top of page

Gjysma e votuesve jane jashte, por nuk lejohen te votojne, ne kundershtim me Kushtetuten



115 Shtete te botes, nder te cilet 41 europiane, u mundesojne votimin shtetasve te tyre jashte territorit shteteror,

Nder shtetet anetare te Keshillit te Europes vetem 4 prej tyre nuk e lejojne votimim e diasporave: Shqiperia, Andorra, Malta, Qipro (shtete leshi, me gjithe respektin e duhur).

Baza ligjore

Neni 45 i Kushtetutes se Shqiperise saksionon te drejten e votes per cdo shtetas shqiptar qe ka mbushur 18 vjec. Kjo e drejte mund te hiqet vetem me vendim gjykate per personat e paafte menderisht.

Neni 8 i Kushtetutes se Shqiperise thote se shteti shqiptar mbron te drejtat e shtetasve shqiptare me banim te perkohshem dhe te perhershem jashte vendit.

Une: Po e drejta politike themelore, ajo e votes?

Ligji per Emigrimin e shtetasve shqiptare parashikon si qellim te tij perkujdesjen, mbrojtjen, ruajtjen e identitetit kombetar te shtetasve shqiptare dhe forcimin e lidhjeve me vendin e origjines. Ai mbeshtet te drejten e perfaqesimit te emigranteve nepermjet perfaqesuesve te zgjedhur te organizatave te tyre, te cilen kane te drejten per te kontaktuar e bashkepunuar me organet e qeverise qendrore dhe vendore si dhe perfaqesite diplomatike te Shqiperise.

Une: Dmth organizatat e emigranteve e paskan te drejten ligjore per t’i kerkuar shtetit votimin e emigranteve.

Ligji per Emigrimin thote:

1. Emigrantët shqiptarë gëzojnë të drejtat dhe liritë politike të parashikuara nga legjislacioni shqiptar si dhe të drejtën për të marrë pjesë aktive në jetën politike të vendit.

2. Autoritetet përgjegjëse krijojnë lehtësirat e nevojshme në mënyrë që emigrantët të ushtrojnë të drejtën e votës në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Legjislacioni ne fuqi” i lartpermendur eshte Kodi Zgjedhor, i cili ne Nenin 44 parashikon keto kritere per ushtruesin e te drejtes se votes:

a) të ketë shtetësinë shqiptare;

b) të ketë mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe në datën e zgjedhjeve;

c) të mos jetë shpallur me vendim gjyqësor të formës së prerë si i pazoti për të vepruar;

ç) të jetë i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile;

d) të ketë vendbanimin e regjistruar në territorin e një prej zonave të qendrave të votimit;

Deri ketu Kodi Zgjedhor qendron ne mbeshtetje te Kushtetutes. Mbani parasysh qe ligji themelor i shtetit eshte Kushtetuta. Kodi eshte subservient (sherbetor) ndaj Kushtetues.

Vini re qe asnje nga keto kritere nuk e pengon votimin e Diaspores. Diaspora eshte e regjistruar ne gjendjen civile, sipas vendbanimit qe ka, apo ka pasur, ne territorin e vendit.

Pothuajse e gjithe Diaspora ka karte identiteti shqiptare. Ata qe nuk e kane, mund ta marrin kollaj ose te votojne me pasaporte.

Kodi zgjedhor permban nje pakujdesi, nje mosperputhje me Kushtetuten, qe disa juriste tendencioze mendojne se perben pengese ligjore per votimin e Diaspores. Thote se zgjedhjet zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor.

Pra pengesa qenkan keto pak fjale “zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit”. Kurse Diaspora nuk eshte ne territorin e vendit.

Kjo mund te zgjidhet ne dy menyra:

  1. T’i kerkohet Gjykates Kushtetuese te rrezoje kufizimin territorial te Kodit, ne perputhje me Kushtetuten, e cila e percakton voten si te drejte universale, pa kufizim territori. Per me teper Ligji per Emigrimin kerkon garantimin praktik te se drejtes se votes.

  2. T'i kerkohet Kolegjit Zgjedhor Gjygjesor te interpretoje votimin online te Diaspores si “brenda territorit”, sepse teknologjia e informacionit nuk njeh territor. (Eshte Fejsbuku brenda apo jashte territorit? Te dyja, brenda dhe jashte.)


Formulimi "zgjedhjet zhvillohen njeheresh ne te gjithe territorin e vendit", duhet interpretuar qe zgjedhjet perfundojne ne te njejten date, jo domosdoshmerisht qe votohet ne te njejten date. Ne shume vende ne bote, qe perdorin votimin online dhe me poste, mund te votohet me pare se dita e votimit ne urna.

Per me teper, Shqiperia ka firmosur dhe ratifikuar, - dmth kane forcen e ligjit, - dy konventa nderkombetare ne lidhje me kete ceshtje:

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut shpall se e drejta e votës së lirë, të fshehtë dhe të barabartë është një nga të drejtat themelore dhe të patjetërsueshme të njeriut. Konventa nuk vendos kufizim territori.

Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Migrantëve e vitit 1990 iu njeh migrantëve të drejtën e pjesëmarrjes në votime në shtetin e tyre të origjinës dhe njekohesisht parashikon detyrimin e shtetit të origjinës që t’iu krijojë atyre mundësinë për të ushtruar të drejtën e votës.

Greqia ishte ne situaten e Shqiperise, qe kushtetuta e jepte por shteti grek nuk e mundesonte praktikisht votimin e emigranteve. Dy shtetas greke, Sitaropulos dhe Gjokumopulos, hodhen ne gjyq Greqine ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, se nuk mundesonte votimin e shtetasve greke jashte vendit. Fituan.

Do e fitojme edhe ne, emigrantet e Shqiperise.


Kushtetuta e Shqiperise parashikon 3 lloj zgjedhjesh:

1. Te pergjitheshme legjislative

2. Vendore

3. Referendum kombetar


Kombi yne eshte global - i shperndare neper bote. Le ta forcojme bashkimin e tij.

Diaspora mban lidhje te ngushta me atdheun, sepse tani lidhjet jane elektronike, shume te kollajshme, eshte njesoj si te jesh aty brenda.


Diaspora duhet te marre pjese ne te treja llojet e zgjedhjeve, ne zonen elektorale te Shqiperise ku ka regjistrimin e gjendjes civile.


Diaspora nuk duhet te kete zone elektorale te vecante, ekstra territoriale, me kandidate te veçante, te rezervuar per Diasporen, por te shkrihet me popullaten ndenjese, ne zonen e vendorigjines, me kandidate te perbashket.



151 views0 comments

Comments


bottom of page