top of page

Ikbal Çika - Evokim në personalitete shqiptare, nga Denata Rroji

Nebil dhe Ikbal Çika


Ikbal Çika gazetarja dhe botuesja e parë grua shqiptare


Ikbal Çika rrjedh prej nji familje nga Borshi, ndersa u lind në Prevezë, qytet i Çamërisë. Ajo asht gazetarja dhe botuesja e parë shqiptare grua ( profesioniste) me shumē za në Shqpninë e viteve 20-44. Njifet si nji intelektuale e shqueme, gazetare me pendë të mprehtë, publiciste, e cila zen nji vend shumë të randësishëm në historikun e gazetarisë shqiptare.


Ikbal Çika ka kenë kryeredaktorja dhe administratorja e parë e gazetës “Arbëria”. Nga pasioni i madh për shtypin, ajo mori përsipër përgjegjësi edh ma të mdhaja tu u ba pronare e disa revistave, si: “Java”, “Shpresa Kombëtare”, “Ylli i Mëngjesit” dhe “Gruaja Shqiptare”. Ishte gazetare aktive me funksione drejtuese në revistat: “Minerva”, “Arbenia”, “Rilindja e Arbërisë”, “Vullneti i Arbërisë” etj.


Gazetat dhe revistat që ajo drejtoi, nji vëmendje të veçantë i kushtonin çeshtjes së gruas. Sporti dhe edukimi fizik ishin pjesë e politikave të emancipimit të gruas. Te revista “Shqiptarja” vehet re një lajm që ban të ditun se këto zonja kishin organizuar disa gara noti, por ato kishin guxuar të organizonin në Korçë “një garë të madhe të automobilave”. “Shqiptarja” ishte një revistë tjetër e përjavëshme, organi i shoqërisë “Gruaja Shqiptare”, ku Emine Toptani ishte nënkryetare e shoqatës dhe Parashqevi Qirjazi ishte sekretare.


Ajo pati ndikim të madh në ndërgjegjësimin për barazi të së drejtave të grave me burrat dhe në heqejn e perçes, e cila u reflektua në dy kryefetarët e qarkut të Elbasanit, kryemyftiu Musa Aliu dhe Hafëz Ymer Dile, të cilët nxorën gratë pa perçe nëpër qytet. Shembullin e tyre atë ditë e ndoqën edhe 60 gra të tjera. Të njëjtin veprim bënë myftinjtë e qyteteve të Krujës, Beratit, Korçës etj.


Kur u martua, së bashku me të shoqin Aleks Mavraqi (shqiptar i Greqisë, arvanitas ) nji intelektual i atyne viteve, botuan periodikisht në shtypin e asaj kohe.


Puna e saj si gazetare u ndërpre në prag të fitores së Lëvizjes Antifashiste Nacional Çlirimtare në Tiranë nga komunistët, të cilët pa iu gëzu fitores së tyne, fill më 12 Nandor të vitit 1944 ata rrëmbyen vëllanë dhe bashkëshortin e saj, në atë natë të zezë nandori, duke i pushkatu pa gjyq në bodrumin e Hotel "Bristol". Vëllai Nebil Çika dhe i shoqi Aleks Mavraqi, pas viteve 90-të janë dekuru me titullin " Nderi i Kombit".


Ikbal Çika, gazetarja e parë në historinë e gazetarisë shqiptare, u largua nga kjo jetë ne vitin 1957 - dje e harruar dhe e përndjekur, harresë që vazhdon deri në ditët e sotme.


Punuar nga Denata Rroji

26 views0 comments
bottom of page