top of page

Drejtesia njerezore: Policet shperblyen me seks dhe droge nje te burgosur qe te deshmonte fallco


Nje njeri nga Filadelfia, Willie Stokes, u lirua dje nga burgu, pas 37 viteve denimi te paligjshem, se u zbulua qe detektivet e policise kishin shperblyer, me seks dhe droge, nje te burgosur qe te jepte deshmi te rreme kunder tij.


Dy detektivet qe e bene kete, me 1983, kane vdekur. Deshmitari fallco quhej Franklin Lee. E kishin arrestuar per nje ceshtje tjeter, te veten, qe kishte te bente me perdhunim dhe vrasje. Detektivet i propozuan qe ta lejonin te rrinte me vajzen e vet ne qeline e policise, bile qe ajo t'i sillte droge, ne kembim te deshmise se nje shok i lagjes, Willie Stokes, i kishte treguar se kishte vrare nje njeri me 1980, gjate nje loje bixhozi. Detektivet kishin 3 vjet qe nuk e mbyllnin dot kete ceshtje.


Franklin Lee doli tani para nje gjykatesi federal dhe u rrefye qe kishte genjyer 3 dekada me pare: "U ndjeva i dobet dhe e pranova oferten e policise."


Deshmitari fallco kishte genjyer ne hetuesi me 1983. Pastaj ne gjygj, disa muaj me pas, me 1984, e kishte marre mbrapsht pohimin ne hetuesi, por juria besoi procesin e hetuesise dhe e denoi Willie Stokes.


Prokuroria e Filadelfias me pas e ngarkoi me deshmi fallco, jo per deshmine ne gjygj, por per deponimin ne hetuesi qe akuzonte Willi Stokes. Franklin Lee u denua me 7 vjet per deponimin e tij fallco kunder Willie Stokes, por kete te fundit nuk e lajmeroi njeri qe te kerkonte te rishikohej gjygji. Ai u la te kalbej ne burg.


E njejta prokurori qe futi Willie Stokes ne burg, futi ne burg edhe deshmitarin fallco ne hetuesine e Willie Stokes, por prokuroret nuk e informuan Willie Stokes.


Franklin Lee i tha tani gjykatesit se vajza i kishte treguar nenes se tij qe policia e kishte lejuar te shkonte te rrinte me te dhe t'i sillte marijuane dhe opioide, ne kembim te deshmise per Willie Stokes.


E ema e Frankin Lee kishte qelluar grua e drejte; e kishte ndaluar vajzen te shkonte ta takonte. Heren tjeter policia i kishte sjelle nje prostitute. Franklin Lee i tha gjykatesit: "Nena ime erdhi dhe me takoi ne polici, ku me mbanin te arrestuar dhe me tha, 'nuk te kam rritur te marresh me qafe nje njeri te pafajshem. Edhe sikur te te denojne me 1000 vjet, ti ne gjygj do thuash te verteten.' Dhe une ashtu bera ."


Nje prokuror i asaj kohe qe eshte akoma gjalle, tani ne praktike private si avokat, leshoi nje deklarate qe nuk e mban mend kete ceshtje. Policia e Filadelfias nuk ka komentuar.


Gjykatata federale qe degjoi apelin e Willie Stokes e quajti kete rast "nje shkelje skandaloze e te drejtave kushtetuese" dhe anulloi denimin e Willie Stokes.


Deshmitari fallco Frankin Lee perfundoi qe beri 35 vjet burg per perdhunim e vrasje dhe tani punon ne nje fabrike. Ne sallen e gjygjit i kerkoi falje Willie Stokes "per problemin qe shkaktova".


Prokuroria e Filadelfias e mbeshet lirimin e Willie Stokes, por vertetimi i deshmise fallco nuk dmth se Willie Stokes nuk e ka kryer vrasjen. Mund te jete qe policia ishte e bindur qe krimin e kishte kryer Willie Stokes, por nuk kishte prova per ta denuar, prandaj i sajoi provat.


Kryeprokurori i Filadelfias akoma nuk e ka vendosur nese te hape proces te ri per Willie Stokes, apo ta lere te shkoje.


Si eshte realisht e verteta? Ku merret vesh. Kujdes nga drejtesia njerezore.



146 views0 comments
bottom of page