top of page

Ballkani Perendimor - lesh arapi. Tentative per te shpjeguar kete lemsh te jashtezakonshem


Nga Parid Turdiu

Gjate presidences Obama USA dhe BE ishin ne unison te plote persa i perket politikes se jashtme. Ne Shqiperi shihej vizualisht, ne marredhenien shume te ngrohte ndermjet ambasadorit amerikan Lu dhe ambasadores europiane Romana Vlahutin.

Trump perkrahu haptas forcat qe donin ta prishnin BE, ne favor te perandorive periferike ndaj Europes, si Anglia, Rusia, Turqia dhe Izraeli. Europen donte ta kthente ne nje koleksion vendesh te vogla e te mesme, te varura nga politikisht dhe usharakisht nga USA, qe prodhojne rroba, pije e parfume, ku amerikanet shkojne per turizem dhe parate e tyre kthehen ne USA ne formen e blerjes se armeve.

Ne kete kuader Trump Ballkanin Perendimor filloi ta shihte si nje zone te influences direkte te USA, nje toke e nenzhvilluar, ku njerezit e tij mund te benin para (nuk dua te perdor fjalen e rende "koloni").


Soros vazhdon te jete aty, pavaresisht se ne Washington ndrrohen administratat. Ka arritur qe ne Shqiperi, Serbi e Maqedoni te kete ne pushtet vartesit e vet. Cili do ishte hapi tjeter i natyreshem i soroizmit? Qe keto shtete te vogla te bashkohen ne nje multinacion soroist. (Dhe vertet, ne takimin e tre krereve ne Tirane/Elbasan, erdhi i pranishem Alex Soros.) Kjo nuk dmth se Soros ka qellime te keqia, porse atij ashtu i duket me mire. Cili eshte motivi personal i Soros? Si i te gjithe neve: Ta kaloje kohen ne menyre te kulturuar me nje kauze qe i duket pozitive.

Brukseli, ne fillim me Brexit dhe pastaj me covidin, u corientua dhe frikesua. Brexit qe nje reaksion i pranimit ne BE te vendeve lindore si Polonia, Rumania, Bullgaria. Punetori anglez humbi punen ndaj punetorit polak e rumun, qe pranonin paga me te ulta. Forcat euroskeptike, nacional - proteksioniste, te cilat ishin kunder zgjerimit te metejshem te BE dhe ne pergjithesi imigranteve, u frymezuan nga trumpizmi dhe moren force ne France, Itali, Hollande, Hungari, etj. Procesi i integrimit europian te Shqiperise dhe vendeve te tjera te BP, u nderpre.

Per ta mbajtur deren hapur, dmth per te mos i leshuar krejt ne rruge qe t'i kapin te tejre, Merkel filloi procesin anemik te Berlinit, si nje menyre per 6 vendet e BP per t'u pergatitur per BE. Dmth pergatitja e pergatitjes se pergatitjes - Brukseli nuk thote jo, por te zvarris pa fund me burokraci.

Situata ne BP eshte e ngaterruar, jo me kot e kane quajtur “fuci baruti”.

Ne Ballkanin Perendimor veprojne tre aktore te rendesishem te jashtem: Washingtoni, Soros dhe Brukseli. Jane forca te pavarura, te barabarta, qe here bashkepunojne dhe here rivalizojne ndermjet tyre.

Ka edhe disa aktore te tjere te jashtem, me pak te rendesishem, si Turqia, Rusia, Kina, Anglia.

Jane edhe aktoret e brendshem: Shqiptaret kerkojne te realizojne aspiraten e vet shekullore te bashkimit kombetar, jo vetem per patriotizem romantik, ndonese identiteti eshte i rendesishem, por edhe per nevojen praktike krijuar nje shtepi me te madhe dhe me te forte per vehte; serbet po ashtu kerkojne te bashkojne trojet e veta; shteti maqedonas kerkon te mbijetoje; Bosnja kerkon te shmange nje lufte tjeter, Mali i Zi kerkon te mos quhet me Ballkan por Europe.

Rama mundohet te xhongloje ndemjet te gjithe ketyre lojetareve, per te mbajtur pushtetin e vet. Ka gjetur vellam Vucinin, se kane regjime te ngjashme, pothuajse moniste, te mbeshtetura ne autoritetin e 1-shit.

Bashkimi i shqiptareve me serbet eshte i panatyreshem. Na kane vrare para vetem 20 vjetesh dhe nuk jane penduar. Nuk e pranojne pavaresine e Kosoves, dmth nuk pranojne qe gjysma e kombit shqiptar te vetevendose fatin e vet.

Soros nuk e kupton kete ndjeshmeri te shqiptareve. Pune e madhe, - mendon - doni shtepi te madhe? Rrasuni bashke, serbe e shqiptare, si ne hebrenjte neper bote, boll qe une te kem nje arritje historike.

Nepermjet dhendrit Jared Kushner, Soros i mbushi mendjen Trumpit qe te mos e hiqte Ramen, ndonese Rama shkoi dhe e shau brenda ne USA (imagjinoj qe Rama mund t’i kete shkruar nje numer letrash te lagura me lot, per te kerkuar falje.) Sepse - i tha Soros Trumpit (ne imagjinaten time), - me Ramen dhe Vucic mund te krijojme nje zone te madhe nen influencen e USA, jashte influences se BE, ku une dhe ti mund te investojme.

Nderkohe Rama mbante si police asikuracioni Erdoganin, nje fuqi e pavarur me ambicje ne Ballkan. Per me teper turqit jane te beses, nuk ta dredhin, - kete “dobesi” te Erdoganit Rama e ka kapur.

John Bolton nuk ishte i lobit soroist. Donte ta zgjidhte perfundimisht ceshtjen e Kosoves. Propozoi kembimin e komunave etnike ndermjet Serbise e Kosoves, qe do sillte njohjen e Kosoves nga Serbia, duke i hapur rruge bashkimit te Shqiperise me Kosoven. Thaci e pranoi. Bile shkoi ne Moske dhe i kerkoi leje Putinit. Putinit i pelqeu, se behej precedent per Krimene. Rames i pelqeu, - se nuk ishte ide e keqe, per me teper Ramashkon me rrjedhen, nuk u thote te huajve jo, - aq sa mori "nga rruga" dy ministra-femije kosovare.

Nuk i pelqeu forcave globaliste te cilat nuk duan shtetkombe. Nuk i pelqeu as Gjermanise dhe BE, se hapte loje destabilizuese kufinjsh ne Europen lindore. U krijua nje aleance e perkoheshme soro-brukseliane kunder kembimit te trojeve. Thacin e arrestuan, Rama ktheu fleten.

Lindi ideja soro-trumpiste e Shengenit Ballkanik.

Arrestimi i Thacit solli ne Kosove rrezimin e qeverise nacionaliste Haradinaj, pastaj trump-kushneristi Grenell rrezoi qeverine qendrestare Kurti dhe solli ne fuqi qeverine e nenshtruar Hoti, per te pranuar bashkimin ekonomik me Serbine. Hoti beri disa leshime, por nuk pati kohe, se Trump e humbi presidencen, se u zgjodh Biden. Postin e sekretarit te shtetit e fitoi soroisti Blinken.

Shumekombshin e planifikuar ne BP e quajten Shengeni Ballkanik se ishte kunder ideologjise se Trump te flitej per kufinj te hapur. Sapo erdhen Biden/Blinken, Shengeni Ballkanik ndryshoi emrin ne Open Balkan, ne perputhje me marken e Open Society. Soros kerkoi njohjen e te drejtes se autorit, duke e shpallur haptas: Open Balkan eshte krijese e imja!

Versioni nacionalist Haradinaj, por me i forte se Haradinaj, ne Shqiperi ishte Berisha, ndonese 8 vjet jashte pushtetit. Berisha iu kundervu ideve te Trump/Soros/Blinken ne lidhje me shkrirjen me Serbine. Per te carmatosur nacionalizmin shqiptar, sekretari Blinken e shpalli Berishen te papranueshem per USA. Basha dhe aparati burokratik i Shqupit vendosen te mos ia prishin Blinken, por per cudi, shumica e Partise Demokratike u solidarizua me Berishen.

Si pasoje eshte krijuar nje shqetsim i thelle ne vend dhe nje pakenaqesi pa precedent ndaj ambasades amerikane.

Dje, ne faqen e ambasades se USA ishte nje fjalim shume i mire i ambasadores Yuri Kim, kunder korrupsionit. Ne nje moment, vura re se nga 150 komente te lexuesve, ambasada kishte lene pa fshire vetem 7. Dmth 143 komente kishin qene aq negative, sa ambasada gjykoi t'i fshinte nga faqja dhe keto per nje fjalim te mire te ambasadores (!)

Nderkohe Europa Lindore po zjen.

Bjellorusia shtyp dhe vret disidentet, si dhe krijon incidente refugjatesh ne kufirin polak. Navalnin regjimi putinist e futi ne burg, organizaten Open Russia e nxorri jashte ligjit. Rusia ka grumbulluar 100 mije forca ne kufirin ukrainas dhe besohet se po pergatitet te invadoje Ukrainen, nderkohe qe sovraniteti dhe integritetit i Ukraines jane formalisht te garantuara nga USA.

Serbia krijon incidente ne Bosnje dhe blen arme nga Rusia. Demostrata te medha kane shperthyer ne Serbi, kunder korrupsionit te Vucicit. Ne Shqiperi shumica e Partise Demokratike zgjodhi rrugen e djathtee konservatore (qe bile perkon me temperamentin e tyre) dhe kane premtuar destabilizim e protesta. Nderkohe klika Rama kercenohet nga drejtesia e re per skandalin qindramilionesh te inceneratoreve.

Biden, brenda ne USA, ndodhet ne nje faze te keqe. Virusi, jo vetem qe nuk iku, por u kthye me nje variant te ri te vrullshem, Omicron. Inflacioni ka arritur shifren me te larte ne 40 vjet. Pjesa e dyte e programit te tij ekonomik, e njohur si “Build Back Better”, nuk kaloi ne senat. Shifrat e aprovimit te Biden, nga sondazhet, jane te ulta. Nqs zgjedhjet e nentori te 2022 do beheshin tani, Biden do humbte Dhomen dhe Senatin, ne favor te republikaneve.

Te gjitha keto ne kuadrin e rrezikut strategjik qe i vjen Amerikes nga Kina. Kryetari Xi eshte i vendosur te dale ne bote si superfuqia rivale e USA.

Ky ankth i USA pasqyrohet ne buxhetin e saj te mbrojtjes, qe sapo u miratua nga Kongresi. Biden kishte kerkuar 745 miliard, Kongresi i dha 25 miliard me shume, 770. Shumica e fondeve shkojne per te forcuar flloten dhe aviacionin, qe dmth pergatitje per lufte me Kinen.

Nqs bie USA, bie rendi liberal ne bote. USA nuk e perballon dot vetem kete bote te trazuar, prandaj Biden ka vendosur te mbeshtetet ne ish perandorine britanike (UK, Canada, Australi) dhe te BE. Ne kete kuader, duket se eshte hequr dore nga koncepti i Open Balkan si protektorat ekskluziv amerikan, por eshte pranuar t’i leshohet BE-se.

Mua me duket se edhe Rusia ia ka leshuar Serbine Europes. Rusia e ka mendjen te Ukraina, nuk mund t;u behe te dyja. Kjo u duk ne dorezimin e Vucicit ne Bruksel, ne lidhje me ceshtjen e targave.

Duke e permbledhur:


Open Balkan, qe filloi si nisma amerikane Trump/Soros e Shengenit Ballkanik, ngeci ne mes te rruges.

Open Balkan fillimisht i kundervihej procesit europian te Berlinit. Kete zyrtaret europiane e kane thene disa here.

Biden, i dobesuar brenda ne USA dhe i perballur me rrezikun e silmit te Kines mb Taivanin dhe invazionit re Ukraines nga Rusia, vendosi te beje front te perbashket me BE, duke ia dorezuar Open Balkan asaj. Nuk i bend ot te gjitha. ka peshq me te medhenj per te ferguar.

Trojka soroiste ballkanike R.V.Z. i shkruajti nje leter Brukselit, dy dit para se te takoheshin ne Tirane, me lot ne sy: Ne i perkasim Brukselit, jemi pjese e procesit tuaj te Berlinit, ju lutemi na pranoni.

Brukseli, nepermjet Varhelit u dha nje pelqim paraprak, jo aq sa te vinte Varheli ne festen e tyre, por aq sa te fliste me ta ne Skype.

Ne fillim nxorri krye ambicja amerikane Trump/Soros per ta mbajtur BP vetem per vehte. Tani USA po e leshon shumekombeshin soroist te BP ne perkatesine e vet gjeografike, ne Europe.

Nqs nuk ju pelqen, prisni 5 minuta se do ndryshoje prap.

Cfare dua une si shqiptaro-amerikan:

  1. Aleance te ngushte USA / BE

  2. Bashkim te shqiptareve ne nje shtet kombtar.

  3. Bashkepunim rajonal, me kush qe vetevendosja e shqiptareve te respektohet plotsisht

  4. Perfshirje e Shqiperise dhe rajonit ne BE.

  5. Demoraci liberale ne USA, Shqiperi, Europe







Comments


bottom of page