, etj, shtetet europiane nuk do kene mundesi te jene kompetitive vecse te bashkuara nen nje treg te perbashket. Perndryshe vende si Spanja dhe Italia do ktheheshin ne shtete muze.
Tregues eshte dhe fakti se si euroskeptiket si Tsipras, Salvini, Di Maio ne momentin qe vijne ne pushtet transformohen ne pro-europiane te cilet kerkojne permiresimin e BE-se.
Kam besim se Shqiperise do t’i hapen me ne fund negociatat me BE per te parandaluar nderhyrjen ruse ne ballkan tani qe prezenca e Amerikes eshte ne dyshim.
Shtetet e perendimit po ndryshojne nga qeverisja liberale e tregjeve te lira ne nje lloj sistemi te ri etatist, duke perdorur vazhdimisht mekanizma jokonvencionale ekonomik si interesat negative dhe printim i vazhdueshem paraje. Ekonomistet e rinj MMT e predikojne kete qasje etatiste si rrugen e se ardhmes per nje shoqeri sa me te barabarte dhe qe i pergjigjet sfidave te medha globale te cilat kapitalizmi liberal nuk arriti t'i zgjidhe. Pra, mund te presim me shume nderhyrje te shteteve ne ekonomi dhe ne jeten e perditshme te njeriut.
Po e mbyll me kaq, per tani.
...
Accurate. Great article