top of page

Dhune jo-dhune. Paqe jo-paqe. Video, e pajisur me linjen kohore, e ngjarjes ne seline e PD

Updated: Jan 21, 2022




1. Sulmuesit u futen shpejt ne katin e pare. Hyrja ne katin e dyte ishte e blinduar.

2. Sulmuesit u ngjiten ne ballkonin e katit te dyte me shkalle nga jashte. Luftetare profesioniste nga brenda i atakuan me shkopinj.

3. Pas 2 oresh nga fillimi i sulmit, sulmuesit arriten te çanin portat prej hekuri per ne katin e dyte. U atakuan nga mbrojtesit me arme jo- vdekjeprurese, si gaz lotsjelles, bomba neuroparalizuese dhe pepper spray, ne kuadrin e mbrojtjes se shefit te opozites nga garda.

4. Ne kete moment nderhyri policia qe priste aty ngjitur dhe e zbrazi selinë e PD nga sulmuesit, e thirrur nga ekipi Basha, se rrezikohej jeta e disa deputeteve qe gjendeshin ne katin e dyte.

5. Sulmuesit nuk kishin plan te sakte sulmi, ndonese ishin pergatitur me disa mjete te thjeshta, si shkalle, leva dhe nje kokëdashi.

6. Mbrojtesit kishin nje plan profesionist, te koordinuar me policine: Futje e deputeteve ne katin e dyte. Fortifikim i hyrjes ne katin e dyte. Atak me shkopinj dhe gaz per te vonuar sulmin dhe krijuar nje situate kritike, per te justifikuar nderhyrjen e policise.

7. Sulmuesit perdoren force ndaj portave, por nuk perdoren dhune apo arme ndaj njerezve dhe makinave.

8. Mbrojtesit perdoren shkopinj dhe arme jo-vdekjeprurese te "kontrollit te turmave".

9. Disa sulmues u lenduan; asnje mbrojtës nuk u lendua.

10. Sulmin e berishisteve e zmbrapsi policia e shtetit.

Mesazhet ndermjet Kellicit dhe Berishes para sulmit. Berisha porosit te mbahet paqesore.





27 views0 comments
bottom of page