top of page

Kamila Valieva është viktimë e dështimit moral të zyrtarëve, trajnerëve dhe mjekëve

Kamila Valieva po rënkonte, jo duke qarë, por duke rënkuar. Kjo ishte ndhimbje e plotë, e mbushur me emocion, vuajtje. Ky ishte poshtërim. Ky ishte shkatërrim. Kjo ishte gjithçka.



Ajo erdhi në Pekin në moshën 15-vjeçare për të rrëmbyer zemrat e adhuruesve të patinazhit në mbarë botën dhe për të fituar një medalje të artë në patinazhin artistik. Ajo u kthye ne zuzaren e Olimpiadës, vajzën-simbol te dopingut, mashtrimit dhe falimentimit moral te rusëve.


Si perfundim, në fund, ajo dështoi në akull.


Vajza e shkëlqyer që nuk humbte kurrë, që veçse kërcente më lart dhe rrotullohej më shpejt se çdo patinatore tjetër e të gjitha kohëve, u rrëzua 4 herë dhe u rendit në vendin e katërt. Bashkëvendaset e saj e saj, Ana Sherbakova dhe Aleksandra Trusova, morën respektivisht medaljen e artë dhe të argjendë. Japonezja Kaori Sakamoto fitoi medaljen e bronztë.


Tani erdhi koha për të paguar faturën, një goditje live në televizionin ndërkombëtar: ankthi që i derdhej përmes gulçimave, britmave dhe lotëve, të cilat i rrokulliseshin në faqe, në bankinën rinkut olimpik të patinazhit.


Trajneri i saj ndenji ftohtë dhe larg. Shokët e saj të skuadrës nuk iu gjindën. Trusova po përjetonte zhgënjimin e vet: 5 kercime katerfishe, ne programin me te veshire teknik ndonjëherë dhe mori vetem argjend. Sherbakova, e cila sapo kishte fituar medaljen e artë, u ul vetëm në një divan duke mbajtur një kafshë pellushi. Askujt nuk dukej se i interesonte.


Rusët, të cilët krenohen me nervat e çelikta dhe reagimet pa emocione, ishin në kaos.


E gjithë kjo ngjarje, e gjithë kjo garë e patinazhit artistik, ishte një fatkeqësi, një turp, një çnderim për një garë dikur të madhe. Ishte një dëmtim për të gjithë të përfshirët, veçanërisht për këta adoleshentë të trajnuar dhe mësuar të performojnë.


"Do ishte nje dëm i pariparueshëm" (per gjëndjen psikologjiuke të Valievës) është arësyetimi që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv përdori për te shkelur rregullat dhe logjikën e çështjes, për të lejuar Valievën të garonte, pavarësisht nga një test pozitiv i drogës që i varej mbi kokë.


Epo, ndodhi dëmi i pariparueshëm, për sportin, për Olimpiadën, per Valievën.


Ajo është një fëmijë të cilës të rriturit i kanë dhënë një substancë të ndaluar, qe avokatët rusë e mbrojtën me justifikimin qesharak se ajo kishte gelltitur aksidentalisht ilaçet e gjyshit, - një koktej kardiak me tre medikamente të veçanta, njëri prej tyre i ndaluar nga Agjencia Botërore Anti Doping.


Trajnerët rusë. Mjekët rusë. Zyrtarë rusë. Ky është trekëndëshi i Bermudës që i ka gatuar këto situata, jo një adoleshente naive që ka jetuar pothuajse të gjithë jetën e saj brenda tullumbaces së federatës së patinazhit artistik të Rusisë, e kushtëzuar, me të gjitha mjetet e nevojshme, për të qenë kampione.


Por tanimë ajo nuk ishte një kampione. Ajo ishte një batutë, një anekdotë për te nxjerrë mësime. Morali i një tregimi për moralin. Ajo ishte një dozë kulminante e "schadenfreude" (dashakeqësisë) globale. Dështimi i saj u festua. Pesëmbëdhjetë vjeç: kjo është një nxënëse e vitit te parë gjimnaz, mosha kur gjërat më të vogla në mediat sociale, brenda një grupi të vogël bashkëmoshatarësh, mund të sjellin reagime negative të paimagjinueshme.


Po në skenën globale?!


Tani ajo ishte e vetmuar duke qarë. E dështuar nga trajnerët e saj. E dështuar nga federata e saj. E dështuar nga IOC dhe CAS dhe të gjithë të tjerët që supozohej ta mbronin, por në vend të kësaj e mbështetën për fitim dhe lavdi të pisët.


Një agjente e shtypit të patinazhit artistik po përpiqej t'i thoshte se nuk ishte e detyruar të ndalej për mediat, se ajo thjesht mund të vazhdonte të ecte. "Mund të mos ndalosh", i tha gruaja. Valieva pohoi me kokë. Mund të ketë qenë personi i parë që u kujdes për Valievën në vite. Personi i parë pari që i ofroi vullnet të lirë.


Nuk dihet nëse Valieva ishte e informuar për çfarë po jepnin të pinte.


Ajo mund ta ketë ditur. Ndoshta të gjithë patinatorët elitë e bëjnë këtë. Por edhe nëse e dinte, ajo ishte nën kontrollin fizik, mendor dhe emocional të kësaj makinerie ruse të patinazhit që se fundmi ka fituar pesë medalje në tre Olimpiada. "Ose bëje, ose gjejmë një tjetër!"


Ajo vinte nga një vend që u dënua të merrte pjesë ne Lojërat Olimpike për shkak të përdorimit gjithëpërfshirës të dopingut, të drejtuar nga shteti. Këta janë njerëz që nuk mashtruan vetëm Olimpiadën 2014, por edhe paraolimpiadën e 2014. Një vend ku, pas shpërthimit të skandalit, dy nga arkitektët kryesorë u gjetën të vdekur.


Çfarë shansi kishte kjo vajzë? Çfarë zgjedhje? E njëjta gjë për Sherbakovën dhe Trusovën; të dyja vijnë nga i njëjti sistem, të njëjtët trajnerë, të njëjtët mjekë dhe asnjëra prej tyre nuk dukej e lumtur. Ata fituan, por për sa kohë? Dyshimet janë kudo.


Rusëve nuk u bën përshtypje dhe IOC nuk i ka detyruar t'u bëjë përshtypje. Mashtroni pa ndëshkim dhe jeni të inkurajuar që thjesht të mashtroni gjithnjë e më shumë derisa kjo masakër, e vërteta, kjo e vërtetë e shëmtuar, të shfaqet për ta parë të gjithë!


Ky është patinazh artistik? Kjo është Olimpiada? Kjo është ajo që një gjykatë duhej të kursente nga dëmi i pariparueshëm?



Sistemi e quan Valievën një "person i mbrojtur" - e pamundur për të qenë përgjegjëse për atë që po ndodh në trupin e saj. Megjithatë, në vend që ta mbronin këtë person, këtë fëmijë, vendimmarrësit thjesht e kthyen atë në një kazan presioni dhe politikash për t'i shërbyer padronëve të saj të sportit.


Patinazh. Rrotullime. Katërfishe. Buzëqeshje. Fitore. Ti duhet të fitojsh!


Vetëm se ajo nuk mundi. E vetmja gjë që ajo bën më mirë, gjëja që bën më mirë se kushdo tjetër, nuk kishte asnjë shans te fitonte kundrejt stresit dhe tensionit të situatës.


Turpi këtu duhet të përhapet përtej rusëve, të cilët ka të ngjarë të mos ndiejnë asgjë dhe thjesht të gjejnë një tjetër fëmijë naiv, nga Siberia ose Shën Petersburgu, që mund të rrotullohet mbi akull. Jo, kjo duhet të shtrihet në të gjithë sportin, në të gjithë Olimpiadën, në të gjithë operacionin absurd antidoping, që jo vetëm që nuk arriti të mbronte askënd, por e çoi për më keq.


Kamila Valieva është viktimë e abuzimit të fëmijëve në kohë reale. Megjithatë, Olimpiada, jo vetëm që e la atë me robëriuesit e saj, por i trimëroi ata më keq.


IOC është krenare që ka e ka jashtë-kontraktuar disiplinimin e dopingut ne një gjykatë sportive "të pavarur". Preferon thjesht të lajë duart dhe të arkëtojë çeqet. Të shkuara të harruara dhe të hedhura pas shpine, si pistat e rrenuara te olimpiadës së Sarajevës.


Eshtë pjesë e kostos së lojërave, e kostos se të bërit biznes.



Ndërkohe shtypi rus po e quan Sherbakovën "më e mira", Trusovën "gjeni" dhe Kamila Valievën një "hero", viktimë e konspiracionit të madh kundër Rusise. Njësoj si shpifin për Rusine qe kerkon të bëje luftë, ndërkohë që Rusia po bën vetëm manovra, ashtu shpifën edhe për Valievën që kishte marrë doping, kurse ajo vetëm kishte pirë ilaçin e gjyshit.

232 views0 comments
bottom of page