top of page

Churchilli dhe Zelenski. Lamtumira e Rames dhe e Bashes

Churchilli e fillon kryevepren e tij "Lufta e Dyte Boterore" (per te cilen fitoi cmimin Nobel per letersine, 1953) me fjalet:


In War: Resolution,

In Defeat: Defiance,

In Victory: Magnanimity

In Peace: Good Will.


Sir Winston Leonard Spencer-Churchill lindi me 1874 ne shtepine breznore te familjes, Blenheim Palace, ne Oxfordshire (ne rrethin e Oksfordit). Eshte selia e dukeve te Marlboros, e vetmja shtepi ne Angli, jo-mbreterore apo jo-episkopale, qe mban titullin "pallat". Eshte ndertuar ne vitet 1705 - 1722 dhe ben pjese ne listen e trashigimise kulturore te Unescos.


Blenheim Palace - shtepia ku lindi Churchilli


E merr emrin nga beteja e Blenheim ne Bavari, me 1704, ku gjenerali John Churchill theu francezet dhe bavarezet ne luften e trashigimise se fronit spanjoll. Toka iu dhurua si shperblim per fitoren nga parlamenti dhe pallati u ndertua me financim te pjeseshem nga mbreteresha Anne.


John Churchill mori titullin e dukes se pare te Marlboros. Gjyshi i Winston Churchill ishte duka VII. Sot aty jeton duka XII i Marlboros. Kjo eshte dega Churchill e familjes se lashte Spencer (nga ku rridhte edhe lady Diana Spencer), prandaj quhet Spencer-Churchill. Gjyshi i Winstonit, John Spencer-Churchill, ishte nenmbret i Irlandes. Babai i Winstonit, Randolph, ishte Chancellor of the Exchequer (minster i financave i Perandorise Britanike) dhe kreu i Partise Konservatore ne parlament.


Dmth Winston Churchill vjen nga fisnikeria me e thelle, me krenare, e Anglise. Ai vete lindi ne pallat, te mesmen e beri ne shkollen ekskluzive Harrow dhe te larten ne akademine ushtarake Sandhurst.


Pathyeshmerine e Churchillit po na e rikujton Zelensky, Nga vjen Zelensky?


Volodymyr Oleksandrovych Zelenskyy lindi nga prinder hebrenj me 1978, ne qytetin Krivij ne Ukrainen qendrore, qe atehere ishte pjese e Bashkimit Sovjetik. I ati, Oleksandr, ishte profesor i informatikes ne universitetin e Krivij; e ema ishte inxhinjere. Gjyshi i Zelenskit, Semion, kishte lindur ne fshat; u muarr ushtar gjate L2B, ku arriti rangun e kolonelit ne ushtrine sovjetike. Babai dhe tre vellezer te Semionit u vrane nga gjermanet gjate L2B.


Zelenski duke ngrene darke ne aneksin e kuzhines se prinderve


Kur Zelenski ishte i vogel, jetoi per 4 vjet ne Mongoli, ku i iati ishte me pune. U rrit si rusisht-foles. Ne moshen 16 vjecare fitoi nje burse per te studjuar ne Izrael, por i ati nuk e la te shkonte. Ne vazhdim Zelenski mbaroi juridikun ne qytetin e lindjes, Krivij.


Ne moshen 17 vjec Volodimiri u aktivizua ne ekipin KVN te komedise. Ne moshen 19 vj, ekipi i tij fitoi ne nje festival te rendesishem. Ne te njejtin vit ai krijoi dhe udhehoqi trupen komike Kvartal95, ku per 20 vjet mori pjese ne festivale, udhetoi per shfaqje ne Moske dhe ne te gjithe territorin e ish Bashkimit Sovjetik, realizoi nje numer produksionesh per kanale te ndryshme televizive, duke perfshire edhe nje kohe ne Prage.


Te gjitha produksionet e tij ishin ne rusisht. Me 2014 Zelenski foli kunder ndalimit te artisteve ruse ne Ukraine dhe filmi i tij "Dashuri ne Qytetin e Madh" u bllokua nga qeveria ukrainase. Me 2015, pasi u muarr vesh se kompania e tij Kvartal95 kishte dhuruar 1 milion hrivnia per luften kunder ruseve ne Donbas, shtypi rus kerkoi ndalimin e filmave te Zelenskit ne Rusi.


Perseri Zelenski u shpreh kunder ndalimit te produksioneve ruse ne Ukraine. Seriali komik i tij "Vjeherrit" u ndalua ne Ukraine me 2017 por u rilejua me 2018.


Ne mars 2018 kompania e tij e Kvertal95 regjistroi nje parti politike me emrin "Sherbetoret e Popullit", qe ishte edhe emri i serialit televiziv komik te kesaj kompanie, ku Zelenski luante rolin e presidentit. Popullariteti i kesaj partie mori flake dhe Zelenski u zgjodh president, duke mundur presidentin inkumbent, oligarkun e karameleve Poroshenko.


Churchilli rridhte nga aristokracia perandorake angleze e keshtjellave dhe betejave, Zelenski nga Ukraina e apartamenteve socialiste, serialeve komike dhe karameleve, por Zelenski si dhe Ukraina, per cudine e te gjitheve, iu pergjigjen ne menyre churchilliane sfides se kohes.


Zelenski eshte bere simboli i luftes se ukrainasve per pavaresi dhe demokraci.


E djathta ekstreme amerikane eshte me Putinin, kunder Ukraines. Lexojme ne rrjetet sociale shqiptare nje numer jo te vogel komentesh kunder Ukraines, pro Putinit. Jane gjoja njerez fetare kunder libertinizmit moral te Perendimit, apo njerez te zhgenjyer nga sjellja e ambasades amerikane ne Shqiperi, apo njerez qe kane deshtuar ne garen per sukses material, te kapitalizmit.


Shoqeria njerezore nuk mund te jete perfekte, se perbehet nga njerez.


E dijme qe nje numer kapitalistesh grabitqare perendimore, duke perfshire edhe familjare presidentesh, iu versulen Ukraines per te perfituar. E kuptojme qe ne kete loje te pervehtesimit te pasurive te Ukraines marrin pjese oligarke e politikane vendas, ne bashkepunim me lobe te huaja. Ukraina ne thelb eshte si Shqiperia, vetem se shume here me e madhe dhe me e pasur.


Por nuk duhet hedhur ne kanal bebja, se bashku me ujin e ndotur te govates.


Demokracia liberale duhet ruajtur, se vetem loja demokratike, ne kohe, mund te gjeneroje permiresim te sostenueshem. Diktatura duket sikur rregullon disa gjera shpejt e shpejt, por hap plage te tjera, te renda, qe ne sistemin e ngurte diktatorial kurre nuk sherohen.


Rama kishte shkruar nje mesazh "lamtumire" ne FB:


NJE KEQKUPTIM I MADH


Ndoshta jam unë gabim kur mendoj se hyrja në debat me komentues që flasin pa fakte, që shajnë e përqeshin informacionet reale, që shfryjnë mllefe e inate politike, vlen për të gjithë ndjekësit e kësaj faqeje. Prandaj edhe reagoj!

Për mua është respekt ndaj njerëzve të zakonshëm që t’i kushtoj kohë dhe energji opinioneve të kujtdoqoftë këtu, duke shfrytëzuar mundësinë e këtij rrjeti social dhe duke i kushtuar individëve të panjohur e pa asnjë status publik, një vëmendje shumë më të madhe se sa politikanëve apo opinionistëve që e kanë për zanat sharjen, fabrikimin e “fakteve”, shfryrjen e mllefeve. Po mbase jam unë gabim, përderisa disa këtu e shohin këtë përfshirje timen të drejtëpërdrejtë nëpër komente, si arrogancë, si karshillëk, si tallje e ku di unë çfarë tjetër. Për mua është krejt e kundërta, sepse një kryetar qeverie që nuk pyet për popullin, nuk respekton njerëzit apo aq më keq, tallet me opinionet e tyre, as nuk e merr kurrë mundimin të japë e të marrë me ta si i barabartë, siç bëj unë këtu prej kaq kohësh...

Që nga dita e parë në këtë detyrë kam bërë më të mirën time dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit në këtë detyrë. Më të mirën kam menduar edhe kur jam angazhuar drejtëpërdrejtë me komentuesit e kësaj faqeje, duke shfrytëzuar çdo kohë lëvizjeje me makinë apo në orë pushimi për të hyrë këtu e bashkëbiseduar. Kam pranuar edhe sfidën e sharjeve, mallkimeve, përqeshjeve e akuzave nga më absurdet, vetëm e vetëm në respekt të të gjithë atyre që hyjnë, lexojnë e komentojnë këtu. Hallall të gjitha, për mua jeni të tërë shqiptarë, njerëz, pjesëtarë të së njëjtës familje të madhe pavarësisht bindjeve e dasive. Unë jam ky që jam, njëri nga ju, njësoj si ju, me bindjet e me të metat e mia.


E vleresojme qe Rama eshte futur ne FB dhe ka folur me qytetare te thjeshte si i barabarte, qofte duke shpjeguar, apo me shpoti e tallje. Bile kontakti qe ka mbajtur me terrenin eshte nje nga aresyet e suksesit te tij si politikan.


Sa per ate qe thote, se ka bere me te miren e vet, te gjithe ashtu mendojne per vete - Hitleri dhe Enveri kujtonin se benin me te miren. Por e mira e dikujt eshte e keqja e dikujt tjeter, thesari i dikujt eshte plera e dikujt tjeter, prandaj duhet rrotacion demokratik, qe e mira dhe e keqja te shperndahen uniformisht, jo te jete klika Rama ne pushtet per 30 vjet (plus edhe 45 vjetet e prinderve te tyre ne enverizem).


Me ne fund Basha dha doreqeqjen. PD ka nje problem serioz me IQ e ulet:

  1. E kujt ishte ideja brilante qe Basha te zgjidhej kryetar me referendum, qe e bente te pothuajse te pamundur fleksibilitetin e ndrrimit te nje kryetari humbes?

  2. Keta qe hoqen Bashen, cfare kuptuan pas 6 marsit, qe nuk e kuptonin para 6 marsit? A nuk bente mu qe Berisha kishte 2/3 e anetaresise, kurse Basha vetem 1/3?

  3. Meqe e deshen Bashen kaq shume, pse e leshuan kaq shpejt? Besnikeria nuk eshte e parendesishme.




55 views0 comments
bottom of page