top of page

Gjithshka qe ju duhet te dini per krizen e Ukraines. Nuk eshte lene jashte asgje.



Ne nentor te vitit te kaluar drejtori i CIA-s William Burns vizitoi Mosken me nje mesazh: Ne besojme se do invadoni Ukrainen. Nqs e beni kete do ndesheni me sanksione te ashpra nga Perendimi i bashkuar.

Burns foli ne telefon me Putinin, i cili ndodhej me pushime ne Sochi te Detit te Zi. Putini as u perpoq ta mohonte, por me qetesi rrjeshtoi nje numer ankesash se si USA prej vitesh injoronte kerkesat e Rusise ne lidhje me sigurine.

Per Ukrainen, Putini tha se nuk eshte nje vend i vertete.

Kur u kthye ne Washington, Burns i beri te ditur presidentit Biden opinionin e tij, se Putini akoma nuk kishte marre nje vendim te prere, por anonte seriozisht drejt invadimit. Putini e shihte kete dimer si momentin me te volitshem per Rusine: Europa varej nga energjia ruse, Gjermania po ndrronte kancelarin, Amerika sa po dilte nga nje pandemi tragjike dhe po perballej me shrregullime ne ekonomi, inflacion te larte e dasi politike brenda vendit.

Ne tre muajt pasues Washingtoni u lodh duke u perpjekur t'i bindete europianet te formonin nje front te bashkuar, njekohesisht duke vepruar ne dy drejtime te kunderta: nga njera ane perpiqej qe te mos e acaronte Putinin, nga ana tjeter i duhej te armatoste Ukrainen.

Per dy dekada USA dhe Europa ishin perpelitur duke kerkuar menyra si ta trajtonin Putinin, ndersa ai behej gjithemone edhe me agresiv. Putini vazhdimisht e ka pare dominimin e Ukraines si ceshtje themelore ne synimin e tij per te restauruar madheshtine e Bashkimit Sovjetik. Si perfundim, perpjekjet gjysmake te Perendimit, as e qetesuan Putinin nga frikerat e veta, as e tremben mjaftueshem qe te mos fillonte luften.

Administratat e USA, demokrate dhe republikane, fillimisht shpresuan ta integronin Putinin ne "rendin e ri boteror" te pas luftes se ftohte. Kur Putini hezitonte te konformohej, Amerika dhe Europa nuk paten oreks per te perdorur kunder tij strategjine e permbajtjes (containment) qe u provua aq e suksesshme ndaj Bashkimit Sovjetik. Ekonomia me e madhe e Europes, Gjermania, udhehoqi Europen ne politiken e angazhimit ekonomik te Rusise, duke i blere gjithmone e me shume nafte e gaz. Ne aspektin e sigurise, mendohej se marredhenia me e ngushte ekonomike do e bente armiqesine te pamundur.

Rusia kerkonte qe ish republikat sovjetike te mos futeshin ne Nato. GW Bush (2001-2009) vendosi qe Nato duhej te ishte e hapur ndaj te te gjitha vendeve qe kishin deshire te futesh. Me 2004, u pranuan ne Nato vendet baltike dhe me 2008 Nato deklaroi se Ukraina dhe Gjeorgjia ishin kandidate per t'u pranuar (por nuk i pranoi per 14 vjet).

BE negocioi nje marreveshje ekonomike me Ukrainen, pa marre ne konsiderate reaksionin ee Rusise.

Reagimi i Perendimit ndaj agresionit te Rusise ne Gjeorgji qe i tulatur, duke i sugjeruar Putinit idene se nje fushate per pushtimin e Ukraines nuk do ndeshej me nje kundershtim te vendosur, as nga te huajt, as nga vete Ukraina, pavaresia e ciles - besonte ai - ishte nje aksident i historise.

Rusia ndodhej ne nje dileme strategjike. Pas renies se Bashkimit Sovjetik, nje Rusi e reduktuar kishte nevoje per marredheniet ekonomike me Perendimin. Na ana tjeter, Rusia nuk u pajtua me renien e statusit te saj ne bote, vecanerisht me humbjen e kontrollit ndaj ish republikave sovjetike dhe me tej, Europes Lindore.

Asnje vend nuk eshte me i rendesishem per Rusine se Ukraina. Posedimi i Ukraines nga Rusia cariste ne shekujt 17-18 ishte hapi qe e ktheu Rusine ne fuqi te madhe europiane. Per here te pare Rusia e humbi Ukrainen pas deshtimit ne L1B, por e rikuperoi. Per here te dyte e humbi kur ra BS me 1991.

Pas kaosit te viteve 1990, nje numer vendesh ish komuniste te Europes Lindore dhe Bashkimit Sovjetik zgjodhen kapitalizmin demokratik dhe e pane anetaresine ne Nato e BE si garanci per bashkengjitjen me bllokun me te begatshem te botes.

Nga pikeveshtrimi i Perendimit shtrirja lindore e Natos nuk e kercenonte Rusie, se Nato eshte aleance mbrojtese, aq me teper qe Rusia ka nje arsenal nuklear kolosal. Por Putini e shihte "sigurine e Rusise" ne nje kuptim me te gjere, si ruajtje te influences politike dhe ekonomike mbi vendet ish vasale.

Kjo atitude u pa ne zgjedhjet presidenciale te Ukraines te vitit 2004, ku Putini ia beri te qarte Amerikes se kush duhej te fitonte. Kur keshilltarja e sigurise nacionale Condoleezza Rice vizitoi Putinin ne dacha-n e tij jashte Moskes ne maj te atij viti, ai e prezantoi papritmas me kandidatin per presidencen e Ukraines, Viktor Janukovic.

Janukovic fitoi zgjedhjet. Populli u ngrit me kembe, ne Orange Revolution, se u besohej qe vodh vota. Gjykata Supreme vendosi qe zgjedhjet duheshin perseritur. Heren e dyte fitoi kandidati pro-perendimor Jushcenko.

Moska e trajtoi revolucionin si te kurdisur nga USA per ta shkeputur Ukrainen nga sfera ruse dhe si nje parathenie per nje nderhyrje te ngjashme ne Rusi.

Per te qetesuar Mosken administrata Bush zbardhi mbeshtetjen e kufizuar qe u kishte dhene mediave dhe ojf-ve te Ukraines - vetem 14 milion dollare. Aresyetimi i amerikaneve ishte se nuk mund te fitohet pushteti me 14 milion nqs populli nuk do vete.

Aha, tha Moska, e shihni qe kane derdhur para ne Ukraine per te ndryshuar regjimin!

Tre muaj me pas Putini deklaroi se shprishja e Bashkimit Sovjetik kishte qene "katastrofa me e madhe gjeopolitike e shekullit".

Nderkohe, Putini vazhdonte t'i inkurajonte europianet te besonin se donte qe Rusia te behej pjese e Europes se zgjeruar. Sapo u be president, mbajti nje fjalim, me gjermanishte te rrjedheshme, ne parlamentin gjerman, ku tha se lufta e ftohte kishte mbaruar. Seduktonte politikane dhe biznesmene europiane duke u hapur mundesi lukrative biznesi, aq sa vendet e medha europiane e quanin Rusine "partner strategjik". Kancelari gjerman Shreder dhe km italian Berlusconi e konsideronin Putinin mik personal.

Pershtypjet filluan te ndryshonin kur, ne konferencen e sigurise europiane ne Mynih, 2007, ne nje fjalim te gjate dhe te akullt, Putini e akuzoi Ameriken se kerkonte te ndertonte me dhune nje bote unipolare, e akuzoi Naton per shkelje te fjales se nuk do zgjerohej ne Lindje dhe e quajti Perendimin nje hipokrit qe i jepte leksione demokracie Rusise.

Ne Ukrainen e zhytur ne korrupsion, percarje dhe nderhyrje te huaja, presidenti Jushcenko deshtoi te realizonte premtimet e revolucionit.

Yushcenko kerkoi ndihme nga Perendimi; ne janar 2008 ne Davos i kerkoi sekretares se shtetit Rice nje MAP - Membershit Action Plan - plan aksioni me pika per pranim ne Nato. Tha se kishte nevoje t'i jepte popullit te Ukraines nje shprese per te ardhmen.

Ne prill 2008 u mbajt summiti i aleances ne Bukuresht. USA nuk arriti t'i mbushte mendjen Gjermanise e Frances qe t'i jepnin Ukraines dhe Gjerogjise nje MAP, per shkak te konfliktit te hapur ne Gjeorgji dhe mbeshtetjes se dobet popullore per Naton ne Ukraine. Merkel besonte se Putini do reagonte keq; gjithashtu Merkel besonte se Ukraina e Gjeorgjia nuk do i sillnin Natos ndonje avantazh.

Gjate darkes zyrtare Bush insistoi qe t'u jepej keryre dy shteteve nje MAP, po pa rezultat. Te nesermen diplomatet amerikane u perpoqen te arrinin nje kompromis. Amerikanet u thonin europianeve se Rusia i donte ish republikat e BS per te rindertuar Perandorine Ruse. Europianet ishin skeptike, duke thene se Rusia eshte teper e dobet ekonomikisht per te enderruar dicka te tille..

U arrit nje kompromis ne deklaraten e summitit: "Ne rame dakort qe keto dy vende do behen anetare ne Natos," por se kur nuk u tha.

Ukrainasit pergjithesisht u gezuan, por pati diplomate qe u shqetsuan. Ne kurrizin e Ukraines ishte pikturuar nje shenjester, pa i dhene mundesine te mbrohej. Ministri i jashtem i Polonise Sikorski tha, "e lame Ukrainen ne nje zone gri".

Putini erdhi ne Bukuresht te nesermen. Foli me Naton pas dyerve te mbyllura, ku e quajti Ukrainen, "nje vend i sajuar". Njekohesisht, ne nje koment publik ngriti ceshtjen nese Krimeja i ishte transferuar Ukraines nga Rusia ne menyre te rregullt. U kuptua qe Putini kishte ndermend te sfidonte statuskuone.

Kater muaj me vone Rusia invadoi Gjeorgjine, duke treguar se nuk tutej te sulmonte vende kandidate per Nato.

Me 2011 ne Rusi shperthyen protesta te medha per demokraci. Putini u shpreh se besonte qe ishin te organizuara nga ambasada amerikane, sipas modelit te Orange Revolution ne Ukraine dhe "pranveres arabe" ne Lindjen e Mesme. Putini organizoi kunderprotesta te medha, te quajtura Anti Orange.

Ne zgjedhjet presidenciale te Ukraines te vitit 2010 inkumbenti liberal Jushcenko u thye keq nga pro-rusi Janukovic, - kete rradhe ne menyre te rregullt, thane vezhguesit nderkombetare. (Fushaten fituese te Janukovicit e drejtoi me mjeshteri amerikani Paul Manafort, i cili sherbeu me vone si manaxheri i fushates se Trumpit.)

Presidenti i ri Janukovic negocioi nje marreveshje te tregtise se lire me BE, nderkohe qe ishte nen presionin e Putinit per bashkim doganor me Rusine, Bjellorusine dhe Kazakistanin. Brukseli tha se nuk mund te beheshin te dyja, per shkak te perplasjes se doganave.

Ne nentor 2013 Kievi i nderpreu bisedimet me Europen duke cituar reagimin negativ rus, - Putini e kishte quajtur kete marreveshje, "kercenim madhor per ekonomine ruse".

Ne Ukraine shperthyen protestat. Me e madhja ishte ne Sheshin e Pavaresise te Kievit, qe njihet me nofken Mejdan. Protestuesit kerkonin rradhitjen e Ukraines perkrah demokracive europiane. Vazhduan me tej protestat dhe dhuna; ne shkurt 2014 policia vrau dyzina njerez brenda nje dite.

Me 21 shkurt ministrat e jashtem europiane arriten nje kompromis midis regjimit dhe deputeteve te opozites, por populli i Mejdanit nuk e pranoi. Forcat e rendit dezertuan, presidenti Janukovic u arratis ne Rusi me helikopter.

Pad disa ditesh, trupa ruse pa shenja pushtuan Krimene, te cilen Moska e kishte njohur si territor te Ukraines ne tre traktate qe me 1990.

Gjithashtu Rusia nisi nje levizje separatiste ne dy provincat lindore te Donbasit, - baza industriale rusisht-folese e Ukraines.

Agresioni putinian pati nje efekt te kundert. Vertet Rusia zuri Krimene dhe disa zona ne Donbas, por humbi politikisht. Ukraina kishte qene thellesisht e percare ne vija linguistike, krahinore dhe gjeneracionale. Pjesa lindore, ku flitej rusisht dhe te vjetrit preferonin aleancen ruse. Por pas pushtimeve nga Rusia te vitit 2014, ukrainasit u bashkuan per liri e pavaresi dhe u konsolidua patriotizmi ukrainas. Ukraina u be komb!

Kancelarja Merkel mundohej te punonte me Putinin; i cili vazhdimisht e genjente ne lidhje me aktivitetin e ruseve ne Krime dhe Donbas. Ne nje talim te G-20 ne Australi ne fund te 2014 Merkel e realizoi perfundimisht qe Putini ishte ne trajektore perplasjeje me Perendimin. Biseda ishte per Ukrainen. Putini leshoi nje rreke fjalesh per dekadencen e demokracive perendimore qe shprehej me perhapjen e "kultures gay".

Megjithate Gjermania vazhdonte te ndertonte linja gazi e nafte qe anashkalonin Ukrainen dhe e rriti varesine e saj energjitike nga Rusia. Ne Berlin vazhdohej te besohej se ndervaresia e ngushte ekonomike do e zbuste ariun rus.

Kurse Amerika dhe disa vende te Natos (Polonia dhe vendet baltike) filluan nje program te armatosjes e stervisjes se ushtrise ukrainase. Programi ishte modest, se administrata Obama nuk donte te provokonte Rusine. Trump e zgjeroi programin duke perfshire raketa Javelin, por pastaj e pezulloi per te bere shantazh qe Ukraina te gjente prova kunder Biden (!)

Me 2019 presidencen e Ukraines e fitoi ish-komiku Zelenski, me nje program antikorrupsion. Zelenski e takoi Putinin ne Paris ne dhjetor 2019. Shume deshmitare okulare kane treguar se Putini e perbuzi Zelenskin haptas.

Macroni kerkonte ta merrte Putinin me te mire. E ftoi ne Versaje dhe ne rezidencen presidenciale ne Rivieren Frenge, Fort Breganson. Bisedat e tyre ishin kordiale. Por ne bisedat telefonike gjate izolimit te pandemise me 2020, u vu re se Putini kishte ndryshuar. Perseriste veten duke rishkruar historine - tregon nje diplomat freng.

Me 2021 ne fronin amerikan hypi Biden. Biden kerkoi te perqendrohej ne garen strategjike me Kinen. Amerika nuk e shihte me Europen si fokusin e saj primar, duke e percaktuar politiken amerikane ndaj Rusise si nje "marredhenie stabel, te parashikueshme", - nje objektiv modest.

Por nuk desh Rusia!

Rusia solli dhjetra mijera trupa prane kufirit ukrainas per nje stervitje ushtarake. Ne prill 2021 Amerika i premtoi Zelenskit nje ndihme ushtarakre prej $60 milion. Por kur Rusia i hoqi trupat ne mbarim te stervitjes, administrata amerikane e pezulloi furnizimin per te krijuar nje ton pozitiv me Rusine.

Ne shtator Zelenski erdhi ne USA dhe ndihma iu livrua. Pak kohe me pas, sherbimet amerikane dhane lajmin e nje perqendrimi te ri te trupave ruse ne kufi, kete rradhe shume me masiv. Amerika u pregatit per te derguar ndihme shtese ushtarake ne Ukraine.

Tre dit me pas Biden foli ne telefon me Putinin dhe i kerkoi te reduktonte trupat. Putini ishte ne gjatesi tjeter vale; fliste per terheqje te Perendimit.

Ne mes te janarit shefi i CIA-s Burns beri nje udhetim sekret ne Kiev, ku i dha Zelenskit nje informate te dobishme: ruset do sulmonin drejt Kievit, do kapnin aeroportin Antonov, per te sjelle trupa me avione, per te pushtuar Kievin dhe dekapituar qeverine ukrainase.

Kreret europiane ndemorren tentativa paqetuese te momentit te fundit. Macron vizitoi Kremlinin me 7 shkurt, ku e bene te ulej ne nje tavoline 7 metra te gjate perkundrejt Putinit. Biseda 6 oreshe qe e veshtire, gjate se ciles Putini i jepte leksione mbi lidhjet historike te Rusise me Ukrainen dhe hipokrizine e Perendimit, ndersa Macron perpiqej ta sillte biseden ne zgjidhjen e problemit konkret.

Me pas kreret perendimore paten nje video-konference. "Une mendoj se i vetmi qe ndoshta akoma mund te beje dicka je ti, Joe," - i tha Macroni Bidenit. - "Pranon ta takosh Putinin?"

Po - tha Biden. Macron percolli mesazhin. Macron harxhoi gjithe naten duke folur me Putinin dhe Biden. Por te nesemen Putini e thirri Macronin dhe e anulloi takimin, duke i thene se kishte vendosur te njihte pavaresine e republikave ne Donbasit, se fashistet kane kapur pushtetin ne Kiev dhe Nato po planifikonte te vendoste raketa atomike ne Ukraine.

Nuk do e shohim njeri tjetrin per nje kohe, - i tha Putini Macronit - por duhet ta dish se kam vleresuar sinqeritetin e bisedave tona. Shpresoj qe nje dite do flasim prape.

Ushtria ruse u fut ne Ukraine.




bottom of page