top of page

Historia e Ukraines: Shteti Kievan Rus. Tartaret. Polonia. Kozaket. Rusia cariste. Sovjetiket.

  • Parid Turdiu
  • Jan 29, 2022
  • 5 min read

Updated: Jan 31, 2022


ree

Toponimi "Ukraine" ndeshet ne dokumenta duke filluar nga shekulli 12. Ka disa variante per origjinen e fjales Ukraine; me i pranuar eshte shpjegimi qe vjen nga sllavishtja e vjeter dhe dmth "toke kufitare".


Lashtesia


Stepat e Ukraines luajten nje rol te rendesishem ne zhvillimet e Europes parahistorike; prej andej erdhen indoeuropianet, zbutja e kalit dhe kultura e bronxit ne Europen qendrore.


Dokumentat me te hereshme te periudhes antike na vijne nga greket e lashte, se te tjeret nuk dinin te shkruanin; ata e quanin Ukrainen, Skithia, te banuar nga getet, qe sipas tyre ishin nje populli me karakter te larte: trima, te drejte, bujare. Ne perendim te geteve, ne Rumanine e sotme, ishin daket. Daket dhe getet flisnin te njejten gjuhe. Getet ishin bjonde e flokekuq, qe me pas, ne kohen e migracioneve u njohen si “gotet”.


Teza ime eshte se iliret erdhen prej andej, 1500 vjet para Krishtit, ne fund te periudhes se bronxit; u shtyne edhe ne trojet tona duke shkaktuar migracionin "dorik” te pellazgeve, drejt Greqises e sotme.


Pse ndodhnin migracionet? Per te kerkuar ushqim ne rast kataklizmash natyrore, ore per t’i ikur invazionit shfaroses nga nje populli tjeter, me i forte. Nje rrol te pastudjuar kane luajtur epidemite, te cilat dobesonin nje popullate duke krijuar hapesire per nje popullate tjeter.

ree

Shteti Kievan Rus


Rajoni i Ukraines se sotme qe gjithashtu ne qender te zhvillimit te hereshem sllav dhe hyri ne historine e mirefillte me krijimin e shtetit mesjetar Kievan Rus, ne shekullin e 9, fillimisht mjaft i fuqishem, por qe u shkaterrua ne shekullin 12 nen trysnine e Hordhise se Arte te tartareve, me origjine nga Azia Qendrore, te cilet e dominuan Ukrainen per 2 shekuj.


Hordhia e Arte ishte nje monarki gjysem-zgjedhore, me vone trashigimore. Feja e tyre ishte nje mishmash besimesh, tengrizem / shamanizem / krishterim ortodoks / budizem tibetian (1240s–1313) dhe perfundimisht Islam. U konvertuan ne Islam gjate sundimit te Ozbeg Khan (1313 - 1341).


Sllavet ishin nje grupe te paorganuara njerezish ne trevat e gjera, me klime te ashper, te nenpopulluara, te Europes Lindore. Aty kalonte rruga tregtare e vikingeve, nga deti Baltik, neper rrjedhat e lumenjve, ne Detin e Zi e perfundimisht ne Kostandinopoje. Vikinget krijuan dy qendra te medha gjate kesaj rruge, Kievin dhe Novgorodin. Vikingu Rurik nga populli "Rus" u vendos ne krye te Novgorodit ne vitin 862. "Rus" rrjedh nga emri i vjeter i Suedise "Ruotsi" qe dmth "rremuesit, njerezit me varka me rrema". Ruriku themeloi dinastine qe ne vazhdim sundoi shtetin Kievan Rus dhe derivatet e tij, duke perfshire grandukaten e Moskes, republiken e Novgorodit dhe perandorine e Rusise deri ne shekullin 17.

ree

Vladimiri


Nje nga pasardhesit e tij ishte Vladimiri, i ashtuqajtur "i madh", ose Shen Vladimiri. Me 979 ai pushtoi Kievin dhe troje te tjera, me nje ushtri mercenaresh vikinge, duke krijuar shtetin Kievan Rus. Vladimiri kishte lindur pagan; ne vitin 988 perqafoi fene e Kishes se Kostandinopojes dhe u martua me nje princeshe bizantine. Vladimiri eshte themeluesi i Kishes Ruse. Vlen te theksohet se afersisht ne te njejten kohe kreret vikinge te krahut perendimor te Skandinavise ( Danimarka dhe Norvegjia) perqafuan fene e Kishes se Romes.


Polonia, Kozaket, Rusia

Ne shekullin e 15 Ukraina e sotme ra nen sundimin e mbreterise se Polonise dhe me vone te Bashkimit Polako-Lituan. Ne bregun ukrainas te Detit te Zi vazhdonte khanati tartar i Krimese.

ree

Bashkimi Polako-Lituan me 1619 krahasuar me kufinjte e sotem


Stepat ne rrjedhen e poshteme te lumenjve Dnieper, Don, Terek dhe Ural, njiheshin si “Fusha e Eger”. Ishin territore asnjanese ndermjet tartareve, moskoviteve dhe polakeve, pothuajse te pabanuara, te shkretuara nga lufterat. Aty filluan te migronin “kozaket”, grupe sllavesh ortodokse qe i iknin bujkroberise ne veri dhe qe formuan aty nje konfederate komunitetesh ushtarake, te veteqeverisura. Kozaket luajten nje rol te rendesishem ne zhvillimet e Ukraines dhe Rusise. Ukraina e sotme e sheh vehten si pasardhese e shtetit kozak.

Kozaket ortodokse ngriten krye kunder Bashkimit Polako-Lituan, katolik, me 1648. Me 1654, Hetmanati (shteti) kozak dhe cari i Rusise lidhen Traktatin e Perjaslavit, sipas te cilit kozaket i nenshtroheshin carit, ne kembim te mbrojtjes se tij kunder polakeve. Ky traktat shenon, sipas ruseve, bashkimin vullnetar te Ukraines me Rusine.

ree

Kozaket sot


Rusia u fut ne lufte (1654 - 1667) me Polonine, per Ukrainen. Lufta u mbyll me Traktatin e Paqes se Perjeteshme ndermjet Rusise dhe Polonise, sipas te cilit gjysma e Ukraines se sotme, ne lindje te lumit Dnieper, do i kalonte Rusise. Rusia do i paguante Polonise nje kompensim prej 146 mije rubla.


Ky traktat ndeshi kundershtime te forta ne Poloni dhe nuk u ratifikua nga Sejmi, parlamenti polako-lituan, deri me 1710. Legaliteti i ketij ratifikimi akoma kontestohet nga polaket, te cilet thone se ratifikimi u be me 1764, nga nje sejm kukull, i kontrolluar nga ruset.

Ne periudhen 1772 - 1795 Polonia pushoi se ekzistuari si shtet i pavarur dhe u nda ndermjet Rusise, Prusise dhe Austrise. Ne vazhdim, Khanati i Krimese ra ne duart e ruseve. Si pasoje, Ukraina e sotme u be pjese e perandorive ruse (2/3) dhe austriake (1/3) per 100 vjet. Ndersa Austro - Hungaria ne shekullin 19 ishte nje monarki kushtetuese, multinacionale e relativisht liberale, Rusia cariste mbeti autokratike dhe e centralizuar deri ne fundin e saj me 1917, ku nuk mund te flitej per nje Ukraine jo ruse.


Pavaresia e pare dhe e dyte e Ukraines

Pas revolucioneve te vitit 1917, shpertheu ne Ukraine nje periudhe kaotike perpjekjesh te armatosura. Me 1917, nje kongres ne Kiev, i perbere nga grupe socialiste te ngjashme me ato te revolucionit demokratik te shkurtit ne Petersburg, shpalli Republiken Popullore te Ukraines, autonomia e se ciles u njoh nga Qeveria e Perkoheshme e Rusise. Pas triumfit te revolucionit bolshevik te tetorit, Ukraina shpalli pavaresine, me 22 Janar 2018.

Plasi lufta ndermjet bolshevikeve dhe forcave nacionaliste ukrainase (1918 - 1921), te cilen e fituan bolsheviket. Me 10 dhjetor 1922 u shpall Republika Socialiste Sovjetike e Ukraines, si pjese e Bashkimit Sovjetik

Fillimisht sovjetiket e nisen me idealizem, per lirine dhe vetevendosjen e kombeve dhe inkurajuan gjuhen e kulturen ukrainase. Ne vitet 1930 politika sovjetike u kthye drejt centralizimit dhe rusifikimit. Ishte periudha staliniste e transformimit industrial te Bashkimit Sovjetik. Stalini vendosi qe te shfrytezohej ne maksimum fshataresia, per te siguruar fondet e nevojeshme per industrine. Ne vitet 1932-33, 4-5 milione fshatare ukrainas vdiqen nga uria, ne zine e bukes te krijuar nga konfiskimi i produkteve bujqesore dhe represioni i eger ndaj fshatareve te pasur. Kjo periudhe ne historine e Ukraines njihet me termin Holomodor, qe dmth “vrasje me uri”.

Nikita Krushov u emerua nga Stalini si sekretar i pare i partise bolshevike per Ukrainen, me 1938.

Gjermania naziste pushtoi pjesen lindore te Bashkimin Sovjetik, duke perfshire Ukrainen, me 1941 - 1944. Ushtria Kryengritese Ukrainase, nen udheheqjen e Stepan Bandera, luftoi si kunder sovjetikeve edhe kunder gjermaneve. Gjate kesaj periudhe, nacionalistet ukrainas te Banderes kryen akte gjenocidi kunder popullsie polake ne perendim te vendit.


ree

Nacionaliste ukrainas me portretin e Stepan Bandera

Bandera mbetet nje figure kontroversiale ne Ukraine, me disa ukrainas qe e celebrojne si clirimtar nacionalist qe luftoi per shtetin ukrainas kunder okupatoreve sovjetike, polake dhe naziste, kurse disa te tjere, si dhe Polonia e Rusia, e konsiderojne si fashist, kriminel lufte, qe masakroi civile polake dhe hebrenj.

Me 1945 RSS e Ukraines ishte nje nder shtetet themeluese te Organizates se Kombeve te Bashkuara.

Pas vdekjes se Stalinit me 1953, ukrainasi Nikita Krushov u be kreu i Partise Komuniste te Bashkimit Sovjetik. Ai favorizoi nje fare rilindje ukrainase dhe me 1954 Krimea u transferua nga Republika e Rusise ne ate te Ukraines.

Ukraina e rifitoi pavaresine me shperberjen e Bashkimit Sovjetik me 1991.


Parid Turdiu


1 Comment


ciao1925
Feb 02, 2022

Interesting

Like
bottom of page