top of page

Identiteti ukrainas. Ukrainishja dhe rusishtja. Temperamenti. Toponimet. Koha punon kunder Putinit

Updated: Jan 31, 2022



Gjuha dhe temperamenti


Persa i perket fjalorit, ukrainishtja eshte me afer me bjellorusishten (16% ndryshim). Ukrainishtja eshte me afer gjuheve sllovake, polake dhe ceke, se rusishtes; me kete te fundit ka 38% ndryshim ne fjalor.


Si rusishtja edhe ukrainishtja vijne nga e njejta rrenje: sllavishtja e vjeter lindore, dialektet e se ciles fliteshin ne shtetin Kievan Rus gjate mesjetes se hereshme. Pas copetimit te “Rus” dhe formimit te shteteve te reja, keto dialekte evoluan ne dy gjuhe te vecanta, rusisht dhe ukrainisht, te ngjashme me situaten ndermjet spanjishtes dhe portugishtes. Ndersa rusishja flitej ne principaten e Moskes, territori Ukraines ishte i ndare ndermjet disa perandorive. Kjo solli qe ne gjuhen ukrainase te futeshin influenca nga polonishtja, hungarishtja, rumanishtja e gjermanishtja, kurse rusishtja u zhvillua ne nje menyre me “lineare” ne trajten ku ndodhet sot.


Zhvendosja e Polonise nga Stalini 200 km drejt perendimit


Pas luftes se pare boterore u rikrijua Polonia e pavarur, qe kishte pushuar se eksiztuari 150 vjet me pare. Nje e treta perendimore e Ukraines se sotme - Rutenia dhe Galicia - i kaloi Polonise. Pjesa tjeter perbente republiken e Ukraines, brenda Bashkimit Sovjetik, ku si gjuhe zyrtare u njohen ukrainishtja dhe rusishtja. Deri me 1930 Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik e mbeshteti "rilindjen" e ukrainizmin. Me pas kjo politike u permbys; shkollat u kthyen ne rusisht; gazetat dhe botimet ne ukrainisht u mbyllen. Nje grup intelektualesh ukrainiste, u ekzekutuan, te cilet kane hyre ne histori me termin “Rilindja e Ekzekutuar”. Ne fundin e periudhes sovjetike, rreth viteve 80, kjo politike e rusifikimit ishte zbutur. Me 1991 Ukraina fitoi pavaresine, qe u shoqerua me rikthimin gradual te ukrainizmit.

Nacionalizmi ukrainas e ka djepin ne Galicia, pjesa me perendimore e Ukraines se sotme. Galicia fillimisht ishte e Polonise dhe, pas copetimit te Poloniste ne shekullin 18, u be pjese e Austro-Hungarise. Pjesen tjeter te Ukraines e mori Rusia. Galicia (Lvov) iu kthye Polonise pas L1B dhe iu muarr perseri me 1945, me zhvendosjen staliniste te krejt Polonise 200km ne perendim.

Perandoria austriake inkurajonte nacionalizmin ukrainas ne Galicia, per te penguar ekspansionin rus. (Njesoj, ne trojet tona Austria inkurajonte nacionalizmin shqiptar per te penguar ekspansionin serb.) Pas Revolucionit te Tetorit, bolsheviket mbeshteten per nje kohe identitarizmin ukrainas, per ta treguar vehten se ishin ndryshe nga Rusia cariste, te cilen e kishin quajtur "burgu i popujve". Kjo politike u njoh me termin “korenizacia”, qe dmth “rrenjezim”. Mund te thuhet se identiteti ukrainas kishte nje baze te natyreshme ne pjesen perendimore te vendit, qe kishte qene per shume shekuj me Polonine e Austrine dhe i ngjan Europes, ndersa pjesa lindore i ngjan Rusise. Identiteti ukrainas u inkurajua te shtrihej ne lindje, fillimisht nga nga bolsheviket dhe, pas pavaresise me 1991, nga qeveria e Kievit dhe terheqja qe kane begatia e demokracia e Europes.

E krijon kombi shtetin apo shteti kombin?

E krijon pula vezen apo veza pulen? Te dyja; eshte nje marredhenie reciproke. Shtetet pergjithesisht jane krijuar mbi nje baze te perbashket etno-tribalo-gjuhesore, pra mbi nje themel gjenetik, por shpesh edhe si konstrukt politik i fuqive te medha te kohes. Pasi nje popullsi e territor i caktuar behet shtet, detyrohet te funksionoje me nje rregull te brendeshem, disi te ndryshem nga shtetet fqinje. Kjo bashkesi e detyruar, brenda kufinjve te nje shteti, gjeneron ne kohe nje identitet te vecante, qe merr trajten e tipareve kombetare.

Amerika e veriut ishte Angli. Pasi u krijuan dy shtete te vecanta, SHBA dhe Kanada, gradualisht u krijuan kombet e vecanta, amerikan dhe kanadez. Amerika e jugut ishte Spanje. Ish provincat koloniale spanjolle u konstituan ne shtete te pavarura, para 200 vjetesh. Qe atehere kane zhvilluar tipare kombetare te vecanta dhe sot mund te flitet per kombin argjentinas, uruguajan, bolivian, etj. (Greqia qe nje konstrukt politik e fetar, qe u kthye ne komb. Pjesa sllave e Maqedonise ishte nje province bullgare, e fituar me nga Serbia me lufte; e bene republike dhe sot thote se eshte komb me vehte. Njesoj, po te qendroje e ndare nga Shqiperia per nje kohe te gjate, rrezikon qe Kosova te reklamoje identitetin e vet te vecante, gjuhesor e kulturor.)

Nga pikepamja e temperamentit, ukrainasi eshte me individualist, anarkik dhe kryengrites, kurse rusi me kolektivist e hierarkik. Rusi i bindet qeverise, zbaton urdherat dhe ka kohezion nacional. Tipologjia ukrainase eshte e natyres, “larg … time” dhe “punen e sotme lere per neser”, qe jane karakteristika te popujve heterogjene, qe historikisht nuk kane gezuar vetevendosje. (Ne kete aspekt i ngjan shqiptarit.)

Shtepi fshati tradicionale ukrainase, me argjil e kashte


Konsolidimi i identitetit ukrainas

Rita Burkovska, nje aktore 32 vjecare nga Kievi, tregon se fliste rusisht me miqte e saj deri ne vitin 2014. Tani ajo perdor gjuhen ukrainase. Ajo ishte e vetedijeshme qe ishte ukrainase, por kishte mesuar rusisht ne gjimnaz, perdorte rusishten aq sa edhe mendonte rusisht. Ukrainishten e kishte praktikuar kur shkonte te gjyshja, ne fshat. Ukrainishtja konsiderohej si gjuhe fshati, e pagdhendur, kurse gjuha e kultures ishte rusishtja. (Ne Shqiperi politika zevendesoi gegnishten me toskerishten si gjuhe letrare.)

Me 2021 doli nje ligj, qe dyqanet, restorantet dhe ne pergjithesi bizneset duhet te ofrojne sherbime ne ukrainisht. Ne muajin janar te ketij viti, doli nje ligj tjeter qe gazetat e revistat duhet te botojne te pakten po aq kopje ne ukrainisht, sa ne rusisht.


Qe nga viti 2014, kur Rusia invadoi per here te pare disa pjese te Ukraines, kjo e fundit ka bere perpjekje per te prere lidhjet kulturore me ish padronin e saj perandorak dhe per te zhvilluar ndergjegjen kombetare e te qenit ukrainas, proces qe punon kunder argumentit te Putinit se ukrainasit jane ruse. Gjate ketyre 8 vjeteve, qe nga 2014, ukrainasit kane rrezuar qindra statuja te Leninit dhe kane ndryshuar toponime qe lidheshin me te kaluaren sovjetike. Gjuha e bisedave ne Kjiv, nje dekade me pare ishte rusisht, sot ukrainishtja ia ka kaluar. Emrat e qyteteve te Ukraines, qe me pare shqiptoheshin ne rusisht - Kiev, Kharkov, - tani fliten e shenohen ne harte me shqiptimin ukrainas: Kjiv, Kharkiv. (Shqiperia duhet te shqiperoje toponimet.) Me 2019 Ukraina fitoi kishen e vet autoqefale, pas nje mije vjetesh qe pravoslavet (ortodokset) ukrainas ishin pjese e kishes ruse.


Patriarkati i Kjiv-it, i pavarur nga kisha e Moskes, ishte themeluar qe me 1992, por ishte i dobet dhe i mungonte njohja. Ukainasit filluan te linin kishen e Moskes dhe te bashkoheshin me kishen e Kjivit gjate luftes se 2014, kur kisha e Moskes ne Ukraine refuzonte te celebronte deshmoret e luftes. Fshataret i vinin drynin kishave te fshatrave dhe votonin per te nxjerre jashte popet moskovite. Me 2019, kreu shpirteror global i kishes se Kostandinopojes, patriarku ekumenik Bartolomeu, miratoi autoqefaline e kishes se Kjivit, e cila sot pershin 25% te besimtareve ukraines. “U thye zinxhiri qe lidhte Ukrainen me te kaluaren sovjetike dhe ruse”, pati deklaruar kryepeshkopi Jevstrati i kishes se Kjivit. (Njesoj, autoqefalia e kishes ortodokse shqiptare qe nje fitore e pavaresise se Shqiperise, ndaj nderhyrjeve te fqinjeve.)


Putini nuk eshte dakort; vjet ai shkruajti nje ese me 7000 fjale ku shpjegonte pse Ukraina eshte nje konstrukt artificial sovjetik ne nje territor qe me se shumti perbehet nga toka ruse. Ai akuzon sherbimet e huaja dhe “fashizmin” ukrainas se perpiqen te percajne keto dy vende qe jane esencialisht Rusi.


Shtepi fshati e drunjte, tradicionale ne Rusi - izba ruse


Ukraina po ndryshon. Perpara vitit 2014 sondazhet tregonin nje ndarje te barabarte ndermjet atyre qe preferonin afrim me Mosken kundrejt atyre qe preferonin Europen. Tani proeuropianet udheheqin 58% me 21%. Eksportet e Ukraines ndaheshin ne menyre te barabarte ndermjet Rusise dhe Europes. Me 2020 Polonia ia kaloi Rusise.


Ka qene e veshtire per Ukrainen ne shekuj te konsolidonte indentitetin e vet, ashtu si ishte, e copetuar ndermjet perandorive fqinje. (Ne kete aspekt Ukraina i ngjan Shqiperise.) Nje numer tentativash per te krijuar shtetkombin ukrainas ishin rrezuar nga te huajt. Gjate pjeses me te madhe te periudhes sovjetike promovimi i ukrainizmit si nje identitet i vecante ishte nje aktivitet i ndaluar qe te conte ne internim ne Siberi.


Pas shpalljes se pavaresise me 1991, Ukraina mbeti e lidhur me Rusine me nje mije fije, kulturore, ekonomike dhe politike. Nje pike infleksioni ishte Revolucioni Portokalli me 2004, kur dhjetra mijera njerez u ngriten ne protesta dhe anulluan zgjedhjen e manipuluar si president te kandidatit prorus. U provua se ne Ukraine vullneti i popullit funksionon, ne ndryshim nga Rusia ku protestat shtypen. President i ri properendimor, Viktor Jushcenko, me fytyren e shperfytyruar nga helmimi qe kishte pesuar ne nje tentative per ta vrare, promovoi Holomodor-in, vdekjen nga uria te 4-5 milion ukrainasve ne kohen e Stalinit dhe hapi arkivat e KGB-se; gjithashtu i dergoi arme Gjeorgjise, qe po perballonte nje invazion rus. Moska e quajti "antirus".

Presidenti Jushcenko, para dhe pas helmimit


Me 2010 Jushcenko humbi zgjedhjet presidenciale kundrejt te njejtit kandidat qe ishte rrezuar nga Revolucioni Portokalli, prorusit Viktor Janukovic. Presidenti Janukovic lekundej midis Rusise dhe Europes, nderkohe qe pengonte identarizmin ukrainas; nxorri nje ligj qe i jepte rusishtes statusin e gjuhes zyrtare ne disa zona.


Qeveria e Janukovicit po negocionte nje marreveshje te tregtise se lire me BE, kur Moska e kercenoi Ukrainen me pasoja ekonomike e ushtarake dhe i ofroi nje kredi prej $15 miliard nqs Ukraina do linte Europen ne favor te bllokut ekonomik te vendeve ish sovjetike. Janukovic u rrjeshtua me Mosken. Ne shkurt 2014 ne Ukraine shperthyen protesta te medha proeuropiane, kur u vrane dhjetra njerez. Janukovic iku dhe u strehua ne Rusi, e cila deklaroi se qeveria e ligjeshme e Ukraines ishte rrezuar me puc nga sherbimet perendimore dhe pushtoi (e me vone aneksoi) Krimene. Njekohesisht Rusia ushqeu nje kryengritje te armatosur ne provincat lindore te Ukraines, ne rajonin e Donbasit. Ne Ukraine shpertheu nje vale patriotizmi e nacionalizmi. Mijera vullnetare u ngriten per te luftuan ne Donbas, ku numri i te vrareve ka arritur 14 mije. U popullarizua pershendetja “Lavdi Ukraines”, pergjigja per te cilen eshte “Lavdi heronjve”.


Per te mbeshtetur Ukrainen, me 2017, Bashkimi Europian hoqi vizat, qe ukrainasit te mund te udhetojne lireshem neper Europe. Tani miliona ukrainas punojne e studjojne ne Poloni dhe ne vendet e tjera te Bashkimit Europian.


Ukraina ka ndryshuar. Koha po punon kunder influences ruse; mbase kjo eshte nje aresye qe Putinit i duhet te nxitohet. Kur e kane pyetur ne nje takim me studentat, “cila ka qene dita me e hidhur e jetes tende”, ai eshte pergjigjur, “pa dyshim dita kur ra Bashkimi Sovjetik”.


Dikush me tregoi kete anekdote, qe vlen per te gjithe Europen Lindore:


E pyesin një plak boshnjak: Ku ka lindur babai yt? Në Perandorinë Osmane. Ku ke lindur ti? Ne Austro-Hungari. Ku ke shkuar ne shkolle? Në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene. Ku je martuar? Në Republikën e Pavarur Kroate. Ku të kanë lindur fëmijët? Ne Jugosllavi. Ku jeton tashti? Ne Bosnje dhe Hercegovinë. Ti paske migruar shumë. Jo, aspak, gjithe jeten e kam kaluar ne Sarajevë.


Parid Turdiu




bottom of page