top of page

Asgjë nuk ndryshoi - debaton Laert Pasko, një shqiptaro-amerikan mbështetes i partisë republikane



Për ata që kanë frikë nga ndryshimi, rezultati i zgjedhjeve te mesmandatit (midterms) në Amerikë, që u zhvilluan me 8 nentor, ishte ai i duhuri. Për ne, shqiptaret e Amerikes, keto zgjedhje ishin te nje rendesie te vecante per shkak te gjeopolitikes dhe miqesise qe kemi me Ameriken cila shpesh here mbron interesat e shqiptareve. Por personalisht mendoj qe ndikon edhe ne politiken per konsum te brendshem ne USA.


Kur u zgjova atë mëngjes, vrapova për të parë pjesëmarrjen në zgjedhje. Vetem 7 milion banore nga 22 milion qe ka Florida ishin pjesemarres. Nuk u befasova kur pashë që shumë nga ata që fituan u rizgjodhën. Mos më keqkuptoni, sado i lumtur te shoh që guvernatori DeSantis u rizgjodh dhe që Kat Cammack - deputetja e Dhomës së Përfaqësuesve të Distriktit 3 të Florides - do të vazhdojë të shërbejë edhe një mandat; sado i qete që partia republikane eshte ende zgjedhja e favorizuar në shtetin e Florides, nuk isha dhe aq i kenaqur


Ndryshe nga fushatat e mëpareshme, çështjet sociale kanë qenë më të përfolurat ne shoqerine dhe zyrat amerikane dhe jane rritur ndjeshem ne vitet e fundit. Ndoshta shume prej nesh nuk i japin rendesine e duhur dhe nuk jemi plotësisht te vetëdijshëm për atë që po ndodh në të vërtetë, mes temave si psh: A jemi koshiente? Nëse po, a jemi koshiente mjaftueshëm? Apo jemi shumë koshiente? Je nje majtist i çuditshem? Një konservator i çmendur? Keni votuar për Trump-in dy herë? Po Obamen e votuat dy herë? Me kë flini? Kujt i lutesh? A falesh perdite? Çfarë banjo përdorni? Cilat vende favorizoni? Cilët i urreni? A kemi ushtri te forte per lufte? A po nuk duhet të kemi fare ushtri? A ju pëlqejnë armët? A e respektoni zbatimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë? A ju pëlqen Gjykata e Lartë? A shikoni FOXNews apo MSNBC apo CNN? Pro apo kundra abortit? Duhet mesuar komunizmi ne shkolla? Etj. etj. Pra këto çështje janë bërë delikate por edhe te rëndësishme për t'u trajtuar nga kandidatët.


Te nominuarit dhe te rizgjedhurit, nuk folen hapur, por përkundrazi e fokusuan fushatën e tyre vetem në retoriken politike per mbrojtjen e demokracise dhe rritjen e ekonomisë amerikane. Por shume pak konkretisht folen per kualitetin e shendetesisë, uljen e varferise, hapsirat ekonomike, shkollimin e perballueshem, çarmatimin e popullsisë, ndërgjegjësimin për shëndetin mendor, borxhet e studenteve, buxhetin e NASA, buxhetin e ushtrise, ndryshime ne legjislacion e te tjera te cilat jane thelbësore për funksionimin tone si qytetare amerikan.


Përtej bërjes së Mr. Pelosit si prioriteti kryesor i problemeve tona ne ditet e fundit ne media ne lidhje me sulmin ne shtepine e tij, duket gjithashtu se Mr. Biden dhe pretorianet e tij si John Fetterman gjoja dëshirojne të vazhdojne të na thone qe po punojne dhe do te vazhdojne te punojne per keto probleme thelbesore shoqerore qe ka Amerika, si psh te drejtat e grave për abortin. Ndërkohë që demokratet kane patur senatin dhe kongresin dhe cdo funksion tjeter per ta zgjidhur kete problem, por Biden vazhdon të dëshmojë mungesën e kujdesit, kujteses, bashkepunimit dhe mirëkuptimit të tij kur bashkangjit deklarata te paqarta dhe i perdor per fushate!


Më duket mjaft konfuz fakti që dikush si Biden, Obama, Pelosi, që duken mjaft te apasionuar për të shtypur recetat që mbrojnë shëndetin dhe sigurinë e një gruaje që është mbarsur pa dëshirë ose është e rrezikuar për shkak të komplikimeve në lindje, nuk kane bere asgje. Paraqitja e çështjes nga demokratet është simbolike; kam frike se është një përpjekje për të manipuluar.


Problemi me Amendamentin e Dytë: shume kandidate nuk përmenden asgjë në lidhje me planet për t'i mbajtur armët të sigurta, dhe per te garantuar siguri ne shkolla dhe per te rritur pergjegjesine institucionale.


Mënyra se si keta politikane planifikojne të heqin financimin e Planned Parenthood, ndërsa promovojne përdorimin e armëve është përtej cmendurise. Republikanet janë pro jetës kur përfshihet fetusi, megjithatë, nderkohe mijëra po vdesin nga të shtënat masive ne Florida dhe SHBA. Si është e mundur që guvernatori DeSantis nuk do të vendosë kufizim funksional në përdorimin e armëve ne Florida? Rritjen e kontrolleve te te dhenave per perdoruesit etj. Duket sikur është pak hipokrite.


Unë besoj në demokracine amerikane për të sjellë ndryshimet qe vertet i nevojiten. Besoj qe amerikanet ne morfologjine e tyre flasin. Por dua qe dhe shqiptaro-amerikanet ta kuptojne me mire politiken amerikane sepse lidhet shume me fatin gjeopolitk shqiptar.


Arritja më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte kur u njoftua se Dhoma e Perfaqesuesve u rimorr nga republikanet dhe kur guvernatori DeSantis do të mbante sërish detyrën dhe Floriden ne drejtimin e duhur financiar. Florida eshte pothuajse e kuqe keto zgjedhje. Me qindra mijera shqiptare e kombesi te ndryshme qe levizin ne kete shtet per dite fale jetes cilesore dhe mundesive ekonomike qe jane krijuar keto 10 vitet e fundit e bejne Floriden nje supershtet amerikan. Eshtë ngushëlluese kur sheh New York City-n që qëndron ne dhimbje duke duruar edhe nje ehere demokratet me legjislacionet e tyre jo reformiste.


Ndryshe nga shumica demokrate që përdorin termin "demokratë" si një mënyrë polarizimi, për të krijuar një shoqëri kohezive dhe të barabartë, gjë që me ka habitur për një kohë të gjatë, do të doja të mendoja se e drejta mbizotëron gjithmonë. Shpresoj që ngadalë te shkojme drejt nje demokracie përfaqësuese e kushtetuese dhe te distancohemi nga demokracite e monitoruara ku Amerika dhe Shqiperia nuk duhet te bejne pjese.

255 views0 comments
bottom of page