top of page

Eshte mbledhur sot Rezerva Federale e USA, per te diskutuar inflacionin e larte


Rezerva Federale eshte banka qendrore e USA.


Per shkak te rritjes me te larte te inflacionit ne 4 dekada, pritet qe Rezerva Federale te filloje politiken e shtrengimit monetar.


Pritet qe ne mbledhjen e sotme te vendosin ta mbyllin programin e blerjes se emergjences, se bonove (te shtetit dhe korporatave, per te injektuar cash ne sistem.)


Pritet gjithashtu nje sinjal se kur do filloje rritja e interesave bankare.


Shitjet me pakice, te stines se festave, duken dobet, per shkak te rritjes se cmimeve.


Inflacioni krijohet kur ka me shume para se mallra, ne qarkullim. Rritja e interesave bankare dhe heqja e cash-it nga sistemi supreson fuqine blerese. Per pasoje ulen fitimet e korporatave dhe bursa bie, te pakten fillimisht.


Cilat jane asetet e "strehimit" ne nje situate me inflacion te larte? Aksionet e bankave, kartave te kreditit, te kompanive qe shesin ne USA/Europe dhe mund te ngrejne cmimet., sigurisht floriri. Pronat e patundeshme jane thike me dy presa, se rritet kosto e kredive inmoviliare



72 views0 comments

Комментарии


bottom of page