top of page

Instabilitet emocional ne USA


Ka instabilitet emocional ne USA (se ekonomia eshte mire). Amerika ka rene viktime e suksesit te saj, pasi ngeli superfuqia e vetme. Njeriu ka nevoje te grindet; kur mbaron rreziku i jashtem fillojne grindjet e brendshme.


Trump po pregatitet te rifitoje presidencen; republikanet po ndryshojne ligjet elektorale ne shtetet qe kontrohen prej tyre, qe jane shumica e shteteve.


Biden dhe Trump jane te kundert edhe ne politiken e jashtme. Ndzvsekretari Escobar tha per Shqiperine "Nato dhe BE!", por kjo eshte administrata Biden. Trump ishte kunder Natos dhe BE: mbeshteti Brexitin dhe euroskeptiken Marie LePen ne France, degradoi perfaqesine e BE ne Washington nga ambasade ne organizate, vuri ne dyshim dobinë e Natos per kohen tone. Nderkohe Macron ka folur per pavaresi strategjike te Europes ndaj USA.


Trump e sheh boten ndryshe nga Biden: me shume ne linjat e perandorive te para L1B.

Kjo krijon konfuzion ne trupin diplomatik amerikan; ata jane diplomate karriere dhe sherbejne nen te gjitha qeverite; u duhet te kercejne nga nje politike e kundert te tjetra. Publikut i duket sikur e kane fajin diplomatet, nderkohe qe ata vetem zbatojne instruksionet e Washingtonit..


Shqiperia e vogel e gjen vehten ne vorbull. Eshte kjo ceshtja e aktivistit turk te burgosur: i gjithe Perendimi kerkon lirimin e tij. Shqiperia abstenoi ne Keshillin e Europes, se km mendon, "po ngela vetem, do me duhet Erdogani". Nuk ka faj; po plasi dicka vendit i duhet nje aleat i sigurte.


Njesoj ne lidhje me Serbine: Open Balkan dhe Procesi i Berlinit jane alternative: me BE apo kunder BE. USA ndryshon opinion çdo muaj dhe bashke me te, Shqiperia.


USA dhe BE nuk duket te jene jene ne ne te njejten gjatesi vale. Qeveria amerikane dhe qeverite e ish perandorise britanike e gjysem-bojkotuan olimpiaden ne Pekin, por jo BE.


Ne ditet e fundit, per shkak te rrezikut rus ne Ukraine, USA ka nevoje per BE dhe duket te jete terhequr nga Open Balkan. Por sa do zgjase?


Nqs nuk te pelqen politika e jashtme e USA, prit 5 minuta, se do ndryshoje.


Ne nje kohe te tille, te mbarsur me pasiguri, shqiptaret duhet te qendrojne te bashkuar. Diaspora duhet te bashkohet dhe organizohet, per te mbeshtetur vendin.


Amerika ka nevoje per nje grindje te jashtme, te re, te madhe, qe te bashkohet, shpresoj jo ne nje forme fashistoide.


Instabilitetin e shton gerontokracia


Shkruante dikush, "njerezit e duan Dr qe te heqe ate qe e vune per te hequr Dr."


Une: Çudi si nuk doli dot nje tjeter ne 30 vjet. Çudi si fitoi Biden 78 vj. Çudi si vazhdon Nancy te shkulë veshë, 81 vj. Çudi si duan qe Trump te kandidohet me 2024, ne mishen 78.


Eshte gerontokraci, sundim i pleqve. Ne kaosin informatik qe ka shkaktuar interneti njerezit duket se besojne me shume ne emrat e vjeter, shume te njohur.


Parid Turdiu

61 views0 comments
bottom of page