top of page

Pasurite kolosale te vendit nuk jane shperndare ne popull, 162 njerez zoterojne 55% te pasurive


Kazakistani

2.725 milion km2, vendi 9 ne bote per nga siperfaqja.

20 milion banore. GDP / capita Nominal: $10 mije (2 here me shume se Shqiperia)

Keto treva te gjera te Azise Qendrore banoheshin nga fise blegtoresh nomade. Ne shekullin 15 kazaket filluan te konsolidonin identitetin e tyre dhe deri ne shekullin 18 u qeverisen nga khanate vendase, qe shpesh luftonin me sukses kunder mongoleve.

Gjate shekullit 19 Perandoria Ruse filloi te zgjerohej ne Azine Qendrore, duke perfshire edhe kolonizimin e Kazakistanit. 400 mije ruse migruan ne Kazakistan, te ndjekur nga 1 milion sllave te ndryshem, gjermane dhe hebrenj. Kjo krijoi ferkime ndermjet vendasve dhe te ardhurve, ku vendasit pesuan disfate; 300 mije kazake u detyruan te shpernguleshin. Me 1922 shpertheu nje zi buke, ku vdiqen nga uria 1 milion kazake. Me 1939 vendi kishte humbur 22% te popullsise, per shkak te urise dhe emigracionit. Njekohesisht, ruso-sovjetiket eliminuan nje numer intelektualesh, mendimtaresh, shkrimtaresh e historianesh, me qellimin per te supresuar kulturen dhe identitetin kazak, per ta kthyer vendin ne nje republike socialiste sovjetike te nenshtruar.


Me renien e Bashkimit Sovjetik, Kazakistani deklaroi pavaresine me 16 dhjetor 1991. President mbeti ish kreu komunist i Kazakistanit sovjetik, Nursultan Nazarbajev, i cili qeverisi ne menyre autoritare per 28 vjet, deri ne vitin 2019, kur dha doreheqjen. Me 1997 kryeqyteti u zhvendos nga Almati ne Astana, te ciles me 2019 ia ndryshuan emrin ne NurSultan, per nder te diktatorit.

Pas Nazarbajev, president u be Tokajev, i te njejtes parti, qeverisja e te cilit ka mbetur autoritare dhe me shkelje te te drejtave te njeriut.

Pas pavaresise, shume njerez qe kishin lidhje me regjimin e Nazarbajev grumbulluan pasuri te medha nepermjet privatizimit te burimeve natyrore. Nje numer oligarkesh kazake jane perfshire ne skandale financiare nderkombetare dhe shume prej pasanikeve me te medhenj te Kazakistanit jetojne ne qendra perendimore, si Londra.


Pallati presidencial ne NurSultan, nje qytet i planifikuar

Vetem 162 individe zoterojne 55% te pasurive te vendit. Ky vend, qe eshte me i madhi nder ish republikat sovjetike te Azise Qendrore, ka 5 milardere ne Forbes World’s Billionaires List, te cilet u perkasin sektoreve minerare dhe bankare.

Vendimmarrja ne Kazakistan mbetet ne favor te nje grupi te kufizuar njerezish, si per nga numri i individeve, edhe per nga sektoret ekonomike qe ata perfaqesojne.


Almaty, ish kryeqyteti i republikes sovjetike dhe qyteti me i madh i vendit


Per shkak te peshes se Kazakistanit ne tregjet e lendeve te para, trazirat politike te diteve te fundit kane prekur bursat e komoditeteve. Kazakistani furnizon 40% te uraniumit te botes, duke e bere kete vend burimin kryesor te uraniumit per centralet atomike te USA dhe Kines. Cmimi i uraniumit u ngrit 8% kete jave. Ndonese vete minierat duken te paprekura nga trazirat per shkak te vendndodhjes se tyre te larget, kercenimi preku sistemet e transportit.

Cmimi boteror i naftes gjithashtu u ngrit. Kazakistani prodhoin 1.7 milion fuci ne dite, sa 2% e konsumit boteror te naftes. Chevron Corp., qe zoteron 50% te fushes se naftes Tengiz, nje investim prej 37 miliard dollaresh, tha se i eshte dashur te reduktoje prodhimin per shkak te protestave. Exxon Mobil ka nje investim aty gjithashtu.

Kazakistani ze vendin e dyte ne bote per prodhimin e kriptomonedhave, pas USA, sepse shume “minatore” te kriptove u larguan nga Kina, pas supresimit te kesaj fushe nga qeveria kineze ne vitin e kaluar dhe u vendosen ne Kazakistan, per shak te afersise gjeografike dhe cmimit te aresyeshem te energjise elektrike. Prodhimi i kriptove u prek gjithashtu, nga mbyllja e internetit gjate ketyre diteve.

Kazakistani eshte konsideruar si me i suksesshmi nder vendet ish sovjetike te Azise, duke shenuar nje rritje me te shpejte se fqinjet dhe duke siguruar investime te huaja. Ndertoi nje kryeqytet te ri, NurSultan, te mbushur me grataciela futuriste dhe shopinge te stilit perendimor. Por pasuria nuk eshte shperndare ne popull; eshte perqendruar ne duart e nje grupi oligarkesh. Paga minimale ne Kazakistan eshte me pak se $100 ne muaj.


Nursultan

Populli eshte i irrituar nga korrupsioni i larte dhe i vazhdueshem. Vendi ze vendin e 94 ne treguesin Transparency Corruption Perception Index. (Shqiperia dhe Kosova zejne te dyja vendin e 104, pra 10 vende me keq). Qeveria ka premtuar vazhdimisht se do luftoje korrupsionin e niveve te larta, por pa rezultatet e duhura.

Me 1 janar filloi zbatimi i reformes se tregut te karburanteve: perfundoi subvencioni i cmimit te gazolines LPG, qe populli perdor per makinat personale. Brenda nates cmimet pothuajse u dyfishuan, duke rezultuar ne protesta ne zonen naftembajtese te Mangistau, ku 90% e makinave punojne me LPG. Me pas, qeveria u terhoq dhe premtoi te reduktoje cmimin.


Te drejtat e njeriut ne Kazakistan


Ne nje vend pa kanale te medias se lire, ku te shprehet realiteti i gjendjes ekonomike te popullates, autoritetet, qe per vehte jetojne ne nje nivel krejt tjeter, shpesh marrin vendime te stakuara nga veshtiresite e njerezve. Ne kete menyre, protestat per cmimin e LPG i gjeten autoritetet te papregatitura. Per me teper, pandemia ka krijuar presion deficitar mbi buxhetin, duke ulur mundesine e shtetit per te stimuluar ekonomine. Kete jave bonot sovrane te shtetit kazak pesuan nje goditje dhe investoret nderkombetare shiten aksione te kompanive kazake te listuara ne Londer.


Presidenti i Kazakistanit tha se i ka dhene urdher policise te shtije per te vrare. Sipas Wall St. Journal, ka dyzina te vdekur, duke perfshire edhe forca te rendit.

Ushtria ruse kalon kufirin kazak per te ndihmuar qeverine ne shypjen e revoltes


108 views0 comments

コメント


bottom of page