Ruset sollen dje ne Ukraine hedhesin e bombave termobarike
Trimeria e Zelenskit eshte impresionante si dhe aftesia e tij per te leshuar batuta ne video. Psh tha, "ruset nuk do te shikojne prapanicat e ukrainasve, por fytyrat e tyre", ne kuptimin qe do kete konfrontim balle per balle. Kjo sjellje e tij e ka inkurajuar popullin ukraines per te rezistuar. Mediat nderkombetare po e celebrojne Zelenskin si "war time leader", nje shprehje qe zakonisht eshte perdorur per figura si Churchilli.
Ish presidenti i Ukraines, Poroshenko, tha ne TV se ukrainasve u duhen "helmeta, veshje antiplumb, raketa antitank Javelin, raketa antihelikopter Stinger dhe ne pergjithesi mbrojtje kunderajrore.
Parlamenti federal gjerman kaloi buxhetin e mbrojtes prej 100 miliar dollaresh, per here te pare mbi nivelin 2% te kerkuar nga Nato.
Ne nje telefonate me Zelenskin, Erdogani i premtoi se nuk do lejoje luftanije ruse te kalojne neper Bosfor e Dardanele.
Zelenski beri thirrje per "luftetare te huaj" dhe publikoi qendrat ku mund te regjistrohen. Kjo i hap deren nderhyrjes se kamufluar te personelit ushtarak perendimor.
Te gjitha keto Perendimi do i beje. Kjo lufte po konsiderohet, jo si thjeshte per Ukrainen, por si nje lufte ekzistenciale ndermjet dy sistemeve: sistemit nderkombetar te bazuar mbi rregullat dhe atij te burrafortave qe imponohen me dhune.
Kina, duket se nuk e priste invazionin rus te Ukraines. Fillimisht e inkurajoi Rusine duke deklaruar "miqesi te pakufizuar" per te, por tani po thote se eshte per politiken e mosnderhyrjes ne punet e brendeshme te nje shteti, duke perfshire edhe Ukrainen. Kina e shijon kur Rusia i nxjerr telashe Amerikes, por njekohesisht i trembet instabilitetit ne bote, se mund ta godase brenda kufinjve te vet.
Instabilitetit nuk i dihet. Me 1914, nje vrasje e nje princi ne nje qytet te humbur te Ballkanit, gjeneroi nje reaksion zinxhir qe pas vetem 4 vjetesh solli asgjesimin e perandorive shekullore austriake, ruse dhe osmane.
Dje, ne nje konference te "nacionalisteve te bardhe" amerikane ne Orlando Florida, ku merrnin pjese edhe deputete trumpiste, filluan te brohorisnin Putin! Putin! Trump me shoke po e inkurajojne Putinin duke e quajtur gjeni. Nuk eshte gjeni, por eshte nje autokrat mizor e pa skrupuj qe beri dy gabime:
1) Nenvleftesoi deshiren e ukrainasve per pavaresi e demokraci; kujtoi se do e prisnin me tufa me lule (sa e here e kemi degjuar kete, haha).
2) Nenvleftesoi unitetin e botes se lire per te mbrojtur rendin boteror te demokracise liberale. Demokracia duket e vavashte, por eshte shume e qendrueshme, se eshte vullnetare.
Putini ka dy rruge: te terhiqet me turp nga Ukraina, ose te intensifikoje goditjen per te terrorizuar popullsine civile ne neshtrim. Shpresa se shteti ukrainas do shkermoqej shpejt, me vetem disa gervishje nga ruset, nuk u realizua. Putini duket te kete humbur mendjen, se aktivizoi dje gatishmerine e forcave nukleare. Gjithashtu ka raporte te inteligjences se Rusia po intensifikon sherbimin mjeksor ushtarak ne Ukraine. Keto dy levizje te fundit sugjerojne se Putini do ndryshoje taktike dhe do derdhet gjak.
Mua me duket se lufta e vertete akoma nuk ka filluar. Do jete e gjate dhe e shemtuar. Besoj se do perfundoje me renien e regjimit rus dhe ardhjen ne fuqi te Navalny-t, ndoshta edhe me copetimin e Federates Ruse.
Vetem ideja e shkallezimit nuklear na e con mishin kokerr.
Te cmendurit po e normalizojne idene e luftes nukleare. Putini e permendi dy here ne 4 dit. Trump pati thene dicka te tille, "bombat atomike per t'u perdorur jane". (Kim Jong Un vazhdon provat e raketave.) Perdorimi nga Rusia i raketave nukleare taktike nuk duket me i pamundur. U pa ne video qe ruset po sillnin ne rruget e Ukraines nje tjeter arme ngjethese, bombat termobarike.
Amerika ka sistemin e mbrojtjes kunder raketave interkontinentale, por ne hapsirat e ngushta europiane bombat e vogla atomike eshte veshtire te pengohen. Cfare mund te funksionoje kunder ketij kercenimi? Po thone se vetem deterrenca; duke paralajmeruar Rusine, "cfare do na besh ti neve, ne do te ta bejme ty 100 here".
Tutet Putini? Tutej Hitleri kur kishte humbur mendjen?! Putini duket irracional; jo si nje lider gjakftohte qe i bie lapsit, por si nje personazh i konsumuar nga ideja mesianike e rikrijimit te parajses se humbur, Bashkimit Sovjetik.
Parid Turdiu
Comentarios