Sipas nje interviste te ish-km rus Mihail Kasianov, ne fillim kur Vladimir Putin punonte ne nje nga administratat me liberale lokale ruse, ate te Peterburgut, shfaqej si reformator. Pas ngjitjes ne pushtet filloi te shfaqej ana tjeter e tij: ajo e agjentit te KGB-se. Putin nuk ka cfare t’i ofroje me Rusise; niveli i jeteses po bie, kapaciteti tij per reforma eshte ne nivelin 0 dhe e vetmja kauze qe mund ta mbaje ne pushtet eshte tensioni me Perendimin. Ai e di qe NATO nuk mund te kthehet ne gjendjen e 1997 para zgjerimit ne Lindje. Po ashtu, Kasianov thekson se ne bisedimet qe ka pasur me Gorbacov dhe Jelcin, asnje nga ata nuk ka permendur qe t’i jete premtuar ndonjehere Rusise moszgjerimi i NATOs ne Lindje.
Mihail Kasianov sjell ne te perditeshmen ekonomike sllovake Hospodarske Noviny nje deshmi te trishtueshme dhe tragjike se si nje vend me potencial te madh, tashme eshte shnderruar ne nje ‘rogue state’ me kercenim te konsiderueshem destabilizimi dhe konfliktesh per Europen dhe gjithe globin.
Comments