top of page

Dita e trete e luftes se Ukraines shikuar nga USA. Mesimet per Shqiperine



Zelenski tha dje me videomesazh, se nata do ishte e veshtire ne Kiev dhe se ajo mund te ishte hera e fundit qe e shihnim Zelenskin te gjalle.


Biden foli me Zelenskin ne telefon dhe i ofroi ta evakuoje nga Kievi.


Zelenski iu pergjigj me humor, "I need ammunition, not a ride". (Kam nevoje per municion jo per taksi.)


Zelenski eshte pa dyshim shume trim dhe i vendosur. Eshte edhe i shpejte ne batuta. Por u tregua i papjekur ne minimizimin e rrezikut dhe ne mospregatitjen e vendit per agresionin rus. (Kjo ndodh kur merr nje aktor 40 vjec, direkt nga studjoja e filmit ne presidencen e nje vendi te madh.)


Ne USA opinioni publik po kthehet drejt nderhyrjes, se kane filluar te shfaqen vuajtjet e popullsise civile. Populli amerikan nuk do toleroje krime lufte. Aq me teper qe femijet ukrainas duken ne TV njesoj si femije amerikane.


Kurse Putini duket si nje urrejtes i palumtur. Putini eshte i stresuar, se ka luajtur nje bixhoz shume te madh.


Zelenski zemren e ka ne vendin e duhur, por u tregua nje drejtues pasiv. Kishte nje muaj qe Amerika e paralajmeronte, por ai nuk besonte se ruset do sulmonin. Me ne fund dje dha urdher qe ukrainasit meshkuj 18-60 te mos lejohen te dalin nga vendi, qe te luftojne; hapi depot e armeve per popullin dhe po u thote njerezve te fabrikojne shishe Molotov neper apartamente dhe te gjuajne ruset me shishe nga ballkoni (!)


I shohim ne TV autokollonat ruse qe futen ne autostradat e Ukraines fare kollaj. Ku jane minat? Ku jane IED?

Duhej kishte thirrur mobilizim te pergjitheshem, burra e gra, qe nje muaj me pare, qe njerezit te njiheshin me armet dhe pozicionet.

Ukraina eshte 44 milion, e ka potencialin njerezor per te ngritur 4-5 milion njerez nen arme (1/10 e popullsise).

Ushtria ruse prej vetem 200 mije do gjendej ne veshtiresi te madhe perballe 4 milion pushkeve.


Shqiperi nxirr mesime! Sistemi i mbrojtjes i luftes popullore qe kishte enverizmi (pavaresisht nga aspektet groteske) ishte i pershtatshem per nje vend si Shqiperia. E kane edhe Zvicra e Izraeli, me trupa rezerviste permanente, qe perfshijne te gjithe popullsine dhe thirren per stervitje te shkurtera nje here ne vit, per te perditesuar strukturat. USA ka garden nacionale.


Duhet rikrijuar mbrojtja territoriale e Shqiperise me trupa rezerviste. Duhet rivendosur sherbimi ushtarak i detyrueshem, qofte edhe shume i shkurter, per djem dhe vajza, qe rinia te familjarizohet te pakten me armet individuale te dores - pushke, fisheke, granata mortaja, raketa dore - dhe me pjesemarrjen ne nje strukture ushtarake te organizuar.


Nato te mbron, por fillimisht duhet te mbrosh vehten.


Problemi kryesor ushtarak ne Ukraine eshte se ruset dominojne ajrin. Duket se do perfundoje qe Nato te shpalle nje "non flying zone", te pakten mbi gjysmen e vendit ne perendim te lumit Dnieper. Ka filluar te flitet per kete ne USA.


Deshira e popullit te Ukraines per te luftuar per pavaresine e vet eshte mallengjyese, por Ukraina nuk duket e pergatitur. Kollonat ruse po lejohen te futen ne Ukraine krejt lireshem. Ruset do e kene kollaj ta shkallezojne operacionin, vecanerisht kunder popullsise civile.


Putini, ose eshte i cmendur, ose ben si i cmendur, per te trembur kreret racionale te vendeve demokratike. Kercenoi dje se do perdore arme nukleare, nqs dikush nderhyn. E ka seriozisht? Ben bllof? Ku merret vesh. Macron tha se, kur foli me te, nuk iu duk ne rregull.


Kjo eshte aresyeja qe Nato, me ne krye USA, heziton te nderhyje: Per te kursyer Europen, dmth edhe Shqiperine, nga lufta nukleare!


Por ka menyra te terthorta. Vetem brenda ketij muaji USA i ka dhene Ukraines 1 miliard dollare ndihme ushtarake. USA nuk do kursehet. Disa shqiptare budallenj nuk e vleresojne, u duket sikur nuk po ben gje Amerika, por jane para te popullit amerikan.


Tani sfida e rradhes do jete te pajiset Ukraina me aviacion. Dikush mund te thote, pse e kane lene per momentin e fundit? Po pra, pse e ka lene Zelenski per momentin e fundit mbrojtjen e vendit te vet, se Amerika ka gjithe vrimat e botes per te mbyllur. Pse nuk i kane dhene aviacion Ukraines Polonia, Rumania, Gjermania, Turqia, Franca, Italia, Shqiperia - shtetet qe ka afer?

Para disa muajsh thonin, "pse nuk na jep Amerika vaksina". Edhe vaksinat i beri dhe jua dha. Kujdes, se mos treteni duke bere dicka ju te tjeret, fuqite e medha dhe te vogla, Kina. (Kina vetem prodhon infeksione.)


Do e gjejne menyren per t'i dhene Ukraines aeroplane te Natos, te lyer me ngjyrat e Ukraines dhe pilote te Natos, te veshur me uniforme ukrainase. Do fusin komando te operacioneve speciale ne Bjellorusi per te rrezuar Llukashenkon dhe ne Kazakistan per te rrezuar regjimin pro rus. (Nuk eshte kollaj; jane bij te popullit amerikan qe rrezikojne jeten.) Do ndezin zjarrin e kryengritjes ne Çeceni e Dagestan, etj.


Nuk do e kete te lehte Putini, si nuk e pati Hitleri. Zgjoi nga gjumi gjigantin e fjetur. (Nato ka buxhet mbrojtjeje 10 here me te madh se Rusia.)


Nderkohe po ia mbledhin Kines. Nuk po guxon Kina te mbeshtese agresionin rus. Ne keshillin e sigurimit te OKB abstenoi.


Bêtise de la guerre

Victor Hugo


Ouvrière sans yeux, Pénélope imbécile, Berceuse du chaos où le néant oscille, Guerre, ô guerre occupée au choc des escadrons, Toute pleine du bruit furieux des clairons, Ô buveuse de sang, qui, farouche, flétrie, Hideuse, entraîne l’homme en cette ivrognerie, Nuée où le destin se déforme, où Dieu fuit, Où flotte une clarté plus noire que la nuit, Folle immense, de vent et de foudres armée, A quoi sers-tu, géante, à quoi sers-tu, fumée, Si tes écroulements reconstruisent le mal, Si pour le bestial tu chasses l’animal, Si tu ne sais, dans l’ombre où ton hasard se vautre, Défaire un empereur que pour en faire un autre ?


Gomarllëku i luftës

Punëtore e verbër, Penelopë budallaqe,

Muzike e kaosit ku vibron hiçi,

Luftë, o luftë e pushtuar nga përplasja e batalioneve,

Shoqëruar me tingujt e furishëm të gajdeve,

O gjakpirëse, ​​e egër, e tharë,

Shëmtirë qe tërheq njeriun në të tillë dehje,

Ku fati shpërfytyrohet, ku Zoti mungon,

Ku plluskon një ndriçim më i errët se nata,

Çmenduri e pamasë, e pajisur me erë dhe rrufe,

Per çfarë hyn ti në pune, moj goxillë e tymosur,

Nëse tërmetet e tua vetëm rindërtojnë të keqen,

Nëse për hir te shtazës ti vret kafshën,

Nëse nuk di ç'ben, në hijet ku ti luan bixhoz,

Heq një perandor vetëm për të vënë një tjetër?


Shkruajti e perktheu Parid Turdiu

Comentários


bottom of page