top of page

Debati republikan mbreme



Ishin 8 kandidate. Trump nuk ishte. Kur e pyeten kush fitoi, Trump tha, "une fitova".


Debati ishte i dobishem per te njohur njerezit dhe kuptuar ku qendron Partia Republikane.


Pyetje: Nqs Trump fiton kandidaturen republikane, por denohet me burg, kush nga ju do e perkrahe per president?


5 kryesoret ngriten duart, dmth nuk u plas per organet e drejtesise amerikane. Dhe e quajne veten partia e rendit dhe e ligjit (!)


Po nuk pranove drejtesine e nje shteti dmth se nuk pranon shtetin. Keta nuk nuk pranojne Ameriken?!


Dy kandidate te parendesishem ishin kunder Trump: Cristie dhe Hutchinson. Salla i fishkellente aq sa Cristie nuk po fliste dot.


Woke dmth Awake = I zgjuar nga gjumi. Eshte nje term Afro-American qe para nje shekulli filloi te perdorej per te pershkruar aktivizimin politik te te zinjve ne kuptimin, 'zgjohu, ndergjegjesohu, leviz, ngrihu nga krevati".


Critical Race Theory eshte studimi i racizmit sistemik ne USA.


Gender Identity Studies kane te bejne me eksplorimin e nderlikimeve te seksualitetit te individit: psh dikush mund te j kete lindur M, por ndjehet F, por jo tamam F se kerkon te rrise gjinjte por jo te heqe penisin... Nuk pranon ta quajne ai, as ajo, por ata, - si dhe te gjitha komplikimet qe kjo situate mund te sjelle ne çeshtjet ligjore, ekonomike, sociale, shendetsore.


Cancel culture ka te beje me fshirjen nga librat, muzeumet, sheshet - pra ne kulture - te simboleve, monumenteve,personazheve te nje te kaluare koloniale, raciste, patriarkale.


Political correctness eshte te mos shprehesh apo flasesh gjera qe ofendojne pakicat.


Te gjitha keto perfshihen ne Woke Culture.


E djathta e re:


DeSantis 44 vj ben lufte kulturore: eshte anti woke, anti vax (vaksine), anti imigracion ilegal. Kerkon te ndertoje murin, te çoje ushtrine ne Meksike per te vrare kartelet e droges. Kerkon te terheqe perkrahjen w USA per Ukrainen. Eshte tip ... fashisti italian. Ka Amerika disa italo-amerikane me temperament fashist.


Ron DeSantis


Mua si cun me pelqen. Eshte i sinqerte dhe i vendosur. Ka studjuar histori ne Yale dhe drejtesi ne Harvard, cum laude. Doli vullnetar per ushtri dhe sherbeu ne Guantanamo dhe Irak. Ka qene sportist. Ka 3 femije. Ka manierizma shume amerikane.


Vivek


Vitek Ramaswamy, i shkathet e llapaqen, 38 vj perkrah plotsisht Trump, si dhe çdo ide te djathte, libertariane, izolacioniste, te skajshme. Kerkon te beje revolucion te djathte. 'Ç'na duhet Ukraina? Rivali yne eshte Kina. Te shkepusim Rusine nga Kina.' - pa e vrare mendjen me çfare kosto.


E djathta e vjeter:


Pence, Niki Haley dhe Chris Cristie jane me tradicional-institucionaliste se dy te paret, me adultë, por edhe me te vjeteruar ne tingull.


Mike Pence and Niki Haley


Asa Hutchinson eshte i brezit te familjes Bush, nje tradicional i ngadalesuar nga mosha dhe rehatia.


Burgum eshte nje multimilioner qe kishte ardhur kot, sa per te vrarë kohën.


Senatori Tim Scott i NC, nje ish basketbollist afroamerikan, shume dobet ne debat.


Senatori Tim Scott


Te gjithe keta, me shume apo me pak, mohojne apo nuk e mbeshtesin ngrohjen globale e dekarbonizimin e energjise. Duan te shpojne per me shume nafte ne USA,.


E majta, ne kete rast Partia Demokratike, ka plane te detajuara per te ardhmen e shoqerise, ekonomise, sistemit global te aleancave. Te majtet lexojne libra, e vrasin mendjen shume dhe ndertojne teori.


E djathta, ne kete rast Republikanet, jane empiriste dhe transaksioniste: tu pa tu po, si ta keto bo kismet Zoti. Duan mosnderhyrje te shtetit; le te fitoje ligji natyral ku i dobeti i nenshtrohet te fortit, brenda dhe jashte vendit.


Demokratet jane per shperndarjen e inxhinjeruar te pushtetit dhe perfitimit.


Guvernatori Burgum mbi kale


Republikanet jane per perqendrimin spontan te pushtetit dhe pasurise, brenda vendit dhe ndermjet shteteve te botes nga dora e fshehte e tregut dhe ligji i xhungles.


Our Heavenly Father - thote Pence - me drejton mua te bej keshtu apo ashtu.


Po ne te tjeret, nuk jemi te bijte e Zotit? Te do ty me shume?!


Parid Turdiu



Comments


bottom of page