Perseatje Noeliane
Nga Parid Turdiu
Kam instaluar appin Fit ne celular qe me numeron hapat dhe shpejtesine e ecjes. Objektiv ditor kam vene 7500 hapa. Bera xhiron time te perditeshme neper qytet, 8455 hapa.
Para xhiros u takova dike per te ngrene mengjes ne Kafenene Suedeze: $40 per dy.
Kafeneja frenge “Paneterie” eshte $30 per dy. Hoteli Hilton prane me meje shte $50 per dy, por pershfin kafe the leng portokalli pa kufi. Kafeneja frenge “Loic” dhe Starbucks shkojne $20 per dy. Pra kam opsione $10, 15, 20 dhe 25; te gjitha jane lokale te bukura. Mund te ha darke ne shpi dhe e quaj se hengra jashte nje here ne dite.
Dreke une nuk ha. Atyre qe cuditen u pergjigjem: Te duket se mund te mbahet kjo figure qe kam une duke ngrene dreke?!
Duke ecur me vinin mendime dhe leshoja statuse te shkurta ne FB. Lexova nje perkthim te nxituar te Smeraldes te nje proze poetike te Imam Aliut mbi figuren e Jezuit. M’u duk nje perle dhe e postova si pershendetje krishtlindore per te krishteret:
Ne vigjilje te ditelindjes se Princit te Paqes, me duket nje urim elegant per te krishterët citimi i prozes se shkelqyer te Imam Aliut, nip, dhendër dhe pasardhes i katert i Muhametit:
“If you like, I will tell you about Jesus the son of Mary. He used a stone as his pillow, wore coarse clothing and ate rough food. His stew was hunger and his lamp in the night was the moon. His shade in the winter was the east of the earth and its west. His fruit and his basil were what grow from the earth for the cattle. He had no wife to try him, and no son to grieve him. He had no wealth to distract him, nor greed to abase him. He had no mount to ride but his feet and none were his servants but his own two hands.”
Sait Sait Saiti dergoi perkthimin e vet shume te bukur, si nje tekst klasik, si ta kishte shkriar ... Pjeter Budi:
"Nëse doni, do t'ju flas për Isanë të birin e Mejremes ('a). Ai përdorte një gur si nënkresë, vishte tesha të vrazhdta dhe hante ushqim të tharbët. Haeja e tij ishte ûja dhe drita e tij e natës ishte hana. Hija e tij gjatë dimnit ishte prej kur ndodhte lindja dhe deri në perëndim. Buka dhe krypa e tij ishte çka toka selitte për gjedhin. Ai nuk kishte grue për ta sprovue, as fëmijë për ta brengosë. Ai nuk kishte pasuni për me e habitë e as tamah që me e ulë. Ai nuk grahte tjetër përpos kambëve të veta dhe nuk kishte hyzmeqarë përveç duerve të veta."
Aliu ishte kalifi i 4-ert , dmth perandor i gjithe Lindjes se Mesme, duke perfshire Palestinen, dhe admironte jeten bazike te Krishtit. Identifikohej me Krishtin, si dy figura idealiste qe nuk u kuptuan ne kohen e vet; ne fakt e vrane. (Ai ishte i treti kalif rrjesht qe vdiq i vrare.)
Nje fe (parti) me e vjeter nuk e pranon nje fe (parti) me te re, se i ben konkurence. Paganizmi nuk pranonte judaizmin, krishterimin, islamin. Judaizmi nuk pranonte krishterimin dhe islamin. Krishterimi nuk pranonte islamin.
“Lex posterior derogat priori”, shpalosi Ali Luca erudicionin e vet ne latinisht. O Ali, o gjeni, me shkruaj nje poezi!
Nje shok partie, qe eshte i bindur se Shqiperia kontrollohet nga nja rrjet bandash terroriste, me tha dje, “po bere PQ, se mos te vrasin”. U pergjigja, ka me bukur se te vdesesh deshmor, si Jezui apo Aliu?
Une nuk e besoj se Shqiperia kontrollohet nga nje rrjet i tille. Ishin 10 mije kalecat qe ngelen pa pune pas renies se enveruzmit. Njesoj si ne te gjithe Lindjen u kthyen ne mafioze, per te mbijetuar, se ate dinin te benin. Por kjo ishte 30 vjet me pare; tani jane fragmentuar. Tani eshte anarki feudale, nje numer pashalleqesh e bejlerlleqesh qe i paguajne harac sulltanit, - nje sistem i vjeteruar, i kalbur, qe po leshin klithma: Me modernizoni!
Klithmat jane skandalet e perditeshme.
Skandali i dekonspirimit te pagave ia hoqi breket korrupsionit te Tiranes. Eshte ilegale te arrestosh ilegalisht nje aktor te nje akti ilegal? Disa shtete ne USA lejojne "citizen arrest", arrestim nga qytetarët civilë ne rruge: E pe qe shkeli ligjin dhe nuk ka aty polic? Arrestoje ti.
Dekonspirimi i pagave qe nje akt ilegal i demaskimit te shume akteve ilegale. Duhej ta kishte bere legalisht shteti, nepermjet institucioneve, por nuk ka shtet.
E keqja e rrjedhjes ilegale te informacionit eshte se digjet i njomi me te thatin; u dekonspiruan edhe pagat legale. Por, qe u dekonspiruan pagat fallco, mire u be!
Nuk duhet lejuar qe agjente te huaj te paguhen nga te huajt gjoja si te punesuar ne biznese private. Kjo ne USA eshte ilegale, shkon ne burg. Duhet te regjistrohen si agjente te huaj dhe te paguhen nga te huajt haptas. Nje qeveri, qe e lejon kete, ka deshtuar ne mbrojtjen e vendit.
Pagat ka kuptim te mbahen sekret nqs jane te pastra. Por nqs paga eshte fallco: per te vjedhur shtetin, per pastrim parash, per te maskuar shperblimin e agjenteve te huaj - duket se jane 3-4 mije raste te tilla - dhe pushteti nuk ve dore, sekreti i pages qenka i demshem. Shteti nuk eshte se nuk i kontrollon dot, po te doje, se i ka detyruar te paguhen ne "te bardhe", por qe ne fakt eshte kthyer ne fasadë per te mbuluar paligjshmeri.
Lexova se ka fasoneri ku te gjithe punonjesit, nga me i fundit, te me i larti, paguhen me rrogen minimale 300 mije lek. Kjo dmth se kuadrot dhe pergjegjesat, marrin extra cash nen dore, apo jo? Kujt ia marrin? Punetoreve me rroge minimale, qe pagen e vertete e kane nen minimalen.
Lexova se jane recepsioniste e shofera qe marrin nga 8-15 mije euro ne muaj. Ben mu qe ata mbajne per vehte nja 2 mije dhe diferencen ia japin dikujt me qese letre.
Lexova qe pagat me te medha, me nga dy shifra ne milione lek te vjetra ne muaj, i marrin disa analiste te TV. Mua me kane kerkuar nja 30 here te bej analiza ne TV, por falas. Kur i pyes sa paguani, me thone, “ne na paguajne ata qe dalin ne TV, ne nuk paguajme.” Tani doli qe paguakan dhe shtrenjte bile. Pse disa i paguajne kurse disa te tjere i kerkojne falas? Me te mira se (bie fjala) une i bejne analizat keta katranjose, apo ka dicka tjeter? Psh mund te jene honorare sherbimesh te tjera, te fshehta. Nuk dihet; po te dihej nuk do ishin “te fshehta”.
Une tani mbeshtes transparencen e plote te pagave, si dhe voten e hapur, ne Shqiperi. C'me duhet sekreti i votes dhe i pages, nqs vota dhe paga vidhen?! Per te mbajtur sekret vjedhjen?
Keti Dibra botoi nje perkthim te vetin nga Oriana Fallaci. Permbante kete pohim: “Në politikë”, më thoshte një ditë presidenti polak Mieczyslaw Rakowski, “edhe një engjëll bëhet një kurvë”.
Pse politika te kthen ne kv, - pyes une? Pergjigjem po une: Se eshte arti i te mundures dhe i rezultatit. Te duhet te prodhosh rezultat ne nje situate te pamundur, me (pothuajse) te gjitha menyrat. "Eshte i te gjithave", nuk eshte kompliment ne shqip.
Rrugezgjidhja: Rrotacioni!
Ai qe konsumohet, te qarkulloje, por pa iluzione se tjeret do jene shume me te mire. Me skepticizem! Cdo qarkullim të sjelle nje permiresim, ne formen e spirales ngjitese.
Me vjen te qesh me naivitetin e absolutisteve, qe ne jemi te mire, ata jane te keqinj. Vec te vijme ne ne pushtet, se korrupsioni do ndreqet. Duhet thene, “ne jemi te mire per veten tonë”.
Berisha tha se, pas zgjedhjeve te 25 prillit, i cuan njerez ne zyre per ta pyetur nese pranonte qe PD te bente koalicion me Ramen.
Dr refuzoi kategorikisht, se R vodhi zgjedhjet me 3 menyra:
1. Janë disbursuar 91 milionë euro në 4600 familje nga thesari.
2. U përdorën bandat.
3. Mbi të gjitha u perdoren patronazhistët.
"Prandaj - u tha Berisha - une do i kundervihem me te gjitha mjetet." "Unë nxirrja Shqipërinë në rrugë dhe në shesh dhe ato zgjedhje nuk i pranoja."
Pas 3 javesh e shpallen "non grata".
Une: U shpall "non grata" jo per korrupion, se ai nuk eshte korrupt, por per qendrime politike absolutiste.
Une ketu mendoj ndryshe: Zgjedhjet u vodhen dmth nuk dihet kush i fitoi. Kuptohet nje gje, qe PD nuk i fitoi mjaftueshem, per te kapercyer vjedhjen e votes. Ca do bejme tani, do zhytet vendi ne protesta te tjera? Jo. Te ndanin pushtetin 50-50!
1. Une vete ndjehem me mire nqs ne zyrat e shtetit nuk gjej monizem, por pluralizem.
2. Reformat e medha duhen bere nga pozita dhe opozita, se bashku, se jane per te gjithe popullin dhe per nje kohe te gjate, nuk mund te behen nga gjysma e popullit kunder gjysmes tjeter.
Duhet bashkuar populli pas 80 vjet lufte civile, te ngrohte dhe te ftohte.
Berisha thote se Basha donte ta bente kete. Por Basha nuk e thote kete as tani, se nuk ka guximin e bindjeve te veta. Ca lideri eshte dikush qe nuk ka guxim?!
Lindita Komani tha: “Problemi ne kete qe thoni ju Parid eshte qe normalizohet e keqja. Nuk ka incentive njeri te beje te mire, te sillet mire, kur e keqja pranohet si zgjidhje. Normalizimi i se keqes mund te ndodhe dashur padashur ne nje sistem jo demokratik ku vlen kush eshte me i forte, ka me shume para, me shume trupa te gatshme ne banden e vet, por demokracia kuptimin dhe forcen e ka tek vota.”
Une i pergjigjem, “E pa normalizuar eshte e keqja? Asgje nuk the gabim, por duhen provuar rruge te reja. Ka nje kohe per lufte (80 vjet) dhe ka nje kohe per paqe. Eshte fjala per nje koalicion qe dy forcave demokratike, per te kryer reformat. Po nuk performuan korrekt, populli le t’ua heqe votat dhe t’ia jape, bie fjala, PQ, vendi pa opozite nuk do ngelet.
Une nuk besoj ne liqesine absolute te njerezve. Njeriu eshte i mire dhe i keq. Me te keq e ben rreziku, lufta, pasiguria, varferia. Le bejne paqe, per te gjetur qetesine per te bere gjera te mira. Jam i bindur se edhe ata duan, por kane ngecur.
Qenkan arrestuar sot 35 veta ne lidhje me skemen me call center per te mashtruar shtetas te huaj duke u shitur investime fallco. Qenkan mashtruar 2 milion shtetas te huaj. Qenkan ankuar vendet e huaja. Kjo ka 10 vjet qe ndodh dhe ne Tirane e dinin te gjithë. (Mirmjes prokuroria, si ke ndje, a fjete mire?)
Prokuroria la te kalonte skandalin e patronazhisteve, qe ishte shume me i frikeshem se rrjedhja e pagave, - nje operacion i partise-shtet per survejim/shantazhimin te plote te popullsise.
Jo vetem qe prokuroria nuk ndoqi aktoret, por ndoqi gazetaret qe e zbuluan aktin ilegal. Porositesi dhe regjisori, Km, i inkurajoi haptas patronazhistet: “O burra, me fort!” (njesoj si Trump kryengritesit e 6 Janarit).
Gazetaret i shpetoi Strasburgu; per prokurorine tone do ishin ne burg (!)
Km i kerkon prokurorise te hetoje "me imtesi" inspektoret e taksave dhe "foltoret e kuvendet e antikuvendeve" ne lidhje me dekonspirimin e listes se pagave. Prokuroria filloi urgjentisht.
Nuk duhej te kishte liste te unifikuar te pagave. Kush e urdheroi kete liste? Kush nuk e mbrojti ? Eshte detyre e institucionit, qe i eshte besuar sekreti, te ruaje sekretin, perndryshe meriton nje class-action law-suit (nje padi gjygjsore kolektive), nga 600 mije njerez qe u jane dekonspiruar pagat, per malpractice dhe neglizhence ne detyre, prandaj do i duhet t'i demshperbleje.
Privatesia dhe siguria e te dhenave elektronike ne Shqiperi eshte jo ekzistente. Per me teper gjithe jemi te spiuniar, filmuar e regjistruar, aty. Po thone se dekonspirimi i trete, pas patronazhisteve dhe pagave, do jete lista qendrore, e plote, e dashnoreve, e perftuar nga pergjimet elektronike.
Kryesorja: Km duhet te shqetsohet me shume per korrupsionin dhe plaget sociale, nen qeverisjen e tij, qe demaskoi ky dekonspirim, se kush e beri dekonspirimin. Por nuk i ben pershtypje, se e dinte listen; vetem nuk donte qe te publikohej.
“Rama quan Doktorin Sali Rrumpalla, kurse Rama meriton te quhet Ed Skandali”, - tha Afrim Latifi. Nuk po kalon jave pa skandale. Une nuk po shkruaj dot artikujt e kultures se larte qe kisha planifikuar, psh nje per Almodovar dhe nje tjeter per Tiranen si pikture abstrakte e shtresezuar, se me duhet te merrem me skandalet, ne kete detyre te perkoheshme te kryeredaktorit te portalit Qendra.online.
Skandali paraardhes ishte afari i inceneratoreve. Nuk mbaj une pergjegjesi politike - thote Kryeministri - nqs ministrat qe zgjedh une, deputetet qe zgjedh une, apo miqte qe zgjedh une, kapen me korrupsione. Nuk demtohem une politikisht, por vetem ata legalisht, individualisht. Une jam ngjale prej tefloni.
Po lavdine kush e merr kur punet shkojne mire? Rama
Une mund te vras nje njeri ne 5th Avenue dhe nuk me gjen gje, - tha Trump. Nuk mbaj une pergjegjesi per pergjigjen ndaj virusit, - tha Turmp - por guvernatoret e shteteve.
“The buck stops here” - ka thene president Truman dhe pothuajse te gjithe te tjeret pas tij. (Zari ndalon ketu te une, se une jam presidenti, pergjegjesia eshte e imja.)
Skandalet evidentojne korrupsionin e pakices, qe shkakton varferine e shumices.
Doli raporti global i FAO-s per ushqyeshmerine: Shqiperia qenka nder vendet e fundit per kequshqimin e femijeve. Kjo eshte tragjike. Femijet e paushqyer kane tendence te rriten me te meta mendore: shkojne keq ne shkolle, nuk perqendrohen ne pune, behen kriminele.
Ka kohe qe e them: Duhet siguruar usqimi falas i femijeve ne shkolla! Disa shqiptare kerkojne te behen interesante duke kundershtuar, “nuk mund te behet”, te tejre jane konstuktive.
Iris Gjinovci: Kantinat shkollore deshtojne shpejt dhe cateringu cilesor kushton 3 euro per femije. Nese 100 mije femije nga 350k qe ka sistemi shkollor marrin ushqim falas kjo kushton 60 milion euro. Per te gjithe 200 milion por nuk eshte i nevojshem se femite e hedhin. Eshte e beshme, duhet pare sa eshte e nevojshme, zonat ku aplikohet dhe efektet anesore.
U pergjigja: Duhet studim. Une do filloja duke e pyetur FAO-n: Pse thoni qe femijet shqiptare ushqehen shume keq, ku e mbeshtesni? Çfare duhet te bejme ne qe ju te konkludoni qe femijet shqiptare ushqehen shume mire?
Natyrisht, duhet filluar nga zonat me problematike dhe e pershtatur me kushtet vendore. Psh diku duhet permiresuar fibra, diku proteina, diku vitaminat.
Shkurt fare: Une dua qe specialistet nderkombëtarë te konkludojne qe femija shqiptar ushqehet mire. (Kantinat shkollore ne USA funksionojne mire, te mbikqyrura nga prindet. Te nxjerrin syte prindet amerikanë, po nuk ua bere sherbimin per te cilin paguan taksapaguesi.)
Mund te thote dikush, “c’te duhet ty Parid ne Amerike me kequshyerjen e femijeve te katundeve e fasonerive te Shqiperise? A ushqehesh mire ti vete!”
Kur je tip aktivisti progresist ke nevoje per nje kauze humanitare, per te shtyre jeten. Kjo nuk eshte kollaj. Jo vetem qe ti do dhurosh punen dhe disa para te tua personale, falas, por bujaria ndaj te varferve ka kosto sociale. Psh ne USA:
Pensionet e covidit, qe pagoi shteti per dy vjet rrjesht dhe shendetsia e covidit falas, beri qe shteti te shtypte monedhe sa 15% e GDP. Inflacioni shkoi 7%. Bursa ra. Real Estate eshte ngritur, por nqs rriten interesat bankare, do shtrenjtohen kredite bankare dhe real estate do bjere. Restorantet ne qytetin tim, nga $70 per njeri, per nje darke te plote, kane shkuar ne $100. Une e paguaj dot, por pa qejf. Dmth nuk me behet te shkoj. Pasaniket nuk pyesin: ai qe ka $50 milion ç'u be $300 apo $400 nje darkë? Dmth ndihmen per te varferit e ndjen shtresa e mesme. Nuk ka dreke falas ne kete bote.
Nga ana tjeter, ndihma ndaj te varferve, ne afat me te gjate, siguron paqen dhe begatine e shoqerise kapitaliste per te ardhmen. Stalini ka thene se Ruzvelti e shpetoi kapitalizmin me politiken e tij sociale te New Deal.
Lidershipi, - thote Bill Clinton, eshte t’u shpjegosh njerezve cfare eshte e rendesishme per ty dhe pse duhet te jete e rendesishme edhe per ata.
Ka 1 mije ceshtje te dobishme, por une kam indentifikuar dy, qe me duket te thjeshta, te pastra, jo antagoniste, jo urrejtese dhe me impakt te larte:
Votimi online i Diaspores
Mireushqimi i femijeve
Excellent