Grimca, nga Parid Turdiu
Gruaja po i fliste burrit duke peshperitur. Ai i tha, "pse peshperit, jemi vetem ne te dy ne shpi". Ajo i tha, "se mos na degjojne Siri dhe Alexa. Burri filloi te qeshte. U degjuan dy te qeshura te tjera; po qeshinin Siri dhe Alexa.
(Per moshat e medha: Siri eshte nje app "inteligjent" dhe terminal interaktiv zanor i Apple. Alexa njelloj, por i Amazon.)
Po vjen koha qe Siri dhe Alexa te behen si rob shpie; ti u flet, ato te pergjigjen, ti nervozohesh dhe u ngre zerin, ato perpiqen te te qetesojne. (Sa mire, se kur te te shajne qeptaret nga robt, robt do jene Siri dhe Alexa)
Bazat e medha te te dhenave (big data) dijne gjitheshka per ne, qe mund te jene e-Albania dhe Shqiperiaqeduam, makineria e patronazhisteve, Fejsbuku, Guglli, kartat e kreditit, etj. Ky proces filloi me kartat e kreditit: dinin cfare blije, ku dhe kur. Tani celularet dijne lokacionin tone ne cdo cast te dites e nates. Rrejetet sociale njohin mendimet tona dhe me ke komunikojme.
Qendrat e te dhenave kane nje pikture te plote per secilin nga ne. Kjo do e bente nje diktature eventuale teper te rrezikshme. Nqs nje diktature ka nje program eutanazie, apo inxhinjerie sociale, psh 'te zhduken te gjithe ata qe kane nje mendim te caktuar', e ka shume kollaj t'i gjeje.
Kjo e ben demokracine liberale te DOMOSDOSHME!
Nuk eshte se Universi akoma nuk ka prodhuar nje reaksion: veprimi krijon kunderveprim, ne Univers.
Ne kete rast kunderveprimi eshte teknologjia blockchain. Regjistrat e saj, ku depozitohen te dhenat, jane te shperndare ne menyre te fragmentuar e randomizuar ne kompituterat e te gjithe botes, te pakontrollueshem nga nje pushtet i centralizuar.
Votimin e Diaspores e jep kushtetuta e Shqiperise, ligji shqiptar per emigrimin, si dhe konventa europiane per te drejtat e njeriut dhe konventa nderkombetare e te drejtave te migranteve, qe Shqiperia i ka nenshkruar dhe ratifikuar.
Organizata e Qendres (OQ) ne Shqiperi dhe Qendra USA (AAOQ) e kerkojne me force votimin e Diaspores.
Establishmenti deri tani e ka penguar, por nuk do e ndaloje dot. Ne te ardhmen do e pengoje/kufizoje menyra te terthorta:
1) Do thote se Diaspora duhet te kete nje numer deputetesh te dedikuar, psh 10 deputete.
Jo! Diaspora eshte sa gjysma e popullit. Proporcionalisht i takon gjysma e kuvendit, por nuk duam te ndahemi nga ndenjesit. Duam te votojme per te njejtit kandidate si ndenjesit, ne zonat ku kemi gjendjen civile.
2. Do thote se Diaspora duhet te votoje me poste, qe dmth ta cosh voten tende me poste, ne Shqiperi, nga Kanadaja apo Australia. Kjo e ben votimin te veshtire dhe shume emigrante mund te mos votojne.
Votimi i Diaspores duhet te jete online, nepermjet celularit, me teknologjine blockchain.
Isha dje ne New Jersey per nje funeral ne fis. Pjesemarresit ishin emigrante shqiptare, klase e mesme aspiracionale. Shumica dukeshin te ishin trumpistoide. Dikush me tha me krenari, "shoh cdo nate Fox News me cunin 14 vjec dhe eshte shume i interesuar; me ben pyetje dhe i diskutojme".
Dikush tjeter me tha, "Jetoj ne nje lagje krejt te bardhe dhe pashe nje tip shume te zi ne lagjen time. Ça do ai aty?"
Une: Jam shume i ndjeshem ndaj diskriminimit te cdo lloji se kam qene vete i diskriminuar.
Ajo: Edhe une jam kunder diskriminimit, po ca do zezaku ne lagjen time? Une nuk i urrej, e pranoj e drejten e tyre te barabarte qe te shkojne ne pune dhe shkolla te mira, por nuk dua qe vajza ime te shoqerohet me nje zezak. Kjo nuk eshte racizem.
Une: Ti ke te drejten tende te preferences personale, per ceshtje private, por perderisa ti e fut te gjithe rracen ne preferencen tende, eshte racizem.
Ajo: Pse qenka racizem? Une psh nuk dua edhe qe vajza ime te marri tullac.
Une: Ne ate rast do ishte tullacizem. Po e bere ceshtjen ne lidhje me rracen eshte racizem.
Ajo: Edhe zezaket nuk duan te martohen jashte rraces se vet.
Une: Edhe ai eshte racizem, nga ana a tyre. Ke te drejten tende te kesh preference raciale, per ceshtje private, per te mbrojtur familjen tende, por njekohesisht duhet te jesh e ndergjegjeshme sa e veshtire eshte jeta per rracat e perbuzura. Ti nuk do qe t'i kesh ne lagje, nuk do qe femija yt te shoqerohet me ta, ti nuk shkon te mjeku zezak apo avokati zezak. Po t'i mbledhesh te gjitha keto mikroagresione behet nje peshe e rende.
Te kujtohet ty kur nuk donin te martoheshin me shtresen e persekutuar, per aresye biografie? Kur nuk shoqeroheshin me ta per aresye biografie? Kur nuk u jepnin pune dhe shtepi per aresye biografie?
Demokracia liberale nuk njeh fajesi kolektive, por individuale. Nje individ nuk duhet mbajtur pergjegjes per njerez te tjere vetem se i bashkon ngjyra e lekures. E dij qe eshte nje ideal i veshtire, por drejt atij duhet te shkojme.
Funerali shkoi mire, por po me dukej se po mungonte dicka, - elementi fetar, - nje shenje se Subjekti po shkonte diku tjeter, jashte kesaj bote, ne nje mister te madh.
Ndersa po mendoja keshtu u afrua te arkivoli nje cift elegant rreth 40 vj. Ishte nje kengetare shume e njour, me te shoqin, miq te familjes. Ngriten duart ne gjestin mysliman te leximit te Kuranit. Leviznin buzet pa ze, duke recituar nje lutje, qe duhej te ishte lutja myslimane e vdekjes: "Jemi te Zotit, te ai do shkojme. Kur te shkosh te ai, do te te pyese: Kush je? ... Cfare besimi ke? ... Zoti paste meshire per shpirtin tend." Pastaj ngriten duar ne fytyre dhe kryen gjestin mysliman te shplarjes se faqeve.
Mendova, "ky element e beri funeralin te plote, me elegance dhe diskrecion, ne prani te njerezve fetarisht absente apo te konfonduar."
Nje note humori: kur i zoti i ceremonise u nda nga shefi i shtepise funerare isha aty. Pershendetja e zakonshme eshte " see you again" (u pafshim perseri). Ata u pershendeten, "mos u pafshim".
Comments