top of page

Macron promovon politiken e autonomise strategjike, fuqise ushtarake dhe identarizmit europian

Updated: Jan 2, 2022



Atmosfera ne Bashkimin Europian ne gjysmen e pare te vitit te ri do percaktohet nga Franca, e cila me 2022 ka nje xing: kryesine rrotulluese te BE ne gjashtemujorin e pare dhe dy fazat e zgjedhjeve presidenciale frenge ne muajin prill

Kryesia rrotulluese e Europes nuk ka me rendesine e dikurshme; ne diten tona eshte kthyer ne procedurale. Masat qe pritet te ndermarre BE ne vitin 2022, - rregullimi i big tech, kufizimi i gjuhes se urrejtjes, taksa e karbonit per importet ekstrakomunitare, - ka kohe qe diskutohen ne Bruksel.


Pallati Elizean, i ndertuar me 1722, i beri zili Trumpit kur vizitoi Francen

Por Macron njihet per retoriken vizionare me ambicje te larte; per me teper madheshtia ne skenen e Europes i jep nje dore ne zgjedhjet e brendshme te Frances.

Programin e Frances per kryesine e BE Macron e shpalosi ne Pallatin Elizean me 9 dhjetor, te sintetizuar ne parrullen Rimëkëmbje, Fuqi, Përkatësi:


La devise de la France pour la présidence de l'UE est 'Récupération, Pouvoir, Appartenance'.


Rimëkëmbja nga covidi, sigurisht. Fuqia nenkupton sovranizem e pavaresi strategjike kundrejt amerikaneve dhe imponim te vullnetit europian ne bote. Përkatësia nenkupton identarizem, pra nje doze proteksionizmi ndaj multikulturalizmit, imigracionit dhe globalizmit. Macron e realizoi nevojen e Europes per te siguruar pavaresine e vet strategjike ne nje bote multipolare dhe shqetsimin e francezeve per te ruajtur kulturen e vet dhe u be pak trumpist.


Por projekti europian eshte mbinacional me perkufizim dhe nacionalizmi freng bie ne konflikt me multinacionalizmin europian, duke bere qe Macron te bjere ne poziten e parehatshme te kundershtimit te vetevehtes: “Beaucoup aimeraient s'appuyer sur une seule nation. Les nations sont notre force, notre fierté, mais l'unité européenne est leur complément indispensable.” (Shume njereve do u pelqente te mbeshteteshin te nje komb i vetem. Kombet jane forca jone, krenaria jone, por uniteti europian eshte plotesimi i tyre i pazevendesueshem.)


Me fjale te tjera kombi qenka krenaria boshe e te shkuares, por multikombi eshte nevoja praktike e te tashmes, persa i perket Europes.


Macron kerkon te flase me te dyja anet e gojes, se mbeshtetja e unitetit europian, sjell erosionin e identitetit freng, se vijne ne France bullgare e rumune. Po mbeshtete proteksionizmin freng, si Marine LePen, do humbesh unitetin europian. Prandaj doli Anglia nga Europa, per t'i ikur multikulturalizmit.


Si e pajton Macron identarizmin nacional me europianizmin? Dike shpikur nje "komb" te ri, ate europian: Kush eshte brenda BE eshte i yni, kush eshte jashte, eshte i huaj. Ky konceptim eshte difektoz. Macron ka brenda arabet e zezaket e ish perandorise koloniale franceze; ka brenda edhe sllavet e rumunet e Europes Lindore. Si kerkon ta mbroje indentitetin freng, duke mos lejuar ne BE shqiptaret e maqedonasit?!


Macron promovoi nje vizion te autonomise strategjike te BE, e cila do e lejonte kete bllok te perballonte me mire konkurencen e Kines dhe do e vinte ne nivel te barabarte me Shtetet e Bashkuara. Ne drejtim te nismave kontrete: Europa do rifreskoje percaktimin e rreziqeve per sigurine e perbashket, do hartoje klauza te gjelberta per marreveshjet tregtare, do forcoje kufirin e BE, do rishqyrtoje zonen Schengen te levizjes se lire, do organizoje summits per Ballkanin Perendimor dhe Afriken, etj.

Shi c'i ka punu Brixhida pallatit antik


Qellimi eshte - tha Macron - te krijohet nje Europe “e fuqishme ne bote, krejt sovrane, e pavarur ne zgjedhjet e saj dhe zot i fateve te veta.”


Madheshtia e Frances ne kuadrin europian duket e sforcuar, se i ka fjalet me te medha se veprat; nuk e ka arritur potencialin ekonomik dhe suksesin e duhur per t'u marre shembull. Psh Italia ia ka kaluar ne prodhimin dhe eksportet indistriale. Per me teper Italia fitoi kampionatin europian te futbollit, Eurovizionin, stafeten 4x100 meshkuj ne olimpiade, ne tenis italianet jane shume mire, etj.


Vizioni ambicioz i Macron bile shkoi kunder raportit zyrtar te institutit freng te studimeve europiane “Jacques Delors”, qe doli vetem disa dit perpara fjalimit te tij, i cili keshillonte per Francen "me shume perunjesi” dhe me pak madheshti, duke qene se vendeve te tjera nuk u pelqen te bullizohen nga Franca, se dyshojne qe Franca kerkon ta shfrytzoje projektin europian per perfitimin e vet nacional, ne kurriz te vendeve te tjera.


Parada ushtarake qe la Trumpin pa mend. "E du edhe un kshu" - tha.

Vizioni grandioz per Europen e ndihmoi Macronin te behej president me 2017. Nje rikthim te ai zell mendohet se do e ndihmoje edhe kete rradhe. Fushata presidenciale ne France eshte veshtiresuar. Sondazhet tregonin se rivalja e tij kryesore do ishte euroskeptikja Marine LePen. Europianizmi eshte nje menyre per Macron per ta diferencuar vehten nga ajo. Ai e kenaq veterendesine frenge duke kerkuar te udheheqe Europen; ajo tallet me Europen dhe kerkon te distancohet pre saj. Zgjedhja ndermjet te dyve eshte e qarte. Por emerimi i Valerie Pecresse si kandidatja e republikaneve (e djathte e qendres) e ka nderlikuar situaten per Macron. Sondazhet i japin asaj nje probabilitet te mire se mund te jete konkurentja e Macron ne turin final, ku marrin pjese vetem dy veta. Ajo eshte gjithashtu europianiste, prandaj Macronit i duhet t'ia kaloje, duke u paraqitetur si lider kryesor i Europes.

Keto ide te Macron nuk jane te reja. Kohe me pare ai mbajti nje fjalim programatik ne Universitetin e Sorbones, qe eshte konsideruar gjurmelenes, ku foli per “sovranitetin europian” dhe “autonomine strategjike te Europes”. Kjo e dyta ka te beje me ushtrine: fuqizimin e aftesise se Europes per te prodhuar arme, per te marre vendime ushtarake dhe mbrojtur vehten ne menyre te pavarur.


Atehere Macron ishte para kohe; e quajten fantazist, proteksionist dhe fjale te tjera. Por qe atehere mendesia europiane ka pesuar zhvendosje. Koalicioni i ri qeveritar gjerman, i udhehequr nga kancelari Scholz, ne ndryshim nga modestia europiane e Merkel, po e perqafon konceptin macronian te sovranitetit strategjik.


Rilindja e ambicjes europiane per t'u imponuar ne bote ka gjetur perkrahese ne dy gra: Elizabeth Truss eshte sekretarja e jashtme e UK. Ndonese UK doli nga BE, Truss po e afron edhe nje here me Europen, persa i perket politikes se sigurise dhe mbrojtjes, duke qendruar fort kunder Rusise ne Ukraine, Poloni dhe vendet baltike. (Edhe ne Shqiperi vihet re nje perpjekje e ambasades angleze per t'u perfshire ne mbeshtetje te demokracine.) Ministrja e re e jashtme e Gjermanise, Annalena Baerbock (e gjelbert), eshte ruso dhe sino skeptike e theksuar, si dhe mbeshtetese e autonomise europiane ne fushat e mbrojtjes, ambientit dhe teknologjise.


Macron dhe Justin Bieber




コメント


bottom of page