top of page

Jane nisur shqiptaret per Michigan

Tre jave qe kishte hyre nentori, sapo ishte prishur moti ne Shqiperi. Deri atehere kishte mbajtur super, me menge te shkurta ne Tirane ne dreke.


Do nisesha nga Tirana per Miami me Lufthansen nepermjet Frankfurtit. Nje i njohur i imi, Beni, do nisej me te njejtin avion, por per Michigan. Isha ulur ne sallen e aeroportit dhe po prisja orarin. Beni po me kerkonte dhe me pa. Hajde ulu, i thashe. Jo, tha, hajde me mua se jam me nje cift qe nuk dijne rrugen.


Shkova me Benin aty ku priste cifti: fshatare rreth 50. Shkonin ne Michigan te cuni. Ishte hera e pare qe fluturonin dhe kishin gjetur aty ne aeroport Benin qe t’i udhehiqte. Te dy ishin te veshur me rroba tezge te reja; ajo e rrudhur si hoshafke, ai kokeqosh me gjysmen e dhembeve te siperme qe i mungonin, njerez te munduar nga puna.


Prrenjas


U dhashe doren dhe u ula. Nga ju kemi, i pyeta.

  • Nga Prrenjasi.

Tani kalova neper Prrenjas duke shkuar ne Pogragec. Ishte i mbushur me shtepi te reja. Cfare bejne njerezit ne Perrenjas?

  • Ka qene industrial, tha ai. Ishte miniera dhe fabrika e pasurimit. Ato jane mbyllur. Miniera eshte shembur. Njerezit, meqe ishin aty, kane ndertuar aty. Shumica e shtepive jane bosh. Kane ngelur disa pleq.

Ishte inteligjent, pergjigjej sakte.


Po ti ku punon?

  • Ne Maqedoni.

Cfare ben?

  • Cfare te dale: ndertim, bujqesi, transport. Njesoj si ne jane maqedonasit, pak me mire, se kane dale para nesh.

Si sillen me ju shqiptaret?

  • Shume mire

Une pata nje incident me nje kamarier sllav ne Struge. Refuzoi te na sherbente se na degjoi qe flisnim shqip.

  • Une punoj andej nga Tetova e Gostivari. Okej sillen sllavet. Jane ndryshe nga ne, nuk kane lakmi per t’u dukur, punojne aq sa u duhet pastaj gezojne jeten. Hajne e pijne, nuk emigrojne, femijet i mbajne aty rreth vetes. Kurse shqiptari do e beje kullen me 3 kate, per t’ia kaluar komshiut, pastaj e le bosh. Nuk ka durim shqiptari te rrije ne nje vend dhe te punoje cdo dite.

Po c’do beni ne Michigan ne dimer?

  • Tani ne dimer mbyllen punet ne Maqedoni; do rrijme 6 muaj te cuni.

Ajo degjonte me vemendje dhe tundete koken. Here pas here perseriste fjalet qe qe thonte ai: "Po po eshte shembur miniera. Po po shtepite jane bosh." Nuk guxonte te shprehte mendim te vetin. As une nuk ia drejtova fjalen, se mos behej xheloz i shoqi


Kaloi koha, i pershendeta dhe u futa ne aeroplan.


Ne sedilen treshe gjeta nje cift bjond, si gjermane dukeshin, ajo e ulur te dritarja, ai ne mes. U ula ne sedilen time. Ai me tregoi dy pasaportat shqiptare qe i mbante ne dore: A duhen ma kto, se po udhtojme per here te pare.


Jo nuk duhen. Nga jeni ju?

  • Nga Borja e Kuksit. E di ku asht?

S’ia kam idene.

  • Po Shishtavecin e ke ndigju?

Po, eshte Vehap Kola nga Shishtaveci.

  • He bravo, aty afer asht Borja.

Borja eshte katund apo fshat?

  • Ne c’kuptim?

Katundi eshte i shperndare, me shtepi larg njera tjetres; fshati eshte me shtepi afer, si lagje.

  • Asht fshat, se tokat i kemi afer dhe shtepite afer. Jemi gorane, flasim nashke.


Borje


Mendova: Sllavet paskan zene tokat me te mira edhe ne Kukes. Keta e kane token afer dhe kane ndertuar fshat. Arberit i kane ngastrat shterpa te shperndara neper kodra dhe jetojne ne katunde.


Keni fare shpiash aty ne Borje?

  • Me gur dhe balte. Balta e mban shume mire gurin dhe muret jane te trasha e shtepia rrin e ngrofet. Shtepia eshte e vjeter, por nuk duket, se eshte e mirembajtur.

Ku po shkoni?

  • Te vllai ne Michigan. Asht hera e pare qe fluturojme. Ti ku po shkon?

Ne Florida. Ne dimer e gjetet te shkoni ne Michigan?

  • Ne vere une punoj ne mal. Mledh boronica dhe dellinja. Dy ore me shku, pastaj punoj 5 ore dhe dy ore me ardhe me 50 kg ne kurriz. (Dukej atletik.) Fitoj 5-6 mije euro gjate stines. Pastaj aty ne katund me patate, me lakna, e shtyjme. Me dashte me punu edhe ne mal jetohet. Ne dimer rrijme ne shpi, se ka 2 metra bore. Dalim ne kafen e fshatit dhe lujme me letra. Morem vize 10 vjecare per Amerike dhe do e bajme 6 muj ne Shqipni dhe 6 muj ne Amerike, deri sa t’na dali bashkimi i familjes me vllaun.

Ne dimer me Michigan mund te punoni ne pastrim bore.

  • Po mor, po nuk dijme anglisht.

Futuni ne kurs per ato fjalet bazike.

  • Po e msoi kjo, tha per te shoqen, se une e kam koken e trashe. Kjo eshte nga Korca. Ku erdhi ne shpine tone menjehere e mesoi nashken. Une jam 30 vj, kemi 9 vjet martese; kjo ishte 16, une 21. Kemi 2 fmi.

Si u njohet nga Kuksi ne Korce?

  • Ne chat.

Ajo ishte inteligjente dhe merrte pjese ne bisede. Nje cift mjaft king, brezi i ri katundar shqiptar, qe nuk do stononin ne Michigan, bile do dukeshin sikur nuk e kishin lene ndonjehere Michiganin, kontingjet per trumpista.


Nderkohe iu afruam Frankfurtit. Cifti filloi te mos ma varte me mua. Ishin lidhur me nje shqiptar qe shkonte ne Michigan per t’i ndihmuar ne nderrimin e avioneve. Ai ishte i ulur ne nje sedilje me tutje dhe keta filluan t’i benin shenja me duar, na prit, te presim, te preokupuar se mos e humbnin.


Mendova: Po dalin ata qe nuk kishin dale ndonjehere, te fundmit e mohikaneve. Asnje interes per politike, per fatet e vendit. Asnje pretendim nga shteti e shoqeria, por dy duar per nje koke, si do mbijetojne me forcat e veta ne boten e madhe, a do gjejne pune. Te pakten femijet do mesojne anglishten, do shkojne ne shkolle bashkekohore.


Nuk jane budallenj, por shume bazike, "buken tone te perditeshme falna sot". E c'interes kane keta per intelektualizmat tona?!


Parid Turdiu


298 views0 comments

Comentários


bottom of page